Cerca nel blog

lunedì 6 novembre 2017

Forumi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal dhe Vendor i Ballkanit Perëndimor-FoRLED

Duke marrë pjesë aktive në suksesin e kësaj iniciative, ne e bëjmë Forumin e Vlorës një vend të rëndësishëm për të diskutuar rreth Zhvillimit Rajonal dhe Lokal dhe sfidat e tij në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 http://crlds.org/forumi-i-zhvillimit-rajonal-dhe-lokal/

Western Balkans Forum of Regional and Local Economic Development-FoRLED


By actively participating in the success of this initiative, we make the Forum of Vlora an important place to discuss about regional and local development and its challenges in the Western Balkans Region.

domenica 19 febbraio 2017

Larja e mëkatit


Tregojnë se kohë më parë në një fshat të jugut një trim me fletë  e zuri sevdaja me një grua të bukur, por që sjellja e saj  përflitej në fshat si e pahijëshme. C'të bënte i ziu djalë? Sevdaja po ja përvëlonte shpirtin. I  gjendur në  darën e gjykimit nga opinioni i fshatit dhe të dëshirës për ta shkuar jetën me vashën e bukur trimi gjeti një zgjidhje origjinale: Thirri gjithë mëhallën dhe përpara gjithë njerëzisë e zhyti të shkretën grua tre herë në pusin që kishte në oborrin e shtëpisë dhe deklaroi: Tani të heqim vallen dhe të nisim dasmën! Hankon do ta marr për grua se mëkatet ia lava në pus. Bashkëfshatarët, të cilët e nderonin shumë për trimërinë e pashoqe trimin, ja pranuan deklarimin dhe mbyllën gojët e hoqën bashkë me të vallen.
Sot dikush po provon të na ofrojë përsëri  një variant te ri te larjes së mëkateve: Mbas më pak se katërvjet, po na dalin të njëjtat figura dhe na deklarojnë se ata janë të gatshëm ta udhëheqin Shqipërinë, mbasi e kanë rrënuar dy herë më parë. Mëkatarë! Mëkatet tuaja jo pus, por s’ka det që t’i laj dot! Boll më! Kjo ishte e vetmja deklaratë me vlerë e juaja dje: Boll më, por me teatrin tuaj grotesk ama!

domenica 8 gennaio 2017

"Për të ëndërruar nuk ju duhet të mbyllni sytë , por ju duhet të lexoni."

"Për të ëndërruar nuk   ju duhet të mbyllni sytë , por ju duhet të lexoni."
Me këtë citim nga Michel Foucault, një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, nga i cili ka shumë libra (ese): të gjithë për t'u lexuar, dëshiroj ta nis statusin tim  të pare për 2017!