Cerca nel blog

domenica 29 giugno 2008

Nje mesim i thjeshte per politiken

Leksione te thjeshta per politiken.

Qyetaret e cdo niveli kulturor apo aresimor, te cdo moshe apo brezi moshor, edhe ne perditeshmerine e tyre japin leksione, qytetarie, bashkepunimi apo vleresimi te dobishme per shoqerine.
Keto leksione jane te vlefeshme edhe per politiken, sidomos tek ne ku ajo ka deshmuar dhe ende deshmon se ne nje mase te konsiderueshme eshte nen nivelin mesatar te qytetarise.
Keto mesazhe percillen dhe perceptohen jo vetem ne menyre te vullneteshme, por dhe ne spontanitetin e perditshmerise se komunikimit tone me ambjentin rreth nesh.
Keto mendime me erdhen tani, duke ndjekur nje emison te quajtur super variete. Pashe se si ne te ishin inkluduar mrekullisht disa pjese nga nje spetakel televiziv, muzikor me elemente konkurrimi: “T’i lasho una canzone”, prodhim i RAI 1.
Ne nje dite prilli rastesisht u njoha me anoncimin, qe i behej ketij spetakli. Per kuriozitet ndoqa puntaten e pare e mandej ishte vete cilesia e tij, e cila te mbante te lidhur.
Spetakli drejtohej me thjeshtesi, dinjitet dhe mjaft cilesi nga e mirenjohura Antonella. Fakti, qe zhvillohej ne sallen Ariston te San Remos tregonte per rendesine dhe sharmin, qe i jepej aktivitetit.
Por referimin ne kete shkrim nuk do t’ia bej vlersimit artistik te tij, sepse nuk kam kualitetin e duhur per t’a bere nje gje te tille. Jam muzikedashese por kjo nuk mjafton. Ne kete shkrim une deshiroj te lancoi, bazuar ne vleresimin tim, mesazhet, qe percjell nje spetakel i tille per politiken e sotme shqiptare. Pavaresisht se zhvillohej ne nje shtet fqinj ato mesazhe mund t’i percillen shume mire edhe shoqerise sone. Sot jetojme ne kohen e globalizmit, qe mundeson levizjen e lire te vlerave dhe informacionit.
Ne kete spetakel kengetar te mirenjohut te muzikes se lehte, italiane, ne menyre simbolike dhe ceremoniale i trasmetonin nje talenti te ri muzikor nje apo disa prej kengeve te tyre. Kenget i perkisnin te gjitha koheve dhe brezave muzikor, nga Karruzo i madh, Adriano, Albano, Massimo Moranieri, Gianni Morandi, Ivanna Spanja, Loredana Berte, Orieta Berti, Lucio Dalla, Mina, Marcella, perla te muzikes napolitane etj.
Pastaj vleresimi behej nga nje juri me nje nukel te pandyshueshem si aktore dhe prezantuese te shquara si dhe nga nje pjese tjeter e ndryshueshme nga kengetar te ndryshem te njohur. Por mbi te gjitha keto, vleresimin kryesor e jepte publiku televotues.
Percjellja, qe behej nepermjet kengetarit respektiv cdo kenge, permbante ne vetvete dy leksione:
Trashegimine nga brezi ne breze te vlerave, ne kete rast muzikore, por ato mund te jene vlera te cdo dimensioni dhe cdo fushe, tek brezi me i ri: femijet.
Pra ashtu si ne art dhe ne jete e ne vecanti dhe ne zhvillimin ekonomk, social, shoqeror e politik, cdo gje ngrihet mbi nje baze, mbi nje trashegimi, pra jo ne boshllek, jo ne teorine e zeros aq te preferuar dhe te perhapur ne nivele te ndryshme te politikes dhe qeverisjes tek ne. Ambjenti dhe cilesia e larte ne te cilen zhvillohej, kjo percjelle vlerash tregon rendesine e madhe, qe kane per shtete te zhvilluara, ku Italia spikat qarte ne nivel boteror, vlerat e trasheguara. Ato jane si kristale te brishta, qe percillen me kujdes, per te mos u thyer, per t’u trasheguar te pacenuara. Si te tilla ato trajtohen me tere respektin, qe meriton cmueshmeria e tyre.
Fakti, qe seicili e kryente trasmetimin e kenges vet, ne rastet kur kengetari nuk jetonte ne menyre simbolike e shpallte kete percjellje si nje testament nje figure publike(nga fusha e artit, tregonte respektimin e te drejtes se autorit aq te cenuar tek ne,
Kjo tregon, qe vlerat dhe ata, qe i kane krijuar ato duhet te respektohen. Kjo vlen edhe ne politike. Por vleresimi se sa dhe si kryhet ky proces tek ne, cdokush e sheh perdite. Ky trasmetim kryhet, duke e “asgjesuar paraardhesin, duke mos e permendur, krijuesin e modelit apo paraardhesin sikur nuk ka egzistuar kurre. Ne ato vlera ne rastin, qe une u referohem, figurat publike, i kemi te pakta edhe per kete shkak, pra per shkak te proceseve asgjesuese. Atij, qe vjen pas i duket sikur mbreteron me mire ne nje pod te zbrazet.
Tjeter element eshte edhe fakti se femijet teper te talentuar, kendonin jo vetem por edhe te shoqeruar nga parardhesit. Pra perpara se te fluturojne, meqenese kendojne kenge te rriturish, pra vlera, qe nuk duhet te humbasin ata nje cope rruge e bejne bashke sepse kane ende nevoje te mesojne. Pra vlerat ne nje pjese te konsiderueshme te ciklit te jetes se tyre bashkejetojne. Po ne politike tek ne? -Sundon parimi ”Poshte mbreti, rrofte mbreti". Ketu nuk e kam fjalen thjeshte tek atmosfera brenda forcave te caktuara politike, por edhe tek ambjenti politik ne teresi.
Tjeter vleresim i imi, qe meriton te konsiderohet: kenget ruanin linjen e tyre te mepareshme, nderkohe, qe femijet i jepnin nje timber te ri, vlere te re me zerin e tyre teper te fresket. Kengen e trasmetonin te pa deformuar” apo perpunuar sic bejme ne”. Keshtu duhet te ndodh ne cdo fushe. Vlerat nuk krijohen nga hici. Vlerat nuk humbasin. Ato vetem persosen. Pra, ashtu si ne kenge, edhe ne natyre (procesi i evolucionit darvinist, edhe ne jeten shoqerore, pra edhe ne politike, rotacionet, zhvillimet e reja, progresi nuk mund te realizohen mbi bazen e parimit te mohimit te gjitheshkaje. Nuk mund te mohosh pa pohuar. Pa trashegimi, pa histori nuk je askush, nuk shkon dot gjekundi.
Ne tablon konkurruese te ketij spetakli vihej re qarte se publiku apo televotuesi kishte nje rol te madh, real, perzgjedhes. Ne cdo puntate ai bente vleresimin. Shkelqente Simona e vogel, nje vogelushe siciliane, me kenget e Karruzos se madh. Tre here u vleresua me e mira. Patriku nje djale roman gjithashtu. Ernesto i vogel piemontez, i cili me pamjen, talentin, shkathtesine e tij dhe momentet origjinale, improvizimet e tij, me kujtonte vogelushin shqiptar teper te talentuar Kristi Kocin, shfaqte shenja se nga suksesi mund te kalonte lehte ne eufori.
Por keto “rreziqe” te vogla i axhustonte mrekullisht publiku, i cili ne disa raste korrektonte edhe jurine profesionale. Ky proces mundesonte, qe talentet e reja te ishin me kembe ne toke. Ata kishin pjesen e tyre te vleresimit, por vleresimi me i madh ishte per ate, qe ata po trashegonin, pra per kengen.
Ne fund ishte surpriza, publiku dhe juria vleresuan si me te miren, nje kenge te kenduar nga te gjithe femijet se bashku.
Mesazhi edhe ne kete rast eshte i qarte: vlera me e madhe ishte ajo, qe kishin krijuar te gjithe se bashku.
Po ne politike c’ndodh? Megjithese edhe leksionet nga demokraci te konsoliduara dhe funksionale japin mesazhin se ne proceset demokratike eshte i nevojshem kontributi real i te gjitheve, se pershirja, pjesemarrja e mbajne procesin demokratik gjalle(vet demokracia eshte proces pjesemarrjeje), se vetem je i pavleresueshem, tek ne ende sundojne llogarite vetiake apo partiake. Te gjithe shohin mirazhin se jane ata qendra e botes, motori i suksesit, i zhvillimit, te rese progresit. Por leksionn t’a jep publiku me vleresmin e tij, duke te bere, qe te zbresesh me kembe ne toke. Ai te tregon se ashtu si tek Ernesto i vogel, publiku te vlereson dhe inkurajon ty, por te vlereson jo thjesht dhe vetem per ate, qe t’i mund te besh, por edhe per ate, qe trashegon (ne kete rast kengen), te cilen nga menyra se si e percjell dhe se si je kujdesur per te, jep garanci se do ta trashegosh te pacenuar, te pasuruar, por jo te tjetersuar.
Kuota personale eshte e rendesishme por nuk mjafton. Por, ne se nuk e kupton ne kohe kete leksion, atehere eshte vone, sepse juria ne kete rast, anetaresia brenda nje subjekti politik, apo publiku ne rast zgjedhjesh elektorale, jane si ajo juria, qe ka nje nukel, te pandryshueshem, qe garanton prezencen, ne gjithe procesin, pra siguron vazhdimesine si dhe ka nuklin e ndryshueshem, qe ruan percjell te rene. Por nga ana tjeter ka dhe televotuesin, qe permbys ose permbush parashikimet e tua ne baze te asaj, qe ofron. Kaloresit e enderres se humbur nuk marrin persiper asnje pergjegjesi. Ata kenaqen me ate, qe u ka mbetur ne dore, kenaqen me ekzistencen e tyre, qofte edhe zvarritese. Boll, qe edhe me zavarritje te ndertojne rrjeta, qe u mbajne gjalle endrren se nje dite do tu sherbejne atyre. Haracin e paguajne te tjeret.

giovedì 6 marzo 2008

A eshte koha per ndarje?

Duke konsideruar shkrimin e meparshem "Te duash, te dish, te mundesh", shoh se po ndodh e kunderta e asaj qe shpresoja. Bashkimi opozitar i lindur pas 3 Korrikut 2005, si nje reflektim ndaj asaj qe u mungoi atyre zgjedhjeve, pra bashkepunimi dhe koordinimi i koalicionit,ne ate kohe pozitar, tashme po shkermoqet. Shume analiza, shume reagime dhe kundereagime, ne emer te politikes se re, por me gjuhen e politikes se vjeter. Situata e pergatitjes se infrstruktures zgjedhore po kalon te njejtin kalvar dhe me sa duket do te jape te njejtat fruta te papjekura ne rastin me te mire dhe te hidhura ne rastin me te keq. Per kodin zgjedhore po punojne te njejtet eksperte te cilet ne fazen e pare jane uruar per gjetjen e tyre dhe direkt pas zgjedhjeve jane kritikuar per mangesi te modelit etj, nga te njejtet njerez politikberes. Asnjehere problemin nuk e shohim tek zbatimi ligjit, por gjithomne tek ligji. Gjithmone fajin e ka "Parajsa". Behen teori te medha, tentohen modele te vendeve me demokraci te konsoliduar dhe funksionale dhe harrojme se te gjitha klasat tek ne jane te pa konsoliduara. Situate teper trishtuese dhe aspak premtuese. Nuk i eshte lene aspak terren problemeve te dites. Pyetjes qe ben dikush; A eshte koha per ndarje? ,nuk i jepet dot pergjigje. Aresyet per mendimin tim jane dy:
-Se pari: A ka qene realisht e bashkuar opozita apo jo? Ne se po mbi c'parime?
-Se dyti: A kane aktualisht nje ceshtje madhore per te cilen duhet te luftojne te bashkuar apo jo? A nuk eshte e tille reforma zgjedhore?
A eshte vendosur realisht qytetari ne qender te vemendjes dhe procesit demokratik, bazuar ne politiken e re, ne ndryshimin e madh?
Ne se po modeli i ofruar nga dy partite e medha, cudierisht ne nje mendje e meshiron apo jo kete qendervendosje?
Perse te mos vendose qytetari me voten e tij per probleme madhore sic eshte reforma ne drejtesi dhe ajo zgjedhore?
Eshte fatkeqesi qe perseri zgjedhesi shqiptar po tentohet perseri, qe te vendoset perballe alternatives, qe te zgjedh te keqen me te vogel, pra ta jape perseri voten e tij kunder nje modeli qeverises dhe jo pro nje alternative tjeter qeverisese. Kete problematike do te perpiqem t'a shtjelloj ne vijim.