Cerca nel blog

venerdì 6 dicembre 2013

Nderim per legjendene Lirise

Le te ndalim nje cast dhe te falenderojme ne heshtje Legjenden  e lirise  Nelson Mandela! Ishte njeriun qe kur nuk reshti se luftuari per nje bote me te mire per te gjithe! Faleminderit Mandela, qe ishe nje shembull i pacmuar ne kete bote te trazuar! Faleminderit qe edhe me ikejn tende ti do jesh perseri ketu perhere, me modelin tend frymezues te sjelljes dhe te udheheqjes, per sa e sa breza te tjere! Bota do te te kujtoj gjate. U prefsh ne paqe Legjenda e Lirise!

sabato 30 novembre 2013

EU Cohesion policy 2014-2020

EC Empowering Local Authoritties in partners countries

Lokal development startegies Eu

Te integrohemi pa Komplekse!

Nje shqetesim real i shkrimtarit  Kim Mehmeti! Po eshoqeroj me komentin tim ne statusine  e tij:
 "Ne fakt duhet te ndodhe e kunderta. Te  integrohemi ne boten e madhe nepermjete identiteti tone. Kjo eshte rruga me  e mire! Cdo menyre tjeter eshte konformiste dhe shpreh nje kompleks te kujt e mbart kete mendim.. Vete Europa punon fort per ruajtjen e identitetit te saj, por edhe per  identitetin e cdo  shtet te vecante. Multikulturalizmi eshte nje nga vlerat e Europes. Le te hyme ne Europe pa komplekse, jo duke i varferuar vlerat tona, por duke i pasuruar ato. Vetvleresimi duhet te jete vlera jone e pare!".

sabato 23 novembre 2013

Jo refraktarizëm brezash!


“Generations Unite To Change The World- Gjeneratat bashkohen për të ndryshuar botën”.
Preferova t'i referohem këtij slogani  të Samitit të Grave, mbajtur më 9 maj 2013 në New York. Ky Samit i Forbes, shumë i ndryshëm në llojin e tij, ishte jo për çështjet e grave, por për atë se si një brez i ri i grave mund të ripërcaktojnë nocionin e pushtetit nëpërmjet inovacionit dhe një ndryshimi në gjëndje, që të bashkojnë forcat me udhëheqësit tradicionalë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve më të vështira të shoqërisë.
Pra një takim i fuqishëm, trasformues dhe shumëbrezësh i mendjeve më të fuqishme: sipërmarrës, filantropistë, Shpikës, edukatorë, drejtues të fondacioneve dhe OJQ-ve, artistë dhe politikane. Çdo njëri prej tyre, pa asnjë dallim një pjesëmarrës aktive në shoqëri. 
Ky mund të jetë pa frikë një model (dhe jo e kundërta e tij, sic ndodh rëndom), i cili duhet ndjekur nga shoqëria jonë dhe ledershipi yne ekonomik, shoqëror dhe politik! Jo refraktarizëm brezash!
Kjo  është domosdoshmëri për të rritur eficencën e një organizate, të një shoqërie apo një vendi.

venerdì 22 novembre 2013

Përcaktimi i roleve të komandës dhe lidershipit

Mendova ta trajtoj këtë temë nisur nga disa ndodhi në disa kompani të ndryshme shqiptare (kompani private, mbasi per ato publike nuk kam bere ende ndonje vezhgim), ku përcaktimi i roleve drejtuese apo vlerësimi i tyre, në cdo hallkë, por  jo vetëm lë shumë për të dëshiruar. Kjo sigurisht, në nivel hierarkik apo horizontal, vlen gjithashtu edhe për organizatat, institucionet apo  shoqërinë tërësinë e saj.
Të përcaktosh rolet e komandësdhe lidershipit nuk është e lehtë. Si ti përcaktosh ato kjo është cështja..
Vet kualifikimi i termit
Leadership është i vështirë për faktin se udhëheqja është një kombinim i profesionalizmit dhe personalitetit. Ajo është një cilësi e lindur dhe si e tille identifikimi i kësaj cilësie tek një individ nuk është i menjëhershëm edhe nëse ky vihet në një situatë udheheqese si ato që bejnë kompanitë përzgjedhëse.
Pra, në shumicën e rasteve është e mundur që të ketë një tërësi të informacionit të ndërtuar mbi profesionalizmin dhe një vizion sipërfaqësor të personalitetit te një individi. Prandaj, duke mos pasur siguri në cilësitë e lidershipit dhe menaxhimit të një personi, derisa  ai të provohet është vetë kompania me strukturën e saj, ajo që duhet të mbështetësë, në fakt, rolin e komandës .
Lidershipi është me të vërtetë i lindur atëherë në qoftë se shfaqja e cilësive të tij do të ndodhë qartësisht natyrshëm, nëse individi ka hapësirat e duhura për ti treguar ato, në të kundërt komandimi për të do të ishte një imponim dhe si i tillë i vështirë për t'u ushtruar. Nuk është e lehtë për të gjetur njerëz, që janë në gjendje të përdorin komandën në mënyrë korrekte dhe qe te jene në gjendje jo vetëm për të koordinuar njerëz të tjerë, por për të mundur ti vlerësojnë ato dhe për të nxitur në maksimum grupin për të arritur gjithmonë performancën më të mirë.
Të gjitha këto detyra, për të gjetur individin e përshtatëshëm, duhet ti takojnë vetë kompanisë, sepse asaj nuk mund ti lejohet që të ketë një " bos " i cili nuk mund të admonistrojë dot fuqinë e tij dhe nuk di ta bëjë atë fuqi të rritet .
Menaxhimin e roleve udhëheqëse për shkak të vështirësisë dhe të rëndësisë që këta të fundit mbajnë bëhet një pikë e rëndësishme për një realitet që do të lulëzojë dhe do të ndjekë instinktin e tij natyrore, që është evolucioni (zhvillimi i vazhdueshëm).
Një tjetër pikë e rëndësishme është dimensioni i pushtetit, që u jepet individëve, si në aspektin e madhësisë fizike, ashtu dhe në aspektin e rëndësisë strategjike, sepse në qoftë se tashmë është e vështirë për të gjetur "udhëheqësit" e vlefshëm, është një ndërmarrje e vështirë të gjesh njerëz të aftë për të administruar organet e kompanive shumë të mëdha, me shumë të punesuar, ose ndryshe me një pushtet të gjerë dhe me ndikim.
Për këtë arsye, një kompani duhet të shqetësohen për të shpërndarë sa më shumë të jetë e mundur kompetencat dhe përgjegjësitë, duke i lidhur të gjitha ato me një sistem të marëdhënieve dhe të informacionit të strukturuar dhe të monitoruar, që jep rezultate efektive dhe efikase. Pra, jo më disa njerëz me shumë kompetenca dhe të dimensioneve të mëdha, por shumë njerëz me kompetenca të kufizuara apo të veçanta.
Kjo qasje ka vlera të shumta: ajo ndihmon në mënyrë të konsiderueshme menaxhimin e fuqive të brendshme të kompanive; thjeshton rekrutimin falë thjeshtimit të roleve dhe në fund ngrihet, pa pasur nevojë të përdorë politika të dedikuara, ndjenja e përkatësisë në shoqëri, sepse të përgjegjësosh njerëzit do të thotë tu japim atyre rëndësi dhe t'i bëjmë ata të ndjehen pjesë e diçkajeje, pjesë e shoqërisë . Kjo përbën një lidhje të konsiderueshme, që shtyn individët të japin gjithnjë e më shumë për të mirën e shoqërisë dhe në këtë mënyrë për të mirën e tyre.

Luiza Hoxhaj

Ekonomia e zemres

"Ekonomia me e madhe eshte ekonomia e zemres"- thote Rosy Canale. Kjo do te thote se jo cdo gje kerkon para per tu realizuar. Ne shume raste me pak  ose aspak para, por me shume pune, pasion, perkushtim, zemer, kreativitet mund te behen gjera te mrekullueshme. Dita e sotme ishte nje demostrim i tille.

martedì 19 novembre 2013

Sidroma e heroit

Nje status imi ne fb
Duke ndjekur emisionin Shqip ne "Top chanell" ne diskutimin e te rinjve me bejne pershtypje disa gjera: se pari edhe tek ata ka zene vend sindroma e vjeter politike e  zeros, duke perdorur termin per here te pare..per here te pare...., kur ne fakt eshte me mire te evidentojne sipas meje se cfare ishte ndryshe kete radhe..
se dyti ka zene vend sidroma e heroit, peprjekje per te marre kuroren e heroit, kush ishte i pari kush kishte merite me shume etj. Une mendoj se si gjithmone kurora, merita me e madhe i takon publikut,  i cili  normalisht evolon, piqet, pa mohuar vlerat dhe kontributin e organizatoreve, perkundrazi
Kurse tek pjesa e "te rriturve" ajo qe me ben pershtypje jane mbrerja e vonuar e ndergjegjes se disave dhe lotet e krokodilit tek disa te tjere
..Sipas meje  dy gjera ndryshe nga heret e tjera ishin:
- nuk u lejua politika te fuste hundet, pavaresisht se ajo tentoi ta bente kete gje
-reagimi ndryshe i qeverise, ose me sakte i kryeministrit, i cili ju pergjigj pozitivisht mospranimit te publikut.
Sic  e kam thene edhe ne nje status te mepareshem kete ndodhi duhet ta shohim ne pozitivitet me qellim, qe te kete nje pervoje me shume ne menyren e menaxhimit te problemeve te ngjashme, sepse  si ky rast veshtire se  vjen me!

venerdì 15 novembre 2013

Te reflektosh eshte vlere!

Cdo ngjarje  duhet vleresuar ne anen e saj pozitive, sepse vetem keshtu mesohemi te jemi pohues, jo mohues. vetem keshtu mund te behemi. E para patem nje proteste dhe reagim qytetar te civilizuar, gje e cila ne cdo cast  u respektua nga segmentet perkatese shteterore, qe merren me rendin dhe sigurine.  Patem nje mase protestuese, qe nuk ra preh e provokimeve, por thjesht mbrojti kauzen e saj ,e cila pati perballe nje strukture qeveritare, qe mbante shenim per cfare thuhej e kerkohej prej tyre. Dhe  mbi te gjtiha pame nje kryeminister, i cili dha shpresen dhe sigurine e madhe se qytetaret e ketij vendi  do te degjohen e respektohen e cdo kohe ne kete vend! Kryeminstri nuk zhgenjeu! Thjesht arsyetoi ne menyre brilante mbi gjitheshka. Mbetet e hapur ceshtja se sa e pergatitur eshte shoqeria jone per te perballuar  sfida te medha? Le ta punojme cdo dite per kete sfide: me dije, edukim, eksperienca te mira. Sapo e pame nje te tille!  Mbase nuk ishte zgjidhja me  e mire, por nje gje e di me siguri: ishte e duhura ne keto momente. Pavaresisht ketij momenti populli shqiptar mbetet popull ameriandashes!

mercoledì 13 novembre 2013

Zona Adriatika- Ioninane




The Adriatic Sea and the contiguous Ionian Sea are an important maritime and marine area in Europe, though quite diverse in economic, environmental and cultural terms. Economic and social interactions between countries and regions have been historically dense, and are now made even stronger by the EU accession process of Western Balkan countries. The existing maritime links, however, do not fulfil the mobility needs of citizens, businesses and tourists. And despite the rich maritime tradition and knowledge, innovation is driving the maritime economy only slowly forward. Furthermore, marine and coastal ecosystems face numerous environmental challenges as well as increasing urbanisation and traffic. Climate change and its impacts pose mounting threats to coastal areas.
 
Deti Adriatik dhe Deti Jon ne vazhdim janë një zona detare e rëndësishme në Europë, edhe pse mjaft e ndryshme në terma ekonomike, mjedisore dhe kulturore. Bashkëveprime ekonomike dhe sociale midis vendeve të rajonit historikisht kanë qenë të dendura, dhe tani janë bërë edhe më të fortë nga procesi i pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lidhjet ekzistuese detare, megjithatë, nuk i plotësojnë nevojat e  lëvizjes se qytetarëve, bizneseve dhe turistëve. Dhe pavarësisht traditës së pasur detare dhe dijeive, inovacioni është duke drejtuar makinën ekonomike detare ngadalë përpara. Për më tepër, ekosistemet detare dhe bregdetare duhet te përballen me sfida të shumta mjedisore, si dhe urbanizimi në rritje dhe trafikun. Ndryshimi i klimës dhe ndikimet e tij paraqesin kërcënime në rritje për zonat bregdetare.

domenica 10 novembre 2013

Përtej kufijve të sigurisë dhe të parashikueshmërisë

 Meditim  per te fituar me shume siguri ne nje situate pasigurie!
“Perënditë na krijojnë shumë surpriza: pritshmerite nuk arrihen dhe krejt papritur një zot na hap rrugën”. Euripidi.
Pasiguritë na japin atë ndjenjën e kontrollit të situatës prej të cilës ne nuk e pëlqejme të heqim dorë, mbasi ne jemi gjithmonë në kërkim të sigurisë, sepse ajo arrin të na sigurojë një ndjenjë të percaktimit dhe të pandryshueshmërisë .
Pasiguria nuk është e mirëpranuar në kulturën tonë, për shkak se të ndjehesh i ekspozuar ndaj të panjohurës na gjeneron një ndjenjë të thellë pafuqie. Ajo që ne nuk mund ta kuptojmë dhe nuk mund ta shpjegojmë është për ne e errët dhe misterioze. Na mungojnë edhe fjalët për ta përshkruar atë: ajo është e pakapshme, madje as edhe me mendime.
pranosh pasigurit kërkon të heqësh dore nga stabiliteti, pandryshueshmëria, ekuilibri, kontrolli, kërkon përulësi për të thënë, "Unë nuk e di se çfarë po ndodh. "Ajo të bën të ndihesh si fëmijët përballë të panjohurës, duke vendosur disa pyetje, duke qenë i ndërgjegjëshëm për injorancën e tyre dhe duke e pranuar atë.
Sipas Morin, perfaqesues me i shquar i teorise se kompleksitetit, kontributi më i rëndësishëm i shekullit, që lamë pas është sjellja në evidencë e kufijëve të njohjes objektive dhe të shpresës së saj të parashikueshmërisë :
“Kontributi më i rëndësishëm i njohurive të shekullit të njëzetë ishte njohja e kufijve të dijes. Siguri më e madhe, që na ka dhënë është ajo e moseleminimit të pasigurive, jo vetëm në veprimet, por edhe në dije. ( ...) Një nga pasojat kryesore të këtyre dështimeve të dukshme, në fakt realisht të arritjeve të vet mendjes njerëzore, është të na vendosë në kushte të përballojmë pasiguritë dhe më përgjithësisht, fatin e pasigurt të çdo individi dhe të gjithë njerëzimit”. (Morin, 2000).
Në çdo hap të jetës sonë ne ballafaqohemi me kufizimet që rrjedhin nga siguria e një " plani të mbaruar " - atë të njohurive ekzistuese – dhe të një "kohe të mbyllur" - atë të parashikueshmërisë. Për të zbuluar, për të krijuar të renë, duhet një sipërmarrje jashtë kufijve të sigurisë dhe të parashikueshmerisë, të jesh i përgatitur për gabimet dhe tentativat e reja.  
Vetëm me këtë hap ne mund të fillojmë një rrugë përmes mënyrave të reja të mësimit dhe dijes: është e nevojshme për të bërë disa pyetje në vend të kërkojmë disa përgjigje shteruese, duke u vertitur kështu në një "hapësirë të hapur ", ku ne mund të presim ndjenjën e frikës për të papriturat.  
Për të hapur gardhe të papritur, është thelbësore t'iu qasemi studimit të marrëdhënieve ndërmjet subjektit dhe objektit, ndërmjet njohësit dhe të njohurit, për të kërkuar mundësi të reja për mësim .
Në qoftë se bota nuk është aq e sigurt dhe e parashikueshme si ne do të donim që ajo të jetë, nëse koha nuk është një varg i pandërprerë prej momenteve të gjithë te njejtë, në qoftë se hapësira nuk është një fushë e rrethuar, nëse racionaliteti nuk është i vetmi mjet i mundëshëm për dijen, jemi ndoshta duke e zbuluar ate përgjatë rrugës së jetës, sigurisht së bashku.  Dija, trasparenca, dialogu jane disa nga ato mjetet qe ta japin sigurine e nevojeshme dhe te mundesojne  nje parashikueshmeri relative.

martedì 5 novembre 2013

Zhvillim kaotik

Kjo shkolle nuk eshte ndertuar ne vitet 80, por eshte prishur ne vitet 80' per t'ia lene vendin asaj qe ne Vlore njihet me emrin : Shetitorja e Nedinit!
Po bej nje korrigjim: shkolla nuk eshte e viteve 80,  por e viteve gjashtedhjete, ne mos e viteve 50 si shkolle. Si ndertim ishte e kohes se italise. une aty kam bere shkollen tetevjecare. Shkolla Zenel Murraj ishte shkolla me e bukur e Vlores, megjithese e vogel dhe nje kateshe. Trualli i shkolles nuk perben as nje te treten e ndertimit. Pjesen tjeter ja kane marre detit, pra publikes,  duke zhdukur pllaken e fameshme te gurit, ku behej celja e sezonit te notit, dhe duke u bere shembull egzemplar me rrethimin e shkembit te doktorit. Do hyjne ne histori se kane bere  gardhin e pare ne det! Aty tradicionalisht ka qene vetem shtepia e Totajve, ngjitur me murin e shkolles sone. Ajo zone bukur tani mbetet vetem nje kutjim. Ky eshte nje nga mekatet qe i behet natyres ne emer te zhvillimit, por nje zhvillimi kaotik ama.

lunedì 28 ottobre 2013

Te kesh “fokus eshte celesi per sukses


Te zbulosh celesin e suksesit eshte themelore per te jetuar plotesisht egzistencen tende. Perse disa persona arrijne rezultate ekselente per nje periudhe kohe te kufizuar ndersa te tjere qe te arrijne kete duhet te punojne gjate gjithe jetes? Cili eshte celsi qe e vendos ne moto deshiren tone per te qene gjithnje ne maje?
Duhet te mesoje startegjite e thjeshta per te rizgjuar motivimin ne vetvete  si dhe tek bashkepunetoret tane, per te arritur rezultate gjithnje dhe me te mira. Cdo dite ne flasim per rezultate, arrijme rezultate, vleresojme rezultatet. Pra ajo qe duket sikur vlen jane vetem rezultatet.te cilat na bejne qe kur vjen fundi i dites te mendojme: “Por cfare konkludova sot?”
Nese pergjigjia eshte negative biem ne nje nivel depresioni, gje cila na ben te palumtur dhe na con ne kryerjen e disa veprimeve te cilat ne kushte te qeta dhe te kenaqesise nuk do i kishim ndermarre kurre.
Ne fakt mbas fjales “Rezultate” ka nje proces te tere per tu ndermarre, te cilin nese e ndjekim rigorozisht na con ne marrjen e maksimumit nga jeta, maksimumin e eksperiences sone koerente me mendimet dhe idete tona.
Por eshte e qarte qe nje situate caktuar ndryshon krejtesisht nga nje moment i caktuar e mbrapa?
Dhe nga ky moment gjitheshka fillon te permiresohet apo te keqesohet. Mendojeni dhe do te shohim qe gjitheshka ka nisur nga nje vendim.
Teknika te suksesit
Vendim + focus+ veprim = rezultate ekselente

Vendimarrje
“Eshte moment qe ti vendos, qe percakton fatim”. Anthony Robbins
Pra sic thote Anthony gjitheshka nis gjithnje nga nje vendim. Nuk ka rendesi nese ke ndermarr nje vendimin apo jo. Si rregull eshte gjithnje ne mes nje vendim. Ne fakt jo domosdoshmerisht te marresh nje vendim, por “te jete nje vendim”!!
Personalsisht e shoh vendimin si veprimin apsolutisht me te forte ne kontrollin e jetes sone per te kapercyer nje moment pasigurie ne nje situate sigurie. Thjesht sepse vendimi eshte marre!!
Te vendosim se cfare duam na con  ne pasjen e nje busulle ne jeten tone. te ciles i japim nje sens per ku jemi, cfare bejme dhe nese ka nevoje ta ndryshojme jeten tone.
Tani hyn ne mendjen tone...Fokusi
“Fokusi eshte  si drejtimi i nje rrezeje lazer, qe vendos ti se ku duhet te rrahi dhe qe te mban te perqendruar mbi kete objektiv, duke lene menjane gjithshka tjeter”. Pra fiksohesh tek nje objektiv. Disa e quajne fiksim apo obsesionim. Pra perdorin ne nje kuptim pexhorativ. Ne fakt ne kete rast ka rol tjeter kjo fjale si nje nga teknikat e suksesit. Nje here qe hapim busullen, psh percaktojme qe fokusi yne eshte “Jug-perendimi”. Mbas kesaj nuk egzistojne me per ne drejtime te tjera ose me sakte nuk na interesojne neve drejtimet e tjera.Vendimi eshte marre dhe tani drejtimi yne eshte i qarte.
Pra e kemi percaktuar fokusin dhe eshte momenti per te kaluar ne...Veprim
“Veprimi eshte celsi  themelor per cdo lloj suksesi”. Pablo Picasso.
Pra ne kete menyre ne e pergatism anijen tone per ate udhetim qe do te na coj ku tashme e kemi vendosur. Te kesh fokus pa kaluar ne veprim eshte si te presesh koken nga trupi yne.  Shume here motivi, qe na con ne mosveprim eshte konflikti i brendeshem mids asaj qe kemi vendosur dhe vlerave tona te brendeshme ose frika qe buron nga eksperiencat e mepareshme. Si gjithnje zgjidhja qendron brenda nesh Duhet te qartesohemi mbi cfare duam realisht, duke vendosur ta shkepusim te kaluaren tone nese ajo nuk na ndihmon te jemi ata qe ne realisht duam te jemi!! Perseri vendimi luan ne favorin tone. Ne vendosim per te pasur siguri ne nje moment pasigurie!!!
Esenza e veprimeve te vendosura nga ne eshte ajo ndjesia e te “te ndjerit i gjalle”, ajo vetedija per te levizur drejt objektivave tona
(.. ndersa cdo veprim qe eshte bere i vendosur nga dikush tjeter na jep ndjesine e  “moskontrollit te jetes sone”. Edhe nese, mund te pranohet vendimi i dikujt tjeter kjo duhet bere vetem ne momentin ne te cilin ne vet gjejme nje motiv per ta ndermarre ate).
Pikeirsht keto veprime na cojne ne rezultatet e deshiruara.
Nje shembull i thjeshte
Psh une pashe nje Ipad, te cilin deshiroja ta blija. E dashuruar me idene per ta pasur ate, ai u be nje enderr per mua, edhe pse cmimi ishte pak i kripur. Ne mendjen time, nga ai moment, nuk kishte tjeter mendim vec si ta blija ate. Pra tani ne mendjen time ishte vendosur “fokusi”: te blija Ipad. E pashe ate dhe fillova te bej disa llogari se si mund ta blija, se si mund te hiqja menjane disa kursime, per te mbritur deri ne fund te muajit pa u borxhuar etj.
Ne fund te muajit arrita ta blej. Pra obiektivi im u kthye ne rezultat...