Cerca nel blog

venerdì 15 maggio 2009

Zarfi i lumturise

Deshira per te shkruar keto radhe me lindi natyrshem mbasi mora ftesen per t’u bere fan nga Olsi Baze, faqen e tij si kandidat per zgjedhjet parlamentare. Olsi Baze eshte nje nga miqte e mi ne Faceboock. Sipas meje ai eshte nje djale me vizion dhe ambicje positive per te ardhmen. Aktualisht ka vendosur te perballoje sfiden e kandidimit per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, sfide kjo e paralajmeruar prej tij me pare per ne miqte e FB. Kisha krijuar nje mendim pozitiv per te, si nje djale jo vetem i kulturuar, por edhe i pergatitur dhe me koncepte bashkekohore. Kjo nisur nga materialet e servirura ne shenimet e tij, ku spikaste cilesia dhe menyra si i paraqiste mendimet e tij ne Fb, vecoj ne kete raste fjalen e tij ne konferencen per NATO-n, por edhe prezantimin e tij ne Alsat. Deri ketu cdo gje eshte ne rregull.
Ne profilin e tij kisha lexuar se preference e tij politike ishte linja e qendres (centrist ka shkruar vet ai). Kjo me beri te hezitoja per nje cast perpara fteses se tij. Perpara se te vendosja te konfirmoja apo refuzoja kete ftese, ju riktheva perseri profilit te tij me mendimin se duhej te kishte precizuar dicka me shume me rastin e kandidimit. Por jo perseri aty ishte vetem percaktimi: "Centrist". Aresyetova me vete: centrist, centrist apo qender e djathte, e majte... Ne aresyetimin tim mendova se duhet te ishte e para. Obligimi politik natyrisht te ben te mendohesh, sepse s’mund te tregohesh hipokrit, por s’mund te neglizhosh as paragjykimet, te cilat jane me shumice prezente ne shoqerine tone. Ne keto caste mu kujtua nje histori e vitit 1996, te cilen pasi konfirmova mbeshtetjen time per Olsin, edhe nen ndikimin e saj, po e ndaj edhe me ju.:
Ishte Shkurt i vitit 1996. Kisha fituar te drejten per te ndjekur nje kurs 6 javore per sipermarrjen, organizuar nga GTZ. Ky ishte nje projekt i qeverise gjermane, i cili kishte si target emigrantet shqiptar ne gjermani. Objektivi i tij ishte, qe nepermjet nje kredie me terma teper te favorshem, akorduar nga KFW, te financoheshin projektet e paraqitura nga kursantet ne perfundim te tij. Do te thoni ju se c’ne une. S’kam qene kurrre ne emigracion, pervec periudhes qe kreva nje master ne Itali. Ftesa per pjesemarrje mu be ne menyre krejt rastesore. Ne janar te atij viti menaxheri kryesor i ketij projekti, do te organizonte nje takim me menaxheren e Agjensise Rajonale te Zhvillimit per zonen jug-perendimore, qe perfshinte zonen nga Saranda ne Lushnje, sot qarku Vlore dhe Fier. Ai shoqerohej nga perkthyesi Piro Viso, te cilin kisha patur rast ta njihja me pare. Ktheheshin nga Saranda dhe nuk e di per cfare aresye makina e tij kishte arritur me pare dhe ai tashme gjendej i vetem ne zyren e mikes time, ne ARZH Vlore, anetare e bordit te te ciles isha edhe une. E ndodhur ne veshtiresi per te komunikuar sepse ajo fliste vetem Anglisht, drejtuesja e agjensise me dergon asistenten e saj Elona Boren dhe me thote: Liza a mund te vish te perkthesh pak ne gjermanisht nje perfaqesuesi gjerman, dhe me shpjegoi detajet. Une isha tek dyqani i kunates time, vetem 100 metra larg zyres se tyre, ne katin e trete te godines se Bashkise Vlore. Shkova atje menjehere. Kisha emocion, gje e natyrishme, sepse ishte nje pergjegjesi e madhe individuale, pasi ishte komunikimi i pare me nje person qe e kishte gjermanishten gjuhen e nenes. Emocioni dhe pasiguria ne keto raste jane presente. Filluam biseden prezantuese. Perfaqesuesi gjerman. vinte per here te pare ne qytetin e Vlores dhe e nisi biseden me komplimenta per qytetin tone. I kishin pelqyer shume rruget e gjera te qytetit, sidomos bulevardi Vlore-Skele. Ai ishte mrekulluar nga Riviera joniane. Ne fillim pata ndrojtje dhe perktheja ngadale, pastaj m‘u zgjidh gjuha. 30 Minuta me mbas mbriti Piro dhe e vazhdoj vet detyren e tij. Ky ishte si nje minikurs per mua, sepse ai perkthente thelbin e bisedes. Normalisht ai ishte profesionist dhe e njihte shume mire projektin, qe prezantohej. Kurse une isha munduar te qendroja besnike ne cdo fjale. Biseda mu duk me teper interes. Ne perfundim te takimit perpara se te ndahej, zoti Haiken me ftoi edhe mua qe te merrja pjese ne procesin e intervistimit dhe perzgjedhjes se kandidateve, qe do te ndiqnin kete kurs. Me sa duket i kishte pelqyer prezantimi im ose thjesht me "beri nje favor", megjithese gjermanet njihen per te qenet teper strikt. Ftesen e tij e argumentoi me faktin se isha nje gjermanishtfolese si dhe me faktin e te qenit bashkepunetore e agjensise. Me beri te qarte se ajo ftese per mua ishte thjesht nje mundesi, pjesemarrja ose jo ne trainim varej nga prezantimi im ne interviste.
E mireprita kete ftese me kenaqesi. Mendova se ishte nje mundesi e mire per mua, per te financuar projektet qe kisha ne koke. Megjithese ishte liberalizuar inisiativa e lire, perzgjedhjet ishin teper selektive dhe per ne opozitaret kishte pak apo aspak mundesi. Ne fund te Janarit u zhvillua intervistimi ne nje zyre ne katin e dyte ne anen e pasme te muzeut historik. Kishte shume pjesemarres ne fazen selektive. Nje jave me vone u njoftuan fituesit, nder te cilet isha edhe une, dhe ne javen e trete te shkurtit filloi kursi.
 Nder pjesemarresit ne kete edicion ishim gjithesej tre vlonjate fitues: une, Bardhyl Nasto dhe Petrit Kotori. Leksionet i zhvillonim ne nje salle ne katin e pare tek rruga e Elbasanit, perball liceut artistik Jordan Misja. Ishte nje cilesi shume e larte e mesimedhenies nga lektore te huaj dhe shqiptare, ku kryetrajnuese ishte Merita Shehu, per te cilen eshte pak te thuhet se ishte teper e pergatitur. Fakti qe ne ishim edicioni i dyte i ketij kursi e bente ate edhe me cilesor. Gjithesej ishin planifikuar tre edicione te ketij kursi. Leksionet zhvilloheshin prej ores 9 deri ne 18.00, me nje pushin nje oresh ne dreke dhe cdo 1,5 ore nje pushim kafeje prej 20 minutash. Kafete i pinim te nje bar ne krah te liceut artistik. Pas fazes se pare njohese me njeri tjetrin, bisedat tona ishin perqendruar ne temat dhe shqetesimet e perditeshme, ne veshtiresit e jetes, problemet e demokracise si dhe idete tona mbi zhvillimet e ardheshme. Asnjeri prej nesh nuk kishte bere te ditura perkatesite apo preferencat politike. Kjo, jo vetem per shkak te ritmit te larte, qe impononte programi i ngjeshur i trajnimit, por mendoj se ishte edhe nje zgjidhje intuitive e jona, e cila i shkonte teper per shtate, nivelit aresimor dhe kulturor te auditorit. Ishim te gjithe me aresimim te larte.
Ne grup njihja Agim Shemen, ish volejbolliste i ekipit Dinamo dhe i kombetares, professor Kolen, ish pedagogum tim, pervec dy vlonjateve Bardhyl Nasto dhe Petrit Kotori. Femra ishim vetem une dhe Mimoza Alibali, bashkeshortja e kengetarit te mirenjohur shkodran, Bashkimit, e cila ishte me profesion inxhiniere ndertimi dhe do te aplikonte per ndertimin e nje ndermarjeje inertesh ne Shkoder. Te gjithe kishin qene emigrante dhe mendonin te ktheheshin ne atdhe. Ky projekt ishte nje mundesi e mire per t’ua lehtesuar atyre kthimin. Ky ishte edhe synimi kryesor i projektit. Ajo qe me bente pershtypje pozitive ishte fakti se bisedat dhe rrugezgjidhjet qe ne propozonim konvergonin. Kisha patur fatin qe ne grupet qe ne krijonim per te supozuar situate te ndryshme nga bota ekonomik te isha gjithemone ne grupin fitues. Per mua personalisht ishte kualifikimi me afate gjate, qe po kryeja, pasi deri ne ate kohe kisha kryer disa kualifikime maksimumi nje javore, nga USAID , Korpusi i Paqes, ARZH, apo struktura te tjera, ne fushen e ekonomise dhe demokracise lokale apo politikave genter. Se bashku me nje grup shoqesh, intelektuale vlonjate, kishim krijuar shoqaten kombetare “Per nxitjen e gruas ne biznes”, me objektiv minimal te pakten te perditesonim dijet dhe te mbaheshim”gjalle “ intelektualisht, duke u perpjekur t'i injektonim mandej keto koncepte ne ambjentin vlonjate.
Do te vazhdonim keshtu ne nje situate te qete dhe harmonike deri ne javen e trete te kursit. Ne diten e trete te javes, ne pushimin e pare te mengjesit ne auditor dikush nga kursantet, hyri me gazeten “Koha Jone”. Mjaftoi vetem kjo qe te fillonte trazimi. Sapo e pa njeri nga kursantet, Sali e quanin, nje intelektual, qe deri ne ate moment kishte qene teper i qete dhe babaxhan, i cili respektohej nga te gjithe ne si me i moshuari ne auditor. Ai i drejtohet Avenirit, njerit pre kursanteve, teper i revoltuar me fjalet: “C’me hyn me ate gazete antikombetare ne dore ti ketu? Aveniri, nje natyre teper e qete, nuk reagoi, me shume nga habia se sa nga paaftesia per  te reaguar. Te gjithe u kthyem te cuditur nga ky shperthim, por nuk pati kohe per reagim sepse hyri lektori dhe vijuam me leksionin. Ne pushimin tjeter pergjigjia ndaj ketij veprimi ishte fakti, qe shumica e pjesemaresve, rreth tridhjete hyne ne auditor me gazeten “Koha Jone” ne dore.
Kjo ishte nje sfide e heshtur ndaj te rebeluarit dhe tregonte mosaprovimin, qe i kishte bere auditori veprimit te Saliut. Mjaftoi kjo qe ne bisedat tona te hynte edhe politika.
Nderkohe kaluam nje tronditje shume te madhe. Ishim shume afer ne vije ajrore, me vendin kur ne nje nga mengjeset, kur prisnim te hynim ne auditor, gjitheshka u trondit nga shperthimi, qe ndodhi tek supermarketi VEFA, ne rrugen e Barrikadave, ne nje prej godinave 9 Kateshe qe ngriheshin buze saj. Une isha me Mozen ne ate kohe kur ja behu teper i shqetesuar edhe bashkeshorti i saj, Bashkimi, i cili per te siguruar jetesen e familjes punonte me nje furgon ne linjen Shkoder-Tirane, pasi te ardhurat nga aktiviteti artistik nuk i mjaftonin per te mbajtur familjen. Si pasoje e kesaj ngjarjeje pati pasiguri edhe me te madhe. Konsideruar edhe faktin qe opozita ishte teper e paragjykuar dhe e anatemuar. Ne nje prej ketyre diteve Mimoza me thote me ndrojtje: - Liza a me shoqeron dot deri tek PS, sepse dua te takoj Bashkim Zenelin, e kemi mik familjar. Pa merak - i them une - Pse ma thua si me frike? Une aty e kam si shtepine time - shtova me tej dhe i spjegova nderkohe pozicionin tim politik. - Ok me thote, une pata merak te te thoja se mos nuk pranoje te vije, sepse mund te kishe frike nga pasojat – ma kthen ajo- por mos e bisedo me te tjeret e pe se c’fare i punuan Avenirit per gazeten. E kuptoni cfare pasojash kishe, ne ate kohe, edhe te shkoje ne godinen e PS, edhe te blije nje gazete te pavarur, pale Zerin e Popullit.
Une ne auditor isha e ulur prane me Nuriun nje inxhinier nafte nga Policani i vendosur ne Tirane, i cili per te realizuar nje projekt qe kishte per nje benzinate diku afer Vaqarrit, e ndiqte kete kurs se bashku me nipin e tij, pasi kufiri deri ne 150 mije dojc marka nuk mjaftonte per financimin e projektit te tij. Ne kete menyre te dy bashke arrinin te dublonin shumen, gje kjo e parashikuar nga hartuesit e projektit. Te njejten forme kishin perdorur edhe bardhyli me Petritin per te dyfishuar shumen e nevojeshme per realizimin e projektit te tyre. Ne nje moment pushimi une e pyeta Nuriun  per nje shoqen time te gjimnazit, e cila pasi ishte diplomuar per mesuesi, dega letersi, ne universitetin "Aleksander Xhuvani" te Elbasanit, ku u njoh me nje djale nga policani, student i deges se matematikes ne te njejtin universitet, ishte zhvendosur me famijlen e re ne Polican. Prej atehere i kishim humbur kontaktet. Mundesite ekomunikimit ne ate kohe dihet qe ishin te pakta. Pyetjes time; A njeh Lida Kojanin ai ju pergjigj: Po, dhe filloi te fliste me superlative per te. Te njejtin mendim ndaja edhe une per Liden. Me spjegoi se ajo tashme jetonte ne Tirane pasi i shoqi i saj, Agroni, punonte ne Ministrine e Brendeshme duke vazhduar me tej me shprehjen: e kam shoqe ideali, duke mu kthyer befas me pyetjen: Se ti besoj demokrate je?
Une ju pergjigja me qetesi: - Po jam demokrate po jo demokratikase.
-Pse cfare je ti? -me kthehet.
-Qe te ta them bute bute -vazhdova une- une jam e majte, konkretisht socialiste. Shperthimi i tij ishte vertet indinjativ: - Me vjen shume keq - me tha- se une e shoh qe t’i je vajze e mencur dhe shume e mire. Une dua qe ne PS te mbeten vetem njerezit e keqinj dhe budallenjte.
Kurse une ju pergjigja, duke qeshur: - Kurse mua me pelqen qe ne cdo force politike te mbizoterojne ne plan te pare njerezit e mire dhe te mencur. Vetem keshtu do te bejme perpara. Nga ky moment Nuriu do te qendronte pak ftohte me mua.
Por kjo bisede beri mire sepse ne filluam te flisnim lirshem me njeri tjetrin edhe per temat e dites. Ne nje nga keto biseda mesuam se njeri nga admnistratoret e shoqerise anonime “Bloja” si dhe anetar bordi ne Fondin AngloAdriatika, fond i cili grumbullonte letrat me vlere kryesisht te te perndjekurve, per t’i angazhuar mandej ne procesin e privatizimit, Nuriu, nje burre i qete dhe teper i zgjuar me origjine nga Kavaja ishte anetar i kryesise se PD, Kavaje. Nderkohe une isha anetare e kryesise PS Vlore etj. Ne nje nga keto dite, pasi kishte ndodhur shperthimi tek Vefa, gjate pushimit te kafes, une i them atij: A e sheh qe ne ndaj ngjarjeve reagojme njesoj, problemet i vleresojme njesoj, rrugezgjidhjet i kerkojme njesoj, veshtiresite i jetojme njesoj. Te tjere nga lart jane ata qe na vene ne shere dhe na ndajne. Nuriu ndante te njejtin mendim.
Me mbas do te ishim te ngarkuar sepse seicili prej nesh do te pergatiste projektin e tij me te cilet do te konkurronin per financim i planifikuar nga qeveria gjermane per kete qellim. Roli ketij kursi kishte qene pikerisht qe ne te mernim njohurite e nevojeshme per te paraqitur projektet tona ne perputhje me standartet europiane. Kishim pak kohe ne dispozicion Keto projekte do te miratoheshin nga bordi i bankes KFW. Kjo ishte nje pike sigurie per ne, pasi te pakten shmangeshin paragjykimet politike dhe kriter vleresues mbetej vetem kriteri i cilesise. Une pergatita projektin tim, per nje Luna Park, fiancimi i te cilit ishte brenda kufirit prej 150 mije dojc markash. Me sa u informova projekti im, i Liljanes, motres se Kastriot Islamit, pjesemarrese ne edicionin e pare te kursit, per nje lander si dhe i Bardhyl Nastos, per nje benzinate ishin vleresuar ne tre me te miret. Por kushtet e menyres se levrimit te kredise ndryshuan. Nuk e di per cfare motivesh fondi ju atashua bankes kombetare agrare. Per kete qellim zhvilluam edhe nje takim njohes dhe prezantues me drejtorin e atehershem te saj Z.Spiro Brumbulli, i cili na njoftoi se paraqitja e projekteve do te behej prane degeve lokale te bankes, ne rrethet perkatese. Projekti im dhe i Bardhylit nuk u financuan, per shkaqe jo teknike, sepse sipas thenies se drejtorit te atehereshem, une isha opozitare dhe Bardhyli po sipas tyre ishte jo i besueshem per pushtetin e atehershem. Ai dhe Petriti kishin nje projekt te perbashket, per te arritur vleren e projektit. Ne fakt Bardhyli ishte nje intelektual i pavarur dhe administrator shume i mire, te cilin une me vone kam propozuar te ishte kandidati yne ne nje nga konkurimet per drejtimin e Bashkise se Vlores. Kuptohet qe edhe brenda forces tone politike kishte konservatorizem, te cilin ishte e veshtire t’a thyeje. Kjo e justifikuar edhe ne emer te sakrificave. Atehere une e terhoqa nga banka projektin tim sepse e konsideroja nje pasuri intelektuale timen, te cilin e kam ende sot si relike ne sirtar.
Per shkak te nje projekti familjar une u largova ditet e fundit te kursit, dhe nuk arrita qe te mesoja ne se kishte ndryshuar apo jo mendim dhe qendrim Nuriu, ne lidhje me mua. Kete do ta mesoja nepermjet "Zarfit te lumturise", te cilin ma dorezoi me mbas Merita. Ne te ishin shenuar te gjitha dedikimet e kursanteve per njeri tjetrin. Atehere, por edhe sot, kur per kete shkak ju riktheva leximit te fleteve te bardha gjysem formateshe te dedikimeve me rezulton se Nuriu kishte bere vleresimin me te mire dhe dedikimin me te bukur. Ky ishte reflektim dhe civilizim, proces te cilit ne se veme aresyen ne pune ne i neshtrohemi cdo dite. Qysh atehere nuk e kam takuar me kurre, por e vleresoj shume gjestin e tij reflektiv. Kane rrjedhur shume ujera, une kam kaluar shume veshtiresi, suksese , pengesa, sulme te pamerituara, me kane vleresuar apo anatemuar dhe une e cmoj shume te drejten time per te reflektuar ndaj qendrimeve tona, apo per t’i konfirmuar ato kur i gjejme te drejta. Ne emer te te gjitha ketyre une sot deshiroj dhe kam perseri ne plan te pare mendimin se ne cdo force duhet te mbizoterojne me te miret, me te mencurit, me tolerantet, me te moderuarit, por edhe qe te jene me kembe ne toke, jo te katapultuar por produkte te nje procesi seleksionues te merituar. Ja per te gjitha sa thashe me siper une e inkurajoj dhe mbeshtes Olsi Bazen, pa e ditur se ku eshte pozicionuar. Ai cdo force politike i ben mire. Edhe pak dite e do t’a mesojme. Per mua nuk ka rendesi, sepse une e kam bere zgjedhjen time politike, prej kohesh, por kjo nuk me pengon qe te inkurajoj pozitiven ne cdo fushe apo force. Vetem keshtu do te perparojme, duke konfirmuar dhe pranuar vlera ne cdo fushe.. Nuk eshte moral eshte thjeshte ajo qe ndjej.

Luiza Hoxhaj
15.05.2009

1 commento:

Luiza Hoxhaj ha detto...

Sot, qe po e rilexoj kete publikim e gjej akoma me me vend nevojen per te konceptuar ne kete menyre pozitiven dhe progresiven ne cdo fushe.