Cerca nel blog

martedì 26 maggio 2015

Vjen nje dite qe endrrat behen realitet

Ndjeja nje kenaqesi teper e vecante te shihja mbas 11 vjetesh, qe ka nisur nje proces i jetesimit i nje nga endrrave te mia per Beratin, e nje prej atyre gjerave mosrealizimi i te ciles te mbetet si peng. Behet fjale per projektin e sistemimit te kaskades se lumit Osum. Ishte nje projekt i ideuar vetem pak kohe mbasi kishim rifutur ne proces dosjen e pluhurosur per perfshirjen e Beratiti ne vlerat e mbrojtura te trashegimise kulturore (tashme Berati ne UNESCO eshte nje realitet), mbasi kishim hartuar rregulloren e administrimit te qytetit muze. Ishte puna e nje stafi teper te perkushtuar, te etur per ide, te cilin mjaftonte te dije ta motivoje. Kur i kaloj neper mend mendoj eh sa shume beteja kemi zhvilluar se bashku per ta mbrojtur ate qytet: nga kafshuesit e malit Tomor, qe i shfrytezonin barbarisht zonen e pllakave, nga ata qe shisnin ujin e Beratit, me ata qe shfrytezonin pa kritere inertet, me ata qe nen masken e impianteve elektrik donin ti mbulonin tre qarqet me plehra, me ata qe donin te ndertonin jashte kritereve ne zonen muzeale, me barbaret e guroreve ne Uren Vjagurore. Me ate staf kemi bere shume pune te bukura e te dobishme. Falenderimi im shkon per stafin e atehershem te Prefektes se Qarkut Berat: Irakliun plot ide, Aliun, Kocin, Kristaqin, Natashen, Julin, Halimin, Venetikun, Moniken, Mariolen, Halimin, Bashkimin, Tomorin, Mirelen, Mondin, Tomin e Nikollen. Bashkarisht le ti urojme suksese Julit, anetares me te re te stafit tone ne ate kohe, e cila sot e rritur profesionalisht, kandidon per postin Kryetares se Bashkise se Ures Vajgurore.  Ju kam zili qe jetoni e punoni ne ate qytet. Urimi shkon per beratasit e mrekullueshem, te cilet si rrallekush kane ditur te konservojne vlerat e qytetit te tyre. Me ne fund nje Kryeminister asiston ne hapin e pare, perzgjedhjen e idese per nje projekt te bukur, ne lancimin e procesit te berjes realitet te nje projekti, i cili ka vlera jo vetem per anen estetike dhe funksionale te qytetit, por me siguri do te kete edhe vlera ekologjike, te mbrojtjes se ambjentit dhe te pershtateshmerise me vlerat e shumefishta te atij qyteti.
Nje qytet si Berati te ben krenar! Uroj shume qe te fitoj projekti me i mire dhe me i qendrueshem, sepse ne te kundert do te ishte nul. Une megjithese nuk jam Beratase, por ne shpirt ndihem qytetare beratase, (po huazoj fjalet e mia nga intervista ime dhene per gazeten Antipratrea, ku permende edhe pengun e projektit te kaskades) e falenderoj shume Kryeministrin Rama per kete hap. Jam vertete shume e gezuar! Shpresoj shume qe ky projekt ta justifikoj kete gezim! E kunderta do te ishte fatale!
Luiza Hoxhaj
26/05/2015

sabato 23 maggio 2015

Arkitektura dhe kultura e pjesemarrjes si nje binom zhvillimi



"Arkitektura është shumë e rëndësishme që t’iu lihet ne dore vetem arkitektëve".
 Giancarlo De Carlo
Kjo sentencë e De Carlo më erdhi ndërmend duke ndjekur lajmin mbi takimin e kandidatit për kryetar bashkie të Vlorës, Z. Dritan Leli, me arkitekte dhe inixhinier të qytetit. Ky lloj bashkëpunimi mishëron qartë vizionin e tij për të angazhuar botën e urbanistëve dhe arkitektëve, nëpërmjet  një diskutimi për të identifikuar se si të punohet së bashku me ata që ndajnë të njëjtën ndjenjë përgjegjësie për mundësitë dhe sfidat e sotme qyteteve tona.
Në këtë shkrim jam duke u përpjekur të sjellë në vëmendje faktin se qyteti është një krijesë në zhvillim që mund të organizohet, pa u rikrijuar nga e para. Ai mund të përmirësohet me teknologji më të mire, duke u bërë më efikase. Qytetet tona kanë ende shumë potenciale. Puna duhet të fokusohet në përmirësimet urbane, ndërhyrjet nga shkalla mikro në makro dhe, natyrisht, në llojet e reja të ndërtesave të  qëndrueshme.  Ajo sot duhet të përfshijë prodhuesit e energjisë, infrastrukturës, pikat e konsumit, strehimit, qytetin, peizazhin... Arkitektët duhet të dinë si të menaxhojnë burimet e tokës për të ndërtuar një qytet më të mirë, në vend që të fokusohen vetëm në ndërtesa të izoluara, qe nuk japin asnjë kontribut në përmirësimin e mjedisit rreth tyre. Ndërtimi nuk është një ishull i vecuar, sic rezulton deri tani. Drejtuesit e njësive të reja duhet të përpiqen të zhvillojnë mentalitetin e menaxhimit të qyteteve, duke i kthyer ato nga njësi statike në njësi dinamike dhe efikase që bazohen në energjinë e komuniteteve të tyre, për të patur një komunitet bashkëpunues, energjik, social dhe të ndërgjegjshëm për mjedisin.  Ne duhet të jemi në kërkim të zgjidhjeve të reja arkitekturore dhe urbane që do të zvogëlojnë kontributin tonë në ndotjen globale
Sigurisht që sfida e qyteteve, përfshi edhe Vlorën tonë të bukur, nuk mund të përballohen vetëm nga arkitektët, urbanistët apo ndërtuesit.  Qytetet tona po kalojnë një fazë të vecantë, e cila për ta futur zhvillimin e tyre nga spontaniteti në hullinë e qëndrueshmërisë, kërkon domosdoshmërisht pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e planifikimit të territorit.
Përse klasifikohet e vecantë kjo fazë e zhvillimit të qyteteve tona?
Së pari në planin kombëtar: Faza që është tani në proces, pothuajse në cdo qytet, diktuar edhe nga reforma territoriale, klasifikohet si faza e  “decentralizimit urban" apo "shperndarjes urbane." Modeli i mëparshëm i urbanizimit përmes zgjerimit progresiv drejt unazave koncentrike është në krizë. Përfundon, kështu, periudha e ngushtimit të hapesirave, investimit në periferitë dhe rripat e mbetur të qyteteve, ku bëhet gjithnjë e më e vështirë për të përmbushur kërkesën për hapësirë ​​për fabrika, për depo, për vendbanime, për trafikun që gjeneron qyteti, për parqet e makinave, për zona të gjelbërta dhe për shërbimet kolektive. Edhe në këtë aspekt avantazhet e fazës së mëparshme, të lidhura me zonat periferike kanë tendencë të zbehen. Po ashtu për shkak të përmiresimit, deri diku, të rrjetit rrugor, ngushtohen dallimet në kohë dhe kosto  udhëtimi brenda zonave periferike si dhe atij ndërqytetas, rajonal apo edhe në mes të rajoneve fqinje. Me rritjen e banorëve me të ardhura të mira rritet kërkesa e tyre për cilësi më të lartë të mjedisit, gjë që lagjet urbane dhe rrethinat e kanë të pamundur ta përmbushin. Prandaj objektet e prodhimit dhe banimit riorientohen në këtë fazë në qytetet më të vogla, të ndara fizikisht nga të parët, duke formuar, me qytetet e mëdha, zona të mëdha “metropolitane”, nënkuptohet duke ndërtuar vazhdimësinë në drejtim të perimetrit të jashtëm te qendrës “metropolitane”. Jashtë këtij perimetri disponueshmëria e hapësirës është më e madhe, transporti lokal më i lehtë, por edhe kushtet e kontekstit urban e mjedisit në përgjithësi janë më tërheqëse.
Së dyti në planin global:  Ky moment ndryshimi në plan kombëtar përkon me një moment historik global, ku nga njëra anë jetojmë një krizë globale dhe nga ana tjetër "kapërcejmë tek globalia", duke eliminuar hapësirën ​​dhe kohën me anë të iPhone, iPad dhe zhvillimeve të tjera teknologjike. Në këtë moment shumë individ tentojnë për të marrë kontrollin e kohës dhe hapësirës së tyre. Jemi gjithnjë e më shumë dëshmitarë të  proceseve te rritjes së ndërhyrjeve, të qytetarëve, në qytetet e tyre, ku ata, te nxitur nga dëshira për të prodhuar një alternativë të ndryshme nga ajo çfarë qyteti iu ofron, ndjejnë   nevojën për të (ri)përcaktuar hapësirën. Këtu, sigurisht, hyn në loj arkitektura.
Një arkitekt, kur planifikon, së pari studion kontekstin për të kuptuar mjedisin dhe hapësirën fizike të një territori, së dyti hulumton marrëdhëniet ndërmjet njerëzve që jetojnë në atë hapësirë, dëshirat e tyre, ëndrrat e tyre. Ai ka nevojë për disa tregues si dhe përgjigjet që qyteti ju jep qytetarëve për problemet e tyre. Calvino në veprën “Qytetet e padukshme” ka shkruar: "Edhe qytetet besojnë se ato janë vepër e mendjes ose i rastësisë, por as njëra as tjera nuk mjaftojnë për të mbajtur muret e tyre. Në një qytet nuk na gëzojnë shtatë apo shtatëdhjetë e shtate mrekullitë, por përgjigjia që ai  i jep pyetjeve tona". Sot më shumë se kurrë ne duhet të rikuperojmë vendin, hapësiren, kohen, marrëdhëniet njerëzore dhe t'i përgjigjemi kësaj nevoje nëpërmjet kulturës bashkëkohore të bashkëprojektimit. Kjo është arkitektura e vërtetë që mund të zgjidhë krizën që ka mbërthyer qytetet tona, të   ndodhura ekzaktësisht si në situatën në të cilën Calvino përshkruan (imagjinon) OLINDAN (Qytetet e padukëshme): “OLINDA sigurisht nuk është i vetmi qytet rritet në rrathë koncentrikë, si trungu i pemës që çdo vit shton një rreth... Por në qytetet e tjera ende mes të mureve të qytetit të vjetër shtrydhen e ngushtohen hapësirat,  ...ndërsa lagjet e reja vërtiten rreth tyre si një brez më i lirshem”. Ky është kurthi prej të cilit duhen shpëtuar qytetet tona.
Si realizohet kjo? Të projektosh vende dhe hapësira jo vetëm dhe ekskluzivisht me laps apo maus, me struktura dhe llogaritje matematikore, por me çdo mjet apo instrument që mund të përdoret për të krijuar një sistem të rrjeteve, si multimediale ashtu edhe fizike, bërë nga njerëz dhe marrëdhënie njerëzore. Kjo përkthehet në një gatishmëri për të investuar në kulturën e zhvillimit nga “poshtë- lart” (bottom up) me anë të përfshirjes dhe pjesëmarrjes. Në botë ka shumë shembuj që e kanë ndjekur këtë rrugë, ku në sajë të largpamësisë së një individi dhe pjesëmarrjes të gjithë komunitetit, është transformuar plotësisht një  terren, duke "shpikur mënyra të reja të të menduarit, të të jetuarit dhe të të banuarit". Pra nevoja dhe dëshira për të sfiduar veten dhe për ti dhenë jetë një zone të abandonuar, kryesisht në periferi të qyteteve tona, fton për pjesëmarrje cdo individ me ide. Sigurisht, proceset kulturore janë, nga natyra, një investim në komunitet dhe nevojitet që të bëhen produktive. Ftoj qytetarët dhe brezin e ri për të reflektuar dhe për të marrë pjesë në mënyrë aktive në vendimet dhe iniciativat që ndikojnë në transformimin e territorit të tyre, te hapësirave te tyre. Nga ana tjetër nevojitet që administrate vendore të dalë nga normat dhe burokracitë institucionale për tu hapur në një ballafaqim të vërtetë me ata të cilët jetojnë, në fshat dhe në qytet për të ndaluar planifikimet frut të financimeve në momentin e fundit që ka karakterizuar 25 vitet e fundit.
Është e drejtë të pyesim veten se çfarë është dhe çfarë duhet të jetë qyteti për ne ? Me një vështrim optimist, ndoshta kuptimi i vërtetë mund të jetë ky: Një qytet i jetueshëm, një qytet i qëndrueshëm, jo një qytet i padukshëm. Interesi im për qytetin e qëndrueshëm filloi kur unë isha student në universitetin e Padovas, vit në të cilin Padova u shpall qyteti më i jetueshëm në Itali. Atëhere kuptova  se na nevojitet të përmirësojmë jetën e njerëzve, duke i bërë  qytetet tona më  të jetueshem. U përpoqa të bëj interpretimin tim personal të qëndrueshmërisë, duke pasur si referencë konceptin e peizazhit kulturor në të gjitha format e tij. Qëndrueshmëria barazohet me diçka të thjeshtë, të shëndetëshme, të pastër: një mënyrë për ta bërë një hapësirë ​​publike më të përshtatëshme, duke u kujdesur për mjedisin në të cilin jemi duke planifikuar. Këtu hyn edhe koncepti i arkitekturës së qëndrueshme, si arkitektura me sens të përbashkët, në formën e arkitekturës se përditshme, e cila është tipike e ndërtesave të një vendi të caktuar që gjithmonë është e përshtatur në mënyrën më të mire me kontekstin përreth, disponueshmërinë e lëndëve të para dhe kushtet e motit. Bazuar në eksperiencat më të mira, unë besoj se qëndrueshmëria duhet të bëhet pjesë e programit të detyrueshëm në shkollën tonë. Sigurisht, ajo duhet të përfshihet, gjithashtu si subjekt studimi në universitete. Në fund të fundit, qëndrueshmëria na prek të gjithëve, edhe pse ndoshta shumica e njerëzve nuk e konsiderojnë atë një problem real, që kondicionon të tashmen dhe të ardhmen tonë. Shumë mendojnë se "nuk ka të bëjë me mua, kjo nuk është përgjegjësia ime, kjo do të ndikojë dikë tjetër." Në fakt e kundërta është e vërtetë: qytetet dhe ndërtesat tona na ndikojnë ne, ndikojnë mjedisin, ndikojnë  planetin. Qëndrueshmëria do të bëhet një koncept i gjithëpranuar vetëm kur shkollat ​​dhe universitetet do të jenë në gjëndje të sigurojnë mjetet për të kapërcyer këtë mentalitet. Një qasje e qëndrueshme është gjithmonë një stimul pozitiv.
Me pak fjalë, për të krijuar një qytet të qëndrueshëm dhe efikas ne duhet të veprojmë për të përmirësuar "performancën" e tij dhe për të realizuar një kombinim që  rezulton në tregues pozitiv të përdorimit të burimeve themelore të qytetit: energji, materiale, tokë dhe uji. Mënyra se si këto kombinohen  përcakton llojet e strategjive urbane për një qytet më të mirë dhe efikas. Vetëm me një projekt të qëndrueshëm urban mund të krijohen qytetet dinamike, ku në vemendje të qytetarëve është mjedisi. Përdoruesit e qyteteve janë një pasuri e rëndësishme për të arritur të ndërtojmë një qytet të qëndrueshëm. Nevojitet të kultivojmë pjesëmarrjen për t’i bërë aktive përdoruesit e qytetit dhe për ti përfshire ata në rritjen e mirëqenies së tyre. Komunitetit duhet t’i jepen mjete dhe informacion të mjaftueshme për të arritur një mjedis të qëndrueshëm, pa të cilin anëtarët e tij janë të detyruar të bëjnë ndryshime drastike në jetën e perditeshme. Në bashkitë e reja, inteligjente, informacioni duhet të rrjedhë dhe të jetë i arritshëm për të gjithë, mbasi pjesëmarrja e publikut është një mjet kyç.   
Me pjesëmarrjen aktive ne mundemi të kemi një arkitekturë dhe një të ardhme më të mirë të krijuar nga përdoruesit, si për komunitetin  ashtu edhe për qytetin. Pjesëmarrja sociale është një nga tri aspekte që përcaktojnë një qasje të qëndrueshme. Dy të tjerët janë ekonomia dhe ekologjia. Parë nga këndvështrimi im, këto janë dy aspekte të së njëjtës ide, të cilat shpesh nuk punojnë së bashku, edhe kur duhet ta bëjnë atë. Edhe pse pjesëmarrja e qytetarëve është një pikë shumë e rëndësishme, shpesh në projektet e mëdha i jepet më shumë peshë firmës arkitekturore që i ka zhvilluar ato.   Është moment për reflektim dhe ndërtimin e një vizion afatgjatë për zhvillimin e territorit. Do të doja të mendoj se, për të rinjtë dhe shpikësit, ky është një moment i mire për të realizuar idetë e tyre, si në aspektin e kreativ  ashtu edhe dinamikës së pjesëmarrjes, me arsyetimin se ata janë plot me element të teknologjisë së lartë. 

Luiza Hoxhaj
Tirane me 22/05/2015

sabato 9 maggio 2015

Europe Day - Dita e Evropës



 






 


Europe Day
Europe Day held on 9 May every year celebrates peace and unity in Europe. The date marks the anniversary of the historical 'Schuman declaration'. At a speech in Paris in 1950, Robert Schuman, the then French foreign minister, set out his idea for a new form of political cooperation in Europe, which would make war between Europe's nations unthinkable. Schuman's proposal is considered to be the beginning of what is now the European Union.
Dita e Evropës
Evropa më 9 maj çdo vit feston paqen dhe unitetin në Evropë. Kjo datë shënon përvjetorin e "Deklaratës historike Shumanit". një fjalim në Paris në vitin 1950, Robert Shuman, ministri i jashtëm francez, atëherë, artikuloi idenë e tij për një formë të re bashkëpunimit politik në Evropë, e cila do ta bënte luftën midis kombeve të Europës pamendueshme. Propozimi i Shumanit konsiderohet të jetë fillimi i asaj që është tani Bashkimi Evropian.

mercoledì 6 maggio 2015

Deficit demokratik?

Normalisht rifreskimet duhet te jene rezultat i nje procesi, jo i nje akti mekanik. Nuk e di ne cilin rast jemi, por nese ka ndodhur rasti i dyte  jemi perballe nje deficiti demokratik. Per nje gje jam e sigurt, qe dy kandidatetet per kryebashkiak te Vlores, nga e majta dhe nga e djathta, japin garanci se do te kemi nje fushate qytetare. Sigurisht ajo duhet te fokusohet tek problemet e zhvillimit si dhe ato fusha te cilat e permiresojne dhe lehtesojne jeten e perditeshme te qytetareve vlonjate. Shpresoj, qe te mos na zhgenjejne. Kane shansin te ndryshojne rroten..Ne kete rast organi vendimarres: keshilli eshte me rol te rendesishem.

lunedì 4 maggio 2015

A duhet te pyeten qytetaret per qeverisjen e qytetit!



Nga momenti qe kontrata eshte firmosur detyrimet kane filluar Endri! Po nga keshilltaret e te dy kaheve, spati asnje mendim ndryshe? E cuditeshme! Paskan qene grusht bashkuar rreth koncesionit!. Vlora ka eksperienca kur per ceshtje qe kane te bejne me interesin e qytetit dhe qytetareve jane bashkuar te gjithe keshilltaret (do te kujtoja ceshtjen e sjelljes per diegie te mbeturinave nga Italia, Ishin pikerisht keshilltaret e majte edhe te djathte, ata qe e frenuan nje projekt jo te dobishem). Elementi i pare ne keto raste eshte trasparenca. Kur ajo mungon shija, sigurisht qe nuk eshte pozitive. Behet njehere studimi konsultohet me publikun pastaj tenderimi i koncesionit!
Ku ndryshon qeverisja nga sundimi?