Cerca nel blog

venerdì 17 maggio 2013

Qyteti inteligjent: për një rritje sociale dhe ekonomike

Me qëllim që tu vi në ndihmë pjesëmarrësve në konkursin Smart R-evolucion, një ditë në qytetin tënd iteligjent smart city) të të ardhmes, e gje me vend të zhvilloj në linjë të përgjithëshme konceptin e qytetit inteligjent apo sic njihet ndërkombëtarisht: Smart city.
Cfarë është Smart City? Përse politikbërës të ndryshëm, duke kërkuar një vizion të ri të të ardhmës për një mijëvjecar më të mirë kanë individualizuar në ndërtimin e qytetit inteligjent (Smart City) një zgjidhje konkrete dhe virtuoze?
Është evident tashmë si koncept sesi duhet të jenë qytetet dhe komunitetet smart, si ato duhet të rishihen, sesi ato duhet të evolojnë, duke u kthyer të vendosim në vend të parë shoqerinë, qytetarin, shëndetin e tij, mirëqënien e tij, duke furnizuar instrumente, mjete, vende për dimesionin njerëzor. E gjithë kjo do të jetë e mundur vetëm nëse do të rimendohet i gjithë koncepti i lidhur me infrastrukturën, me lëvizjen, shërbimet, ndërtesat e reja, pra me Rikualifikimin e egzistueses.
Arësyeja përse këtu po zhvillojmë konceptin e Smart City lind nga fakti, që të gjitha studimet mbi zhvillimin urban tregojnë, që tashmë më shumë se 3,3 miliard persona jetojnë në qytete dhe se në 2015 në botë do të jenë 60 qytete me më shumë se 8 milion banorë. Përvec kësaj sot 45%  konsumitr energjetik dhe 50% e ndotjes atmosferike botëror vjen nga qytetet.
Alarmi është lëshuar dhe Unioni Europian për këtë arësye i ka dhënë jetë një Strategjie të gjerë për zhvillimin dhe për rritjen e sektorëve përcaktues si: punësimi, arsimi, kërkimi dhe inovacioni, integrimi social dhe reduktimi i varfërisë, klima dhe energjia. Nga plani Europa 2020, i nënshkruar nga bashkiaket  e qyteteve më të rëndësishme të Europës si Parisi, Berlini, Roma, Londra, Madridi, Vienna, Praga, Copenhagen, Varshave, Oslo, Stokholm për tu kthyer të jenë ata protagonistët e të ardhmes së vet.
Ky plan largepamës, Strategjia Europiane 2020 do të ketë sukses vetëm me një veprim të vendosur dhe të gjerë në nivel europian, kombëtar dhe lokal. Në komunikatën zyrtare të firmosur nga 28 kryebashkiakët e 28 qyteteve më të rëndësishme europiane thuhet: “Objektivate e Startegjisë Europa 2020 nuk mund të jenë të arritëshme pa përfshirjen tonë direkte. Kryeqytetet europiane janë udhëheqësit e rritjes ekonomike dhe sociale, përvecëse të inovacionit, duke furnizuar shpesh bazat e zhvillimit kulturor dhe shkencor, të komuniteteve të vecanta, falë rrjetit të Universiteteve, qendrave të kërkimit dhe shkollave.
Kështu që pyetjeve se cfarë është Smart City, mumd ti përgjigjemi: një qytet inteligjent është frut i vullnetit për të shpëtuar jetën tonë nëpërmjet ndërhyrjes në favor të eficencës energjetike, të fondeve të rinovueshme, të punësimit të të rinjve, të inovacionit teknologjik dhe të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kërkimi i cilësisë së jetes kalon në Europë nëpërmjetë qyteteve të medha.
Një qytet inteligjent është një hapësirë urbane e mirëdrejtuar nga një politikë largëpamëse, që përballon sfidën, që globalizmi dhe kriza ekonomike vendosin në terma të konkurrencës dhe të zhvillimit të qëndrueshëm me një vëmendje të vecantë për kohezionin social, për shpërndarjen dhe disponibilitetin e dijes, për kreativitetin, për lirinë dhe lëvizjen efektivisht të përdorëshme, për cilësinë e ambjentit natyror dhe kulturor”.
Luiza Hoxhaj
Elsperte për cështjet e zhvillimit rajonal dhe lokal

4 commenti:

Pullumb Kaciqi ha detto...

"....vertet keto koncepte mund te ndihmojne per konkursin qe keni shpallur "Smart City"....fjala smart nuk ka te bej me me virtuozitetin por me shume me anen praktike, psh. ka makina te vogla te cilat jane shume praktike per ne qytet dhe per nga teknollogjia nuk jane shume ndryshe nga makinat e tjera..... thjesht e mira qendron ne anen praktike..... lidhja e konceptit smart me virtuoz do ishte shume denigruese....shembulli i nje kirurgut qe kam permendur e shpjegon qarte domosdoshmerin e aftesive virtuoze te nje zanatciu, por nje shoqeri virtuoze eshte e pamundur, por edhe sikur te ishte e mundur do te krijonte nje asimetri dhe normat shoqerore nuk do ti vendiste opinioni publik por nje kaste virtuoze....faktikisht jetojme ne nje shoqeri virtuoze = po shkojme ne hene, kemi arritur nje teknollogji shume te sofistikuar si ne toke, ajer dhe uje, prodhojme sa te ushqejme 10 here me shume se sa numeri i banorve te tokes dhe prap kemi varferi dhe pabarazi sociale..... eshte kaq e rendesishme te krijon skema kongitive nepermjet koncpteve ne menyre qe te arrijne te ndryshojme kete gjendje...cdo ndryshim e ka zanafillen tek skemat transhendentale dhe mospasja e nje gjuhe te paster shkakton trubullire ..."

Luiza Hoxhaj ha detto...

Problemi eshte qe cdo koncept jashte kontekstiit ne te cilin perdoret, ben efektine e kundert.Meqe nxitjen e ke marre nga nota Ime ne faqene qendres do te ishte mire qe edhe komentin apo sqarimin ta beje ne te njejten faqe, mbasi vetem keshtu koncpetet dhe diferenca kuptohen me mire. Sapo ke thene per shoqerine te njeten gje qe une kam thene per qytetin duke e quajtur qytetit inteligjent nje qytet virtuoz,kurse ti ne nje koment me siper ke perdorur termin shoqeri virtuoze shoqerine sotme. skam asgje kunder ketij percaktimi Nje qytet inteligjent, duke qene virtuoz ne vetvete, pra ka nje shkalle te larte te niveli tte teknologjise,por diferencene ky qytet inteligjent (Smart City) e krijon me qytetet e tjera, jo inteligjente, jo me qytetaret etij. Qyteti inteligjen apo Smart, eshtr teresisht ne sherbm te permiresimit te cilesise se jetes se qytetarit qe jetojne ne te, Ai ka qyteatrin ne qendre mbasi ata jane perdoruesit e ketij qyteti. Persa i perket meatfores "virtuoze", une te dhashe referencen perkatese nga fjalori shqip-shqip i cili eshte nje botim cilesore i gjuhatrise shqiptare. Mendoj se reference s, mudn tejete asnjehere nje autor i vetem. Sot Smart city eshte tendence boterore dhe rruga ne te cilen duhet te ecin qytetet tona. Gjithesesi te vleresoj epr kontributin q ejem per nxitjene debatti dhe futjen e koncepteve te reaj. Pavaresisht kontekstit , megjithese jemi nje shoqeri jo shueme zhvilluar ne duhetta cojme shoqerine tone atje ku bota eshet sot. Nese do te beja nje paraleel shoqeria jone apo qytetari mesatar eshte me keto koncepte boterore ne ate diference ku ndodhet qyteti inteligjent me nje qytet te zakonshem jo shume te zhvilluar. Per ta kuptuar me mire pjesemarresit ne kete diksutim po sjell per ju noten e botuar tek faqja e qendres per studimin ..https://www.facebook.com/notes/qendra-e-studimit-te-politikave-europiane-per-zhvillimin-rajonal-dhe-lokal/qyteti-inteligjent-per-nje-rritje-sociale-dhe-ekonomike/579157378791505

Partizan Cene ha detto...

"Përshëndes miken time Zonjën Hoxhaj për komentin mjaft të saktë që ka bërë .. !!.Urime"

Dashamir Dini ha detto...

"zoti Pellumb ju jeni njeri me bagazh kulturor.Une do desha te shoh nga ju,jo duke cituar.dhe folur cfare kane thene te tjeret,kushdo qofshin atn,por c far mendoni dhe konkludoni Ju.Referenca nuk jane. gjithmne argument. Ju falenderoj per impenjimin qytetardhe intelekual per te celur nje debat filozofik.Miqesisht."