Cerca nel blog

martedì 20 aprile 2010

Nje sfide per territorin e Vlores:“Nje peisazh i te gjitheve, nje peisazh per te gjithe”

 Preferova te perdor si titull ne kete shkrim nje shprehje te shkeputur nga Konventa europiane e Peisazhit, ne dhjete vjetorin e miratimit te saj( Firenze 20 tetor 2000) nga Keshilli i Europes.
Gjithnje e me shume shtrohet domosdoshmeria e te aresyetuarit mbi ceshtjet ambjentale dhe perspektiven e zhvillimit te qendrueshem, duke evituar ndarjet, perkundrazi duke ndertuar lidhje dhe duke eksploruar maredhenie midis aspekteve te natyrave te ndryshme, nga ato qartesisht ambjentale tek ato me shume te lidhura me dimensionin social dhe kulturor.
Ne kete kontekst peisazhi mund te luaj nje rol te rendesishem, duke tejkaluar reduktimin e peisazhit thjesht ne nje “kartoline” dhe duke rikuperuar domethenien e saj fillestare ne “kuadrin e sintezes” ose akoma me mire ne se e konsiderojme si nje manifestim te misherimit ne nje territor te caktuar te raportit midis njeriut dhe ambjentit.
Rrethi i Vlores nga ky kendveshtrim eshte vertete mjaft i pasur, per variacionin e madh ambjental qe e karakterizon dhe per menyrat e ndryshme ne te cilat ne rrjedhen e historise kulturat e ndryshme kane lene gjurmet e tyre ( duke filluar nga qyteterimi romak).
Por peisazhi tenton te shkoj pertej konceptit te sintezes dhe megjithate ne gjendje te permbaj ne vetvete si “realitetin” ashtu dhe “imazhin e realitetit, duke ju referuar si nje dimensioni material ashtu edhe atij jo material. Vlen te thuhet se peisazhi eshte: teresia e domethenieve dhe vlerave qe te pervecmit apo/dhe komuniteti i atribuon kontekstit te vet te jetes( vlera kulturore dhe ambjentale, treguesit estetik, lidhjet shpirterore, referimi i ideniteteve etj).
Duke konsideruar peisazhin do te thote qe te llogaritesh jo vetem te dhenat si me thene neutro, “objektive”,por edhe te gjitha pasurite qe lindin nga atribuimi i vleres subjektive, nepermjet kendeveshtrimeve te ndryshme. Ne fakt edhe keto atribuime vlerash dhe cilesish nga ana e popullsive, te prodhuara nga dinamika dhe proceset e ndryshme jane ne gjendje te modifikojne assetet ambjentale dhe territoriale: veprimet qe transformojne peisazhin, fillojne nga veprimet me te vogla personale deri tek ato me te gjera, rezultat i zgjedhjeve te planifikuara,
Ndryshimet e peisazhit te kryera ne dhjete vjecaret e fundit( ne Vlore ndoshta me shume se kudo) jane shpesh ndryshime qe manifestojne nje shterje te kapacitetit per te atribuar vlera mbrojtese ambjentale dhe kulturore ne territorin tone. Ne keto 20 vjete bilanci i planifikimit peisazhistik eshte deziluzionues. Biodiversiteti ne kete zone si kudo ka pesuar nje reduktim drastik. Nga ky proces zonat fushore dhe pyjet kane qene me te goditurat. Pervec kodrave te zhveshura shembullin me te mire e kemi ne krah te qytetit me pyllin e Sodes. Gjate kesaj periudhe kane humbur nen efektin e asfaltit dhe betonit territore te pasura me biodiversitet .
Betejes se qytetareve vlonjate dhe perfaqesuesve te shoqerise civile per mbrojtjen e gjirit te Vlores personalisht do ti shtoja edhe dimensionin peisazhistik.
Hapja e debatit mbi konservimin dhe administrimin e peisazhit duhet te lancoj nje stine te re ne planifikimin dhe programimin terriotrial, ne gjendje te siguroj mbrojtjen dhe vleresimin e qendrueshem te territorit. Peisazhi eshte sot aktualitet i madh ne debatet per politikat per territorin, duke pasur nje vlere te pazvendesueshme per te.
Ky rol eshte sanksionuar ne Konventen eruopiane te Peisazhit, dokument normativ i promovuar nga Keshilli i Europes dhe i ratifikuar nga 30 vend europiane, dokument themelor dhe inovativ si dhe pike referimi per politikat e peisazhit ne gjithe kontinentitn, pra edhe ne Shqiperine tone, pavaresisht mosratifikimit.
Teksti i ketij dokumenti, detyrues po aq sa edhe nje ligj, prezanton nje sere implikimesh te rendesishme te cilat kane ushqyer ne keto vite ne nivel europian nje debat te zjarrte, si ne nivel shkencor ashtu edhe ne eksperienzat aplikative( debat ky ende i panjdeshem tek ne).
Konventa hapet me nje preambule te gjate, ne te cilen ceshtja e peisazhit eshte e perfshire ne ate te zhvillimit te qendrueshem, duke afirmuar vleren e peisazhit si patrimon natyror dhe kulturor te Europes si dhe rendesine e saj si element i cilesise se jetes se popullisve respektive. Peisazhi eshte ne kete menyre i njohur si vend i te drejtave por edhe i pergjegjesive.
Artikulimi i nje perkufizimi preciz te “peisazhit” si “nje pjese e caktuar territori, ashtu sic eshte perceptuar nga popullsia, karakter i cili derivon nga veprimet e faktoreve natyror dhe/ose njerezor si dhe nga ndergjegjesimi i tyre,(art 1,a)
Peisazhi qe do te thote teresia e natyres dhe kultures, eshte ndertuar dhe transformuar nga faktore te shumefishte e mbi te gjitha eshte produkt i perceptimit dh prezantimit te popullsise. Kjo perfshirje ‘strukturore e popullsive behet keshtu nje element formues i gjithe konventes.
Ne vecanti objektivat e cilesise se peisazhistikes-perkufizimi i te cilit eshte nje moment kyc, i politikave per peisazhin ( per te gjitha peisazhet edhe ato te privuara nga vlera esenciale apo te degraduara), te cilat duhet tu pergjigjen aspiratave te popullsise per sa i takon karakteristikave peisazhistike te ambjentit ku jetojne ( art.1.c).
Ne konevente vecohet domosdoshmeria e stabilizimit te procedurave te pjesemarrjes se publikut (art.5.c) dhe te konsiderimit te vlerave te vecanta te atribuara nga subjektet dhe nga popullsia e interesuar (art.6.c). Per kete aresye masat e para qe duhen implementuar nga vendet firmetare jane sensibilizimi, edukimi dhe formimi jo vetem i specialisteve dhe teknikeve, por edhe i publikut te gjere.
Konventa europiane e peisazhit thote keshtu qe peisazhi eshte nje e mire e perbashket e te gjitheve dhe per te gjithe, me nje vemendje mjaft domethenese kundrejt demokratizimit te saj dhe nje largim nga nje perafrim elitar.
Ne kete optike behet interesante te okupohesh ne proceset e transformimit te peisazhit( jo vetem transofrmime qe jane realizuar ne te kaluaren, por edhe ato qe jemi duke i shtuar artificilaisht sot, qe nga njera ane jane rezultat i nje dialektike te vazhdueshme ne raportin midis njeriut dhe natyres, nga ana tjeter eshte e domosdoshme qe te shtojme ne respekt te atij qe i eshte besuar kujdesi mireperdorimin e tij, “ne disa raset- thuhet ne konvente, behet fjale te kesh vecanerisht kujdes dhe te reagosh nepermjet metodave te shpetimit; ne te tjera te individualizohen modalitetet me te mira per nje transformim te ekulibruar, i cili respekton vlerat ekzistuese; ne te tjera akoma do te jete e nevojeshme te kesh kurajon edhe te projektosh peisazhe te reja per te rikuperuar vendet e degraduara.
Ndarja se bashku e vlerave te zgjedhura duket sot nje sfide themelore me rendesi themelore, pa te cilen cdo politke territoriale rrezikon te humbas efektivitetin, bashkendarje qe duhet te niset nga vemendja ndaj aspiratave te mbare popullises( ashtu sic e nenkupton konventa europiane) e ne respekt te roleve te ndryshme dhe te pergjegjesive te ndryshme te politkaneve, te thirrur per te vendosur mbi rregullat e lojes, te eksperteve dhe teknikeve roli i te cileve eshte themelor ne njohjen e vlerave te kategotive te ndryshme te mbartesve te interesave deri sa te kene ze te gjithe te interesuarit dhe jo vetem ata qe bertasin me shume, por mbare popullsia e cila cdo dite nderton dhe e shikon peisazhin si nje ambjent per te jetuar, i cili e lejon te “ndihet si ne shtepi”.
Sfida e pjesemarrjes eshte nderkaq e hapur se bashku me sensibilizimin dhe rritjen e ndergjegjesimit se peisazhi eshte nje e mire e perbashket.
Konventa europiane e Peisazhit eshte nje ndryshim konkret i ideve dhe normave.Ajo mund te perfaqesoje nje instrument te rendesishem te kualifikimit turistik per nje zhvillim te qendrueshem te territorit. Bota e turizmit, ne fakt ka filluar te bej llogarite me domosdoshmerine per te rikuperuar vazhdimisht oferten e vet turistikee, si ne terma te quendrueshmerise ashtu dhe ne terma te pergjegjshmerise sociale, per nje perafrim te integruar ne gjendje te forcoje sinergjikisht veprimet e ndryshme.
Sot kerkohet nje menyre e zgjeruar e konceptit te zhvillimit duke dashur te jete ne gjendje te vleresoj e bej transparent prurjet e veta edhe per nje lokalitet tipikisht turistik, sic eshte Vlora. A mund ta perceptoj popullsia vlonjate dhe publiku i gjere mbretereshen e turizmit me nje kurore shtyllash te ftohta metalike rrethe e qark?
Ky shkrim propozon nje tjeter kulture ne trajtimin e temes dhe vleresimit ambjental te territorit dhe mbikqyrjes se peisazhit. Shkaterimi i ambjentit perfaqeson kercenimin me te rende per gjirin e Vlores.
Cdo qytetar duhet te ndihet pergjegjes, ne nivel individual, kollektiv apo institucional. Konventa Europiane e Peisazhit e con popullsine ne qender te procesit te konservimit dhe administrimit te peisazhit, duke vendosur nje lidhje te ngushte midis konservimit te peisazhit dhe ndergjegjes se publikut per lidhjen e pandashme midis mireqenies se eco-sistemit dhe mireqenies se njeriut. Aktualisht nuk kemi nje matje te ndergjegjes se vlonjateve per krizen aktuale te biodiversitetit.
Hapja e debatit mbi konservimin dhe administrimin e peisazhit duhet te lancoj nje stine te re ne planifikimin e territorit, ne gjendje te siguroj mbrojtjen dhe vleresimin e qendrueshmerise se territorit si dhe nje rivleresim te projekteve aktuale. Hapja e ketij debati duhet te jete nderkohe nxites per ratifikimin e kesaj konvente, duke fuqizuar keshtu rolin e publikut dhe pergjegjshmerine e intstitucioneve lokale e qendrore ndaj ceshjteve te peisazhistikes, te cilat edhe keshtu jane te kushtezuar qe ne vendimarrjet e tyre me ndikim ne ambjente te konsiderojne nenet 56 dhe 59 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise ne te cilat percaktohet qarte e drejta per tu informuar mbi gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij (art 56) si dhe detyrimi i shtetit per te siguruar nje mjedis te shendetshem dhe ekologjikisht te pershtatshem per brezat e tanishem dhe te ardheshem. Pershirja e aktoreve social dhe ekonomik qe verpojne ne territor me procsin e planifikimit dhe definimit te planeve te veprimit i ben planet e mbrojtjes se peisazhit dhe biodiversitetit efikas dhe mundeson konkretizimin operativ te tyre ne shkalle lokale, ne nje kontekst me te gjere ate te qendrueshmerise se zgjidhjeve te ofruara, jo te gjnedemi si ne rastin e TEC te Vlores, vleresimi i difekteve te te cilit deh impakti negativ ndaj ambjentiti, u be nje vit mbasi punimet e tij kishin perfunduar. Nepermjete aplikimit te Konventes europiane te Peisazhit, e detyrueshme per tu konsideruar prej nesh ne kuadrin e procesit te integrimit europian, duhet kryer rivleresimi i projekteve me impakt ne tregun turistik lokal dhe kombetar, i cili eshte destinacioni kryesor ne te cilin ka investuar popullsia e Vlores dhe komunave perreth saj
Ky shkrim eshte nje ftese per reflektim, ballafaqim, diskutim te veprimeve, te ndermarra nga te gjithe aktoret qe duhet te jene se bashku protagoniste ne vitet ne vazhdim ne administrimin e peisazhit, ne qendrueshmerine e nderhyrjeve mbi territor dhe ne konservimin e biodiversitetit me qellim qe te mundemi edhe ne te ardhmen ta quajme gjirin e Vlores “Vend i bukur”.

Luiza Hoxhaj
Tirane me 20.04.2010

Ky shkrim eshte botuar ne gazeten Tirana observer te dates 24.04.2010 ne rubriken Opinion , fq 9

28 commenti:

Ylli Malaj ha detto...

Me ne funde lexuam dhe dicka qe ka te beje me te sotmen dhe te ardhmen e brezave,pa u pleksur ne te perditeshmen politike...ky ndergjegjsim duhet te na kujtoje ate fjalen e uret "po me uren c'paten xhanem"...

Lirjana Arapi ha detto...

e vleresoj kete shkrim per aktualitetin dhe ndoshta do te sherbej per nje ndergjegjesim te atyre qe kane me shume ne dore per ta dashur dhe ta ruajtur Vloren tone te bukur per sa mund te ruhet nga ajo qe ka mbetur...

Rajmonda Moisiu ha detto...

FLM e dashur mike,
E lexova dje te Tirana Observer kete shkrim. Dhe sot deshiroja ta sillja ne FB por ke ti "shpejtove".Shkrimi me te drejte ngre nje shqetesim qytetar qe ne kete shqetesim duhet te bashkohet zeri intelektual dhe profesional, per te kthyer qytetin ne indentitet.
Te uroj jgithe te mirat
Monda Moisiu

Nehat Jahiu ha detto...

Te pershendes mikja ime shume e nderuar dhe e respektuar z. Luiza! Me vemendje lexova shkrimin tuaj edhe pse ndoshta meriton edhe te rilexohet dhe te analizohet mire dhe te jepja nje vleresim. Por, une pasi lexova njehere me vemendje do i them dy-tre fjale! Te besh nje shkrim te till sic keni bere ju per nje teme, mos te them shume te qelluar, por me te vertet nje teme qe duhet te na prek te gjitheve ne shpirt. Te shkruash dhe te flasesh per mbrojtje te ambientit dhe pejzazhit te qytetti te Vlores eshte nje vecanti qe per kete une ju pergezoj nga zemra. Por, ky shkrim i yti duhet te na motivoj dhe te na nxis te gjithve dhe te ngrisim zerin kunder ndotjes se ambientit ne pergjithesi kudo qe jetojme fshat e qytet. Eshte nje shkrim jashtzakonisht i bukur, i qelluar dhe shume me vlere... Keso shkrime, iniciativa te ketillla na duhen te merren me shpesh dhe te veprohet konlretisht nga ata qe kane pergjegjesine per ta bere deri tek popullata ne pergjithesi... ! Edhe njehere te pergezoj mikja ime!

Eduart Abazi ha detto...

duhet ta perballojme te gjithe bashke.eshte e jona

Luiza Zanaj ha detto...

E dashur mikja dhe shoqja ime me e mire Liz. Shkrimi yt ishte me vlere dhe e kemi diskuatuar disa here se per mbrojtjen e mjedisit, pejisazhit e te tjera qe kane te bejne me kete mbrojtje te mjediseve ne Vlore, opinioni publik eshte i ndjeshem ndaj vendimarrjeve ne dem te mjedisit. Vetem duke e pranuar dhe mbrojtur mjedisin, si nje vlere te madhe te vendit, zhvillimi i sektoreve te ndryshem te ekonomise dhe i resurseve humane, mund te çoje vendin drejt zhvillimit te qendrushem, çka perben edhe nje nga objektivat e zhvillimit te mijevjecarit te vendit.
Ne dekadat e fundit njerezimi ka pranuar se suksesi ne mbrojtjen dhe promovimin e shendetit publik, eshte ngushtesisht i varur jo vetem me fakoret socioekonomike, por edhe me cilesine e mjedisit, ne te clen njerezit jetojne dhe do te vazhdojne te jetojne gjeneratat e ardhshme.
Mjedisi natyror ne Vlore eshte mundesia me e madhe per zhvillimin ekonomik te vendit, sidomos per terheqjen e turizmit.
Habitatet e pasura dhe te gjera te gjithe zones bregdetare I japin vendin kryesor per nje strategji te tille.
Pjeset perberese te ketyre habitateve te pasura perfshijne: plazhet bregdetare,barrierat ishullore, zona te lageta dhe lagunat, monumentet e shumta natyrore dhe kulturore. Keto zona mund te terheqin vizitore qe jane te interesuar per kombinimin e pushimeve te tyre me njohjen e natyres.

Zona bregdetare e qarkut Vlores qe perfshin nga grykederdhja e Vjoses e deri ne kepin e Stillos ne jug eshte zone e mbrojtur, ku konservimi i natyres dhe I biodiversitetit duhet te siguroi nje platforme per tipet e turizmit dhe te nderhyrjeve ne infrastrukture, qe jane te pershtateshme me mbrojtjen e mjediseve te marines, te tokave te lagura dhe tokesore.
Mundesite per mbrojtjen e biodiversietit te mjedisit marin ashtu si dhe Mjedisit tokesor peisazhik duhet te jete prioritet per kete zone
I gjithe rajoni bregdetar jugor ka potenciale te medhaja per mbrojtjen e biodiversitetit dhe konservimin e natyres ne Shqiperi, te cilat mund te integrohen me zhvillimet potenciale turistike.
Keto zona kerkojne me shume studim per te vleresuar çeshtjet kritike te mbrojtjes se biodiversitetit dhe te administrimit te ruajtjes se Mjedisit.
Nje priritet per zonen bregdetare eshte menaxhimi dhe trajtimi integral i saj si dhe ngritja e infrastruktures se nevojshme per grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve te ngurta dhe ujrave te ndotura urbane.

1- Planifikimi teritorial I zonave urbane duke hartuar studime ne harmoni me masterplanin e zones bregdetare dhe planeve te pergjithshme rregullues te kesaj zone.
2- Shtimi I siperfaqeve te gjelberuara ne zonat turistike.
3- Shtimi I fondit te gjelbert me ane te ripyllezimeve, sidomos ne zonat bregdetare dhe lumore per te evituar fenomenin errozion.
4- Zhvillimi I aktiviteteve me teknollogji te pastra qe garantojne nje mjedis te paster per nje zhvillim te qendrushem te rajonit.
5- Adminisrimi I integruar I zones bregdetare
Te falenderoj e dashur por ti gjithashtu i di dhe veshtiresite qe jane tek ne per zbatimin e ligjeve per mbrojtjen e mjediseve natyrore pejisazhike ne vecanti e i te gjitha ligjeve ne pergjithesi. Kjo eshte sfida jone.

Luiza Hoxhaj ha detto...

faleminderit Partizan per komentin si deh per ftesen qe ben per ta ripublikua kete shkrim. Me vjne mire qe kemi te njejtin shqetesim per te shumuar dhe bashkuar zerat per te perballuar nje sfide qe seicili prej nesh duhet ta konsideroj edhe sfide personale.

Luiza Hoxhaj ha detto...

Ylli dhe Liljana ju falenderoj per komentet. Po ne kete sfide perballen e ardhmja e brezave qe vine pas. Gjithmon ka dicka qe mund te shpetohet,por edhe ndertohet por duke mos cenuar disa ekuilibra te pacenueshem.

Luiza Hoxhaj ha detto...

Faleminderit Monda. Eduart dhe Nehat.Ne shqetesimin e seicilit permblidehn te gjtiha qe duhet bnatyrisht se pari mendimi i kualifikuar i cili duke u shpalosur publikisht ben te mundur te ndergjgjesohet nje mase gjithnje e me e madhe e opinionit publik, jo vetem per cilesite por edhe per pergjegjesite. pastaj seicili mudn te gjej veten en kete "beteje". Monda shuem esjelleshme nga na jote. Normalisht do te me kishet shijuar shuem publikimi nag ana jote.je si gjithmone shume mire.

Sulejman Abazi ha detto...

Luiza! Faleminderit per cfare ben per qytetin tone. Njerezit po pesojne dhe po heshtin. Kjo eshte e pakuptimte. Vlora e bukur bregdetare po ndeshkohet ne menyren me te poshter nga njeriu qe ja ka mbajtur "veth ne vesh" ate cka ngjau ne 97-ten. Te godasesh Vloren sot dhe ta perdhosesh me dashje ate qe i ka dhene natyra dhe Zoti eshte nje krim. Te godasesh vlerat e "barometrit politik" te Kombit Shqiptar edhe kjo nuk eshte pak, por antikombetare. Keto gjera te shemtuara nuk i bejne njerez dokudo. Besoj me kuton. Vlora eshte ajo qe ka qene dhe kjo qe eshte. Te mos luaje njeri me me Vloren..........

Gjakush Tana ha detto...

Cdo qytetar duhet te ndihet pergjegjes, ne nivel individual, kollektiv apo institucional. Konventa Europiane e Peisazhit e con popullsine ne qender te procesit te konservimit dhe administrimit te peisazhit, duke vendosur nje lidhje te ngushte midis konservimit te peisazhit dhe ndergjegjes se publikut per lidhjen e pandashme midis mireqenies se eco-sistemit dhe mireqenies se njeriut. Aktualisht nuk kemi nje matje te ndergjegjes se vlonjateve per krizen aktuale te biodiversitetit.

Te qasesh ne kete temë , ne kohen e ndodhive, qe arrijne te bejne rrenim, do te thotë, te hapish mundesine e horizontit, se , gjithkund, edhe ne Ballkan kerkohet nje pergjegjesi, per ta arrire mireqenien.Gjua e shkruar, dhe informatat qe mora, per nje hap me kane ndergjegjesuar , se tek ne ka njerez qe dijne te krijojne e veprojne . Prandaj, kjo paraqitje shkrimi, qe kam bindjen se s'eshte e fundit, eshte nje drite domethenese, prej ku pasurojme dijet ! Sukses !

Luiza Hoxhaj ha detto...

faleminderit e dashur Lize. Te lashe enkas ne vecanti sepse je ne kete rast zeri profesional. Personalisht e njoh aftesine dhe perkushtimin tend. Te falenderoj dhe per nojhurite dhe informacionin e gjere te dhene ne koment, i cili me duket mjaft komplementar me shkrimin. Pajtohem me mendimin tend dhe per kete qellim duhet edhe kontrobuit i te gjitheve. Seicili prej nesh duhet ta shohe peisazhin dhe mjedisin jo vetem si vendin e te drejtave por edhe te pergjegjesive, Perifrazova konventen ne kete rast se[se une nuk mund ta them dot me bukur. Meraku im dhe i sesicilit prej nesh eshte qe ta mbajme Vloren te bukur me kuroren e ullinjve dhe gjerdanin e pishave.Keshtu jane mesuar ta perceptojne jo vetem vlonjatet por edhe ata qe e vizitojne Vloren Stolite e tjera metalike e shemntojne. Kjo eshet nje teme transversale e cila kerkon impenjimin qe nga qytetari me i thjeshte deri tek institucionet ne shkalle hierarkike

Luiza Hoxhaj ha detto...

faleminderit Sulo. Une kete e konceptoj thjeshte si nje kontribut modest ne ate qe eshet sfide e cdo teritori ne shqiperi.une u fokusova ne vlore sepse aty ka me shuem probleme per te zgjidhur apo per te mbrojtur. Zerat ne kete drejtim nuk kane munguar. Une thjesht doja ti shtoja nje dimension tjeter trajtimit te kesaj problematike. U fokusova jo pa qellim tek konventa sepse me shume se cdo dokument tjeter mbi mjedisin e fokuson vemendjen j vetem tek institucionet por sidomos tek qytetari. n efund te fundit ne synojme europen dhe duhet te implementojme rregullat dhe parimet e saj. Per keto ceshtje te apret q epyeten sipas konventes jane popullsite respektive, ne kete rast vlonjatet

Luiza Hoxhaj ha detto...

Faleminderit i nderuar Gjakush. K eperifrazuar nga shkrimi ate qe une kam me per zemer : njdehsmerine publikut. Ne shtimin e kesaj ndjeshmerie dhe sidomos ne kualitetin e argumenteve te perdorura ne nje ceshtje te caktuar varet dhe realizimi i pritshmerive i cdo ndermarrjeje ne mbrojtje te mjedisti apo peisazhit. Problemi eshet qe jo vetem duhet te ndergjejgesohet publiku per te drejtat dhe pergjegjesite por edhe institucionet , jo vetem per pergjegjesit e tyre ,por edhe per njohjen e te drejtave te qytetareve ose shkurtas opinionit te gjere, me pararoje profesionistet dhe opinioberesit. Shkas per kete shkrim u be thenia e nje njeriu te medias i cili kur diskutohej masakra qe po ndodh ne pyllin e sodes, ku edhe qytearet vlonjate kane pjesen e tyre te pergjejgesise u shpreh: Cpune kane me Pyllin?. . Po ja qe europa qe ne aspirojme ka nje koncept tjeter per pjesemarrjen i cili nuk e perjashton perkundrazi e pefshin me precedence popullsine eprkatese.

Gjakush Tana ha detto...

Nje krijim i tille i komentuar, padilema qe ka ne brendi gjithe gjymtyret.Me vjen mire qe paskam prekur me vecanti pjesen ma vitale , qe qenka zemra e shkrimit. Dhe prej aty kam rrezatuar ndjesite, se u ndjeva mire nga gjithe permbajtja e shkrimit qe do te bejne nje nisme te re te ndergjegjes, e qe do te ishte nje lindje e shendetshme ne cdo aspekt.Suksese Liuza !

Natasha Dhrami ha detto...

te pershendes per shkrimin, Une nuk do komentoj shume por dua te theksoj se papergjegjshmeria per mbrojtjen e peisazhit dhe jo vetem nuk karakterizon vetem qeveritaret lokal dhe nacional te cilet kane interesa, por edhe publikun e gjere, popullsine. E them kete se ne rastet kur kerkohet mbeshtetje nga iniciatore te levizjeve te ndryshme mbrojtese te peisazhit dhe mjedisit, nuk e japin fare dhe qendrojne indiferente. Le pastaj te mendohet per thellim te metejshem te problemeve.
Bashkohem me mendimin se perderisa nuk degjohen dhe perkrahen specialistet ne cdo fushe, kemi per te vazhduar ne tranzicion apo me sakte ne amulli te pafund.
25 aprile 2010 alle ore 18.27 •

Luiza Hoxhaj ha detto...

Faleminderit Tasha per komentin. Ne fakt une mendoj se nuk duhet te jemi thjeshte konstatues te nje realiteti por bashkekontribues me mjetet qe permenden edhe ne shkrim per ta ndryshuar kete realitet: Keto mejte jane njohurite, ndergjejgesimi, pjesemarrje dhe pergjegjeshmeri e cdo strukture pergjegjese ne cfaredo niveli vendor apo qendror qofte.

Natasha Dhrami ha detto...

jam dakort qe te gjithe duhet te jemi aktor te kesaj levizjeje

Eno Cacaj ha detto...

Pergezime mikesha ime dhe flm per tag. Sipas mendimit tim eshte nje shkrim sa problematik po aq edhe kerkues per te cilen kjo e fundit shpesh here e humbet qellimin duke u anashkaluar. Gjithcka e ke servirur problemore dhe realiste. Vlora duhet te jete krenare qe ka patur nje perfaqesuese dinjitoze ne parlamentin shqiptar larg interesave betonizuese dhe shfarrosese te natyres dhe bukurise se saj. Urime !!!

Natasha Dhrami ha detto...

e po kjo krenari nuk duhet te mbetet per kohen e shkuar, ka ardh koha te jete aktuale.

Luiza Hoxhaj ha detto...

Faleminderit Eno per komentin dhe vleresimin njekohesisht.

Besnik Jupa ha detto...

Z. Luiza e lexova njehere vetem shpejt te falenderoj per ket shkrim kaq te bukur per qytetin me te bukur te Shqiperise.
26 aprile 2010 alle ore 23.27

Ruki Kondaj ha detto...

Falemidnerit Luiza per kete tag dhe te me falesh per vonesen ne pergjigje por eshte koha e limituar qe disponojme!Eshte me te vertte nje thirrje per reflektim, per te gjithe aktoret kryesore shteteror dhe jo shteterore per te mbrojtur pasurine natyrore, kultuore dhe historike te qytetit tone mahnites per bukuroine e rralle e per kete duhen zbatuar ato konventa ne s eduam te shkojme ne boten e qyteteruar!Roli i qytetairt ne vendimarrje eshte shume i rendesihsem, ashtu si ju e keni permendur ne shrkim pa terheqje te mendimeve te qytatareve nuk mund te meren vendime qe bien ndesh me keto standarte e qe cojne ne dmetime te ketyre pasurive te cmueshme.Vlora e dashur do te mbetet vend i bukur per te gjtihe ata qe do ta shijojne!
27 aprile 2010 alle ore 2.24

Gjergji Habilaj ha detto...

Eshte nje sensibilizim i domosdoshem, ne vecanti ne vendin e duhur.Eshte ne vendin e duhur jo thjesht nga vlerat qe Vlora jona ka per bukurin dhe vlerat e peisazhit por edhe per makuterin e atyre qe duhet te ken obligimin ligjor per ta mbrojtur kete peisazh. Ju falenderoj sinqerisht per shkrimin qe beni dhe le te sherbej ky sensibilizim per levizje masive te gjithe intelektualeve, te te gjithe njerzve per ruajtjen dhe pasurimin e peisazhit .Te gjithe duhet ta kuptojm se peisazhi eshte dhurate e natyres per te gjithe brezat.Detyra jone eshte ra ruajm dhe ta pasurojm , ta trasmetojm ne breza me te bukur.fatekeqesisht ndoth e kunderta.Bazen e ka te ajo makutri e njerzve te veshur me pushtet qe e grabisin dhe shperdorojn kete peisazh si pronen e tyre.Si prone jo te blere apo te falur por si prone te grabitur ne menyren me te dhuneshme.Le te sherbej si sensibilizim per tu kethyer te gjitha konventave nderkombetare apo Europiane qe kan lidhje me kete teme .jan te shumta dhe duhet tu referohemi .
27 aprile 2010 alle ore 21.18

Luiza Hoxhaj ha detto...

faleminderit Neil, Besnik, Ruki dhe Gjergji qe ju bashkengjitet ketij shqetesimi me komentet tuaja

Lili Beqiraj ha detto...

Do te doja, te shkonte ne veshet e duhur.

Arjana Kojani ha detto...

E rilexova shkrimin qe te percjell kulture tej sensibilitetit njerezor dhe krenarise qe jemi pronare te pejsazhit tone kudo qe jemi ne bote,por jo protagonist te fateve te tij.Mendoj qe t'a rrembejme protagonizmin, edhe kur nuk na i japin, duke filluar nga mbrojtja dhe respektimi individal i gjerave te bukura,(pasurise natyrore e kulturore)Per te tjerat e dashur liza, do te doja qe keto rreshta te bute te ktheheshin ne shufra per te gjithe ata qe nuk kane shfrytezuar mundesite intelektuale e materiale per te permiresuar" Borbardhen tone qe fle e heshtur ne pritje te dores se princit per ta rizgjuar".
28 aprile 2010 alle ore 13.28

Genci Sakaj ha detto...

E vlersoj shkrimin tuaj.Shkrimi percjell sensibilizim ne kohen dhe vendin e duhur,Vloren tone.Por ,a eshte qytetarii pergjegjes per zhvillimet e sotme ambientale te territorit