Cerca nel blog

Caricamento in corso...

lunedì 14 febbraio 2011

Ndarja e pushtetit dhe roli i institucioneve te garancise

“Cdo kush qe ka pushtetin mund te abuzoje me te”. Ai mund te arrij atje ne se nuk gjen kufizime. Per te mos mundur qe te abuzosh me pushtetin nevojitet pushteti qe ndalon pushtetin”.
Montesquieu “The Spirit of Lows”( 1748).

Pikerisht mbi kete ide, bazuar mbi analizen e institucioneve angleze dhe te evolucionit te tyre gjate shekujve XVII-XVIII, mendimtari i shquar francez formon Teorine moderne te ndarjes se pushteteve.
Ngjarja e 21 janarit dhe zhvillimet e metejshme poltike dhe juridike mbas saj sollen ne vemendjen time nevojen e hedhjes se nje veshtrimi mbi kete teori, duke shtruar pyetjen : A ekziston ende ndarja e pushteteve ne Shqiperi, si garant i demokracise?
Opinionin tim mendova ta ndajme se bashku, duke gjykuar se keshtu i krijohet mundesia gjitheseicilit te reflektoj mbi nivelin e ndarjes se pushteteve dhe demokracise ne vendin tone.
Teoria e ndarjes se pushteteve eshte nje nga bazat e shtetit modern. Ndarja e pushteteve, princip i domosdoshem i shtetit ne demokracite moderne, konsiston ne individualizimin e tre funksioneve publike:-legjislacion, administrim dhe gjyqesor- dhe ne ndarjen e tyre ne tre pushtete te vecante te shtetit, te pare si organe ose komplekse organesh te pavarura nga pushtetet e tjera: pushteti legjislativ; pushteti ekzekutiv; pushteti gjyqesor. Te njejtat terma sherbejne per te individualizuar funksionet e atribuara seicilit.
Ky parim ka qene i individualizuar nga filozof dhe mendimtar antik, si menyra me e mire per te mos qene subjekt i abuzimeve te tiraneve. Keshtu Platoni ne vepren e tij Republika, flet per autonomin e gjyqtarit nga pushteti poltik. Aristoteli (324-383a.c) ne “Politika” pershkruan nje forme te qeverise mikse e quajtur prej tij “politia’, ne te cilen merrnin karakterin tre formave te thjeshta te ipotezuara nga ai (monarkia), arstokracia, demokracia); duke diferencuar tre momente ne autoritetin e shtetit: vendimarres, ekzekutiv dhe gjyqesor. Ai ne referim me kushtetuten athinase, ne librin e tij permend ndarjen midis atyre qe bejne ligje dhe atyre qe i aplikojne dhe i gjykojne ato. Polibio ne “Historite” demostron ne ndertimin e Romes arkaike nje shembull te qeverise mikse ku pushteti ishte fraksioni i institucioneve demokratike ( i comici) arstorkracise (senati) dhe monarkut (konsujt). Me filozofin John Locke (1632-1704) kjo teori fillon te perafroj nje forme te ngjashme me aktualen. Ajo bazohet mbi iden e shprehur ne vepren e tij “Dy traktate mbi qeverine” (1690) se: “Pushteti legjislativ, i cili eshte “pushteti supreme” (me i larte i komunitetit politik), nuk mund te stabilizoj asnje ligj, i cili te jete ne kundershtim me ligjin e natyres, nuk duhet te nderhyje ne lirite individuale te qytetareve dhe duhet keshtu te jete i ndare nga pushteti ekzekutiv. Perballe ligjeve qe ai vete ka prodhuar, ligjevenesi eshte i barabarte me te gjithe qytetaret e tjere”.
Megjithese te gjithe kishin individualizuar funksionet e ndryshme te shtetit si dhe domosdoshmerine e fraksionimit te pushtetit midis shume subjekteve, askush prej tyre deri atehere nuk kishte theksuar nevojen per ta dorezuar seicilin nga funksionet ne subjekte te ndryshme. Ky artikulim vjen prej filozofit iluminst francez Monteskje. Ne traktatin “Fryma e ligjit” (1748) Monteskje reflekton mbi faktin se per te garantuar liri eshte e pershtateshme ekzistenca e tre pushteteve: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesor te ushtruar nga organe te ndryshme midis tyre te pavarur. Nga ky mendimi i tij buron parimi i ndarjes se pushtetit te shtetit te sotem. Monteskje quante themelore qe midis pushteteve te ndryshme te krijohej nje ekuiliber, i siguruar nga ndarja e pushteteve dhe nga kontrolli i tyre reciprok. Idete e tij, te perqafuara nga mendimtar te shumte politike, gjeten nje aplikim pothuajse te pergjitheshem ne strukturimin e shteteve liberaldemokratik bashkekohore, duke sjelle keshtu perfaqesim dhe nje garanci themelore per respektimin e lirive individuale. Ky model, i cili perfaqeson nje tripartitizem, lind nga nevoja per te vendosur kunderpeshe per ushtrimin e pushtetit te organeve te ndryshme. Kjo skeme, duke u nisur nga ideja e Monteskjes, qe vetem “pushteti kufizon pushtetin” eshte konsideruar “ nje menyre” per te evituar nje sjellje despotike nga ana e nje organi te vetem institucional. Ne te kundert rregjimet autoritare dhe totalitare e formojne organizimin e tyre shteteror mbi mohimin e parimit te ndarjes se pushteteve. Ne ditet e sotme, ky parim eshte pershtatur nga pjesa me e madhe e kushtetutave perendimore, frut ky i arritjeve te shumta dhe te mundimeshme gjate historise.
Megjithate jo gjithnje nje princip i tille ka qene i respektuar. Njihen episode ne te cilat kane ndodhur degjenerime autoritare, nga personazhe si Napoleoni i III ne France, Musolini ne Itali, Hitleri ne Gjermani etj, te cilat jane shembuj se si nje sistem kushtetues i bazuar mbi ndarjen e pushtetit arrin te trasformohet ne nje rregjim autoritar.
Ndarja e pushteti te shtetit eshte nje nga parimet me te rendesishme edhe ne kushtetuten tone (1998), e cila eshte teresia e ligjeve themelore te shtetit shqiptar, qe lejon te evitohet nje koncentrimi i forces vendimarrese ne nje organizem te vetem poltik. Me ane te saj: -funksioni legjislativ i eshte dhene parlamentit, i cili perben pushtetin legjislativ; -funksionet administrative u jane dhene organeve qe perbejne qeverine dhe administraten publike, te cilat perbejne pushtetin ekzekutiv; -funksionet gjyqesore u jane caktuar gjyqtareve te cilet ushtrojne pushtetin gjyqesor. Keto tre pushtete kane organe te ndryshme dhe ne kete menyre tre pushtetet kontrollohen me njeri tjetrin dhe kjo ben qe askush prej tyre te mos behet shume i forte. Duhet thene, qe pervec ndarjes se pushteteve kaq intensiv si me thene horizontal ose funksional, ne kushtetute flitet dhe per ndarjen e pushteteve vertikale ose territorial, me referim duke u nisur nga funksionet publike, te lidhura ngushte me territorin te cilet gjithashtu gezojne pavaresine tyre.
Pushteti legjislativ eshte jo vetem pushteti me i larte i komunitetit politik, por edhe i shenjte dhe i pandryshueshem. Asnje edikt tjeter, asnje person tjeter nuk mund te kete pushtetin te bej ligje mbi shoqerine ne se nuk ka konsesusin e publikut dhe ne se jo ne baze te autoritetit te marre nga ai. Pushteti legjislativ nuk mund te jete apsolutisht ne asnje rast nje pushtet arbitrar mbi jeten dhe fatet e popullit. Ne fakt ai eshte vetem pushtet i perbashket i cdo anetari te shoqerise i dhene ne duart e disa personave, te cilet bejne ligjevenesin; Eshte nje pushtet qe nuk duhet te kete tjeter qellim jashte atij te mbrojtjes se interesave dhe lirive te shtetasve. Kush e zoteron ate nuk mund te kete kurre te drejten te shkaterroj, te kthej ne skllaveri ose varferoj shtetasit. Ne nje komunitet politik te mireorganizuar ne te cilin e mira e te gjitheve eshte konsideruar ne masen e duhur pushteti legjislativ vendoset ne duar te personave te cilet kane si diell pushtetin e berjes se ligjeve, sepse edhe ata vet, jane te vendosur nen ligjin qe kane prodhuar, gje qe perben nje pengese suplementare dhe efikase per te bere ligje, te cilat shohin te miren publike, sepse ligjet qe bejne te gjithe se bashku ne kohe te shkurter kane nje force konstante afatgjate. P.sh. ndryshimet kushtetuese te 21 prillit, te kryera ne kohe rekord, shkojne ne kundershtim me permasat e reformes, qe ndermerret brenda konceptit te demokracise politike te krijuar mbi ndarjen e pushteteve, mbi kufizimet e parimit te maxhorances, mbi pergjegjeshmerine efektive te qeverise perball parlamentit, mbi respektin reciprok midis institucioneve.
Sistemi politik shqiptar ne kete menyre duket te orientohet drejt “presidencializmit”ne rruge faktikisht te formuar mbi principin maxhoritar, mbi dobesimin e parlamentit apo dhe garantit te kushtetutes Presidentit te republikes, mbi mungesen e kufizimit te vullnetit te maxhorances “te zgjedhur nga populli” .“Presidencializmi yne (jo kushtetues)” ka tendence te ndertoj ne fakt nje forme te qeverise monokratike, e cila, duke forcuar rregullat formale perqendron ne fakt pjesen me te madhe te vendimeve politike ne duart e kryeministrit.
Studiues te ndryshem nenvizojne kompleksitetin e sistemit tone politik: Ne ditet e sotme nje prej refleksioneve mbi natyren e demokracise sone veshtron limitet e parimit maxhoritar. Perkthimi i principit filozofik te maxhorances ne terma politik dhe konstitucional buron prej dy revolucioneve te medha te fundit te shteqindes, atij amerikan dhe atij francez. Preokupacioni ishte atehere dhe eshte ende sot parandalimi i abuzimeve te maxhorances. Kufizimet e parimit te maxhorances jane sot te ndertuar nga ndarja e pushteteve dhe nga nje nivel te drejtash themelore te vendosura jashte kontekstit politik. Behet fjale per parime, te drejta dhe institucione (gjykata e pavarur, sindikata ne konformitet me ligjin kushtetues, vet gjykata kushtetuese, prokurori si dhe institucione te tjera kushtetuese), qe integrojne pazgjidhshmerisht konceptin e demokracise perendimore. Ne sistemin tone shtohet pozicioni i Presidentit te Republikes si arbiter i menjanuar ne vendimet e tij ndaj parimit te maxhorances. Ky menjanim eshte shpesh i anatemuar nga maxhoranca tek ne, pasi Presidenti, pavaresisht nga menyre si eshte zgjedhur ai apo prej cilit krah politik vjen, sapo futet ne kornizen e rolit te tij kushtetues, behet objekt sulmesh te paprincipta.
Ne sistemin tone kufizimet e pushteti maxhoritar jane perjashtimisht te thiruar nga neni 1 i kushtetutes: sovraniteti i perket popullit, por nuk perben nje pushtet apsolut sepse mund te jete i ushtruar vetem “ne formen dhe kufizimet e kushtetutes”. Keto forma dhe kufizime, nepermjet thirrjes se pikes 2 te art 1 jane pjese integrale e sistemit kushtetues. Interpretimi populist i bazes se pushteti politik konsiston ne thirrjen e perseritur dhe konstane ndaj vullnetit te popullit. Ky interpretim populist i formimit te pushteti politik si dhe tendenca drejt presidencializmit e formes se qeverise ben, qe ne jeten tone te perditeshme politike te mos jene te lehta kufizimet e parimit te maxhorances. Ne kulturen poltike te nje pjese te maxhorances aktuale eshte rrenjosur idea e nje apsolutizmi te parimit te sovranitetit popullor. Vazhdimisht jane konsideruar “interferenca ilegjitime” vendimet, e papelqyeshme qe vine nga autoritete te jashteme me principin e maxhorances. Stigmatizimi si “subversive” te disa inisiativave gjykuese ose disa vendimeve te gjykates kushtetuese, te prokurorise apo dhe kritika ndaj qendrimeve te kreut te shtetit, jane frut i nje vizioni te sistemit politik ne te cilin principi i maxhorances eshte i vetmi burim legjitimiteti dhe eshte i privuar nga kufizimet. Pikerisht ne nevojen per te vendosur kontroll ligjor jo vetem mbi aktet e qytetareve privat, por edhe ato te pushtetit publik gjen legjitimimin e saj pavaresia e pushtetit gjyqesor nga legjislativi dhe ekzekutivi, karakteristike kjo shume e debatuar sot nga bota politike.
Nevoja per te vendosur limite ne adminsitrimin e pushtetit mundet te realizohet kokretisht vetem nepermjete rregullimit juridik . E drejta edhe pse nuk eshte nje instrument perfekt, mbetet ndoshta i vetmi mjet per te parandaluar ushtrimin e pakontrolluar te forces dhe per rrjedhoje edhe te dhunes. Pushteti gjyqesor, duhet te jete i bindur vetem ndaj ligjit, i cili duhet te realizohet ne leter dhe ne permbajtje. Eshte pikerisht kjo e fundit qe vendoset here pas here ne pikepyetje tek ne. Pavaresise se statusit dhe veprimeve, qe u garantohet te gjithe gjykatesve, duke refuzuar projektet qe do te donin te kondiciononin direkt ose indirekt ata duhet ti korrespondoje nje pergjegjesi disiplinore rigoroze. Duket korrekt ndertimi i nje organi te vetem te disiplines (Keshilli i Larte i Drejtesise) per te gjithe gjykatesit ne menyre qe te menjanohen influencat korporative dhe te mos jene te kondicionuara nga nevojat politike, dukuri ende prezente.
Ajo qe ben sot gjyqesorin pjese te sistemit te qeverise, pertej statusit te pavaresise, jane tre funksionet themelore, te cilat ai duhet te zhvilloj: zgjidhjet e konflikteve midis qytetareve dhe cdo lloj pushteti tjeter, per te garantuar rendin civil, mbrojtjen, kushtetuten dhe mos abuzimin e legjislativit dhe ekzekutivit. Perndryshe pasiguria e ligjeve dorezon perpara gjykates pushtetin per te frikesuar. Per kete duhet nje suplement pergjegjesie si nga ana e poltikes, ashtu edhe e trupes gjyqesore. Gjykata nuk eshte kunderpjese e pushtetit poltik dhe politika duhet te ndal se menduara per nje rol prej sherbetori te saj.
Ne Shqiperi ka disa aspekte patologjike, te cilat ne mungese te kuderpeshave, kane disekuilibruar ne menyre te tepert raportin midis pushteteve te shtetit. Me komplese eshte problemi i raportit midis politikes dhe institucioneve te krijuara nga parimi maxhoritar. Ne vitet e fundit keto raporte jane bere vecanerisht konfliktuale. Konflikti midis autoriteteve qeveritare dhe institucioneve te pavarura kushtetuese apo territoriale rihyn ne filozofine e maredhenieve institucionale. Keshtu Gjykata kushtetuese ka qene dhe eshte objekt i tratativave te deligjitimimit dhe drejtesisht ka vendosur ti pergjigjet me qetesi dhe kushtetueshmeri pakushtetueshmerise. Prokuroria here pas here gjithashtu. Autonomia vendore shpesh cenohet. Se fundmi vet Presidienti i Republikes, i cili sipas meje ka ditur te jete superior ndaj polemikave dhe gezon prestigj, eshte bere objekt sulmi.
Per Shqiperine, si vend aplikant për anëtarësim në Bashkimin Europian eshte e rendesishme qe ndarja e pushteteve të respektohet, sepse kjo është bazë për demokracinë dhe ajo duhet të jetë e aftë të vërtetojë që po i zbaton këto parime kryesore, pjese e parimeve të Kopenhagenit. Apeli qe i behet Tiranes, mbas ngjarjeve te 21 janarit 2011 eshte: të respektohet ndarja e pushteteve dhe institucionet kushtetuese, duke kujtuar se është e rëndësishme që Prokurori i Përgjithshëm të mund të kryej hetimet në mënyrë transparente me ndihmën dhe mbështetjen e të gjitha palëve dhe kryesisht qeverisë dhe opozitës. Konsideruar faktin qe eshte krijuar nje komison hetimor parlamentar per te njejten ceshtje, gjykoj se rrezikohet te biem ne kushtet e konfuzionit midis pushteteve.
Eshte tashme frekuent sulmi ndaj pushteteve te tjera. Nje nga shkaqet e ketij deformimi te demokracise qendron ne bipolarizimin shqiptar, i cili rrjedh jo nga nje polarizim paraekzistues i shoqerise shqiptare, por nga nje nevoje e thjeshtimit politik qe ka radikalizuar brutalisht perplasjen sepse ne seicilen prej dy koalicioneve levizin forca kondicionuese, qe refuzojne legjitimitetin e tjetres. Polarizimi yne i pa asistuar nga nje besim i perbashket ne te njejtat vlera apo rreth nje figure sic eshte ajo e Presidentit te Republikes prezanton si karakter te sistemit tone politik kundervenien paragjykuese dhe mungesen e mediacionit, duke kerkuar gjithnje arbiter nga jashte, sic po ndodh edhe aktualisht. Behet fjale keshtu per difekte, te cilat nxisin perplasje, i heqin hapesire arsyetimit, mohojne mediacionin, qe eshte esenca e poltikes. Ne se njera nga palet nuk njeh tjetren si legjitime, thirrja e popullit, si i vetmi burim i legjitimitetit, sherben pikerisht per te shenuar kunderpozicionin dhe ndarjen. Populli duket keshtu gjithnje e me teper si spektator ose tifoz.
Opozita e sotme shton vazhdimisht, qe ne formimin e maxhorances aktuale ka tradheti ndaj vullnetit popullor, mbasi kjo maxhorance eshte e ndryshme nga ajo e vendosur nga vullneti popullor (edhe kaq do te mjaftonte ne nje demokraci normale qe te riperseritej procesi i votimit apo minimalisht ai i rinumerimit te votave). Per vec kesaj gjate 2010 jane verifikuar disa te reja qe do te duhej te riprodhonin nje rimendim: flukse deputetesh qe levizin sa nga nje krah ne tjetrin. Qeveria mbeshtetet fale votes se atyre te cilet populli i kishte “denuar” te ishin ne krahun tjeter, bazuar ne programin e tyre elektoral. Ne kete menyre qeveria eshte duke u drejtuar nga shpirti i mbijeteses.
Ne keto kushte kur fjalet e lidereve gjenerojne efekte ne sistemin politik dhe ne opinionin publik, lind rreziku i parapercaktimit te etapave pasardhese te nje sistemi politik, i gjithi i koncentruar mbi parimin maxhoritar dhe mbi ekskluzivitetin nepermjet delegjitimimit te vazhdueshem, ne te cilin vendimet jane jashte votes.
Atehere nepermjet cilave rruge mundemi te pershtasim sistemin tone politik ne nje kuader te karakterizuar nga korrektesa kushtetuese, duke rinderuar nje sistem eficient dhe modern?
Mendoj se per kete qellim nevojiten reforma, te cilat: rivendosin rendin ne brendesi te kufijve te demokracise perendimore, garantojne realisht ndarjen e pushteteve, sigurojne kufizimet e nevojeshme te principit te maxhorances, si dhe pergjegjeshmeri efektive te qeverise perballe parlamentit (ne se i referohemi psh raportit te besimit qe lidh qeverine me parlamentin, menjehere na vjen ne mendje cenimi qe i eshte bere edhe ketij mekanizmi me ndryshimet kushtetuese te 21 Prillit).
Per te mundesuar kete sipas meje eshte i nevojeshme nje ligj i ri elektoral, i cili u rikthen qytetareve te drejten e mohuar nga ligji ekzistues per te zgjedhur perfaqesuesit e vet, duke favorizuar ndertimin e maxhorances qeverisese ne kutin e votimit, jo ne tavoline.
Nevojitet gjithashtu qe roli i kryeministrit te drejtohet brenda formave korrekte kushtetuese, duke riforcuar rolin e Presidentit te Republikes, te kthyer ne nje figure te brishte mbas ndryshimeve kushtetuese te 21 Prillit per ta kthyer ate realisht ne nje figure me respekt dhe autoritet te padiskutueshem.
Po ashtu nevojitet zhvillimi i nje debat publik, te lire nga paragjykimet, mbi demokracine tone, mbasi konfliktet midis pushteteve mund te asgjesojne sistemin politik demokratik sepse seicili nga institucionet ne nje konflikt ka mjetet per te shkateruar te tjeret. Ne kushtet e mungeses se nje veprimi te vendosur institucional, me qellim zgjidhjen e ketyre konflikteve sa ne debatin publik aq ne pergjegjeshmerine institucionale, kerkohet vetedije e perbashket mbi rreziqet e zgjatjes ose perseritjes se disa konflikteve. Respekti reciprok, midis institucioneve eshte nje nga faktoret kryesor per besueshmerine e nje sistemi. Ne te kundert perplasja midis institucioneve, mund te parathote shperberjen e vet sistemit.

Luiza Hoxhaj
Me 14.02.2011
Botuar ne gazeten Tirana Observer dt 19.02.2011, rubrika opinione/debate

7 commenti:

Anonimo ha detto...

yes

besnik ha detto...

Luiza ke bere nje artikull profesional per politiken shqiptare
dhe nuk dije cfare komenti te bukur te beje po shpresojme qe keto gjera te ndodhin ne shqiperine nuk kam asnje verejtje ne lidhje mbi analizen e instuticioneve angleze po shpresoj te behet realitet ne shqiperi se po te flasim per drejtesi si ne angli ne asnje vend te botes nuk ka drejtesi duhet te marrim shembull nga keta qe te ecim perpara.

Lili ha detto...

Nje shkrim i arrire dhe en kohen e duhur

Luiza Hoxhaj ha detto...

Faleminderit qe keni shpenzuar kohe per ta lexuar kete shkrim si dhe per faktin qe po jepni edhe vleresimin tuaj, ne lidhje me te. Njekoehsisht falenderoj edhe lexuesit e shumte, te cilet mendimet e tyre m'i kane shprehur nepermjet mesazheve ne fb. Deshrioj te sqaroj se shkrimi sipas meje eshte fillese e nje debati publik, i cili duhet te pasoje me tej per nje ceshtja kaq thelbesore per demokracine. Mendoj se ajo qe duhet te ndodh ne fakt eshte ti japim nje pergjigje sipas vleresimit te gjitheseicilit pergjigje pyetjes prezente ne shkrim: A ekziston ende ndarja reale e pushteteve tek ne,gje cila garanton demokracine tone ?

zana ha detto...

Nje shkrim i vyer. Te lumte, Luiza

Klementi ha detto...

"Pershendetje Luiza! Shume e drejte dhe eshte e natyrshme permirsimi i legjislacionit apo berja e ligjeve sa me te mira. Megjithate problemi kryesor ne vendin tone nuk shohim te jete mungesa e nje legjislacioni bashkekohor, por mbi te gjitha, eshte mungesa e vullnetit politik, per ti aplikuar apo per ti zbatuar ato. Ligjet nuk i zbatojne ne radhe te pare vete ato organizma apo ata persona qe e kane ne dore nje gje te tille si pasoje e funksionit apo edhe e ushtrimit te pushtetit te tyre. Nje shembull flagrant perben pika 3 e nenit 138 te Kodi zgjedhor, pike e cila nuk u zbatua kur behet fjale per mjaftueshmerine e 2 anetareve te komisionit zgjedhor qe te Ribehet numurimi i votave. Kush ja jep forcen ketyre qe shkelin ligjet? Natyrisht ligji nuk ja jep, por ja jep politika e cila nga ana e vet e gjen forcen ne Mentalitetin e nje pjese te mire te shoqerise shqiptare qe akoma jane te frikesuar apo te pandergjegjesuar per forcen apo paresine e ligjit mbi politiken. Pra, permirsimi i legjislacionit duhet te shoqerohet para se gjithash me ndergjegjesimin e shoqerise, pasi eshte vetem ajo qe do te mund te ndeshkoje edhe subjektet apo poltikat qe shkelin ligjin. Kjo natyrisht kerkon kohe dhe patjeter qe ndergjegjia do te ngrihet dora-dores duke zvogeluar njekohesisht edhe rolin e Maliqit ne zbatimin e ligjit."

Stefani ha detto...

si gjithmone interesnte dhe me vlera, kush ka sy e shikon qarte. kishe edhe propozime ne fund. por kujdes, here tjeter te mos kaole me shume se dy faqe, se lodhen lexuesit.