Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Cerca nel blog
mercoledì 24 dicembre 2014
venerdì 10 ottobre 2014
lunedì 4 agosto 2014
lunedì 30 giugno 2014
Atmosfere pozitive
Dhënia e statusit të vendit kandidat të BE-së për Shqipërinë, ka nisur të japë efektet e saj. Ka një ndjenjë të ndryshme në terren. Ka shumë shenja rreth rritjes së pritshme. Shpejtimi i ritmeve te zhvillimit. energji dhe optimizëm. Kjo është një atmosferë pozitive. Nëse ne do te dimë ta menaxhojme kete atmosfere, të gjithë së bashku: institucione publike dhe private, qytetare, OJQ-të, ne së shpejti do të shohim rezultatet, edhe për këtë shkak.
giovedì 29 maggio 2014
lunedì 5 maggio 2014
venerdì 25 aprile 2014
Nevojitet më shumë besim apo ka edhe mungesë interesi?
Duke ndjekur emisionin Top Story, mbi ekonominë, përpos
vlerësimit të trajtimit të një teme interesante dhe me interes të
drejtëpërdrejt për publikun, mbasi flitet për ekonominë dhe zhvillimin.
Duke vlerësuar gjithë përpjekjen e panelistëve për ta
trajtuar cilësisht këtë temë
Duke përshëndetur nismat dhe prioritetet e reja të
prezantuara nga Ministri Ahmetaj vërej se:
Është duke u ndërtuar një ideologji e cuditëshme e
ringritjes ekonomike apo e hopit që duhet të bëjmë për të përshpejtuar ritmet e
zhvillimit. Sigurisht që ky është një objektiv normal. Thuhet se kjo varet më
së shumti nga fakti se sa burime financiare do të jenë në disponim të
qytetarëve (gjë që u përmend edhe në diskutimet gjatë emisionit në fjalë) dhe
nga fakti tjetër se sa këta qytetarë do të kenë besim të mjaftueshëm tek e
ardhmja me qëllim që të shpenzojnë me shumë, duke përshpejtuar lëvizjen e
motorit të ekonomisë: prodhimin.
Ideologji konservative do të thosha unë, e pamjaftueshme për
të kapur ritmin she përballuar konkurrueshmërinë gjitnhnjë në rritje. Perse te
mos konsiderojme arësyen themelore, që qëndron në bazë të pakësimit të blerjeve
(përdora si më të përshtatëshme fjalën blerje, jo konsum): produktet dhe
shërbimet aktuale u interesojnë gjithnjë e më pak qytetarëve (blerës).
Sigurisht që pakësimi I blerjeve shkakton aq shumë frikë sot në Europë dhe me gjerë.
Mendoj se dhënia e një rëndësie më të madhe burimeve
financiare për të stimuluar blerjet është vetëm një kusht i domosdoshëm, por jo
i mjaftueshëm. Përvec kësaj nevojitet tu jepen sipërmarrësve dhe manaxherëve të
lartë burime njohëse (cognitive) për të projektuar dhe realizuar produkte dhe shërbime
të reja.
Këtë rol mund ta kryejnë shumë mirë aktorë si Qendra jonë
apo struktura të ngjashme me të, por mbi të gjitha këtë proces duhet ta
orientoj sistemi ynë arsimor.
mercoledì 16 aprile 2014
mercoledì 9 aprile 2014
Konferenca e I-rë: “Tako Talentet Shqiptare- Meet AlbTalents”
Vlorë më 28-29 Mars 2014
“Talenti është pasioni për të mbritur ëndrrën, që
bën të lumtur njeriun dhe më të
pranishëm progresin...ndaj te vrapojme pa u rrëzuar dhe të ecim pa u ndalur me
kokën lart dhe me mendjen në krye.”
“Kush do gjen, kush do bën, kush do mbrin”. Të
frymezuar nga ky slogan Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin
Rajonal dhe Lokal në bashkëpunim me Universitetin Ismail Qemali, të Vlorës, me
Agjensinë Rajonale të Zhvillimit Vlorë, Albanian Guide si dhe autoritet lokale
dhe qëndrore preyent në Qarkun e Vlorës si dhe aktorë të tjerë zhvilloi në datat 28-29 Mars në qytetin e
Vlorës, Konferencën e I-rë: “Tako Talentet Shqiptare- Meet AlbTalents”.
Kjo Konferencë e para në llojin e saj, është pjesë e
projektit tonë me të njëjtin emër: “Tako Talentet
Shqiptare- Meet AlbTalents”.
Rrjedhja e trurit (Brain Drain), fenomen prej të cilit Shqipëria, si një vend në
tranzicion me një ekonomi të dobët dhe nivel papunësie të lartë, nuk mund të
shpëtonte pa u prekur, në vështrimin tonë, është një temë urgjente e cila duhet
të marrë gjithnjë e më shumë terren në diskutimet e debatet tona publike dhe
institucionale, e kuptuar si humbje nga ana e vendit tonë e një pjese të
kapitalit njerëzor me kualifikim të lartë si dhe si mungesë e aftësisë së
vendit për të stimuluar qarkullimin e trurit (brain circulation), pra qarkullimin e trurit nga dhe për në
Shqipëri, me përfitime të
jashtëzakonëshme për vendin, duke ekzaminuar mjetet, të cilat do të
lejonin kalimin nga njëra fazë tek tjetra. Pikërisht me një mision të tille kjo
konferencë, mbështetur mbi bazamentin e përpjekjeve të mëparëshme të vendit,
institucioneve dhe shoqërisë sonë, inicioi këtë ridiskutim dhe risjellje të tij
në plan të parë të preokupimeve tona, duke bashkuar aktorët e ndryshëm, të
cilët ndajnë të njëjtin interes për këtë temë. Fakti që Shqipëria, sipas
studimit të fundit te kryer nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Ekonomik me bazë në Paris, (OECD). rezulton, ndër vendet më të goditura në
Evropë përsa i takon fenomenit “të ikjes së trurit me 26,7%, e përfocon
emergjencën e këtij diskutimi.
Objektivi i kësaj konference, ndryshe nga inisativat
e deritanishme, ishte mundësimi i një dialogu direkt midis: studentëve,
studjuesve, akademikëve, artistëve apo profesionistëve të lirë dhe
institucioneve të qeverisjes lokale e qëndrore, ekzekutivë dhe legjislativë,
për të diskutuar mundësitë e ndryshimeve ligjore apo praktikave administrative
me qëllim që të plotësohet ëndrra e kujt do të kthehet por për arsye objektive
s’mund ta bëj dot këtë, endrra e kujt dëshiron të ndihmoj prej aty ku jeton,
qytetin, qarkun apo vendin e origjinës.
Pjestar të paneleve të diskutimit për dy ditë me
radhë ishin aktorë të rëndësishëm të botës akademike dhe shkencore, aktualisht
jashtë vendit, si Prof. Laura Mersini Hounghton, Dr Detina Zalli apo edhe të
kthyer rishtas në Shqipëri si Prof.As. Mirela Bogdani, Dr. Sokol Bana, dr Elvis
Mocka, Dr Ermal Xhelilaj. Akademike të cilët kanë kaluar më parë eksperienca të
tilla Prof. Albert Qarri, Prof Kosta Barjaba, Prof. Shezai Rrokaj, Prof.As Mira
Shehu, profesionist nga bota e
sipërrmarrjes apo medias në emigracion si Vjollca Staro, Eva Habili (gazetare
,Gjermani), Gerta Malaj (IBM, USA),, emigrantë të cilët e kanë bërë tashmë
zgjedhjen e tyre: kthimin në atdhe, si Vangjel Maskaj (Albania Guide), (BE),
Idlir Sinani, Eduart Kola, Desdemona Stefa, duke na prezantuar avantazhet,
disavantazhet dhe vështirësitë, që kanë hasur në këtë ndërmarrje të tyre.
Panelist ishin gjithashtu persona të sukseshëm me shkollim tërësisht shqiptar
të cilët kanë bërë karriere te sukseseshme ne strukturat nderkombetare si Prof. as. Valbona Karacia, perfaqësues të
komuniteti të bisnesit si Florenca Nani apo Besnik Pepi, përfaqësues të
shoqatave homologe si Rrjeti A@san Blerina Babaliu apo profesionistet e rinj,
përfaqësues të institucioneve rajonale si Ines Stasa apo Mariana Cani. Rol të
rendesishme kishin diskutimi dhe prezantimi i përvojave nga ana e ekspertit dhe
studjuesit të emigracionit me banim në Zvicer z. Luan Bytyqi, shefes së zyres
së Ri-integrimit në Ministrine e Brendëshme të Republikës së Kosovës znj
Violeta Berisha, Drejtore e Burimeve njerëzore në këtë ministri Znj. Vjollca
Bruqi, Znj. Bygit Bude, eksperte gjermane për cështjet e riintegrimit etj.Po
ashtu present ishin edhe student të universiteteve shqiptare dhe të huaja të
niveleve të dyta apo të treta, nxenes në prag të zgjedhjes se studimeve etj.
Një kontribut të rëndësishëm për mbarëvajtjen e
këtij diskutimi dhanë me punimet e tyre Prof. Zamira Cavo, Dr. Përparim Kabo,
znj.Edlira Cepani, Sindi Halili e dhjetra te tjere nëpërmjetë komenteve apo
letrave të tyre. Diskutimet në këto
panele, direkt apo edhe me vidomesazhe, ishin konceptuar si vazhdim i
diskutimit, të nisur on-line prej dt 02.12.2013. Në këtë diskutim on-line janë
përfshirë 110 akademike, profesionistë të lirë, studjues dhe student me një
gjeografi pothuajse globale. Ata kanë dhënë mendime të vyera dhe shumë
racionale rreth temës në diskutim, duke ofruar edhe vizionin e tyre për
potencimin e lobimit rreth këtij problem. Këtyre duhet tu shtojme edhe nxënës,
student dhe sipërmarrës apo profesionistë të kthyer rishtas, të intervistuar
nga stafi ynë në qytetet e Vlorës dhe Tiranës. Diskutimet e tyre në panele,
vidomesazhet, intervistat apo rezultatet e nxjerra nga intervistat on-line do i
shpalosim gradualisht për ju lexues të faqes ditë pas ditë.
Duke vlerësuar kontributin e profesionistëve të
kualifikuar në konsolidimin e demokracisë dhe ndërtimin e një shoqërie moderne,
kjo konference hodhi dritë mbi disa aspekte të ri-integrimit të tyre në
Shqipëri. se pari nga personat me të cilët e ndamë këtë ide dhe mandej nga
rrjeti në zgjerim nëpërmjetë komunikimit on-line. Rrjeti ynë është në zgjerimi.
Në pak muaj atij i janë afruar qindra bashkëpunëtor dhe po evolon natyrshëm
drejt një grupi social, që konsiston në trasformimin e propozimeve dhe ideve në
veprime konkrete cdo dite e më tepër.
Tek qendra aftesitë e ndryshme në këtë proces, janë prezente dhe u pasqyruan
dukshëm në këtë konferencë.
Konferenca përtej propozimit të një analize të
thelluar të shkaqeve të fenomenit brain drain si dhe mungesës së brain
circulation ekzaminon instrumentet, të cilët mund të favorizojnë kalimin nga
fenomeni i parë tek i dyti. Konferenca individualizoj raste të ekselencës
shqiptare si dhe ofroi propozime konkrete për të filluar ti jepet zgjidhje
këtij problem shumëvjecar, i cili ka pasoja të ndjeshme mbi zhvillimin aktual
dhe perpsektivë të vendit tonë.
Pra kush është sfida jonë për të ardhmen?
Sfida që duhet të përballojmë është e dyfishtë: nga
njëra anë shtimi preokupant i kapitalit njerezor me kualifikime të larta, që dalin nga vendi ynë, pra jashtë sistemit të
vendit, për në shtete të tjera. Ketu
peshë të madhe zënë kualitete të larta shkencore apo personat me aftësi të
larta në teknologji, largimi i të cilëve është me pasoja të dëmshme për
konkurrueshmërinë e vendit tonë. Nga ana tjetër shterimi i kapaciteteve të
vendit për të tërhequr kapitale të
kualifikimit të lartë nga jashtë vendit,
përfshi edhe ata me origjinë shqiptarë.
Pra humbja e talenteve shqiptare, e kombinuar me paaftësinë për të
thithur tru të huaj, e penalizon rëndë vendin tonë në kontekstin e një bote të
globalizuar ku konkurrenca zhvillohet
gjithnjë e më shumë mbi bazën e Dijes
dhe Inovacionit.
Ndaj një sfidë e përbashkët e shtetit dhe shoqërisë
shqiptare mbetet kthimi i profesionistëve në vend si edhe ri-integrimi efektiv
i tyre në mjedisin social, ekonomik dhe politik. Kjo nënkupton procesin e përshtatjes në
vendin e origjinës me qëllim që njohuritë dhe eksperienca e akumuluar jashtë
vendit t’i shërbejnë jo vetëm progresit individual por njëkohësisht edhe
progresit të vendit dhe shoqerise sone. Në këtë menyre ne do të përmirësojmë të
kuptuarit e fenomenit dhe do të përshkruajmë aktivitetet dhe veprimet, që duhen
ndërmarrë për të mbështetur zbatimin e politikave të reja rajonale dhe
kombëtare që mbështesin në njërën anë kthimin e të rinjve në vendin tonë dhe
nga ana tjetër dekurajojnë braktisjen e tij nëpërmjet një proces inovacioni dhe
zhvillimi të territorit, që mund ti bëj protagonist të rinjtë tane më të mirë.
Politikat e ndërmarra deri më sot nga qeverite
shqiptare, përfshi edhe ato të bisnesit
shqiptarë, për të thithur këto kapacitete rezultojnë të papërshtatëshme.
Përpjekjet për ta nxitur këtë proces kanë pasur një profil të ulët dhe kanë
qenë jo të mirë kordinuara.
Në kushtet aktuale
janë të domosdoshme një nderhyrje energjike politike për të administruar
këto flukse si dhe një qasje multidisiplinare ndaj fenomenit. Ndërmarrja e
hapave të tillë në masë të gjerë dhe të mirëkordinuar, duke shfrytëzuar
përvojat e vendeve të përparuara mbetet objetiv permanent për ne. Këtë gjë e
synuam që gjatë kësaj konference të parë. Por ndërsa u arrit një profil i lartë
përfaqësimi nga bota akademike, aktorët e tjerë lanë për të dëshiruar. Ne
synojme ta realizojmë këtë përfshirje në proces edhe nga nivelet e tjera: të
legjislativit dhe ekzekutivit, përfshi edhe botën e sipërmarrjes. Ne nuk
reshtim se këmbenguluri deri sa ata që duhet të degjojnë dhe të ndermarrin hapat e duhur ta bëjnë një gjë të tillë. Ne
synojmë të agngazhojmë një ndërhyrje të profilit të lartë dhe do ta realizojmë
ate me këmbëngulje, me punë, me
argument, me bindje. Për këtë qëllim atë që ishte llogaritur ta kishim
si panel të fundit të kësaj konference do ta realizojmë nëpërmjetë zhvillimit
të një workshop të përbashkët në Tiranë,
me përfaqësues të lartë të legjislativt dhe ekzekutivit, duke përmbyllur në
këtë mënyrë fazën e parë të këtij projekti. Në përfundim të tij ne do të
dorëzojmë edhe rekomandimet e dala nga
kjo konferencë, të cilat u prezantuan
nga grupet e punës në ditën e dytë të konferencës. Këto rekomandime janë
ripërpunuar në një dokument të vetëm nga ana e stafit të qendrës.
Në këtë mënyrë ne synojmë, që së bashku me ju, të nxisim inicimin e hapave konkretë dhe
efektivë në këtë fushë. Diskutimi ynë vazhdon në kohë, duke tejkaluar muret e
konferencës, sepse ai është një diskutim konkret, i cili na takon dhe na
përfshinë të gjithëve.
Në konkluzion për të ndryshuar kurs dhe për të
mbjellë farën e një ndryshimi sistemik nga brain drain në brain circulation
janë të nevojëshëm vullneti dhe investimi i institucioneve, shoqërisë civile
dhe operatoreve ekonomik. Ne do te ofrojme propozimet tona për këtë ndryshim
kursi. Ne, të gjithë së bashku, do të
japim një provë se gjithëshka është e realizueshme sepse në bazë ka sensin e
domosdoshmërisë, motivimin dhe vullnetin për të kontribuar pasionalisht në
administrimin e një ndryshimi pozitiv. Kjo konferencë është vetëm hapi i parë i
domsodoshëm drejt një ndryshimi kulturor për të cilin duhet të bëjmë shumë.
Le të kontaminojme rolet dhe të ndajme së bashku
përgjegjësitë.
Faleminderit!
Luiza Hoxhaj
Drejtore ekzekutive
domenica 6 aprile 2014
" Talentet qarkullojnë, ata nuk ja mbathin»
20/03/2014
Intervistë me Luiza Hoxhaj, drejtore ekzekutive e Qendrës së Studimit të
Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe
Lokal (CRDLS Albania). Ajo është një nga organizatorët e konferencës
“Tako Talentet Shqiptare – Meet AlbTalents”, që do të mbahet të më dt 28 dhe 29 Mars në Vlore.
Hoxhaj shpjegon se çfarë kërkon një profesionist i kualifikimit të apo një
punëtor i kualifikuar për tu kthyer: "Ata kërkojnë njohje dhe një mjedis,
në të cilin të pohojnë veten e tyre. Paga vjen më pas»". Duhet te shkojmë
përtej retorikës së largimit të trurit. Talentet sot nuk ikin, ata qarkullojnë.
Pikërish mbi këtë pikë ne duhet të reflektojmë, të përmirësohemi: për të
siguruar, që kushdo që ka shkuar të mundet edhe të kthehet. Pse jo edhe që të
huajt të vijnë në Shqiperi." Kemi studiuar emigrimin e trurit, të
punëtorëve të kualifikuar su dhe mendimin e të rinjëve për vendin ku duan te
studiojnë dhe konstatojmë se: "Ajo që talentet e cdo fushe kërkojnë, më
shumë se sa paratë, është një mjedis ku ata të jenë të vlerësuar dhe të
vendosur në kushte për të shprehur veten e tyre."
Zonja Hoxhaj, Cfare pëmasash ka
fenomeni i largimit nga Shqipëria?
" Të dhënat thonë se ata të shkojnë rreth 20 mije të diplomuar çdo vit . Dhe numri mbi
numrin e përgjithshëm të emigrantëve, përqindja e të diplomuarve është në
rritje të vazhdueshme, sipas studimeve te Bankes Boterore apo te IOM. Duhet të
pohojmë në këtë rast mungesën e të dhënave zyrtare nga ISTAT. Në një kuptim
absolut nuk është e vërtetë, që largohen nga Shqipëria më tepër akademikë apo
punëtorë të kualifikuar se sa vendet e tjera të rajonit tonë. Çfarë e bën
dallimin është se të gjitha këto talente të cilët emigrojnë, kane në vetvete
një fakt pozitiv. Por kjo ka vlerë nese
arrijmë ti risjellim ata përsëri, me
qellim për t’u pasuruar nga përvoja e
tyre. Në fakt ne nuk arrijmë ta bejmë këtë. Ne nuk arrijme as të tërheqim të
tjerët nga jashtë. Ky eshte nje problem, te cilit duhet ti japim zgjidhje. Kjo
mbetet nje sfide e shtetit dhe shoqerise shqiptare"
Gjithashtu kjo eshte edhe një
humbje ekonomike ?
"Sigurisht. Eshte nje humbje e kapitalit njerëzor dhe ekonomik, edhe
pse e vështirë të përcaktojmë masën e kësaj humbjeje. Duhet llogaritur se sa
kushton për shtetin apo familjet shqiptare (në masë dërmuese në Shqipëri ky
është një investim familjar, pa mohuar përpjekjet shtetërore) për të formuar
një të ri dhe pastaj të shikojmë atë vlere te pasurise, që gjenerojnë ata
jashtë vendit. Edhe pse nuk është e thënë se në
Shqipëri do të kishin qenë në gjendje të jepnin të njëjtin kontribut.
Ndoshta ketu një i tillë dotë kishte qenë thjesht një i papunë."
Cilat janë faktorët vendimtar
për të bindur një të ri të kualifikuar për të zgjedhur të kthehet ne Shqipëri ?
" Qendra bëri një anketë në mesin e emigrantëve, kryesisht të rinjë,
pjesërisht ende jashtë vendit dhe pjesërisht të rikthyer, duke i kërkuar atyre
të spiegojnë: cilët janë faktorët, që qëndrojnë pas zgjedhjes së tyre. Jane 110
të tillë të cilët i janë përgjigjur pyetsorit, plus 20 të tjerë të shprehur me
vidiomesazhe apo vidio intervista. Midis dy grupeve ka pasur një korrelacion të
fortë. Në vend të parë është meritokracia. Jashtë vendit të rinjtë ndihen të
vlerësuar jo në bazë të rrjetit të tyre të të njohurve, por bazuar në atë që
ata dinë të bëjnë, për aftësitë e tyre. Talenti i tyre njihet dhe për shkak se
karrierat atje janë më transparente. Pika e dytë është se ky talent duhet të
jetë në gjendje, që të shprehet: të
rinjtë duan të kenë mjetet për të bërë më mirë punën e tyre. Sepse në qoftë se
duhet të konkurrojnë me dikë që lëviz në një mjedis më funksionale, rreziku,
sipas tyre, është se “unë nuk do të jemë në gjendje për të dalë fitues, madje
edhe për të njëjtat aftësi”. Praktikisht, kjo do të thotë të jetosh në një vend
ku hulumtimi financohet, ku ai mbështetet dhe i krijohet mjedis miqësor
tolerohet."
Dhe se sa e rëndësishme është
paga ?
" Mesatarisht pagat jashte janë
sigurisht më të larta. Por për emigrantët ky faktor është vetëm në vendin e
tretë . Edhe ne vende te ndryshme europiane, “Ligji kunder eksod” ka vepruar në këtë pikë me një seri stimujsh
të taksave. Një risi kjo e rëndësishme, por jo e mjaftueshme. Përse? Përsëris,
prioritet për një talent është që të kemi një aftësi për njohje të vlerave dhe
një kontekst, që ofron mjetet teknike dhe kulturore për të punuar mirë dhe për
tu përmirësuar. Dëshira për t'u kthyer është pothuajse për të gjithë, për
dashuri , për një ndjenjë të përkatësisë, ose për të dhënë një kontribut për
vendin e origjinës. Por kjo konkretizohet vetëm në praninë e një mjedisi
mbështetës (të favorshëm)."
Një ndryshim me shumë kulturor,
si i behet ta inkurajojmë atë ?
"Unë mendoj se aktivitetet e lobimit pozitive, siç janë keto të “Tako
Talentet Shqiptare - Meet AlbTalents”, janë të dobishme për të thyer
rezistencën për të ndryshuar. Është shumë e rëndësishme për të krijuar një masë
kritike, si në Shqiperi ashtu edhe jashtë saj, për të siguruar pastaj, që
iniciativa rregullatore dhe jo të gjejnë një terren pjellor per tu zhvilluar.
"
Çfarë është “Tako Talentet
Shqiptare-Mee AlbTalents ?
"Tako Talentet Shqiptare - Meet AlbTalents” është një përpjekje për të
sjellë së bashku të gjithë aktorët që duan të japin kontributin e tyre për të
promovuar qarkullimin e trurit. Nga të rinjtë jashtë vendit, që duan të bejne
rrjet (kemi modelin e rrjeti As@an), tek ata që janë kthyer dhe duan të vënë në
dispozicion ekspertizën e tyre. Nga deputetët, nga të gjitha palët, të cilët do
te mbështesin nje ligj, qe frenon largimin e trurit, nga administratorët lokale,
qarqet dhe komunat, të cilat duhet ta shoqërojnë me masa të tjera për tërheqjen
e trurit. Për shembull: planifikimi i
financimeve për startups, shërbime
sociale të dedikuara, apo sportele one-stop shop, si ai që është realizuar në
vend. Dhe së fundi, të gjitha kompanitë
te cilat janë të vetëdijshme se konkurrueshmeria është e bazuar mbi të gjitha
mbi disponueshmërine e kapitalit njerëzor të kualifikuar."
Disa sugjerime ?
"Koha kur do të formulojmë sugjerimet do të jetë konferenca “Tako
Talentet Shqiptare - Meet AlbTalents” e
28 dhe 29 Marsit 2014 në Vlore. Do të jenë disa panele, që do të trajtojnë
pikërisht këto fusha. Do të diskutohet per praktikat më të mira për tu ndare
dhe nga ballafaqimi me talentet e kthyer ne Shqiperi do te dalin propozime legjislative,
që do të jepen drejtpërdrejt qeverisë. Një mënyrë për të siguruar, që një pjesë
e Shqiperisë, qe kane gjetur mundësi jashtë vendit, të japin një kontribut për
të përmirësuar sistemin e vendit. Rajoni i Vlorës, është zgjedhur si vend i
zhvillimit të konferences, jo vetem si rajon i cili mbart tërë problematiken
komplekse të ketij fenomeni, por edhe si një rajon, që e jeton dy herë këtë problem: emigracioni
jashtë vendit si dhe emigrimi i
brendeshem drejt Vlores. Përmes diksutimeve, deri tani on-line ne faqen e
Qendres, për e/migracionin konstatojmë
një ndjeshmëri të madhe të publikut apo palëve të interesuara për këtë
temë . "
venerdì 21 marzo 2014
Dicka mbi të ftuaren tonë speciale: Prof. Laura Mersini - Houghton
Prof. Laura Mersini - Houghton: është prof e fizikës teorike në Universitetin e North Carolines në Chapel Hill. Kryesorja në punën e saj është teoria e origjinës , teori e cila shpjegon origjinën e universit tonë nga para Big Bangut, me anë të multiversit. Me bashkëpunëtor në USA dhe Japoni ajo ka bërë një seri parashikimiesh që do testonin teorinë e saj të origjinës. Kjo teori ka patur shumë sukses, sepse këto 5 vitet e fundit 3 experimente botërore (sateliti Planck, akseleratori në Gjeneve LHC dhe satelliti para një jave BICEP) kanë konfirmuar një seri parashikimesh që derivuam nga teoria e saj.
Kjo është arsyeja që media: gazeta, TV, radio në të tëra kontinentet, libra që popllarizojnë shkencën kanë 4-5 vjetë që s’pushojnë së foluri për këtë teori. Ky është kontributi i saj deri tani në dijet për universin. Të tjera suksese dhe konfirmime të teorisë së saj do vijojnë në të ardhmen. Personalitete të shkencës si Laura Mersini – Houghton të bëjnë shumë krenar. Duhet ti kushtojme shumë më shumë vëmendje promovimit të figurave të tilla shkencore. Një kapacitet si Laura do të bënte krenar edhe një vend të madh e të zhvilluar. Në cdo prononcim të saj, ashtu si dhe në cdo vleresim të punës së Laurës nga revista të ndryshme, përmendet fakti, që vjen nga Shqipëria dhe që ka studiuar në Universitetin e Tiranës. Kjo është gjithashtu një vlere e shtuar si për vendin ashtu edhe për Universitetin e Tiranës.
Shembulli i saj tregon se ne përtej faktit të njohur, si një vend , i cili nxjerr talente në fushën e artit si Inva Mula, Eva Golemi, Eda Zari, Saimir Pirgu, Armando Kllogjeri, Tedi Papavrami etj, si vendi i balerinëve të njohur apo një shkrimtari si Ismail Kadare, duhet të promovohemi edhe si vendi që nxjerr shkencëtar si Prof. Laura Mersini - Houghton, si dr. Detina Zalli, si vendi i origjinës se prof Carol Folt, Karl Geges etj.
Duhet të fillojmë të njohim dhe të vlerësojmë kapitalin tonë njerëzor në fushën e shkencës! Tani eshte koha.
Duke u inspiruar nga figura të tilla mbase do të sensibiliozjmë se duhet të tregojmë më shumë interes për kërkimin shkencor, se duhet të financojmë më shumë për tu krijuar më shumë kushte kërkuesve tanë.
Një falenderim paraprak për Prof. Laura Mersini Houghotn, e cila në një moment të rëndësishëm, shumë impenjativ, në jetën e saj prej shkencëtareje, sic është konfirmimi i disa prej parashikimeve të teorisë së saj (nga sateliti BICEP) gjen kohën të vij e të referoj në konferencën tonë.
Faleminderit Prof Laura Mersini Houghton!
Kjo është arsyeja që media: gazeta, TV, radio në të tëra kontinentet, libra që popllarizojnë shkencën kanë 4-5 vjetë që s’pushojnë së foluri për këtë teori. Ky është kontributi i saj deri tani në dijet për universin. Të tjera suksese dhe konfirmime të teorisë së saj do vijojnë në të ardhmen. Personalitete të shkencës si Laura Mersini – Houghton të bëjnë shumë krenar. Duhet ti kushtojme shumë më shumë vëmendje promovimit të figurave të tilla shkencore. Një kapacitet si Laura do të bënte krenar edhe një vend të madh e të zhvilluar. Në cdo prononcim të saj, ashtu si dhe në cdo vleresim të punës së Laurës nga revista të ndryshme, përmendet fakti, që vjen nga Shqipëria dhe që ka studiuar në Universitetin e Tiranës. Kjo është gjithashtu një vlere e shtuar si për vendin ashtu edhe për Universitetin e Tiranës.
Shembulli i saj tregon se ne përtej faktit të njohur, si një vend , i cili nxjerr talente në fushën e artit si Inva Mula, Eva Golemi, Eda Zari, Saimir Pirgu, Armando Kllogjeri, Tedi Papavrami etj, si vendi i balerinëve të njohur apo një shkrimtari si Ismail Kadare, duhet të promovohemi edhe si vendi që nxjerr shkencëtar si Prof. Laura Mersini - Houghton, si dr. Detina Zalli, si vendi i origjinës se prof Carol Folt, Karl Geges etj.
Duhet të fillojmë të njohim dhe të vlerësojmë kapitalin tonë njerëzor në fushën e shkencës! Tani eshte koha.
Duke u inspiruar nga figura të tilla mbase do të sensibiliozjmë se duhet të tregojmë më shumë interes për kërkimin shkencor, se duhet të financojmë më shumë për tu krijuar më shumë kushte kërkuesve tanë.
Një falenderim paraprak për Prof. Laura Mersini Houghotn, e cila në një moment të rëndësishëm, shumë impenjativ, në jetën e saj prej shkencëtareje, sic është konfirmimi i disa prej parashikimeve të teorisë së saj (nga sateliti BICEP) gjen kohën të vij e të referoj në konferencën tonë.
Faleminderit Prof Laura Mersini Houghton!
Nga Luiza Hoxhaj
Iscriviti a:
Post (Atom)