Cerca nel blog

lunedì 6 agosto 2007

Fjala e mbajtur me 26.02.1997

FJALA E MBAJTUR ME 26.02.1997

Të nesërmen e takimit të realizuar midis përfaqësisë së Forumit për Demokraci, dega Vlorë,(ku isha një prej pjesëmarrësve) me deputetët e Vlorës dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal në Tiranë une do te beja prononcimin tim të parë publik. Gjate nje takimi te realizuar me Z.Meidani, Sek.i Pergj.i PSSH, disa dite me pare kur ndodhej ne Vlore si perfaqesues i Forumit per Demokraci se bashku me P.Majkon, N.Ceken, D.Gumenin etj, me kishte sugjeruar qe duhej te prononcohej edhe nje perfaqesues i PS, pasi te tjeret e kishin bere tashme.
"Do te komunikoj me Edin (kryetari i PS Vlore, i cili ndodhej nen masen e sigurimit:arrest shtepie)"- i them une..
- "I thoni Edit te dali nga shtepia dhe te drejtoj Vloren"-thote N.Ceka,
-"C’eshte ky arrest shtepie.Vlora eshte e lire"- vazhdon ai.
Per te komunikuar me Edin shkuam ne shtepin e tij se bashku me sekretarin organizativ te PS Vlore Avdul Canaj. Duke qene se Edi nuk mund te levizte, ai sugjeroi qe perpara popullit, i cili protestonte cdo dite, per te drejtat e tij te cenuara, si dhe ne solidarizim me greven e studenteve, te flisja une, meqe isha edhe perfaqesuese e PS ne Forumin per Demokraci, dega Vlore.
Keshtu u be dhe une me 26.02 .1997 ne takimin e mengjesit tek prefektura perpara dhjetra mijera qytetareve vlonjatë mbajta fjalen e meposhteme:

" -Studente pjesemarres ne greven e Urise, e cila hyri ne diten e saj te 7-te!
Ju jeni bere simboli i qytetit tone, heronjte me te rinj te Vlores! Ju meritoni gjithe respektin dhe nderimin tone.

-Studente te solidarizuar me bashkemoshataret tuaj Vlonjat, kudo qe ndodheni ne Vlore, Tirane, Shkoder, Elbasan, Gjirokaster.

-Nena te dritheruara, qe keni vajzat dhe djemte te ngujuar ne greven e urise, po beni sakrificen me te madhe, duke pranuar dhe perkrahur me stoicizem sfiden qe po i bejne diktatures bijte tuaj.

-Nena vlonjate, qe kerkoni djersen e djemve tuaj. Te atyre djemve qe cane malet e Greqise dhe detet e Italise, ne kembe apo me mjete nga me primitivet, per buken e gojes, per te sjelle 5 leke me shume prane familjeve te tyre me moton “Per nje jete me te mire, per nje Shqiperi me te bukur”. Nje pjese e juaja lidhi shamite e zeza per djemte qe ngelen ne mes te debores apo ne fund te detit. Kete djerse hajdutet e vodhen ne mes te dites.

-Popull heroik i Vlores, qe ke 22 dite ne proteste.

Situata po vjen duke u renduar. Presidenti i pandjeshem ndaj cdo forme demokratike te protestes po hesht, por populli nuk hesht. Ai nuk e pranon heshtjen presidenciale.
Mesazhe solidariteti, greves se urise dhe protestes vlonjate i kane ardhur nga te gjitha rrethet. Shqiperia eshte me ne. Deget e Forumit per Demokraci te rretheve Tirane, Gjirokaster, Berat, Fier, Lezhe, Tepelene, Skrapar, Korce, Diber, Mat, Mirdite, Durres kane derguar mesazhe te tilla solidariteteti. Perfaqesues te Forumit per Demokraci ne vazhdimesi kane qene prane nesh. Mund te permendim zoterinjte: Kurt Kola, Petrit Kallakula, Daut Gumeni, Neritan Ceka, Skender Gjinushi, Rexhep Mejdani, Pandeli Majko etj. Po ashtu populli Lezhes, Tiranes, Durresit, Sarandes, Tepelenes, Fierit kane derguar perfaqesuesit e tyre prane nesh.
Gjithashtu, keto dite, duke pare mosreagimin shteteror ndaj  protestes qytetare dhe greves studentore, 20 nena vlonjate kane shprehur nen pergjegjesine e tyre personale dhe vullnetin e tyre te plote, deshiren per t’u ngujuar ne nje greve urie, ne shenje solidariteti me studentet vlonjate dhe njekohesisht ne shenje proteste ndaj heshtjes presidenciale, e cila ne menyre te pangopur me tre deshmoret e demokracise: Artur Rustemi, Estref LLanaj e Maliq Banushi, kerkon te rrembeje jete te tjera krijesash te pafajeshme, por te vendosura ne kerkesat e tyre.
Ne nuk do te lejojme qe ne emer te karrikeve te pamerituara te disa karrieristeve te flijojme bijte tane. Ne e pershendesim nismen e tyre.

Nderkaq shteti vazhdon me demagogjine e tij, sic eshte deklarata televizive e Zotit Blerim Cela per kontrollin qe eshte ushtruar tek firma “Gjallica”, te cilen e konsiderojme një mashtrim, një tendence per t’i hedhur hi syve popullit. Kjo tregon se nuk jane keta qe duhet dhe mund t’i japin zgjidhje problemit.  "Hajduti nuk i tregon parate”

Edhe njehere ne ritheksojme se kerkojme trasparence per te gjitha firmat rentiere, qe mbas disa ditesh te mos ndodhemi perpara te njejtave situate. Kete zgjidhje nuk e kerkojme nga komisioneret apo kontrolloret e Meksit te cilet kemi deklaruar se nuk i njohim. Zgjidhjen ne e kerkojme nga nje qeveri tjeter dhe nga komisione pluraliste dhe jo PD-iste.

-Zoterinj qeveritar perse beni sikur nuk kuptoni.
-Zoterinj parlamentar te te gjitha rretheve, beni nje hap qytetar: largohuni nga ai parlament, qe nuk gezon mbeshtetjen e popullit, nga ai parlament i cili nuk mund t’i ofroj asnje gje te mire ketij vendi..

-Zoti president i Republikes! 
Ju drejtohemi edhe njehere te prononcoheni zyrtarisht deri sot ne mbremje ora 20.00 per kerkesat ultimative te grevisteve vlonjate te urise dhe te protestes mbarepopullore. Bejeni kete publike dhe te drejteperdrejte ne television, jo nepermjet Voksheve e kompani.

-Zoti President! 
 Mos u beni shkaktar, qe te kete shtatore te tjera te cilat do t’ju akuzojne rende. Mos mbani mekate kaq te renda mbi shpine. Edhe keshtu trupat e njome studentor akuzojne. Mos lejoni qe ata te shkrihen si qiriri dhe te shkojne drejt vetflijimit. Degjojeni zerine tyre. Kushtojuni atyre nje pjese te kohes suaj, nga ajo qe harxhoni per fushaten personale te riperseritjes se mandatit tuaj presidencial. Plotesojini kerkesat e tyre.Vetem keshtu do ta ndjeni veten te cliruar.

Organe te rendit dhe shikut edhe njehere ju bejme thirrje: Beni detyren, mos provokoni revolten popullore!
Zoti Mnister i Rendit!
Ktheji djemte vlonjate te ndaluar per protesten e 26 Janarit ne Vlore.
Populli i ndershem vlonjat mbeshtete akoma me fuqishem protesten vlonjate. Kerkesat tona jane kerkesa te te gjithe shqiptareve.
Zoterinj ambassadore te trupit diplomatikte akredituar ne Tirane!
Ejani ne Vlore te njihni nga afer realitetin vlonjate, shqetesimet e nje populli te vjedhur, te fyer, te rrahur e te vrare, i cili vazhdon prej 21 ditesh te demostroje paqesisht.
Ndihmoni qe stacionet televizive te huaja ta pasqyrojne drejt ngjarjet e Vlores, kerkesat dhe dinjitetin e nje qyteti civil, pasi realiteti vazhdon te manipulohet nga TVSH, sic eshte rasti i djeshem ku protestuesit Vlonjate jane quajtur terrorist apo njerez, qe kercenojne, gje e cila nuk eshte e vertete.

Luiza Hoxhaj
Forumi per Demokraci, Dega Vlore

Vlore me 26.02.1997.


V.o Ritheksojme edhe njehere njoftimin se per gjithe familjet,  te cilat do te kene mungesa te familjareve, pjestar te protestes, te bejne njoftimin prane komisionit te protestes, i cili ne bashkepunim me organet e rendit do te bej verifikimet e duhura.

Ky material eshte botuar ne gazeten “Zeri I Popullit” dhe “Koha Jone” te dt 27.02.1997

Ne e njejten dite popullin e Vlores e pershendeti edhe publicisti i mirenjohur, teper i respektuar ne Vlore Z.Frrok Cupi.Cdo dite ne Vlore vinin orator nga Tirana dhe gjithe Shqiperia. Vlora ishte bere si Meka per aspirantet e lirise dhe demokracise se vertete.

1 commento:

Kalteroshe ha detto...

E rikujtova kete fjale.Kur e ke lexuar ishte teper renqethese.Momenti i pershtatshem u jep gjerave rendesine e duhur dhe vlere e vertete.Sakrifica qe nuk ju shperblyen nga asnje qeveri popullit te Vlores.Tani edhe petroliferen kemi mangut.Shume pak gjera kane ndryshuar.Ne nuk na shkon ne mend te kthehemi.Uji dhe dritat nuk mungojne as ne Afrike.