Cerca nel blog

martedì 7 agosto 2007

PD, pasuri kombetare pa Berishen

Perse “pro” ne 97dhe perse “kundra” ne 2000.

PD, pasuri kombetare pa Berishen
Nga Luiza Hoxhaj, deputete.


Duke ngjitur shkallet e Kryesise se Kuvendit te Shqiperise ndeshem me nje grup gazetaresh, te cilet po komentonin zhurmeshem nje deklarate te deputetit Braho. Dikush prej tyre thoshte: ”Spartaku e do Berishen ne burg”,; ”E mo lere ate,-thote nje gazetare e re ,-ai ate pune ka. Shume mire bene, qe dogjen, e harruan ata 97-en, qe dogjen dhe pine gjak njeriu”. Mendova me vete: "teper e re kjo vajze per te patur mllef brenda vetes, teper simpatike per te leshuar shprehje te tilla vulgare, teper naïve per te besuar peralla te tilla alla berishiane me pirje gjaku etj. Kjo vajze me floke te gjate e mendje te shkurter shprehu pa dashje thelbin e protestave te grupit berishian. Me to ata deshirojne te mos lene gure e kusur pa levizur per te rivene ne vend “nderin e humbur”. Ata, qe e njohin mire Berishen dhe i rrine prane thone se Berisha nuk gjen qetesi pa u hakmarre ndaj atyre, qe e kundershtojne dhe sidomos ndaj atyre, qe e rrezuan nga “kali i pushtetit” ne 97-ten. Berisha ky kalores i papergjegjeshem kerkon me cdo kusht, qe ata, qe i thane “Jo” ne , ne te njejten menyre t’i thone “Po”.
Kete e vertetojne me se miri ngjarjet e ketyre diteve. Situata paszgjedhore ne Shqiperi ashtu sic edhe ishte paralajmeruar nga fushata zgjedhore e PD-se, nuk eshte e qete. Realisht eshte krijuar nje situate absurde. Perpjekjet maksimale te Qeverise se Aleances per Shtetin, forcave politike konstruktive si dhe te komunitetit nderkombetar, per te krijuar nga pikpamja ligjore dhe teknike klimen e nevojeshme per zgjedhje te ndereshme dhe te lira, shoqeruar kjo edhe me sigurine e nevojeshme nga pikpamja e rendit publik, ndesh me nje reagim ne kahje te kundert te pjeses jo konstruktive te opozites.
Ndersa, me ne fund, me gjithe pengesat e perpjekjet destabilizuese u arrit te zhvillohen zgjedhje, te cilat u vleresuan si zgjedhjet me te mira ne keto 10 vjet tranzicion dhe si nje hap ne drejtimin e duhur, nga komuniteti nderkombetar si dhe nga opinioni i brendeshem publik. Perseri nuk eshte e thene, qe punet te vene mbare.
Dhe telashet nuk kane te sosur. Pas cdo zgjedhjeje ka gjithmone probleme, kundershtime, mospranime, akuza e keshtu pambarim….
Shtrohen pyetjet: Nga vijme? Ku shkojme? Deri kur keshtu? Mendoj se eshte plotesisht e ligjeshme, qe gjitheseicili prej nesh te pyes ne kete menyre.
Si nje perfaqesuese e komunitetit te mrekullueshem vlonjat, i cili i tha “Jo”-ne me te fuqishme dhe me te argumentuar pushtetit represiv berishian, kam plotesisht te drejte te pyes: Perse gjithmone keshtu? Ne emer te rikthimit ne pushtet, te cilin jane gati t’a paguajne me cdo cmim, largeqofte mos paste ndonje aresye me te erret, Berisha dhe klani i tij nuk lene gure pa levizur. Sapo punet marrin per mbare keta vrases te shpreses, progresit dhe zhvillimit me politiken e rruges kerkojne t’a kthejne vazhdimisht Shqiperine dhe demokracine ne gjendje paralitike. Keshtu po ndodh edhe kete rradhe. Duhet cmontuar ingranazhi, qofte edhe kur ben nje hap sado te vogel perpara. -Kjo eshte motua e Berishes. Dhe kete perpiqet t’a realizoj, duke shperdoruar cdo mjet.
Ashtu sic shperdoron lirine e fjales, lirine e shtypit, tolerancen, greven e urise, keto dite Berisha po shperdoron edhe te drejten e protestes. Cdo mjeti demokratik, duke e shperdoruar po i humbasin efikasitetin. Shkurt ata po vrasin demokracine. Une personalisht jam pro protestes si forme e shprehjes se mosbindjes civile ndaj nje shteti, qe nuk realizon detyrimet e Tij ndaj shtetasve, por perkundrazi ben te kunderten. Por njekohesisht une e quaj protesten nje akt te shenjte, te cmuar, qe nuk duhet shperdoruar. Ajo nuk duhet te perdoret si nje mjet nepermjet te cilit minoranca perpiqet te kontrolloj maxhorancen, per ta mbajtur shoqerine rob te deshires se saj per tu rikthyer ne pushtet. Qellimi i saj duhet te jete te ndertuarit e nje shoqerie demokratike dhe jo te ndertuarit e nje rruge per vete. Pra si gjithe gjerat e shenjta protesta duhet perdorur me vend, me karar pa u shperdoruar.
Duke ndjekur imazhet e protestes se postzgjedhjeve, gjoja per te mbrojtur institucionin e votes se lire, te cilen te gjithe e dime se sa here e kane shperdoruar, mu perforcua ideja se kjo eshte nje proteste ndryshe nga ajo qe i tha “Jo”pushtetit te Berishes dhe si e tille nuk eshte rruga, qe e rikthen ate ne pushtet.
Shoh, qe protesta krahas me zvogelimin e saj po behet gjithmone e me e dhuneshme, nderkohe, qe forcat e rendit”ruajne qetesine”. Bej krahasimin e kesaj proteste me ate te pranveres 97 per te argumentuar faktin, qe ato ndryshojne si nata me diten:

1-Protesta ne 97-en ishte nje proteste e ligjeshme dhe e natyreshme mbare popullore, si rezultat i vjedhjes se votes, perdorimit te dhunes ndaj opozites, mashtrimit, keqeqeverisjes si dhe vjedhjes se kursimeve te popullates apo humbjes se kursimeve (nuk flas per ata qe i rriten paret ne peme). Ky zemerim i akumuluar spontanisht gjeti si valvol shkarkimi renien e piramidave.
-Kurse sot nuk kemi te bejme me nje zemerim mbarepopullor, por me nje pjese destruktive te opozites, qe nuk vihet ne mbeshtetje te ndonje proteste te ligjeshme, por ka tendence, qe t’a injektoi ndjenjen e protestes, pra ta “stisi”ate. Ajo kerkon t’i bashkangjisi deshiren e saj per rikthim ne pushtet, jo me ane te votes pjeses tjeter te opozites dhe elektoratit opozitar, duke perdorur alibine e vjedhjes se votes. Por une do te sillja te pakten vetem rastin e bashkise Vlore, ku cdo proces-verbal ka edhe firmen e perfaqesuesit te PD-se. Atehere perse duhet protestuar? Kunder kujt? Vetvetes?

2-Opozita e atehereshme brenda misionit te saj si opozite u vu ne mbeshtetje te protestes popullore ne mbrojtje te dinjitetit dhe te drejtave njerezore te cenuara rende nga pushteti i atehereshem.
Kurse sot: Klani berishian kerkon t’a ndeze zemerimin popullore, duke kerkuar mbeshtetje dhe jo duke ofruar mbeshtetje.

3-Ne 97-ten protesta ishte frut i nje krize komplekse, i renies se demokracise dhe i vetmi mjet, qe mund t’a zhbllokonte situaten ishte mosbindja civile e te paqeverisurve.
Kurse sot: Njesoj si ne Qeverine e Stabilitetit kemi te bejme me nje periudhe ringritjeje ekonomike, te ngadalte, por gjithesesi mbetet ringritje. Kemi te bejme me nje periudhe stabiliteti makroekonomik dhe politik dhe keto protesta kerkojne te krijojne nje imazh tjeter, te gabuar, kerkojne te na rikthejne ne piken e nisjes.

4-Protesta e 97-es ne thelb ishte paqesore dhe massive, asaj here pas here perpiqeshin t’i injektonin elemente te dhuneshem, te cilave ajo per nje kohe te gjate u shpetoi mrekullisht, duke ruajtur si proteste e organizuar thelbin e saj paqesor. Elementet e dhuneshem nuk ishin pjese e saj, por u munduan t’a shfrytezonin ate.
Kurse sot: protesta pavaresisht nga mungesa e masivitetit jane qysh ne hapat e pare te dhuneshme (djegie, shkaterrime etj).

5-Protestat ne 97-ten u zhvilluan ne kushtet e renies se shtetit dhe ne kerkonim te ngrinim elemente te vecante te tij: Beme te mundur funksionimin e keshillave bashkiak, te keshillit te Rrethit dhe rikthimin ne pune te institucioneve. Pra u munduam te minimizonim sa do pak te keqen, qe kishte pllakosur kete vend.
Kurse sot protesta zhvillohet ne kushtet e konsolidimit te institucioneve dhe ka ne thelbin e saj goditjen e institucioneve. Keshtu mund te permendim goditjen me gure dhe bomba Molotov te Ministrise se Rendit, Kryeministrise, Kuvendit te Shqiperise, Bashkine e Tiranes, duke kulmuar me ngjarjen e Tropojes, goditjen e komisariatit (Ju kujtoi se ne Vlore komisariati i policies qendroi 10 dite i braktisur dhe nuk u cenua as nga popullata dhe as nga protestuesit).

6-Policia ne 97-ten si edhe shteti i atehereshem ishte politike, repressive dhe e dhuneshme ndaj protestuesve paqesor.
Kurse sot reagimi i policies ndaj protestuesve eshte teper i bute, gjakftohte dhe ne ndonje rast me shume se sa tolerant.

7-Ne 97-ten censura ishte maksimale, dizinformimi gjithashtu. U cenua rende e drejta e qytetarit per t’u informuar dhe si e tille edhe per t’u orientuar ne rrjedhen e ngjarjeve, te cilen ne shume raste e percaktonte keqinformimi.
Kurse sot nga media vizive dhe ajo e shkruar njihemi perdite me imazhe te padeformuara te protestes, qofte dhe me te kunderten dhe ne jemi ne gjendje te bejme vet seleksionimin.

8-Ne 97-en protesta vlonjate vuri gishtin ne plage dhe ajo i dhembi gjithe Shqiperise, e cila u solidarizua me te.
Kurse sot PD ka marre uren e protestes ne dore dhe kerkon ta ndeze ate artificialisht ne te gjithe Shqiperine. Nga veprimet e saj kuptohet qarte se ata duan te cojne deri ne fund te keqen, qe projektuan ne 97; Destabilitet total, rrenjosjen e politikes se konfliktualitetit midis grupeve shoqerore, por edhe konfliktualitetin krahinor (Per cudi kjo e fundit perkon me deklaraten e Koshtunices).

Duke ndjekur per nate nepermjet medias vizive dhe asaj te shkruar zhvillimet e protestes me beri pershtypje kur pashe ish-komisarin e policies se Vlores ne 97-tes (kur u dogj bashkia Vlore per te cilat ai ka pretenduar se ka rregjistrime filmike, te cilat une i kam kerkuar, qe t’i bej publike) mes turmes se protestuesve perpara Kryeministrise, duke instruktuar gurehedhesit dhe zjarrevenesit mendova:_Keta njerez jane te pandreqeshem. Dje digjnin me uniforme dhe sot vazhdojne te bejne te njejten gje, te zbatojne te njejtet skenare ogurezinj, pa u hyre gjemb ne kembe.
Keshtu nuk mund te ecet me. Keta guxojne te perdhosin me protestat e tyre edhe festen kombetare, diten e Flamurit, sic guxuan te perdhosin edhe simbolin e Heroit tone Kombetar ne Sheshin “Skenderbej”. Keta kalores te se keqes vazhdojne te marrin jete njerezish, te inkriminojne jete te tjera, pa iu dridhur qerpiku, me sy te errur nga etja per pushtet.
Ne keta tre vjet e gjysem qeverisjeje shume gjera jane bere, shume probleme jane ne rrugen e zgjidhjes apo projektimit te saj. S’mund te mohohet, qe ka probleme, por gjithashtu nuk mund te mohohen arritjet. Kete situate ne rritje PD e mbetur nuk mund t’a suportoje ne emer te endrres per rikthim. Por a jane shqiptare keta, qe nuk duan te eci Shqiperia dhe demokracia? Sapo ajo ngrihet ne kembe keta bij jo te denje kerkojne t’a pergjunjin. Atehere mua s’me mbetet gje tjeter vec t’i drejtoi Berishes edhe njehere thirrjen, qe i kam drejtuar ne 97-ten:
-“Berisha! Mos u mbaj me me thonje pas karriges se pergjakur. Merre likunine tende me vete dhe ik nga syte kembet. Lere te qete kete vend. Ti cdo dite vazhdon te marresh jete njerezish”. Une personalisht edhe ne 97-ten kam patur kurajon ta quaj PD pasuri kombetare, por pa Berishen dhe fotokopiet e tij ne PD. Prandaj do t’u drejtohesha demokrateve te ndershem me thirrjen: Demokrate te ndershem! Distancohuni nga Berisha dhe klani i tij i dhuneshem! Merrni fatet tuaja ne duart tuaja! Ndihmoni veten ne rradhe te pare pastaj kete vend, duke larguar ne menyre demokratike Berishen nga kreu juaj! Ai i ka zene frymen PD-se se mbetur dhe ajo i ka zene frymen Shqiperise. Ai po vazhdon t’ju perdor. Shqiperia duhet te behet e do te behet. Per kete duhet kontributi i te gjitheve, pra edhe i juaji”

Ky shkrim eshte botuar ne gazeten “Koha Jone”e shtune, 2 dhjetor 2000. fq 6, rubrika; POLITIKA.

Diskutim ne parlament mbi ngjarjet 1997

Fjala e mbajtur ne seancen parlamentare mbi komisionin hetimor Ngjela.

Diskutim
I nderuar Kryetar!
Te nderuar deputete!

Me ne fund ne po diskutojme sot mbi relacionin perfundimtar te shumepritur, te ngjarjeve Janar –Qershor 1997, i cili do te ishte mire te perfshinte edhe muajin Korrik, i cili ne te vertete ishte shume i ngarkuar me ngjarje te tilla, si ajo e sulmit ndaj komisionit qendror te zgjedhjeve apo anarkia, qe arriti kulmin, per shkak te mungeses se shtetit, sepse kishim te humbur, qe nuk po linin pushtetin, pas 29 Qershorit dhe te fituar, qe nuk kishin marre ende pushtetin, si rezultat i zgjatjes se qellimeshme te mbledhjes se parlamentit te sapodale nga zgjedhjet.
Paralajmerimin per keto ngjarje do ta bente deklarimi i ish presidentit Berisha se do t’ua ngrije buzeqeshjen ne buze socialisteve.
Pas politikes se pajtimit, bashkejeteses dhe gjitheperfshirjes, diskutimi i ketij problemi duket sikur i con gjerat pak mbrapa dhe rikrijon ato efekte te kunderta me klimen e pergjitheshme, qe duam te krijojme dhe deri diku ja kemi arritur, por nuk eshte keshtu sepse nuk ka pajtim me kriminelet.
Gjithe kete periudhe ne kemi heshtur sepse kemi preferuar, qe te shprehet me pare ky komision parlamentar me paaneshmeri, por per ironi te fatit kete e kane shfrytezuar ata, qe jane shkaktare dhe pergjegjes te shkaterrimit total, qe pesoi vendi, per te ndermarre nje fushate shpifjesh dhe denigrimi ndaj figurave publike te levizjes popullore demokratike, per figura te ish opozites apo edhe njerez te thjeshte te zonave ku pati epiqendren kjo levizje, duke nxitur percarjen dhe urrejtjen brenda nje popullsie, e cila ne momentet me te veshtira diti te jete shume kompakte.
Ata jane perpjekur t’a bejne te bardhen te zeze dhe te zezen te bardhe. Por me kot sepse popullsia e atyre zonave dhe e gjithe Shqiperise dine te dallojne cilet jane engjejt dhe cilet djajte. Kete me pak vonese e kuptoi edhe bota.
Dy ishin problemet, qe ju deleguan per ti zgjidhur shtetit te dale nga zgjedhjet e 29 Qershorit:
1-Nxjerrja perpara pergjegjesise e shkaktareve te tragjedise se 97
2-zgjidhja perfundimtare e problemit te fajdeve, duke u ndare njehere e mire me mashtrimin e madh.
Ndersa e dyta ka kohe, qe eshte vene ne rrugen e zgjidhjes dhe jane hedhur disa hapa, per te paren diskutimi i sotem eshte nje hap i rendesishem.
Vleresoj faktin, qe ne raport, i cili eshte lene i hapur te plotesohet me diskutime evidentohen jo vetem shkaqet, por dhe shkaktaret e tragjedise me te madhe, sepse si te paret dhe te dytet ne cdo moment mund te behen rrezik potencial i krijimit te situatave te ngjashme ose perseritjes se tyre ne forma te tjera.
Pajtohem me mendimin e komisionit se shkaqet e fillimit te protetses ishin ekonomike por edhe politike.
Per t’i dhene pergjigje pyetjes: Kush e ka fajin? do te vijoja:
Faktori ekonomik, pra kriza e fajdeve ishin shkak i protestes spontane ne Vlore me 16.01.1997, kur vlonjatet konstatuan se problemet e “Gjallices” ne Vlore po precipitonin njesoj si Sudja ne Tirane, kushdo e imagjinon se cdjenin kreditoret vlonjate dhe i tille ishte i gjithe qyteti, kur papritur keshtjella e endrrave te tyre ra dhe ata kishin perpara nje hapesire boshe.
Ne keto kushte zemerimi i tyre do te drejtohej ndaj shtetit, i cili i kishte lejuar ato te lulezonin nen hunden e tij, te licensuara po prej tij, por te pakontrolluara qellimisht apo jo prej tij. Dhe sikur te mos mjaftonte kjo shteti dhe partia ne pushtet ishin kthyer realisht ne avokatet te ketyre firmave piramidale. Ketu kam parasysh reklamen e madhe, qe u behej atyre, duke i trumbetuar ato si pionere te kapitalizmit shqiptar.
Dhe shtetin ne Vlore per ta e simbolizonte bashkia, prandaj ata u drejtuan drejt saj duke kerkuar edhe prononcimin e kryebashkiakut, i cili pak dite me pare kishte deklaruar se "kur te mbaroj uji i detit do te mbarojne edhe parate e Gjallices", pa harruar fushaten elektorale me posterat ku reklamoheshin dragojte e kapitalizmit shqiptar.
Pra shtatasit kishin te drejte t’a kerkonin pergjegjesine tek shteti i tyre, sepse ato u bekuan dhe perdoren prej tij, per te krijuar idene e shkelqimit te rreme pa ditur se po hanin si oktapodi kembet e veta.
Nen efektin e ketij opiumi ata pjeserisht mbyllen syte perball vjedhjes se madhe te votave me 26 Maj apo ndaj rrahjes, qe ju be opozites ne 28 Maj ne sheshin Skenderbej apo sheshet e qyteteve kryesore te Shqiperise, pra ndaj vjedhjes se lirise, qe u behej cdo dite.
Pas kesaj per ata nuk vendoste me vota e lire, e cila u prangos, por kulisat, policia, shiku. Nderkohe rendom degjohej shprehja: "c’na duhet kemi te hame e te pime, te jete kush te doje ne pushtet".
Duke u bere avokat i firmave rentiere shteti i Berishes kishte krijuar idene se sa te jete ai ne pushtet, firmat do te mbijetojne. Edhe ndonje ze i vecuar, qe do te paralajmeronte rrezikun do t’e mbytej nga korri i fuqishem, qe do t’i merrte ne mbrojtje ato. Kjo shpuri ne indeferencen e zgjedhjeve te 20 Tetorit per te cilat perseri u perdoren firmat.
Prandaj protestat e muajit Janar permbanin ne vetvete edhe shkaqe politike sic ishin vjedhja e votes, te ciles po i shtohej edhe vjedhja e pareve te xhepit.
Ne keto kushte e gjej plotesisht me vend, qe opozita e atehereshme te ishte ne krahun e njerezve te mashtruar ne te dy kuptimet: ekonomik dhe politik, dhe kjo eshte brenda misionit te opozites.
Ky ishte edhe qellimi i mitingut te dt 26.01.1997, dhenia e lejes se te cilit kaloi nje kalvar te gjate. Ky miting nuk u zhvillua brenda parashikimit per te mos thene, qe nuk u zhvillua fare. Ate dite gjitheshka u spostua tek bashkia, dite ne te cilen ndodhi edhe djegia e bashkise, e cila per mua ka qene e parapergatitur. Si eshte e mundur, qe u dogjen pikerisht zyrat e kontrollit dhe ajo e pronave?. Kush kishte interest te zhdukeshin gjurmet dokumentare?
Kete mendim do te ma perforconte fakti, qe me te njejten strategji do te digjeshin ne te gjithe vendin zyra te nje rendesie te tille. Per kete qellim une do te kerkoja qe te beheshin publike filmimet, qe jane bere nga ana e policies ate dite ne Vlore.
Une e di qe filmime te tilla ekzistojne, sepse kam degjuar me dhjetera raste per punonjes, qe ishin pushuar nga puna per pjesemarrje ne proteste. Kjo u ishte komunikuar atyre nga eproret e tyre, te cilet ishin njohur me keto filmime ne komisariatin e policies. Une e kisha bere nje pyetje ne lidhje me ekzistencen e ketyre filmimeve kur u lexua relacioni paraprak, por pohimin per kete e morra nga nje shkrim i ish shefit te komisariatit ne gazeten “Albania”. Atehere kerkesa ime eshte: Bejini publike ato, ose depozitojini atje ku duhet dhe do te mesohet se kush ishin ata, qe dogjen bashkine e Vlores, si u gjenden brenda shishet e benzines apo si kaluan ata 15-16 vjecare nen hunden e policies, kur tere masa e njerezve ngeli e befasuar nga ajo, qe po ndodhte. Kjo do ta ndihmoje shume te verteten.
Ketu do te lindnin perpjekjet e para per ta kriminalizuar opoziten. Kete e verteton arrestimi i liderit lokal te PS.
Mbas kesaj deri ne daten 5.2.1997 do te kishim nje moment pritjeje. Kreditoret vlonjat dhe e tille ishte pothuajse cdo familje vlonjate, do te endeshin midis ankthit dhe shpreses derisa ne nje aktiv te PD ne Vlore njeri prej lidereve te saj qendror do te shpallte falimentimin e “Gjallices”.
Ne kete moment krejt spontanisht dhe me kerkesa vetem ekonomike nisi rrugen e saj protesta 160 diteshe vlonjate. Qysh diten e pare shteti do t’u tregonte dhembet ketyre njerezve, duke luajtur me fatkeqesine e tyre.
Forca te shumta policore nga Vlora dhe Tirana te armatosur me shkopinj, skafandra dhe zjarrefikese, ne pritje te ketij shperthimi tentuan t’a mbytnin qysh ne embrion protesten vlonjate. Por masa dhjetera mijeshe triumfoi mbi makinen shteterore paraditen dhe pasditen e kesaj date. Nje mase e madhe njerezish nuk u larguan nga Sheshi i Flamurit gjithe diten deri vone ne mbremje, si per te ruajtur sheshin e porsacliruar, te cilin gjithashtu kishin 6 vjet, qe ua kishin vjedhur. Kishte 6 vjet, qe ate shesh, i cili lidhej me ngjarjet me te rendesishme te shekullit per Vloren dhe mbare Shqiperine, ua kishin mohuar.
Ata jetonin me ankthin se ndoshta neser do t’a gjenin sheshin perseri te pushtuar. Dhe se kishin patur gabim. Te nesermen qindra forca policore dhe ushtarake e kishin zaptuar perseri sheshin. Por Vlora e kishte vrare friken nje dite me pare dhe sheshi do te clirohej perseri njehere e mire, per te gjithe, duke e lene te lire edhe per ata, qe e kishin pronesuar, pa dokumente me pare.
Ketu do te niste rrugen rituali madheshtor i perditshem vlonjat, pa krijuar incidente me policine, por me vendosmerine per t’u shkuar gjerave deri ne fund.
Ne shesh ishte e gjithe Vlora, pa dallim bindjesh partiake, me kerkese:”Duam parate tona”, te ciles brenda 3-4 ditesh, duke pare indiferencen e qeverise, do t’i shtoheshin edhe parullat, qe shprehnin zemerimin ndaj saj (dhe jo rebelim i huaj)
Televizioni me lajmet, qe jepte, te cilat nuk i pergjigjeshin realitetit i irritonte cdo dite e me teper njerezit, numri i te cileve rritej cdo dite.
I tille do te mbetej televizioni deri ne fund, duke e rreshtuar veten ne nje nder pergjegjesit per ato, qe do te ndodhnin ne vazhdim.
Kishte tendenca sporadike per organizim te levizjes, por pa sukses. Cdo gje vazhdonte spontanisht. Midis njerezve ishte vendosur nje solidaritet dhe mirekuptim i tille sa, qe merreshin vesh pa folur. Filli bashkues per ta ishte halli i perbashket: Te gjithe ishin humbes. Te gjithe e dinin kush ishin fajtoret.
Vetem me dt 09.02.1997 ne krye te protestes do te vendosej partia e Ballit Kombetar, se bashku me deputetin e saj, pavaresisht se Selfo vazhdimisht i quan protestuesit: rebele, komunist..etj. Pas protestes se zakoneshme tek prefektura ne kthim masa e madhe e njerezve mbi 20 mije do te vazhdonte marshimin ne drejtim te Fierit, sic thuhet ne material, vetem me ndryshimin, qe ne mbremjen e asaj dite, pas provokimit qe ju be protestuesve nuk behej fjale per te plagosur nga policia, por per 34 protestues te plagosur dhe nje te vrare, Estref Llanaj i goditur me gure nga lartesite e pallatit ose nga te shtenat me arme tek karburanti prane komisariatit nga forcat e policies dhe vetem pas kesaj do te ndodhte diegia e furgonit. Kjo ngjarje qysh ate nate do te sensibilizonte gjithe qytetin. Pra renditja e ngjarjeve ne raport eshte e gabuar.
Te nesermen Vlora do te ngrihej e pushtuar, nga 5000 forca te policies, te vendosur te cenonin dhe shtypnin krenarine vlonjate, gje e cila shprehej ne fjalorin e tyre banal si dhe ne shperndarjen ne cdo rrugice apo hyrje pallati.
Pra ata nepermjet dhunes kerkonin te shtypnin protesten. Per te dyten here do te pesonin te njejten thyerje, sepse morali i popullit ishte me i larte, pasi ishin ne te drejten e tyre te ushtrimit te mosbindjes civile ndaj shtetit, i cili nuk zbatonte pergjegjesite e tij.
Bilanci ishte teper tragjik. I vrare me arme zjarri mbeti Artur Rustemi, e cila u konsiderua tamam vrasje policore, jane shume te vonuara organet e hetimit ne ndricimin e kesaj ngjarjeje, te vrasjes se ketij djaloshi, qe u kthye ne simbol te protestes popullore. Ne kete dite u vra gjithashtu me mjete te forta Maliq Banushi si dhe mbi 100 persona u plagosen
Kjo ka qene nje nga ditet me tragjike te protestes vlonjate. Kujt i duhej kaq shume gjak? Per kete duhet te pergjigjen ata, qe e organizuan kete masaker me Agim.Shehun ne krye.
Nga ky moment u pa i domosdoshem organizimi i protestes vlonjate.U Organizua “Forumi per Demokraci”, dega Vlore si dhe nje perfaqesi e protestes me 12,02,1997. Ne kete date do te perpilohej edhe peticioni i pare i derguar ish-presidentit, ish-kryeministrit si dhe parlamentit te atehereshem me 12 kerkesa te cilat u aprovuan njezeri ne Sheshin e Flamurit nga 40 mije vete, se bashku me kerkesen per zgjidhjen globale te problemit te fajdeve u rendit edhe ajo e doreheqjes se qeverise, qe po vriste popullin e saj, denimin e shkaktareve te masakres ndaj vlonjateve me 9 dhe 10shkurt, doreheqja e stafit te TVSH, moskandidimi i presidentit etj.
Protesta mbas kesaj do te vazhdonte edhe me massive, e qete dhe paqesore, pa rene pre e provokimeve sic ishin lenia e komisariatit bosh per tre dite, apo thirje per te sulmuar institucione te ndryshme, gje qe shmangej me perkushtim dhe mundim.
Vlora kerkonte, qe te ruheshin deshmite e krimit ekonomike, qe ishte bosi i fajdeve, te cilit kerkonin, qe t’i sigurohej jeta si dhe krimit shteteror, qe ishte Agim Shehu. Ajo tashme i kishte shenjuar mekataret, duke filluar qysh nga ish-presidenti. Gjithe qyteti, gjithe kolektivat punonjes e mesimor, gjithe sindikatat e qytetit te Vlores, keshilli bashkiak, grupi i keshilltareve te PD do te solidarizoheshin me protesten. Per t’u theksuar eshte rezoluta e partive politike te Vlores, perfshi edhe PD, shoqatave te ndryshme te Vlores, komunitetit fetar, e dates 17.02 1997, e cila ishte plotesisht ne perputhje me kerkesat e protestes.
Kulmin protesta do t’a arrinte me greven e studenteve, engjejve te cilet kishin vendosur te flijoheshin.
Sensibilizimi brenda dhe jashte vendit ishte i jashtezakonshem. Gjithe Shqiperia duke filluar nga Shkodra, Lezha, Mirdita, Dibra, Tirana, Durresi e me rradhe zbriti ne Vlore. Mesazhet mbeshtetes vinin nga cdo skaj. Nderkohe vazhdohej te dialogohej me pushtetin lokal te te gjitha niveleve, bashki, prefekture, rreth apo dhe me deputetet. I tille eshte edhe takimi, qe zhvilluam me 25.02.1997 ne pallatin e kongreseve me prefektin e Vlores, deputetet e saj (pjesa me e moderuar u paraqit)Kryet.keshillit te Rrethi, Kryet. e Bashkise, ne te cilen u kerkuam te zhvillonin nje séance te jashtezakoneshme per Vloren si dhe te dialogonin dhe te mbeshtesnin Vloren, pasi me nje pjese te tyre gjenim pika te perbashketa, sepse ishin nenshkrues te promemorjes. Por me kot. Pas rrufeve, qe u kishte leshuar Berisha nga malet e Dibres si karrigethyes e ku di une tjeter, ata nuk kishin me kurajo per te vepruar.
Pra nje nga mekatet e Berishes ishte edhe mbajtja nen presion e njerezve te tij.
Vlora ishte bere problem per Berishen. Ajo vuri gishtin ne plage dhe kjo plage i dhembi gjithe Shqiperise. Gjithe Shqiperia u mblodh rrotull saj. Me format, qe ndiqte kjo proteste ishte shkaterruese per Berishen. Ai spo gjente me argumente te perdorte dhunen. Vlora po u shpetonte kurtheve te tij. Terrin informative te RTV, i cili se bashku me SHIKun ishin dy aleatet me besnik te Berishes, e shperndanin stacionet e huaja televizive, te cilat pasqyronin realitetin vlonjat.
Atehere do te beheshin gjithe perpjekjet per t’a ndryshuar rrjedhen e kesaj levizjeje, nga paqesore ne te dhuneshme, me qellim qe te justifikonin perdorimin e forces, psh arrestimi i 20 vlonjateve, te cilet u sollen ne menyre te fshehte ne Tirane.
Keshtu ndodhi me 26.02.1997 ku u provokuan studentet graviste. Gjithe qyteti e gdhiu deri ne agim tek studentet. Ate nate kishte nje vecanti: E djathta e bashkuar shkodrane me kryebashkiakun B.Borici ne krye, si dhe ajo durrsake, e Lushjes, Fierit, Beratit e rretheve te tjera, e cila kishte ardhur per t’u solidarizuar me protesten e gdhiu gjithashtu tek studentet. Por s’duhet harruar se edhe SHIKU ishte me presence te larte. Per kete duhet te pergjigjen ata drejtues te larte te SHIKut, qe ishin ate nate ne Vlore, ose te pakten te deshmojne. Me cudit dhe fakti, qe pati shume njerez me arme ate nate, te cilet qarkullonin lirshem me makina pa u ruajtur fare nga policia. Kjo per mendimin tim ka qene e llogaritur per te siguruar masen e madhe te njerezve, qe kishin armatim, nderkohe qe drejtues te policies u thoshin njerezve: "Mos u largoni se ketej rotull jane njerezit e Berishes”. Ky provokim deshtoi per t’u perseritur dy nete me vone, me incidentin e shikut.
Ate nate protesta ishte zhvilluar si gjithmone. Te nesermen ishte dita e pare e pranveres dhe protesta do te zhvillohej me lule, por ne vend te luleve ate nate do t’u hynin ne pjese dhe plumbat. Cdo gje ka qene e organizuar. Sipas njoftimeve qeveria kishte hedhur ne gjyq grevistet dhe kerkonte te shpallej e paligjeshme greva e urise. Te nesermen zhvillohej gjyqi ne Tirane dhe natyrisht procesi duhet t’i gjente studentet jashte salles se greves. Pas incidentit te qellimshem me nje 18 vjecare, qe u plagos nga njerez te shikut tek universiteti ata qe ishin ne roje te studenteve u terhoqen djallezisht tek SHIKu. Ajo nate pati tre deshmoret e saj Fatmir Tozaj, Artur Zotaj e Shkelqim Bogdani si dhe punonjesi i SHIKut, te cilin Vlora e qau njesoj si djemte e saj, sepse edhe ate e kishte bere nje nene dhe ishte viktime e pushtetit dhe atyre, qe donin t’a mbanin ate me cdo kusht.
Per te kater keto jete pergjegjes jane Berisha, Gazidede e kompani.
Ata, qe kane qene ate nate atje thone se ka qene nje arsenal i tere armesh. Perse i duheshin nje institucini te tille armet, perballe nje populli komplet te parmatosur. Per kete ngjarje duhet te pyeten deshmitaret okulare si dhe ata, qe mbijetuan nga kjo tragjedi, nga Lezha, Vlora apo te tjere, sepse ky ishte nje moment kthese, qe u dha drejtim tjeter ngjarjeve. Ku u zhduk policia ate nate? Kush e urdheroi largimin e saj? Kush ishte i interesuar te zhdukeshin gjurmet e krimit? Ato dite ne Vlore flitej se i ndjeri Lek Coku kishte kerkuar t’i shpetohej jeta se kishte shume per te folur. Kush kerkonte t’ia mbyllte gojen? Perse u tentua te rrembehej disa here i plagosuri nga Lezha?
Duke qene se eshte nje moment delikat, i cili rendon te gjithe drejtuesit e atehershem me ne krye B.Gazideden, i cili kishte urdheruar armatosjen e ketij institucioni, rreth kesaj ngjarjeje eshte kerkuar te spekullohet, me qellim, qe te krijohet sa me shume tymnaje. Te tilla jane shpifjet e bijezes “55”, qe tani ka filluar t’i botoj edhe ne fabriken origjinale “RD” e “Albania”. Ata shpikin histori me vampire, kur te tille nuk ka ne Vlore, por ka vetem nga ata, qe i prene tentakulat vampirit te madh ne pushtet, i cili nuk u nginj me gjakun e atyre, qe u vrane ne emer te tij, me qellim qe ai te mbante me thonj karriken e pergjakur. Mendoj se komisioni duhet te ndalet mire tek ky moment, megjithese tani kjo mbetet detyre e prokurorise. Po ashtu kesaj klime dhe studimet e pseudo intelektualeve, qe duan t’i shpjegojne ngjarje te tilla si histeri kolektive, kur dihet mire, qe ne Vlore ka patur vetem nje levizje civile, teper paqesore, teper demokratike, te cilen histeria shteterore donte t’a kanalizonte drejt dhunes. E tille ka qene ngjarja e 28 shkurtit, gjate te ciles ndodhi rrembimi i armeve.
Une per kete akuzoj Berishen, sepse vetem atij i interesonte te merrnin ngjarjet nje drejtim te tille, per te justifikuar dhunen dhe gjendjen e jashtezakoneshme, per t’u rizgjedhur ne ato kushte president
Pas kesaj cdo gje do te rridhte ndryshe. Vlora perfundimisht u izolua gjeografikisht dhe ekonomikisht. Ne qafe te Koshovices u vendos ushtria. Po ashtu ne Pocem.
Vlonjatet tashme i perkisnin nje bote tjeter.
Ne postobllokun e Koshovices vlonjatet rriheshin, fyheshin, bile edhe vriteshin, sic ndodhi ne 05.03.1997, kur u vrane nen e bir. Ata s’kishin bere asnje mekat. I vetmi faj i tyre ishte se ishin vlonjate. Dhe per cudi ata nuk ishin as "te kuq", pasi i perkisnin shtreses se te persekutuarve politik. Ata ishin simpatizant te ndershem te PD.
Pra shteti i Berishes ishte kunder Vlores ne teresi, sepe ajo kishte guxuar te prekte parajsen e tij. Kjo eshte nje vrasje qe akuzon. Cilet ishin ata persona qe vepruan dhe drejtuan kete postobllok? Pse duhej te shkrihej reparti i nderhyrjes ne Vlore dhe te ngrihej nje i tille ne Fier?. Ky perseri eshte nje rast, qe akuzon.
Vlonjatet e kishin kuptuar, qe shtetin e kishin kunder, prandaj me 06.03.1997, gjithe partite politike, shoqatat e ndryshme, ”Forumi per Demokraci” dhe perfaqesues te protestes do te krijonin Komitetin e Shpetimit te Vlores. Ketu morri pjese edhe PD. Perfaqesuesit e saj PD ne qender do t’i anatemonte, t’i shpallte heretik e te perjashtuar, por per cudi ata edhe sot jane ne drejtimin e saj.
Vlora e braktisur tashme nga shteti i morri vet ne dore fatet e saj. Vendosja e gjendjes se jashtezakoneshme ishte ne favor te Berishes. Neper postoblloqe po vriteshin ata, qe ishin protestues aktiv.
Veprimtaria e tij shume e perfolur nga shtypi opozitar ishte teper e bardhe, teper demokratike, teper transparente, teper kombetare. Ne emer te Vlores ai do te negocionete me boten si takimi me Forestin, Vranickin, perfaqesues ne Keshillin e Europes , me Qeverin e Pajtimit Kombetar, me gjithe partite politike, pervec PD ne qender, biles ai eshte takuar edhe me Bushatin e Lacon. Frut i ketij takimi ishte edhe kuvendi i 28 Marsit me deklaraten e tij, e cila i dogji cdo karte Berishes. Dhe kete ai do t’a shperblente po ate nate me tragjedine e Otrantos. Me falangat e tij, qe filluan djegiet, shkaterrimet. Ai arriti te percante djemte e Vlores, qe kishin rezistuar se bashku, duke e kthyer ate ne nje arene gladiatoresh.
Berisha komitetet i quajti krah i armatosur i PS, por ata, qe vinin ne Vlore shihnin nje realitet krejt tjeter.
Eshte e vertete pergjigjia, qe me dha deputeti Fejzo, per materialet e ketij komiteti. Ato tashme jane ne duar te prokurorise dhe deshmojne se aty ku ne kerkonim te mbillnim jeten Berisha me njerezit e tij kerkonin te mbillnin vdekjen.
Mbas zgjedhjes se Qeverise se Pajtimit Kombetar ne kerkonim te hapnim banka, ata digjnin bankat, ne inkurajonim policine (flas per keshillin bashkiak) ata godisnin policine, sic eshte rasti i vrasjes se oficerit Spiro Toshi e policit Gezim Shabani e Besim Manoli. Mbas ekspozese se sakte te punes, qe beri ish komisar Milto Kordha ne nje interpelance ne keshillin bashkiak per cudi ai shkarkohet ne menyre arbitrare nga ish Ministri Belul Celo pa kunderfirme te sekretarit te eksaj ministrie Lush Perpali.
Vlora perfundimisht ishte ndare me Berishen. Ajo i dergoj atij Thirrjen e fundit: "Largohu Berisha! Merre me vete dhe lukunine tende. Lere te qete kete vend, te cilit vazhdon t’i besh vetem keq".
Sot kjo thirrje eshte ende aktuale, por me ndryshimin, qe Berisha duhet te largohet nga politika, por jo nga vendi. Ai bashke me lukunine e tij duhet te pergjigjen perpara ligjit, per vjedhjet, djegiet, shkaterrimet, vrasjet dhe mbytjet ne fund te detit. Ata duhet te pergjigjen per mijera viktimat e shkaktuara prej shperdorimit qe i ben qeverisjes, per percarjen, qe i beri vendit (Jug-veri).
Ai duhet te pergjigjet per hapjen e depove dhe burgjeve.
Ai duhet te pergjigjet per ate qytet, te cilin e mbajti 160 dite ne gjendje te stresuar dhe e kthyen ne arene gladiatoresh.
E gjithe pergjegjesia eshte ne anen e tij.
Protesta popullore, e cila pas kalimit te cdo sensi mase nga ana e shtetit berishian u ngrit ne nivelin e revoltes popullore, qe mbronte veten e tij, por, qe gjitheshka ja la ne dore politikes, jo forces dhe dhunes dhe vullnetin e tij e shprehu ne 29 qershor, duke ja deleguar zgjidhjen e kerkesave te tij fitimtareve te ketyre zgjedhjeve, duke mos lejuar, qe te keqes t’i shkohej deri ne fund.
Cmimi i kesaj fitoreje ishte shume i larte, cmim jete, qe eshte i parikuperueshem dhe cmimi ekonomik i cili ishte gjithashtu i larte por i rikuperueshem. Mesazhet, qe dha kjo levizje ishin:
- solidariteti
- fryma e bashkepunimit
- Ndjenja e larte e patriotizmit, e cila ushqen idene e pajtimit kombetar, qe sundon mbi ndjenjen e percarjes, qe mundohen te krijojne, karte me te cilen u munduan te luajne ata.
Ne fund: Pergjegjese jane me indiferencen ose papergjegjshmerine, qe treguan ne deklarimet e tyre qeveria dhe parlamenti e asaj kohe.
Te pergjigjen ligjerisht keta njerez, qe mbollen vdekjen, e cila po merre dhe sot jete njerezish. Te pergjigjen keta qytetar, qe i dhane krimit qytetarine.
Kete duhet t’a bejne patjeter organet perkatese me qellim, qe te mos u rivrasin njerezve shpresen, por te tregojne se dime te bejme drejtesi. Vetem ne kete menyre duke zbatuar shteti pergjegjesite e tij do t’i shpetojme njerezit nga nje e keqe tjeter, qe eshte ajo e vetgjyqesise.


Luiza Hoxhaj

Tirane me

Prononcim Publik

Reagim ndaj deklarates se Bashkim Gazidedes ne Nr e dates 05.11.2006 te Gazetes “Shqip”

U njoha nepermjet shtypit me deklaraten e Z.Gazidede. Duke e konsideruar te padrejte faktin, qe nuk u kontaktova edhe une si Z.Klosi per te dhene vleresimin tim po ju drejtohem ju si redaksi e kesaj Gazete me kete prononcim.
Paraprakisht kerkoj, qe redaksia e “Shqip”, si nje gazete serioze, te botoj me te njejten performance edhe kete prononcim ne respektim te te drejtes se pergenjeshtrimit, e drejte kjo e garantuar me ligj.
Obligimi per te kryer kete prononcim eshte ne respekt te publikut, te cilit po i serviret racioni i rradhes i disinformimit, ne perpjekje per te denigruar individ dhe figura te caktuara te targetuara nga nje segment politik per t'u denigruar apo per t’iu paraqitur publikut jo me portretin e tyre te vertete por me nje imazh te shtremberuar.
Ne rastin tim ne menyre te perseritur nga i njejti segment politik dhe mediatik eshte spekulluar. Kjo ndodh ne vazhden e perpjekjeve te tyre te stermundishme per t’a perdorur kohen nga 97 e deri me sot si nje lavatrice per te lare mekatet e tyre te cilat publiku i di mire. Me e pakta keta njerez ne rastin konkret Gazideden duhet t’i vrase ndergjegjia dhe te ndihen te pakten moralisht pergjegjes per ate c'ka ndodhi, per menyren se si i perdoren dhe viktimizuan njerezit, per menyren se si shperdoruan institucionet. Mbi te gjitha te cudit menyra se si ky njeri shperdoron dhe shperfill dhimbjen e familjes se te ndjerit.
Gazidede duke bere te tijen kete deklarate, e cila perben cmendurine e rradhes, tregon me ne fund hapur se ku jane gatuar keto monstruozitete, tregon hapur se edhe gjithshka tjeter, qe ka te beje me akuzat ndaj meje eshte rrjedhoje e nje hakmarrjeje primitive per kontributin e dhene prej meje ne renien e tyre te pare nga pushteti.
Fakti, qe ne ate periudhe, por edhe sot une kam qene nje autoritet moral eshte i pasuportueshem prej tyre. Fakti, qe figura ime ishte e paperlyer i detyroi ata te sajonin keto shpifje te uleta, variantin e fundit te te cilave e serviri vet zoti Gazidede. Personalisht nuk preferoj t’i citoj theniet e tij, sepse kam neveri prej tyre dhe per ata, qe i perdorin ato. E vetmja vlere e ketij deklarimi eshte, qe me ne fund u vetidentifikua institucioni, qe i ka gatuar dhe servirur ato ne publik prej afro 10 vjetesh. Zoti Gazidede ne kete rast duhet te marre persiper te gjitha pergjegjesit ligjore, qe rrjedhin nga konsumimi i vepres penale te shpifjes.
Nje gje eshte e sigurte dhe dihet nga te gjithe se duart e mia kane mbajtur vetem libra dhe pene, arma ime e vetme ka qene fjala, fjala e lire kunder dhunes, kunder shkeljes se te drejtave dhe lirive njerezore, kunder arbitraritetit dhe autotarizmit, kunder cdo padrejtesie.
Prononcimet e mia i kam pasur publike, duke shprehur dhimbje per cdo humbje njerezore pa i ndare ne krah apo krahina. Te tjere ishin ata, qe mbillnin urrejtjen dhe percarjen. Pushtetmbajtesit a asaj kohe e cvleresuan cmimin e jetes dhe i dhane pushtetit cmimin me te larte. Ata perdoren cdo mjet per ta trasformuar protesten mbarepopullore nga teper paqesore dhe demokratike, ne te dhuneshme, gje te cilen nuk e arriten sepse kjo proteste ishte vetem shprehje e mosbindjes civile ndaj asaj qeverie dhe veprimeve te saj. Armet i leshuan ata ne duart e popullates me te vetmin objektiv per te denigruar gjitheshka. Bandat ne asnje moment nuk kane qene pjese e kesaj proteste qytetare. Personalisht si anetare e Perfaqesise se Forumit per Demokraci kam qene nje zedhenese shume e mire e kerkesave te tij, kam qene pjese perberese e grupit negociator ne te gjitha takimet me keshillat lokal, me deputetet e Vlores, me prefektin e asaj kohe, me kryetarin e keshillit te rrethit, kryetarin e bashkise, me ambasadoret Mariza Lino dhe Paolo Foresti, me perfaqesues te keshillit te europes, me perfaqesues te kryqit te kuq shqiptar dhe atij nderkombetar, me Prodin, Vranickin, me perfaqesues te Qeverise se Pajtimit Lombetar dhe te forcave politike Shqiptare, i kam shkruar Zotit Prodi, Presidentit Klinton si dhe jam prononcuar ne publik apo agjensi te ndryshme telegrafike etj.
Te gjitha keto jane bere publike ne ate kohe dhe mund te ripublikohen.
Te gjitha prononcimet e mia publike kane qene korrekte me ligjin, ne favor te publikut dhe interesave kombetare. Cdo veprim tjeter, qe me atribuohet eshte spekullativ dhe keqedashes.
Ne se keto quhen mekate une do t’i beja prape.
Lutja ime per kete kategori spekullantesh eshte: Boll me! Kekrojini ndjese asaj familjeje te nderuar Tropojane, te cilen keni 10 vjet, qe ja gervishni plaget, sikur te mos mjaftonte humbja e djalit, babait dhe bashkeshortit. Ne kete rast nuk kane rendesi bindjet politike. Humbja njerezore dhemb njesoj, jeta eshte njesoj e cmuar. Shpirterisht une e kam jetur dhimbjen e tyre dhe te te gjithe atyre, qe humben jeten per shkaqe jo natyrore.
Mos i rivrisni ata njerez me papergjegjshmerine dhe cinizmin tuaj!
Fati ju ka dhena shansin, qe te vetkorrigjoheni. Bejeni ate.
Me Respekt dhe besim se do ta botoni te pacunguar.
Luiza Hoxhaj
Ky shkrim eshte botuar tek gazeta “Shqip”

lunedì 6 agosto 2007

Fjala e mbajtur me 26.02.1997

FJALA E MBAJTUR ME 26.02.1997

Të nesërmen e takimit të realizuar midis përfaqësisë së Forumit për Demokraci, dega Vlorë,(ku isha një prej pjesëmarrësve) me deputetët e Vlorës dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal në Tiranë une do te beja prononcimin tim të parë publik. Gjate nje takimi te realizuar me Z.Meidani, Sek.i Pergj.i PSSH, disa dite me pare kur ndodhej ne Vlore si perfaqesues i Forumit per Demokraci se bashku me P.Majkon, N.Ceken, D.Gumenin etj, me kishte sugjeruar qe duhej te prononcohej edhe nje perfaqesues i PS, pasi te tjeret e kishin bere tashme.
"Do te komunikoj me Edin (kryetari i PS Vlore, i cili ndodhej nen masen e sigurimit:arrest shtepie)"- i them une..
- "I thoni Edit te dali nga shtepia dhe te drejtoj Vloren"-thote N.Ceka,
-"C’eshte ky arrest shtepie.Vlora eshte e lire"- vazhdon ai.
Per te komunikuar me Edin shkuam ne shtepin e tij se bashku me sekretarin organizativ te PS Vlore Avdul Canaj. Duke qene se Edi nuk mund te levizte, ai sugjeroi qe perpara popullit, i cili protestonte cdo dite, per te drejtat e tij te cenuara, si dhe ne solidarizim me greven e studenteve, te flisja une, meqe isha edhe perfaqesuese e PS ne Forumin per Demokraci, dega Vlore.
Keshtu u be dhe une me 26.02 .1997 ne takimin e mengjesit tek prefektura perpara dhjetra mijera qytetareve vlonjatë mbajta fjalen e meposhteme:

" -Studente pjesemarres ne greven e Urise, e cila hyri ne diten e saj te 7-te!
Ju jeni bere simboli i qytetit tone, heronjte me te rinj te Vlores! Ju meritoni gjithe respektin dhe nderimin tone.

-Studente te solidarizuar me bashkemoshataret tuaj Vlonjat, kudo qe ndodheni ne Vlore, Tirane, Shkoder, Elbasan, Gjirokaster.

-Nena te dritheruara, qe keni vajzat dhe djemte te ngujuar ne greven e urise, po beni sakrificen me te madhe, duke pranuar dhe perkrahur me stoicizem sfiden qe po i bejne diktatures bijte tuaj.

-Nena vlonjate, qe kerkoni djersen e djemve tuaj. Te atyre djemve qe cane malet e Greqise dhe detet e Italise, ne kembe apo me mjete nga me primitivet, per buken e gojes, per te sjelle 5 leke me shume prane familjeve te tyre me moton “Per nje jete me te mire, per nje Shqiperi me te bukur”. Nje pjese e juaja lidhi shamite e zeza per djemte qe ngelen ne mes te debores apo ne fund te detit. Kete djerse hajdutet e vodhen ne mes te dites.

-Popull heroik i Vlores, qe ke 22 dite ne proteste.

Situata po vjen duke u renduar. Presidenti i pandjeshem ndaj cdo forme demokratike te protestes po hesht, por populli nuk hesht. Ai nuk e pranon heshtjen presidenciale.
Mesazhe solidariteti, greves se urise dhe protestes vlonjate i kane ardhur nga te gjitha rrethet. Shqiperia eshte me ne. Deget e Forumit per Demokraci te rretheve Tirane, Gjirokaster, Berat, Fier, Lezhe, Tepelene, Skrapar, Korce, Diber, Mat, Mirdite, Durres kane derguar mesazhe te tilla solidariteteti. Perfaqesues te Forumit per Demokraci ne vazhdimesi kane qene prane nesh. Mund te permendim zoterinjte: Kurt Kola, Petrit Kallakula, Daut Gumeni, Neritan Ceka, Skender Gjinushi, Rexhep Mejdani, Pandeli Majko etj. Po ashtu populli Lezhes, Tiranes, Durresit, Sarandes, Tepelenes, Fierit kane derguar perfaqesuesit e tyre prane nesh.
Gjithashtu, keto dite, duke pare mosreagimin shteteror ndaj  protestes qytetare dhe greves studentore, 20 nena vlonjate kane shprehur nen pergjegjesine e tyre personale dhe vullnetin e tyre te plote, deshiren per t’u ngujuar ne nje greve urie, ne shenje solidariteti me studentet vlonjate dhe njekohesisht ne shenje proteste ndaj heshtjes presidenciale, e cila ne menyre te pangopur me tre deshmoret e demokracise: Artur Rustemi, Estref LLanaj e Maliq Banushi, kerkon te rrembeje jete te tjera krijesash te pafajeshme, por te vendosura ne kerkesat e tyre.
Ne nuk do te lejojme qe ne emer te karrikeve te pamerituara te disa karrieristeve te flijojme bijte tane. Ne e pershendesim nismen e tyre.

Nderkaq shteti vazhdon me demagogjine e tij, sic eshte deklarata televizive e Zotit Blerim Cela per kontrollin qe eshte ushtruar tek firma “Gjallica”, te cilen e konsiderojme një mashtrim, një tendence per t’i hedhur hi syve popullit. Kjo tregon se nuk jane keta qe duhet dhe mund t’i japin zgjidhje problemit.  "Hajduti nuk i tregon parate”

Edhe njehere ne ritheksojme se kerkojme trasparence per te gjitha firmat rentiere, qe mbas disa ditesh te mos ndodhemi perpara te njejtave situate. Kete zgjidhje nuk e kerkojme nga komisioneret apo kontrolloret e Meksit te cilet kemi deklaruar se nuk i njohim. Zgjidhjen ne e kerkojme nga nje qeveri tjeter dhe nga komisione pluraliste dhe jo PD-iste.

-Zoterinj qeveritar perse beni sikur nuk kuptoni.
-Zoterinj parlamentar te te gjitha rretheve, beni nje hap qytetar: largohuni nga ai parlament, qe nuk gezon mbeshtetjen e popullit, nga ai parlament i cili nuk mund t’i ofroj asnje gje te mire ketij vendi..

-Zoti president i Republikes! 
Ju drejtohemi edhe njehere te prononcoheni zyrtarisht deri sot ne mbremje ora 20.00 per kerkesat ultimative te grevisteve vlonjate te urise dhe te protestes mbarepopullore. Bejeni kete publike dhe te drejteperdrejte ne television, jo nepermjet Voksheve e kompani.

-Zoti President! 
 Mos u beni shkaktar, qe te kete shtatore te tjera te cilat do t’ju akuzojne rende. Mos mbani mekate kaq te renda mbi shpine. Edhe keshtu trupat e njome studentor akuzojne. Mos lejoni qe ata te shkrihen si qiriri dhe te shkojne drejt vetflijimit. Degjojeni zerine tyre. Kushtojuni atyre nje pjese te kohes suaj, nga ajo qe harxhoni per fushaten personale te riperseritjes se mandatit tuaj presidencial. Plotesojini kerkesat e tyre.Vetem keshtu do ta ndjeni veten te cliruar.

Organe te rendit dhe shikut edhe njehere ju bejme thirrje: Beni detyren, mos provokoni revolten popullore!
Zoti Mnister i Rendit!
Ktheji djemte vlonjate te ndaluar per protesten e 26 Janarit ne Vlore.
Populli i ndershem vlonjat mbeshtete akoma me fuqishem protesten vlonjate. Kerkesat tona jane kerkesa te te gjithe shqiptareve.
Zoterinj ambassadore te trupit diplomatikte akredituar ne Tirane!
Ejani ne Vlore te njihni nga afer realitetin vlonjate, shqetesimet e nje populli te vjedhur, te fyer, te rrahur e te vrare, i cili vazhdon prej 21 ditesh te demostroje paqesisht.
Ndihmoni qe stacionet televizive te huaja ta pasqyrojne drejt ngjarjet e Vlores, kerkesat dhe dinjitetin e nje qyteti civil, pasi realiteti vazhdon te manipulohet nga TVSH, sic eshte rasti i djeshem ku protestuesit Vlonjate jane quajtur terrorist apo njerez, qe kercenojne, gje e cila nuk eshte e vertete.

Luiza Hoxhaj
Forumi per Demokraci, Dega Vlore

Vlore me 26.02.1997.


V.o Ritheksojme edhe njehere njoftimin se per gjithe familjet,  te cilat do te kene mungesa te familjareve, pjestar te protestes, te bejne njoftimin prane komisionit te protestes, i cili ne bashkepunim me organet e rendit do te bej verifikimet e duhura.

Ky material eshte botuar ne gazeten “Zeri I Popullit” dhe “Koha Jone” te dt 27.02.1997

Ne e njejten dite popullin e Vlores e pershendeti edhe publicisti i mirenjohur, teper i respektuar ne Vlore Z.Frrok Cupi.Cdo dite ne Vlore vinin orator nga Tirana dhe gjithe Shqiperia. Vlora ishte bere si Meka per aspirantet e lirise dhe demokracise se vertete.