Cerca nel blog

venerdì 25 aprile 2014

Nevojitet më shumë besim apo ka edhe mungesë interesi?



Duke ndjekur emisionin Top Story, mbi ekonominë, përpos vlerësimit të trajtimit të një teme interesante dhe me interes të drejtëpërdrejt për publikun, mbasi flitet për ekonominë dhe zhvillimin.
Duke vlerësuar gjithë përpjekjen e panelistëve për ta trajtuar cilësisht këtë temë
Duke përshëndetur nismat dhe prioritetet e reja të prezantuara nga Ministri Ahmetaj vërej se:
Është duke u ndërtuar një ideologji e cuditëshme e ringritjes ekonomike apo e hopit që duhet të bëjmë për të përshpejtuar ritmet e zhvillimit. Sigurisht që ky është një objektiv normal. Thuhet se kjo varet më së shumti nga fakti se sa burime financiare do të jenë në disponim të qytetarëve (gjë që u përmend edhe në diskutimet gjatë emisionit në fjalë) dhe nga fakti tjetër se sa këta qytetarë do të kenë besim të mjaftueshëm tek e ardhmja me qëllim që të shpenzojnë me shumë, duke përshpejtuar lëvizjen e motorit të ekonomisë: prodhimin.
Ideologji konservative do të thosha unë, e pamjaftueshme për të kapur ritmin she përballuar konkurrueshmërinë gjitnhnjë në rritje. Perse te mos konsiderojme arësyen themelore, që qëndron në bazë të pakësimit të blerjeve (përdora si më të përshtatëshme fjalën blerje, jo konsum): produktet dhe shërbimet aktuale u interesojnë gjithnjë e më pak qytetarëve (blerës). Sigurisht që pakësimi I blerjeve shkakton aq shumë frikë  sot në Europë dhe me gjerë.
Mendoj se dhënia e një rëndësie më të madhe burimeve financiare për të stimuluar blerjet është vetëm një kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Përvec kësaj nevojitet tu jepen sipërmarrësve dhe manaxherëve të lartë burime njohëse (cognitive) për të projektuar dhe realizuar produkte dhe shërbime të reja.
Këtë rol mund ta kryejnë shumë mirë aktorë si Qendra jonë apo struktura të ngjashme me të, por mbi të gjitha këtë proces duhet ta orientoj sistemi ynë arsimor.

Nessun commento: