Cerca nel blog

mercoledì 27 maggio 2009

VËSHTRIM NË SEKTORIN E SIGURIMEVE

Duke u nisur nga debati i zhvilluar në komisionin e ekonomisë në një nga seancat e fundit të tij si dhe nga botimi i Raportit Vjetor të Autoritetit tv Mbikqyrjes së Sigurimeve për vitin 2006, më rezulton se problematikat dhe sfidat me të cilat ndeshet ky sektor janë të njëjta. Po ashtu edhe madhësia e tij ka mbetur po në të njëjtat nivele pavarësisht nga rritja e numrit të shoqërive të sigurimit, p.sh konsumi për frymë i produkteve të sigurimit është 10 euro, në 2008 ishte 10$ në 2002, volumi i primeve  është 30 milion euro në 2008 ishte 30 milion dollar në 2002, nëse konsiderojmë kursin e këmbimit shihet qartë që jemi në të njëjtin nivel. Më poshtë po risjell këndvështrimin tim të atëhershëm për këtë sektor, i cili është aktual edhe sot.
Ky shkrim ështe botuar në gazetën koha jonë me dy pjesë përkatësisht në data 23.04.2003 dhe 24.04.2003, nën titullin Tregu i sigurimeve i vogël, por i konsoliduar. Nga ky shkrim buron edhe fakti që tek ne problemi shihet tek ligji dhe jo tek zbatimi i tij. Për këtë shkak edhe si pasoj e ndryshimeve të vitit 2003, kemi një ligj më të dobët, për pasojë një treg më pak të rregulluar.

Vështrim në sektorin e sigurimeve

Gjithnjë për të hedhur një hap shërben një shtysë. Në rastin konkret për këtë shkrim u bë shtysë fakti që një sektor i rëndësishëm, por disi jashtë vëmendjes së publikut apo të institucioneve zuri një vend të rëndësishëm në kronikat televizive të mbrëmjes si dhe në shtypin e shkruar ditën e nesërme. Këto kronika dhe shkrime i bënin jehonë një takimi të zhvilluar nga Ministri i Financave me drejtues të Komisionit të Mbikqyrjes së Sigurimeve si dhe drejtues të shoqërive të sigurimit që operojnë në tregun shqiptar me temë “Përpjekje të përbashkëta për përmirësimin e shërbimeve në tregun e sigurimeve”.

Përvec nivelit të pjesemarrjes i rëndësishëm dhe pozitiv për mendimin tim është fakti që problematika e sigurimeve zuri një vend të tillë në vëmendjen e publikut. Por ndersa ky fakt mu duk i rëndësishëm, duke mos dashur të bëj kritizeren, titulli që shoqëronte në disa media të shkruara ”Tregu i sigurimeve është ende i dobët” nuk mu duk i gjetur ose konkluzioni i nxjerr nuk më duket i saktë.

Ka një ndryshim thelbësor midis këtij përcaktimi dhe realitetit. Mendimi im është se tregu i sigurimeve në Shqipëri është i vogël, ende i ri, jo shumë i zhvilluar në përmasa dhe llojshmëri por i konsoliduar nga pikpamja financiare. Pra jo i dobët. Ky fakt duket i parëndësishëm, por s’është i tillë.

Ky sektor ka nevojë të trajtohet me dashamirësi. Qysh në titullin e përdorur në këto shkrime ai nuk lancohet, por në një farë mënyre lincohet. Trajtimi në këtë mënyrë është si të thuash që t’i hysh në borxh sektorit të sigurimeve.

Nëse do të përshkruajmë ecurinë e tij qysh nga momenti liberalizimit do të konstatojmë se rritja është relativisht e paneglizhueshme si në volumet e primeve ashtu dhe në cilesinë e shërbimeve ndaj policmbajtësve.

Ndonëse sigurimet e kanë zanafillen e tyre qysh në 54,periudhë në të cilën ky shërbim kryhej nga arkat e kursimeve,në kuptimin e mirëfilltë të sigurimeve si sektor i organizuar ai daton me krijimin e Institutit te Sigurimeve më 1991,e shoqëruar kjo dhe me aktet ligjore dhe nën ligjore që rregullonin veprimtarine e tij.Insigu do të shërbente edhe si shkollë e formimit të siguruesve të parë shqiptar.

Kontaktet me botën,kualifikimet e kryera do të krijonin bazamentin e nevojshëm për të hartuar draftin e parë të ligjit”Për veprimtarinë në sigurime dhe ose risigurime”i cili u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë me 07.03.1996. Ky ligj krijoi gjithë hapësirat e nevojëshme për zhvillimin e plotë të këtij sektori. Më 16.03.1998 në mbështetje të këtij ligji me vendim të këshillit të Ministrave u krijua Komisioni i Mbikqyrjes së Sigurimeve(KMS).Në këtë mënyrë do të plotësoheshin nga pikpamja formale aktorët e sektorit te sigurimeve-Sigurues(INSIG),Autoriteti mbikqyrës(KMS) dhe të siguruarit.Pikërisht ky moment do të mundësonte realisht zhvillimin e sigurimeve,me kompletimin e akteve nën ligjoreVKM,Udhëzime të Ministrit të Financave si dhe Rregullore dhe akte të tjera të vet KMS.

Pas këtij momenti hapi tjetër më i rëndësishëm ishte liberalizimi i tregut të sigurimeve,me licensimin e shoqërisë së parë private të sigurimeve SIGMA me 03.02.1999 e cila shume shpejt u pasua nga simotra e saj shoqeria SIGAL –më qershor 1999.Në këtë mënyrë ishin krijuar të gjitha kushtet për të vepruar ligji baze i ekonomisë se tregut:LIGJI I KONKURRENCËS,i cili do ta zhvillonte dhe conte më tej këtë treg.

Ata që guxuan të parët,të cilët natyrisht nuk ishin fillestare,pasi përvojën e parë e kishin krijuar tek Insigu,meritojnë respekt,ndonëse sot ato janë shpërblyer mjaft mirë për këtë kurajo të treguar.Vetë ecuria,progresiviteti sasiorë dhe cilësorë i shoqërive të tyre,pesha që ato zenë në tregun shqiptar të sigurimeve është shpërblimi më i mirë për ta.Pra këtu do të fillonte historia e vërtetë e tregut të sigurimeve.Natyrisht këtu do të fillonin edhe problemet.
 Autoritetit Mbikqyrës do ti buronte detyrimi ligjor i mbikqyrjes efektive të këtij tregu. Në këtë drejtim është e qartë që mungonte përvoja. Kështu që edhe vet autoriteti do të rritej dhe zhvillohej së bashku me tregun.

Natyrisht në fazën e parë deri në tetor të vitit 2001 peshën kryesore të punës së tij do ta zinte licensimi dhe më pak procesi i mbikqyrjes. Kjo është deri diku e pranueshme sepse shoqëritë duhej të krijoheshin dhe pastaj të mbikqyreshin. Ndërkohë dhe vet autoriteti ishte pa përvoje. Në fakt në këtë fazë edhe vet shoqëritë nuk paraqisnin probleme sepse ishin të reja dhe kjo e lehtesonte disi punën.

Sigurimet ndryshe nga shërbimet e tjera janë shërbime të parapaguara dhe si të tilla ato jane institucione besimi, palët lidhin kontratë ndërmjet tyre mbi bazën e një premtimi. Pikërisht për këtë fakt nuk duhet tronditur besimi ndaj tyre.

Pikërisht për këtë fakt duhet të trajtohen me dashamirësi dhe realizëm shoqëritë e sigurimit.

Pikërisht për këtë fakt me to duhet bashkëpunuar.

Pikërisht për këtë fakt ato duhet të mbikqyren me kujdes dhe efektivitet.

Por njëkohësisht nuk duhet tepruar me tutelën ndaj tyre, sepse vet titulli i KMS si autoritet mbikqyrës presupozon një rol as shumë afër dhe as shumë larg shoqërive të sigurimit të këtij autoriteti. Parimet ndërkombëtare të supervizionit të sigurimeve e presupozojnë një rol të tillë duke synuar shmangien e rrezikut të kthimit në bashkëmenaxher të autoritetit me shoqëritë, sepse në këtë moment autoriteti shmanget nga roli i tij.

Gjithashtu nuk duhet tepruar as me bashkepunimin me to sepse rolet janë të ndryshme, gjithmone ekziston një konflikt midis kontrollorit dhe atij që kontrollohet.

Në këtë këndvështrim autoriteti mbikqyrës është përpjekur të realizoj një raport të drejtë midis këtyre dy elementeve të rëndësishëm brenda hapesirës që krijon ligji 8081 “Për veprimtarinë në sigurime dhe/ose risigurime” dhe VKM Nr 229 ”Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të KMS ”

Nëpërmjet këtij shkrimi gjej rastin të falenderoj drejtuesit e shoqërive të sigurimit për bashkëpunimin e frytshëm gjatë periudhës që unë drejtova këtë komision. Puna në këtë institucion dhe bashkepunimi me ta përbën për mua një eksperiencë të vyer të cilën unë po tentoj ta ndaj edhe me të tjerët, për të ndihmuar sado pak për ecjen përpara të këtij sektori, tashmë jo në mënyrë institucionale por duke dhënë publikisht mendimet e mia për këtë nëpërmjet medias.

Duke vlerësuar arritjet e këtij sektori një nga problemet e diskutuara, si shqetësues në këtë takim ishte fakti se tashmë në treg ka një numër të konsiderueshëm shoqërish sigurimi.

Nga kjo lind pyetja: Operatorët në tregun Shqiptar të sigurimeve janë shumë apo pak?

Gjithsej në tregun shqiptar operojnë 5 shoqëri sigurimi. Për mendimin tim nuk janë as shumë dhe as pak. Si i tillë ky numër nuk përbën problem. Nuk duhet tepruar me këtë argument, siç ndodh rëndom. Numri i tyre i intereson shoqërive që operojnë në këtë treg, për efekt konkurence, por jo autoritetit. Autoritetit i intereson tregu në tërësi dhe shërbimi ndaj klientit, sepse edhe mbikqyrjen e realizon në funksion të mbrojtjes së interesave të policëmbajtësve sic është shprehur saktësisht në ligj. Shoqëritë e vecanta kanë rëndësi për autoritetin vetëm nga pikpamja e gjendjes së shëndosh financiare apo jo, disponimit të rezervave të nevojshme, disponimit të marzhit të aftësisë paguese dhe fondit të garancisë. Cdo shmangie nga ky pozicion dëmton shumë tregun dhe vet autoritetin.

Mendimi im është se tregu apo shoqëritë nuk duhen mbajtur në kemb artificialisht, biles ato duhet të kalojnë detyrimisht dhe realisht kushtet e konkurrencës së nderëshme. Kjo ka qenë në vemendjen e autoritetit mbikqyrës, një nga detyrat e të cilit është të krijoj klimën e nevojëshme si dhe terrenin e përshtatshëm për një konkurrencë të tillë.

Në këtë këndvështrim unë do të mendoja se shtimi i operatorëve në treg, pa u kthyer në qëllim në vetvete, nuk do të ishte nxitës i këtyre fenomeneve negative por nxitës i konkurrencës së nderëshme, me kriter diferencimi cilesinë e shërbimit, jo primin e policës së sigurimit, e shoqëruar kjo me shtimin e përgjegjëshmërisë së autoritetit mbikqyrës.
 
Shoqerite shqiptare te sigurimeve sidomos ato qe kane edhe me shume peshe ne tregun tone tashme jane te permasave rajonale.Megjithese nga pikpamja e literatures se mbikqyrjes se sigurimeve dhe pervojes boterore zgjerimi gjeografik i aktivitetit te shoqerive te sigurimit konsiderohet nje faktor qe con ne rritje te elementit te riskut,perseri ne kushtet tona fakti qe dy shoqeri shqiptare ,perkatesisht INSIG dhe SIGMA,ushtrojne veprimtari ne Kosove dhe Maqedoni konsiderohet nje arritje.Nga kontaktet me autoritetet mbikqyrese te ketyre dy vendeve rezulton se nje nga pikat e forta te ketyre shoqerive,qe ka mundesuar marrjen e licenses ka qene pergatitja dhe besueshmeria e personelit drejtues te tyre , ne nivel lokal dhe qendror.
Strategjite e zhvillimit te shoqerive qe operojne ne tregun shqiptar jane te ndryshme.P.sh. shoqeria e sigurimeve Sigal-sha. ka zhgjedhur si pike te forte te saj jo shtrirjen gjeografike por zgjerimin e portofoleve ne numer dhe madhesi. Rezultat i kesaj zgjedhjeje jane raportet e admirueshme, krahasuar me shoqerite e tjera, midis sigurimeve te detyrueshme dhe atyre vullnetare.
Por ka edhe strategji qe kane efekt negativ ne treg sic eshte ajo e penetrimit ne treg e shoqerive te reja jo me cilesi sherbimi,por me prim te ulet,gje e cila perben shkelje ligjore dhe krijon anomali ne treg.Kjo ka ndodhur ne ndonje rast dhe nderhyrja efeicente e autoritetit,ka cuar drejt normalizimit te situates.
Ky rrezik,i cili vazhdon te jete prezent,duke u ricikluar here pas here, demton imazhin e tregut te sigurimeve.Duhet theksuar se ky eshte nje nga precedentet e tregut shqiptar.Ne se krahasojme per shembull penalitet e dhena nga autoriteti i supervizionit te sigurimeve te Italise ISVAP per vitin 2002 rezulton se ne mbi njezet raste ato kishin ndeshkuar shoqerite per rritje te tarifes,dhe jo e kunderta.Po te ne? Penalitetet jane per ulje te tarifes. Paradoksale.

Per mendimin tim nuk perben problem shqetesues fakti qe tregu shqiptar i sigurimeve eshte kryesisht motorik.(ne Kosove eshte teresisht motorik)Rendesi ka qe ne ato portofole qe ushtrojne aktivitet shoqerite te permbushin me korrektese pergjegjesite e marra persiper ndaj klientit.Nje shoqeri sigurimesh mund te profilizohet edhe per nje portofol te vetem.
Fakti i mesiperm perben detyrim per komisionin mbikqyres qe te gjej mekanizmat per te nxitur zhvillimin e tregut ne drejtime te tjera.
Keshtu per vitin 2002 nje nga objektivat per KMS ishte nxitja e sektorit te jetes dhe permiresimi i raportit midis sigurimeve vullnetare dhe atyre te detyrueshme.
Ne funksion te objektivit te pare u hartua shtesa e rregullores per licensimin e shoqerive me kapitullin e jetes,krahas rregullimeve te tjera,duke rritur ne kete menyre kerkesat per shoqerite qe deshirojne te operojne ne fushen e sigurimeve si nje treg delikat dhe serioz.
Ketu mbaron detyra e autoritetit dhe fillojne detyrimet e aplikanteve qe kerkojne te ushtrojne aktivitet ne kete fushe ,te cilet nuk kane munguar, per te plotesuar kushtet e kerkuara dhe autoriteti nuk duhet te paraqes pengesa artificiale ndaj tyre.
Ne kete fushe ka patur edhe tendenca per hyrje pirate ne tregun shqiptar te sigurimit te jetes,ndaj te cilave eshte nderhyre ne kohen e duhur.Rreziqe te tilla jane gjithmone prezent.Keto ndodhin edhe ne vende te zhvilluara.P.sh ne Itali per Vitin 2002 kishte 10 penalitete dhe komunikata shtypi,ndaj nderhyrjeve te tilla pirate.Ketu tek ne lypset nje vigjilence e larte , sepse imazhi i piramidave dhe efekteve te tyre rrenuese jane ende te fresketa per publikun shqiptar.
Kjo eshte e rendesishme sepse akoma nuk kemi nje shoqeri te mirefillte jete, duke e lene ate nje sektor te pazhvilluar,monopol te INSIG ne saj te nje neni tranzitor te ligjit 8081,monopol te cilin ai e humbet porsa te licensohet shoqeria e pare e jetes.
Ky eshte nje shembull me shume se monopolet nuk sjellin zhvillim.Per mendimin tim ne kushtet e mungeses se konkurrences ato nuk ndihmojne as ato shoqeri qe i zoterojne keto monopole.Pra kthehen ne nje vegjetim.
Shembull shume i mire dhe i fresket antimonopol eshte liberalizimi i kartonit jeshil,deri ne tetor 2001 ishte monopol vetem i shoqerise INSIG. Aktualisht ky karton disponohet edhe nga shoqerite SIGAL dhe SIGMA, shoqeri serioze qe plotesojne kushtet per nje gje te tille dhe garantojne mbulimin me risigurim te pergjegjesive te marra persiper,te cilat ne total zoterojne nje peshe te rendesishme te tregut shqiptar te sigurimeve. Uroj qe shume shpejt keto kushte t’i plotesojne edhe shoqerite e tjera.
Me kete rast del e nevojeshme edhe permendja e nje aktori te rendesishem ne tregun e sigurimeve qe eshte Byroja Shqiptare e Sigurimeve.
Nuk duhet mohuar as fakti se mos zhvillimi i ketij sektori eshte i lidhur edhe me vet kulturen e popullates per sigurimet ne teresi,e cila duhet pranuar qe le shume per te deshiruar.
Pikerisht kjo eshte edhe nje nga momentet kur kerkohet kontributi i autoritetit dhe institucioneve te tjera,por edhe korrektesa e shoqerise qe kryen kete sherbim ndaj asaj pak klientele,si faktor determinant qe e rrit kete sektor. Nuk e di nese ato qe punojne ne kete sektor jane apo jo vet te siguruar duke dhene ne kete menyre nje kontribut promovues per dobine e te qenit i siguruar perballe rreziqeve te mundeshme qe kercenojne jeten e cdo individi.
Ne drejtim te edukimit te popullates me kulturen sigurative puna e autoritetit mbikqyres eshte ne hapat fillestare,duke u mjaftuar vetem me botime te raporteve statistikore mbi tregun e sigurimeve.Kete raporte tashme hartohen edhe ne periudha me afat shkurtera duke dhene informacion me te fresket mbi publikun e interesuar per kete sektor. Tani ka ardhur momenti qe keto raporte te pasurohen me element me analitik dhe tregues esencial dhe profesional.Autoriteti mbikqyres tashme i ka kapacitetet e nevojeshme per ta bere nje gje te tille.
Kontribut ne informimin e publikut,ndonese ne menyre modeste kane dhene gazeta te tilla si Dita,gazeta Tema,Gazeta Shqiptare,gazeta Koha Jone, revista Monitor dhe se fundi edhe gazeta “Ekonomia”.
Gjithashtu shoqerite nga ana e tyre jane prezente ne vemendjen e publikut me marketingun e tyre te fuqishem.Autoriteti Mbikqyres eshte bere me i dukshem nga institucionet dhe publiku dhe tashme i mbetet qe te gjej mekanizma te tjera efikas per tu bere sigurimet me te prekeshme,me te dobishme per kete publik.
Per hire te te vertetes duhet pranuar se tregu i sigurimeve ka arritje. Vet shifrat flasin per kete,megjithese ato jane modeste.
Per institucione dhe individ me te interesuar per nje informacion me te plote sherbejne botimet e plota te KMS
Ne sektorin e sigurimeve si ne te gjithe ekonomine shqiptare ka informalitet,fiktivitet ne raportime apo edhe raste te policave fallco.
Per te ndryshuar nje situate te tille hapat nuk kane munguar.
Puna e autoritetit per te permiresuar dokumentat e raportimit pra rrjedhimisht persosja e kontrollit dokumentar ka cuar ne hartimin dhe miratimin e akteve te tilla nenligjore si Udhezime”Per permiresimin e dokumentave te llogaridhenies vjetore” ,Urdhrat “Per emetimin e perqendruar te policave te sigurimit TPL”si dhe ”Per emetimin e shenjave dalluese”,Urdherat e KMS per administraimin e shitjeve dhe ai per permiresimin e procedurave te trajtimit te demeve,te cilat kane synuar ngushtimin maksimal te hapesirave per nje fenomen te tille.
Per rritjen e nivelit profesional,besueshmerise dhe pergjegjshmerise se personelit qe ofron,negocion dhe nenshkruan kontrata me klientin nje pune e mire nen konsulncen e IFC u be per hartimin dhe miratimin e VKM Nr470, per kushte e paisjes me autorizim te ndermjetesve ne sigurime,i cili disiplinon nje kategori te rendesishme qe vepron ne treg ate te ndermjetesave,veprimtaria e te cileve me kete akt kanalizohet plotesisht ne rruge ligjore.
Te gjitha keto akte kane ne themel te tyre pervojen bashkekohore, standartet e IAISit(Organizata nderkombetare e autoriteteve te mbikqyrjes ne sigurime) si dhe pervojen dhe kushtet tona konkrete si dhe perputhjen me legjislacionin shqiptar prej nga burojne keto akte.
Krahas permiresimit te dokumentave te raportimit nje rol te rendesishem ka luajtur ndryshimi i mentalitetit te punes nga ana e vet autoritetit mbikqyres.Forcimi i bashkepunimit me institucione qe kane lidhje direkte apo indirekte me tregun e sigurimeve si dhe shkembimi i iformacionit me to kane ndihmuar shume ne kete drejtim.Komisioni i Mbikqyrjes se Sigurimeve ka patur maredhenie shume te mira bashkepunimi me Drejtorine e Pergjitheshme te Tatimeve,maredhenie keto te sanksionuara ne nje mareveshje ndermjet tyre.Kryqezimi i te dhenave te tilla si volumi i primeve te raportuara,te dhenat shkresore mbi TVSH e derdhur nga cdo shoqeri apo ballafaqimi i bilanceve te raportuara,midis organeve tatimore, KMS si dhe Byrose Shqiptare te Sigurimeve kane ndihmuar ne permiresimin e cilesise se kontrollit dokumentar.
Ndersa ne keto hallka ka perputhshmeri nuk rezulton e njejta gje me ballafaqimin e te dhenave me Drejtorine e Pergjitheshme te Shfrytezimit te Automjeteve,me INSTATin,me Ministrine e Rendit.Nga krahasimi i informacionit te vjel zyrtarisht prej tyre,me te dhenat qe disponon KMS rezulton se ka informalitet ne kete sektor.Pra ose fiktivitet ne raportim ,ose mos shfrytezim te tregut.ose qarkullim te policave fallco.Numri i pergjithshem i mjeteve ,krahsuar me numrin e mjeteve te siguruar ,te con ne konkluzionin se minimalisht mos shfrytezimi i tregut, fiktiviteti ose fallcot kapin 40% te volumit te tregut.Urdheri i KMS qe detyron shoqerite te raportojne ne menyre analitike shitjet e policeve TPL dhe krahasimi me te dhenat qe raportohen ne Byrone Shqiptare te Sigurimeve,con ne minimizimin e ketij fenomeni,duke mbrojtur automatikisht interesat e policembajtesit.Po ashtu dhe nxjerrja e Urdherave Nr 1 dhe Nr 2 te KMS,per administrimin e shitjeve dhe procedurat e trajtimit te demeve te cilet detyrojne kanalizimin e levizjes se mjeteve monetare ne rruge bankare.Pra bashkepunimi nderinstitucional eshte nje nga faktoret qe ndihmon shume ne uljen e informalitetit ne sigurime.
Per vitin 2002 nderthurrja e ketyre masave coi ne rritje te volumit te primeve me 37% kundrejt vitit 2001.Ne kete rritje pervec influences se rritjes se primit rol te madh ka edhe shfrytezimi me i mire i tregut.Megjithate ne kete drejtim ka ende shume rezerva.Pesha e sigurimeve 2,6% e aseteve financiare duhet te ndryshoje ne rritje.
Mbi bazen e kesaj pune viti 2003 i kishte te gjitha shanset qe puna te fillohej ne kushte shume here me te mira.
Nga ky komunikim nderinstitucional nje tjeter konkluzion eshte se procedurate trajtimit te demeve duhen permiresuar sidomos ne drejtim te respektimit te tyre.Nese krahasojme numrin e aksidenteve,sipas te dhenave te Ministrise se Rendit apo INSTAT me pagesat e demeve vihet re se ka nje mosperputhje.Ndergjegjesimi i policembajtesve per te drejtat e tyre eshte shume i rendesishem.Vete shoqerite nese do te tregoheshin me shume vizionare se sa pragmatiste do te ndihmonin shume ne kete drejtim.Fakti qe asnje dem nuk paguhet me vendim gjyqesore tregon se policembajtesit nuk paraqesin pretendime,pasi kultura e tyre le shume per te deshiruar.Kjo eshte shume e theksuar sidomos per demet shendetesore.Ketu duhet te konsistoje puna e autoritetit.
Tek ne vazhdon ende mentaliteti qe sigurimet nuk shihen si nevoje,por si nje detyrim.Mbajtesit e automjeteve e marrin policen e sigurimit me shume per faktin se do t’ia kerkoj polici ne rruge sesa si nje mburoje per vete.Ai rralle mendon se eshte ai i interesuari i pare per te patur nje mbulese ne rast te ndodhjes se nje demi.
Per kete aresye eshte shume e nevojeshme qe prane autoritetit mbikqyres te vendoset institucioni i Ombusmanit.Ky eshte parashikuar prej nesh dhe patjeter qe do te jap nje impakt pozitiv ne drejtim te sensibilizimit te popullates ndaj nevojes se te qenit i siguruar.
Permbytjet e vjeshtes se kaluar e treguan qarte kete nevoje.Nga informacioni i vjele prej KMS rezultoi se shume pak ishin ata qe e kishin nje mbulese ndaj rrezikut te permbytjes.Demet tashme dihet qe ishin te konsiderueshme.
Konsiderimi i pervojes se tregjeve te medhenj ka rol kyc,por edhe shmangia nga pervojat negative gjithashtu. Filozofia e punes duhet te jete se edhe tregjet e vegjel prishin tregun global te sigurimeve. Sektori i sigurimeve eshte shume i ekspozuar ndaj mashtrimeve.Tregje te vegjel te parregulluar mund te behen streheza per fenomene te tilla.Prandaj edhe organizata e IAIS por edhe te tjera rajonale investohen shume ne kete proces.Pas 11 shtatorit edhe qeveria amerikane ka ndermare shume programe per fuqizimin e sektorit te sigurimeve.Ne kete linje eshte edhe programi i saj qe perfshin vendet e europes juglindore.
Perafrimi i legjislacionit tone me ate bashkekohore dhe direktiven europiane,ku ne deshirojme te aderojme eshte rruga e duhur.
Politikat sektoriale,pra edhe ajo e sektorit te sigurimeve jane nga ato fusha qe kane ndihmuar dhe do te ndihmojne edhe ne te ardhmen integrimin europian.
Po c’ndodh sot?.......
Une mendoj se ne procesin e ristrukturimit te ketij sektori ka disa shmangie nga principet themelore te IASIit si dhe filozofia e parashikuar ne mareveshjen me Banken Boterore.
Kjo per mendimin tim shprehet ne menyren se si i nderton maredheniet me komisionin vet Ministria e Financave,te cilat duhet te jene maredhenie komunikimi apo shkembimi informacioni brenda hapesirave ligjore. Ato nuk jane dhe nuk duhet te jene maredhenie varesie. Kjo ne kundershtim me objektivat e KMS dhe institucioneve qe e asistojne ate i ze frymen pavaresise se ketij institucioni.
Nje nevoje e kohes eshte permiresimi i ligjit shqiptar te sigurimeve. Per kete ne vitin 2001-2002 u punua nga KMS per permiresimin e tij.
Nga ballafaqimi me legjislacionin bashkekohore rezulton se ligji yne ne pergjithesi mund te quhet i mire por jo i plote.Ai ka disa avantazhe qe sot duan t’i implementojne edhe vende me legjislacion te perparuar(eshte shfrytezuar avantazhi i atij qe vjen pas).Por njekohesisht ai eshte i manget sepse nuk u jep pergjigje disa problemeve qe lindin gjate zbatimit te tij.Kjo per faktin se duke munguar eksperienca konkrete gjate hartimit te tij nuk eshte kryer nje pershtatje e modelit te ofruar me realitetin tone.
Thelbi i ligjit te sigurimeve eshte modeli franko-gjerman.
Edhe permiresimet qe ju bene atij ne vitin 2002 ruajne te njejtin thelb . Ato kane per baze ligjin e Luxsembyrgut,i cili gjithashtu mbeshtetet ne modelin franko-gjerman,por me avantazhin se ka te implementuar edhe elementet e direktives europiane te sigurimeve.
Per hartimin e draftit te ndryshimeve te ligjit eshte punuar 1 vit e gjysem nen konsulencen e IFC,nen drejtimin e nje drejtueseje te autoritetit te mbikqyrjes se Frances znj.Katerin Lezon sot drejtuese e rendesishme e IAISit, anetare e sekretariatit. Drafti i miratuar nga KMS eshte konsultuar edhe , nga eksperti shume i mirenjohur i Bankes Boterore z,Rod Lester dhe eshte konsideruar i mire. Ky draft qysh prej 23 janarit te vitit 2002 fle ne sirtaret e Ministrise se Financave.
Ndoshta ai nuk ra ne doren e duhur,ndoshta mungojne kapacitetet per ta bere nje gje te tille. Gjithesesi nuk eshte e tolerueshme kjo zvarritje. Do te ishte shume here me keq nese ky frenim eshte i qellimshem.
Ka individe ne administraten shqiptare qe me shume deshirojne te disponojne te drejta se sa te zgjidhin probleme.
Sensibilizimi nga ana e komisionit nuk ka munguar ne te gjitha nivelet. Rezultati-heshtje. Argumentet e perdorura nje absurditet.
Eshte humbur nje vit e gjysem kohe. Nuk duhet humbur me. Kjo do ta rriste shume efektivitetin e mbikqyrjes
Ministria e Financave duhet te kryej vetem ato detyrime qe i obligon ligji. Ministria e Financave nuk mund t’i mbivendoset komisionit.drejtoria e mbikqyrjes prane kesaj ministria nuk mund te jete autoritet epror per KMS. Kete nuk mund te bej as vet Ministri i Financave, per sa kohe kjo nuk rregullohet me ligj, te cilen gjithashtu ne se realizohet, personalisht e konsideroj te gabuar.
Cdo gje realizohet me nje autoritet ligjor kompetente, te pavarur dhe me staf te afte profesionalisht.
Me kete qellim me programe te vecanta eshte punuar fort per rritjen e kapacitetit institucional dhe profesional te KMS. Kjo eshte nje rruge e gjate, por hapat e hedhur jane ne drejtimin e duhur. Keto programe si dhe anetaresia e IAIS-it kane dhene frytet e tyre.
Pas asistimit nga IFC programi me serioz eshte mareveshja me Banken Boterore,e cila ka ne themel te saj rritjen e kapacitetit institucional dhe profesional te KMS dhe mbi te gjitha rritjen e pavaresise operacionale dhe buxhetore te KMS,permiresimin e legjislacionit si dhe rritjen e aftesise se stafit te KMS dhe vet KMS.
Ne kete kuader eshte edhe parashikimi i pranise se keshilltarit te Bankes Boterore prane komisionit i cili u be e mundur te atashohej prane KMS vetem ne Shkurt 2003 nga parashikimi per prill 2002.
Meqe kam marre pjese ne procedurat e perzgjedhjes se tij gjej rastin t’i uroj pune te mbare.Une besoj ne suksesin e tij.
Pavaresisht se administrimi i kasaj kontrate,ne kuptimin financiar kryhet nga Ministria e Financave meqe ka edhe sektor te tjere financiare qe perfshihen ne te njejten kontrate,pikat e kontrates per pjesen e KMS ,nevojat qe do te plotesonte kjo kontrate per llogari te saj si dhe termat e references se keshilltarit jane pergatitur teresisht ne negocim te drejteperdrejte te KMS me misionin e B.B.dhe ekspertet e saj.Ne te u perfshin gjith rekomandimet e tyre dhe u konsideruan te gjitha kerkesat tona.
Fakti qe ministria ka detyrimin e administrimit te kesaj kontrate nga pikpamja financiare,nuk perligj asnje pozicion tjeter te kesaj ministrie vec atij te percaktuar ne ligj.
Ne se duam te kemi treg te konsoliduar,sigurisht duhet te kemi nje autoritet te fuqishem,te afte dhe jo abuziv,i pavarur,jasht cdo tutele apo trusnie te rastit,sepse qeverite tek ne nderohen shpesh dhe keto lloj institucionesh nuk duhet te ndjekin te njejten ndryshueshmeri.Kjo vlen per ate qe vjen pas.
Natyrisht edhe autoriteti duhet te jete i kontrollueshem,por sipas ligjit vetem nga ata qe e kane kompetence.Ne te kundert na mbetet te mos trashegojme asgje.
Bindja ime eshte qe nuk duhet cenuar ne asnje menyre integriteti i enteve regullatore sepse automatikisht fuqite e tyre minimizohen, sidomos ne kushtet tona.
Ky eshte kushti baze qe keto institucione te funksionojne normalisht dhe me efektivetet. Mungesa e stabilitetit te stafit i cili trajnohet dhe fiton pervoje, mosgarantimi i vazhdimesise se punes se tij eshte nje difekt i madh dhe shperdorim i kapaciteteve njerezore i cili eshte i demshem sidomos ne sektore te tille ku edhe pervoja mungon. Per mendimin tim ne asnje moment nuk duhet harruar se kualifikimi i rregullatorit te sigurimeve dhe personelit te shoqerive te sigurimit jane shume te ndryshem. Natyrisht qe personeli qe vjen nga keto shoqeri mund te jene me te pelqyeshem ne raport me te tjeret por ne asnje menyre nuk zvendesojne njera tjetren, por thjesht jane komplementar.
Nuk duhet nxituar por as nuk duhet te qendrojme ne vend .Ndyshimet ne ligjin e sigurimeve duhet t,i nenshtrohen nje debati te gjere dhe profesional.
Mendimi im eshte se nuk duhet te shmangemi nga thelbi i ligjit tone te sigurimeve.
Te mos hartojme nje ligj ne funsksion te individeve por te tregut dhe procesit te zhvillimit te tij.
Punet e sigurimeve nuk behen ne kembe sepse jemi ne fazen kur hidhen te hapa te rendesishme per tregun e sigurimeve. Ne kete faze duhet shmangur dilentantizmi dhe duhet vleresuar profesionalizmi.
Trashegimia dhe ruajtja e vlerave eshte e rendesishme. Jo cdo gje fillon nga e para. Procesi duhet te jete realisht permiresues duke mohuar praktikat e gabuara dhe pohur pervojat pozitive nga pervoja 5-vjecare e veprimtarise se autoritetit mbikqyres. Nuk mund te punohet asnjehere me parimin: ‘dielli lindi kur linda une’.
Per ceshtjen e ligjit te sigurimeve dhe statusin e KMS rezervoje te drejten qe meqenese jane probleme shume te rendesishme te jap opinionin tim ne nje shkrim te vecante. Per kete pike paraprakisht deshiroj te nenvizoj faktin se statusi i KMS, eshte nje nga pikat me te forta te termave te references se punes se keshilltarit te B.Boterore me KMS. Ne perputhje me nje nga drejtimet qe ka ligji yne i sigurimeve,ai duhet te ndjeke nje nga modelet e njohura dhe te provuara.Boll kemi ecur ne rruge te pashkelura.Kjo persa i perket hartimit te statusit.Kurse per zhvillimin e tij ,paraprakisht duhen bere rregullimet perkatese ligjore apo nen ligjore. Cdo zgjidhje tjeter eshte antiligjore.
Pergezoj paraprakisht gazeten “Koha Jone”.Kete shkrim po ja drejtoj kesaj gazete per dy aresye:
E para:Si nje lexuese e rregullt e gazetes “Koha Jone”ne anketen e saj mbi ate se cfare i mungon shkrimeve te kesaj gazete dhe qe duhet te permiresohet ne te ardhmen, une kam votuar ne favor te nje rubrike te analizes ekonomike dhe propozimin tim deshiroja ta konkretizoja me nje kontribut teper modest.
Se dyti:Deshiroj qe ky shkrim te krijoj per lexuesin nje tabllo te pergjitheshme dhe te thjeshte mbi sigurimet.Kjo mund te jete pararendese e nje cikli shkrimesh per problematika te vecanta te sigurimeve.

Luiza Hoxhaj.
Ish-kryetare e KMS
Mars 2002

2 commenti:

Anonimo ha detto...

I seriously love your blog.. Great colors & theme.
Did you develop this amazing site yourself? Please reply back as I'm trying to create my own website and want to find out where you got this from or just what the theme is called. Kudos!

my blog post ... puregreencoffeediet.webs.com

Luiza Hoxhaj ha detto...

Mbetet gjithnje nje teme aktuale dhe nje objektive ende i papermbushur