Cerca nel blog

lunedì 14 dicembre 2009

Pjesemarrja midis teorise dhe praktikes

"Nocioni im i demokracise eshte se me i dobeti duhet te kete te njejtin shans sikurse me i forti" Mahatma Gandi

Nisur nga kjo thenie e Gandit ne kete shkrim kam zgjedhur te flas per demokracine pjesemarrese si nje nga konceptet me te evokuara ne debatet aktuale mbi politikat publike tek ne dhe ne gjithe Europen, si dhe si nje nga format e te jetuarit te proceseve demokratike, me objektiv primar te perfshije direkt qytetaret ne disa zgjedhje te qeverise, ne vecanti ne ato qe i prekin direkt ata. Pjesmarrja eshte nje parim themelor ne demokracine moderne.
Por c'eshte demokracia dhe cilesia e procesit demokratik? Kjo eshte nje pyetje te ciles nuk eshte e thjeshte, qe t'i pergjigjesh. Fjala "demokraci" eshte me origjine greke dhe perbehet nga termi "demos", qe do te thote"popull" dhe "kratos" qe do te thote "pushtet". Keshtu qe demokracia eshte nje koncept i cili i referohet mbi te gjitha pushtetit te popullit. Ne vija te pergjitheshme demokracia eshte nje menyre e marrjes se vendimeve kolektive, e cila parashikon ne menyre te vecante se te gjithe mund te marrin pjese ne procesin vendimarres direkt apo indirekt dhe se vendimet merren pas nje procesi te diskutuar ne shumice. Ne shoqerine moderne parimi demokratik te cilit i behet tradicionalisht referim eshte ai i demokracise peraqesuese, i cili konsiston ne faktin se cdo qytetar ka mundesine te zgjedhe nepermjete votes perfaqesuesit e organizmave politike, bazuar ne seleksionimin e programeve ideve me perfaqesuese , te preferencave dhe nevojave te veta. Ideja themelore e vendimeve demokratike bazohet ne parimin se seicili duhet te kete mundesine te njihet me funksionimin e sistemeve politike dhe sociale. Delegimi i atributeve te perfaqesuesve politike nepermjete zgjedhjeve perben ne kete perspektive nje mekanizem nepermjete te cilit parimi i perfshirjes se gjithe qytetareve ne procesin qeverises ezaurohet ne realitetin e sotem historik dhe social ne te cilin nuk eshte e mundur te realizohen rregullisht asamblete e gjera te qytetareve.
Nen kete optike mekanizmit te demokracise zgjedhore i atribuohen disa cilesi:
Se pari: pushteti politik bazohet mbi legjitimitetin popullor nga i cili varet ne instance te fundit. Mekanizmi zgjedhor perfaqeson nje menyre per te formuar vendimet politike mbi vullnetin e qytetareve duke siguruar midis te pareve dhe te dyteve nje nivel koherence, qe promovon sensin e perkatesise se komunitetit dhe mat pergjegjeshmerine.
Cilesia e dyte eshte e lidhur me parimin e universalizmit, i cili tregon se si cdo qytetari, pavaresisht perkatesise, gjinise, orientimit politik dhe fetar i njihet pushteti i pjesemarrjes ne republike dhe mund te ofroi kontributin e vet me te njejten te drejte pa u diskriminuar.
Cilesia e trete eshte perfaqesimi, duke i mundesuar cdo qytetari te shpreh opinionin e tij nepermjete votes. te zgjedhurit obligohen te perfaqesojne deshirat dhe preferencat e shumices. Kur thuhet, qe qeverite jane pasqyre e nje kombi ( ne te mire dhe ne te keq) tentohet, qe te jepet metaforikisht pikerisht ky kusht, qe con ne korespondimin e te zgjedhurve me vullnetin popullor. Pra mekanizmi demokratik jep garancite e perputhjes se programeve politik me vullnetin e qytetareve. Pyetjes se sa qeverite tona jane pasqyre e kombit gjitheseicili, konsideruar zhvillimet e fundit mund t'i pergjigjet lehtesisht. Mendimi im personal eshte se kemi nje pasqyrim te deformuar te ketij vullneti.
Poltikanet prezantohen ne zgjedhje me platforma dhe programe ne baze te te cileve kerkojne konsensusin popullor. Keshtu qe ata prezantohen personalisht, me vullnetin e tyre, duke u bere te dukshem ne nje mase gjithmone e me te madhe te opinionit publik. Pasi zgjidhen ata jane per pasoje direkt pergjegjes per veprimet e tyre. Ne se realizojne programin per te cilin jane votuar ata mund te rizgjidhen ne te kunderten paguajne personalisht zgjedhjet e veta. Ky aresyetim na con tek nje cilesi e katert e modelit demokratik, qe eshte pergjegjeshmeria individuale e politikaneve. Kjo cilesi e demokracise eshte zbehur goxha nen efektet e kodit te ri zgjedhor, duke e zhveshur qytetarin nga kjo e drejte ne favor te partive politike.
Nje virtut i peste i demokracise eshte llogaritshmeria e vendimeve politike. Vet llogjika e zgjedhjes popullore u imponon politikaneve te zgjedhur, qe te bejne llogarite ne fund te mandatit te tyre mbi punen e zhvilluar. Ne kete menyre mekanizmat i zgjedhjes demokratike trupezojne ne vetvete nxitesat per te bere publike vepren e politikaneve, duke mundesuar vleresimin e qytetareve zgjedhes per te. Ne kushtet e nje transparence te cunguar tek ne frutet e kesaj cilesie jane ende te pashijuar. Boll t'i referohemi shembullit te fundit kur opozita kerkon transparencen e zgjedhjeve, gje e cila nuk i mundesohet, duke perdorur argumente nga me absurdet. Publikut i mundesohet vetem nje infromacion i mireselektuar. Sic po duket, megjithe progresin ne jemi ende tek modeli:"s'ka rendesi kush dhe si voton, por kush dhe si numeron" . Edhe ne vleresimet qe ju bene procesit te fundit zgjedhor, duke konsideruar progresin, verejtjet dhe kontestimet ishin pikerisht per procesin e numerimit te votave. Demokracia zgjedhore ka favorizuar zhvillimin ekonomik dhe social te shoqerive perendimore, praktikisht pa krahasim ne nivel boteror. Eksportimi i kesaj pervoje ne vendet ish komuniste ka dhene frytet e saj pozitive edhe ne vendin tone. Ne 20 vjet te demokracise jane rregjistruar edhe elemente te kritikueshem, objekt i debateve dhe shkrimeve gjithmone e me te gjera, qe kane vene ne dyshim vet bazat e modelit tone demokratik. Efektet e kesaj krize jane evidentuar hera heres ne reduktimin e mases se pjesemarrjes ne zgjedhjet politike dhe ato administrative, ne shtimin e mosbesimit ne institucione si dhe ne nje distancim ne rritje te qytetareve kundrejt demokracise. Ne pergjithesi jane te shumta aresyet, qe mund te shpjegojne fenomenin e fraktures qytetare/institucione demokratike, te cilat lidhen direkt me mospermbushjen e cilesive te demokracise. Kjo krize e demokracise perfaqesuese eshte shoqeruar nga kriza e partive politike, te cilat luajne nje rol qendror ne organizimin dhe mobilizimin e konsensusit kundrejt institucioneve. Perfaqesimi i partive politike dhe i mekanizmave institucional te domosdoshme ne riprodhimin e saj, tentojne vazhdimisht te merren me te kaluaren per shume drejtime pak te dobishme per t'iu pergjigjur problemeve te reja komplekse me te cilat perballet shoqeria jone. Perballe ketij spiegimi te krizes, qe kalon sot demokracia perfaqesuese ekzistojne edhe aresye te tjera, qe do t'i quanim kufizime te demokracise.

Se pari ne nje sistem demokratik me zgjedhje vendimet politike vetem pjeserisht formohen mbi vullnetin popullor, sepse pasi zgjidhenper here te pare perfaqesuesit politikimpenjohen me shume per te mbajtur pushtetin etyre se sa per te respektuar premtimet elektorale, duke konsideruar se kujtesa e qytetarit eshte shkurter dhe se disa premtime ata i bejne ne cdo rradhe. Ne demokracite brishta si kjo e jona jane me te medha mundesite qe mbi keto premtime te krijohen " zona hije", te udhehequra nga zgjedhje jo te formuara mbi vullnetin popullor dhe lehtesisht te influencuara nga preferencat epak subjekteve, te cilat erfaqesojne interesa te vecanta.

Kufizimi i dyte

i demokracise zgjedhore lidhet me koncesionin me shume formal se sa substancial te universalizmit. ne linje teorike universalizmi konsideron, qe te gjithe qytetaret shprehen me vote, gje qe nuk verifikohet ne realitetin tone, ku vetem nje pejse e popullsise, grupet me te interesuara e me te mireorganizuara e realizojnekte. kush nuk voton nuk i perkete detyrimisht ndonje kategorie te caktuar, por pa dyshim, qe pjesemarja me e ulet verifikohet brenda grupeve sociale me te margjinalizuara dhe me pak te organizuar. Sot eshte problem te gjesh mekanizmat se si t'i coh zgjehdsit per te votuar. ne kete kuptim sistemi yne politik rrezikon te jete universalistik ne leter dhe selektues ne realitet.

Nje kufizim i trete i sistemit demokratik eshte, qe interesat e perfaqesuara nga te zgjedhurit jane ne menyre te privilegjuara ato te shumices se zgjehdesve dhe jo te atyre, qe nu kane arritur te zgjedhin perfaqesuesit e tyre. Situata mbas dy proceseve te fundit zgjehdore konfirmon se permasat e ketyre kufizimeve shumefishohen ne rastin e vendit tone jo vetm per shkake te ligjit, por edhe te papergjegjeshmerise politike. ne dy procese zgjehdore radhazi tek ne shumica votuese nuk perkthehet ne shumice qeverisese, pa llogaritur faktin, qe ne menyre akrobatike sistematikisht nje pjese e ketijvullneti "kapercen ylberin" per t'i sherbyer alternatives se kundert per te cilen eshte votuar, duke delegjitimuar vet procesin. ne asnje rast nuk eshte perdorur mundesia qe te krijon neni 49 i Kushtetutes sone, per te vene ne levizje autoritetin e Presidentit te Republikes, per shkak te deformimit te vullnetit te zgjehdesve.

Nje kufizim i katert i sitemit demokratik zgjehdor eshte se ai nuk inkludon antitrupat per te evituar perdorimin e instrumenteve te puhstetit qeveritar. Pergjegjeshmeria individuale e politikaneve dhe domosdoshmeria per te llogaritur rezultatet e arritura pergjate legjislatures perbejne kushtet per te legjitimuar procesin demokratik, te cilat gjejne kufizimin etyre ne nivelin e asimetrise informative, qe egziston midis te qeveritareve dhe te qeverisureve. Zhvillimet e diteve te fundit tregojne qarte se sa te ekspozuar jane qytetaret e cdo shtrese perballe risqeve te tilla. ushtrimi i te drejtes se votes nga qytetearet e konsideruar ne modelin e demokracise si zgjedhore te gjithe te barabarte, me te njejtat te drejta dhe detyrime, presupozon megjithate jo vetem mundesine per te votuar, por edhe ate, qe zgjehdesi duhet ta ushtroje gjukimin e tij politik ne menyre te ndergjegjeshme. Se sa e pazbatuar eshte kjo e drejte tek ne mjafton te permendim dukurine, specifikisht shqiptare te votimit familjar, fakt ky i nenvizuar edhe ne raportimet e OSBE-se dhe organizmave te tjere europiane apo nderkombetare, te cilat monitoruan procesin zgjedhor te 28 Qershorit.

Per kete eshte enevojeshme qe niveli i informacionit, edukimit dhe ndergjegjesimit te qytetareve te jene mjaftueshmerisht te gjera dhe uniformisht te shperndara. Sic thekson Amartya Sen (1992) : " gjykimi i ndergjegjeshem eshte problem i kapaciteteve te barabarta, po aq sa edhe i te drejtave te barabarta". Ne rastin kur keto kapacitete jane shperndare ne menyre asimetrike, mundesite e personave per te vleresuar alternativat e zgjehdjes jane te pabarabarta dhe ne rrezik te manipulohen. Nivelet einformacionit me te uleta jane me te mundeshmet per t'u instrumentalizuar, ndersa nivelet me te larta te edukimit favorizojn epjesemarrjen me vote te ndergjegjeshme. Prandaj informacioni dhe njohjet tentojne te jene shume te gjera. Betaeja ne demokracite moderne per kontrollin e mjeteve te informimit nga ana e partive politike eshte shembull i asaj se si zgjehdjet politike varen ne menyre sinjifikative nga kapaciteti i manipulimit te informacionit dhe te influencmerise se tij ne pjese konsistente te opinionit publik.

Prq ndergjegjesimi i qytetareve kundrejt republikesperben nje kufizim te peste te demokracise zgjehdore. Tocqueville shkruante se: "Rreziku me i keq eshte te humbasesh sensin e perkatesise dhe shpirtit te inisiatives, aq te domosdoshem per te bere te funksionoje shoqeria".

Mekanizmi i demokracise zgjehdore ne funksion te kesaj teme eshte dy frontal: nga njera ane ne sistemet demokratike cdo qytetar thirret te marrepjese ne zgjedhjen e qeverisesve dhe programeve te qeverise nga ana tjeter, megjithate nga momenti ne te cilin ka votuar brenda nje harku legjilativ qytetari eshte i ezauruar nga pushteti per te influencuar mbi vendimet politike si ne rastin e deformimit te vullnetit prej partive plitike, ashtue dhe kur nuk perfaqesohet prej tyre, rasti i bojkotit.

Mosbesimi ndaj formave te perfaqesimit demokratik, kriza epartive dhe e institucioneve dmokratike evidentojne se difektet e dmeokracise perbejne problem qendror per procesin e zhvillimit te shoqerise sone. keto konsiderata vendosin ne qender te reflektimit problemin e cilesise se procesit demokratik, proces ne te cilin eshte themelor nocioni " i , si nje vlere esenciale per mirefunksionimin e e nje sistemi demokratik, sepse therret ne skene kenaqjen e kerkesave si dhe kapacitetin per t'iu pergjigjur realisht problemeve te njerezve.

Cilesia e demokracise percaktohet jo vetem nga forma ,por edhe nga substanca ne administrimin epushtetit dhe ne poliitkat ne pergjigjen enevojave te qytetareve. vendi yne klasifikohet ne vendet me demokraci hibride, pra me demokraci te papermbushur, ku perben me shume problem niveli i ulet i cilesise se demokracise. Prandaj eshte enevoejshme, qe neprmejte metodave te demokracise pjesemarrse te kerkojme baza te reja te nje shoqerie me kohezion te alrte, transparente dhe te sigurt per te gjithe qytetaret, gje e cila ne keto momente duket gjithmone eme e larget.

mercoledì 9 dicembre 2009

Nje qytet jo vetem per te rriturit

Botuar në gazetën Libertas dt 15.12.2009, fq 14
Të vegjëlit prezantojnë jo vetëm nevojat e të gjithë qytetarëve, por edhe nevojat e qytetit të konsideruar si një ekosistem të madh, aktualisht i sëmurë rëndë. Qytetet tona dhe fëmijët tanë sot vuajnë të gjitha të këqijat, që i korespondojnë qytetit modern: qyteti vuan nga zhvillimi i zonave të ndara, të specializuara, kurse fëmijët kanë nevojë për një ambjent kompleks të përbashkët; qyteti vuan nga ndërtesat e larta të banimit, të cilat prodhojnë dëme sociale, margjinalizim si dhe nga bota e krimit dhe fëmijët vuajnë nga pamundësia për t'u takuar në këtë ambjent të rrezikshëm, pa gjelbërim dhe pa sheshe; qyteti vuan nga trafiku, nga ndotjet, nga zhurmat dhe fëmijët vuajnë nga pamundësia, që të jetojnë lirisht eksperiencat e domosdoshme të eksplorimit dhe lojërave. Në këtë sens mund të themi, që fëmija është një indikator i ndjeshëm ambjental, dhe kur një fëmijë do të jetë mirë dhe do të mund të përshkoj lirshëm rrugët e qytetit do të thotë se qyteti ka gjetur funksionin e tij natyral si vend i eksperiencave të përbashkëta, të bashkëpunimit dhe solidaritetit. Kjo është një mënyrë korrekte e propozimit për një zhvillim të qëndrueshëm.

Nëse do ti ftojmë fëmijët të punojmë së bashku me ne atëhere shpresa rritet. Për këtë mund t'i referohemi projektit "Qyteti i femijeve", i cili lindi ne 1999 në Fano (Itali), duke u pasuar nga një rrjet qytetesh, të cilat njohën këtë propozim. Ky projekt bën fjalë për një filozofi të re të administrimit të qytetit, në të cilin fëmijët marrin rolin e tyre, filozofi kjo e munguar tek ne. Në këtë mënyrë fëmijët do të kenë një ftesë të vërtetë për të realizuar ndryshimin dhe do të jenë një instrument i cmuar për një filozofi të re të qeverisjes së qytetit. Fëmijët me prezencën e tyre mund të jenë shpëtuesit e qyteteve. Ata janë të zotët të modifikojnë komportimin tonë si të rritur, duke na detyruar të respektojmë më shumë ambjentin ku jetojmë dhe ku do të jetojnë fëmijët dhe nipërit tanë.

Nëse rimarrim temën e pjesëmarrjes, sipas nent 12 të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve si dhe të rolit të kryebashkiakut si garant i të drejtave të të gjithë qytetarëve, specifikisht të atyre që janë në pamundësi të shprehen me votën apo të protëstojnë, projekti "Qyteti i fëmijëve" na propozon për këtë funksion "Këshillin e fëmijëve", për ngritjen e të cilit mund t'u referohemi dy modeleve të ndryshme:

1- I pari, qe permban funksionin e keshillit bashkiak, bazuar ne eksperiencen franceze te viteve 70, u propozon femijeve, qe te jetojne eksperiencen e formimit dhe funksionimit te keshillit bashkiak si nje loje, duke zbatuar te gjitha rregullat dhe procedurat e zgjedhjes dhe funksionimit te tyre, si ne realitet. Keshilli i dale nga procedura e zgjedhjes nepermjete nje fushate elektorale thirret"Keshilli bashkiak i femijeve" dhe perfshin femije te shkollave fillor dhe te mesme.

2- Modeli i dyte nuk imiton keshillin bashkiak dhe nuk zgjidhet sipas procedurave dhe modaliteteve te tij. Ne kete rast "Keshilli i femijeve" perbehet nga femije qe i japin keshilla kryetarit te bashkise.

Ky keshille eshte pergjigjia e duhur per sa parashikohet ne artikullin 12 te Konventes se te Drejtave te Femijeve, duke qene ne kete menyre nje instrument i pershtatshem nepermjet te cilit kryebashkiaku terheq opinionin e femijeve. Femijet kane si impenjim t'i trasmetojne kryetarit te bashkise mendimin e tyre per ate, qe pare nga kendeveshtrimi i tyre nuk funksionon ose nuk ecen mire, duke propozuar edhe modifikimet perkatese. Ata kane per qellim t'i "grushtojne" kryetarit te bashkise, t'i krijojne shqetesime ashtu sic vetem ata dine te bejne. Keshilli ka si qellim jo te realizoj projektet e veta , por te nderhyje ne ato te kryetarit te bashkise, duke kontribuar ne ndryshimin e qytetit, duke e bere ate me te pershtatshem per kerkesat e femijeve dhe te kategorive te tjera me te dobeta. Natyrisht struktura te tilla ne respekt te nenit 12 te Konventes se te Drejatve te Femijeve duhet te zgjidhen ne te gjitha fushat, duke filluar nga ambjentet publike, ku perfshihen femijet si keshillat spitalore, te parqeve, te muzeumeve etj. Femijet zgjidhen me short nga te gjitha kategorite.

Po cilat jane keshillat dhe idete e femijeve, qe i sherbejne nje kryebashkiaku? Ne raportin etyre me te rriturit, ku behet fjale per prinderit dhe mesuesit, femijet e dine qe te medhenjete presin prej tyre te demostrojne se jane "rritur", se kane "mesuar", duke abandonuar progresisvisht menyrat e te vepruarit, te te qeni dhe te menduarit si femije dhe perfituar ato te nje te rrituri. Sipas kesaj llogjike per kryetarin e bashkise dhe kerkesen e tij per ndihme ndaj femijeve keshillat e prinderve dhe te mesuesve te tyre nuk do te ishin aspak te dobishme dhe ndihmuese, sepse mendimet e prinderve apo mesuesve te tyre jane po ato, qe mendon ai vet si i rritur. Ajo, qe i sherben kryetarit jane idete e verteta te femijeve, kendveshtrimi i tyre. Ato kane vlere pikerisht sepse jane te ndryshme nga ato te te rriturve. Kur nje femije thote nje gje te "cuditeshme" , nje "budallallek", sigurisht ne te ka dicka te vlefeshme, te mire per t'u thelluar me kontributin ete gjitheve.

Idte e femijeve, ne se do t'i votonim, duke adaptuar rregullat demokratike, duke perfshire ne votim edhe vet femijet per propozimet e tyre te vecanta, natyrisht qe do te humbisnin perballe ideve konservative te te rriturve. Per ta shmangur kete i referohemi eksperiences se Romes, qytet i cili ka aderuar ne projektin nderkombetar "Qyteti i femijeve" ne fillim te mandatit te pare te kryebashkiakut Veltroni. 20 Nentori eshte dita nderkombetare e te drejtave te femijeve. Me kete simbolike Kryetari i Bashkise se Romes z. Veltroni thirri, ne Campidoglio, me 20 Nentor 2001, 20 femije ne mbledhjen e pare te Keshillit te femijeve te qytetit dhe i'u drejtohet atyre me keto fjale: " E deshiroja kete keshille te femijeve per ndihmen tuaj. Shpesh te rriturit harrojne c'do te thote te jesh femije dhe kjo shkakton gabime te renda, dhe nga keto gabime lindin qytete ku te gjithe, por vecanerisht femijet jetojne keq. Nga sot do te fillojme te punojme se bashku, sepse kemi nevoje t'a ndryshojme kete qytet".

Eshte domethenese, qe nje kryebashkiak i rendesishem, si ai i Romes njeh dhe deklaron publikisht nevojen per te qene i konsultuar nga konsulente tipik sic jane femijet. Kete e thote nje kryebashkiak, qe ka pasur te gjithe konsulentet dhe bashkepunetoret qe deshironte, por qe te gjithe te rritur i ai. Kjo thenie e tij nxjerr ne pah faktin se kerkesa per ndihme nuk eshte finalizuar per te kenaqur femijet dhe nevojat e tyre, e cila gjithashtu do te kishte qene nje qellimi denje dhe i nevojeshem, por ajo i kushtohet nje qellimi me te larte: Ndryshimit te qytetit.

Nga ky moment "Keshilli i femijeve" zhvillon periodikisht takime me kryetarin e bashkise, me keshillin komunal si dhe me administraten, duke u komunikuar atyre kerkesat e tyre, mendimet dhe idete e tyre. Ato jane propozime te thejshta, te pergjegjeshme, apsolutisht larg nga ato te te rriturve, dhe per tu degjuar kerkojne ndryshime jo te thjeshta. Kjo pervoje nuk eshte veshtire , qe te aplikohet nga kryebashkiak si ai i Tiranes, Vlores, Durresit apo Shkodres etj. Femijet tane do te luajne keshtu nje rol mirefillti politiko-administrative, ata do te ndihmojne kryetarin e bashkise te ndryshoje e per rrjedhoje te permiresoje qytetin. Nga kjo dite jeta e kryebashkiakut, administrates se tij si dhe keshillit bashkiak behet me e komplikuar, sepse femijet jane "kokeforte" dhe kerkojne llogari per ate, qe u premtohet. Shembulli i prezantuar deshmon se si mund te ndryshoje ne menyre diealektike dinamika e ndryshimit me pjesemarrjen e femijeve ne qeverisjen e qytetit.

Pyetjes se perse jane te preokupuar? Femijet i pergjigjen ne menyre te ndryshme: nje pjese te thone se ata jane te shqetesuar se prinderit e tyre nuk gjejne parkim, prandaj duhen ndertuar parkingje, nje rast evident ky se si femijet preokupohen per problemet e te rriturve, por pjesa tjeter thoshte jo per parkimet, sepse keshtu nuk do te kishte vend per te luajtur.

Pyetjes se nese do te takonte kryetarin e bashkise cdo te deshironte t'i thoshte Treisi ( 7 vjec nga Tirana) i pergjigjet "Ne se do te takoja kryetarin e bashkise do t'i thoja qe te beje sa me shume parqe per lojerat, sepse femijet kane nevoje te luajne, te kenaqen. Nuk duhet te kenaqen e vetem te rriturit, sepse edhe femijet kane te drejtat e tyre per te luajtur, sepse vrapimi dhe lojerat u bejne mire trupit te tyre". Bjorni , 9 vjec, nje tjeter femije nga Tirana do te pergjigjej: "Do t'i thoja kryetarit te bashkise , qe t'i bej pergjysem parkingjet dhe kendet e lojerave", nje pergjigje kjo qe te ben te buzeqeshesh sepse eshte serioze dh bujare. Serioze, sepse femijet jane te ndergjegjeshem per nevojen e hapesirave per te luajtur dhe bujare, sepse pranon te konsideroj femijet te barabarte me automobilat e prinderve. Keshtu femijet deshirojne qe te pakten te jene te trajtuar si makinat. Daniela, 12 vjec nga Vlora pergjigjet " Ne se do t'a takoja kryetarin e bashkise do t'i thoja : Te krijoje sa me shume hapesira te gjelberta ne qytet, sepse femijet kane nevoje per ajer te paster dhe t'a shpetoje Pyllin e Sodes dhe detin".

Pra sic duket femijet deshirojne nga qytetet lejen per te dale nga shtepia. Femijet e quajne te pranueshme, qe ky tip qyteti i diteve te sotme nuk u premton nje pjese te qytetareve te vet mundesine per te shpenzuar hapesirat publike.

Femijet ne kete rast mbrojne nje te drejte te tyre, nje nevoje te tyre te pakontestueshme, sepse nuk mund te dalin dhe te luajne dot vetem, dhe kjo kondicionon zhvillimin e tyre. Me detyrat nuk zhvillohet fantazia, me lojera po. Dy nenet e Konventes se Femijeve neni 28, e drejta per t'u aresimuar dhe neni 31 e drejta per te luajtur, duke qene nene te te njejtit ligj, kane te njeten vlere, te njeten peshe, te njejtin dinjitet, te njejtin konsideracion.

Ne kete beteje te tyre femijet prezantojne edhe interesat e te moshuarve, te personave antikapat etj, te cilet ndajne me femijet kete perjashtim te rende. Mesazhi i tyre eshte i qarte: Ata thone: beni te mundur qe te dalim nga shtepite, beni te mundrur qe te perdoren hapesirat publike te qytetit, beni te mundur qe hapesiart publike te jene te te gjitheve, mos na mbyllni ne hapesira te ndara. Ne se do te mund te dalim nga shtepite do te mund te dalin me ne edhe gjysherit apo miqte tane".

Femijet qe shkojne ne shkolle vetem te shoqeruar nga miqte e tyre jane nje realitet, qe po zhduket nga rruget tona. Prezenca e tyre i ben rruget me te sigurta. Femijet qe shkojne ne shkolle apo qe luajne ne rruge krijojne rreth tyre preokupacionin dhe solidaritetin e fqinjev te tyre. Ne se ne qytet do te jete gjithe kjo levizje, do te kete me pak automobile, do te jete me mire per te gjithe. Duhet ta rifitojme kete qytet.

Atehere kush eshte ambjenti qe duan femijet? Femijet nuk dine nga ekologjia dhe nga ambjentalizmi, por ata kane nevoja elemnetare, te cilat ne se plotesohen, i ngjajne shume qytetit te pershkuar nga ambjentalistet, ekologjistet, sociologet, nga psikologet dhe nga urbanistet e mire. Te realizosh kete qytet nuk eshte e thjeshte, pasi duhet, qe modeleve, te cileve u referohemi t'u konsiderojme dhe shmangim difektet apo gabimet. Te rriturit do te kerkojne te mbrojne me cdo kusht privilegjet e tyre, te cilat i konsiderojne ne menyre preopotente si te drejta. Nje kryebashkiak shprehjen ; "Duhet te ndryshojme se e thone shkencetaret dhe ambjentalistet" e ka me te lehte ta zvendesoje me shprehjen ; "Duhet te ndryshojme sepse e kerkojne femijet tane", duke konsideruar femijet dhe idete e tyre si instrumente te jashtezakoneshme te ndryshimit, duke perfituar nga sugjerimet e tyre.

Luiza Hoxhaj

02.12.2009

lunedì 23 novembre 2009

Ndryshimi qe vjen nga femijet

Ja kushtoj mbese sime te dashur Treisit me rastin e ditelindjes
Ne 20 vjetorin e nenshkrimit te Konventes se te Drejtave te Femijeve mendova t'a risjell perseri kete teme. Nje shtyse per te u be edhe kronika telvizive, mbi nje takim te zhvilluar me femijet shqiptare ne sallen plenare te Kuvendit te Shqiperise, ku femijet sherbenin vetem si sfond, sepse ne kronike u pasqyruan vetem deklaratat e kryetares se kuvendit, te cilat ishin thjeshte dhe teresisht ne funksion te debatit te rradhes te politkes se dites (bojkot,.. proteste.. demokraci ..e tj).
Disa muaj me pare shkas qe mora penen dhe shkrova keto rradhe u be komunikimi im on-line me Julian Adilin, i cili ne njerin prej mesazheve te tij me kujtonte se 12 vjet me pare, kur ai ishte vetem 11 vjec, ne ishim ndodhur ne te njejtin shesh, ne te cilin zhvillohej nje nga betejat per demokraci, si dhe prononcimi i nje ambjentalisti ne emisionin "Zone elire", i cili duke ju referuar nje inisiative te Bashkise Tirane: fushates mjedisore "Per reduktimin e mbetjeve urbane", veprimtari e cila zhvillohej kryesisht ne "Pavionin e qelqte" me mision edukimin e femijeve me kulturen e riciklimit te mbetjeve te krijuara nga veprimtaria jone e perditesheme (jo industriale por familjare). Ai e quajti kete nje kulture qe duhet t'u imponohet te rriturve dhe jo femijeve, te cilet ishin target kryesor ne kete aksion sensibilizues. Megjithese me kete prononcim ambjentalisti evidentoi faktin, qe kjo kulture mungon tek te rriturit, mendoj se rruga me e drejte do te ishte vleresimi i kesaj nisme si dhe per t'a thelluar pjesemarrjen ne ate projekt edhe me grupe te tjera moshore si te rinjte apo te rriturit.
Shembulli i Julianit, i cili sot aspiron te kete nje rol ne zhvillimin, emancipimin dhe ndryshimin e shoqerise sone, deshire kjo e kultivuar shume heret, qysh femije apo perpjekjet modeste te Bashkise Tirane per te perfshire edhe femijet ne qeverisjen e qytetit, nepermjet nje projekti bashkekohore, jane pjese e nje mentaliteti te ri, e nje filozofie te re qeverisese dhe pjesemarrjeje, e cila duhet perkrahur dhe nxitur me tej.
Perse femijet duhet te marrin pjese ne qeverisjen e qytetit? Deri ne nje moment grate amerikane, italiane, shqiptare apo gjetke nuk merrnin pjese ne jeten demokratike nepermjet votes. Psh. ne Italine fqinje, nje vend i zhvilluar, grate kane votuar per here te pare ne 1946, kur votohej per referendumin ku duhet te zgjidhej midis monarkise dhe republikes. Po ashtu deri ne nje moment ne Amerike edhe njerezit me ngjyre nuk e kishin kete te drejte. Duket qarte se deri ne ate moment mendohej se qeverisja e vendit ishte ceshtje burrash, pjeserisht racash, pervecese ceshtje teresisht per te rriturit. Keshtu qe eshte e veshtire te mendosh, qe sot 65 vjete me pas nga kjo here e pare e pjesemarrjes se grave, dikush te mendoj, qe femijeve u takon e drejta e pjesemarrjes ne qeverisjen e vendit.
Ne keto faqe do te mundohem te demostroj se jo vetem femijet kane kapacitet dhe te drejte, por se ne te rriturit kemi nevoje per ndihmen e tyre per te qeverisur qytetin ne se duam te shpresojme ne nje te ardheme me te mire dhe te qendrueshme per te shpetuar shoqerine tone.
Cilat jane shtyllat mbeshtetese te kesaj filozofie?
1.E thote shkenca.Deri nje shekull me pare, askush nuk i vitet e para te jetes se tij, si gje, qe tregonte se eksperiencat e rendesishme per zhvillimine e mepasem te tij duhej te kishin filluar me fillimin e shkolles fillore, me hapat e pare te medhenje. Pyetjes se cili eshte viti me i rendesishem i jetes se tij , Froud i pergjigjej pa hezituar: "Sigurisht viti i pare". Mbas Froud, Piget, Vygotsky,Bruner na kane ndihmuar te kuptohet se nje femije eshte i paisur me kompetence qysh ne ditet e para te jetes, keshtu qe eshte ne gjendje te kete idete e veta , te ndryshme nga ato te te rriturve dhe eshte i afte t'i shpreh ato.
2. E imponon ligji. Konventen e te drejtave te femijeve, nuk e kane kerkuar femijet, por e kane vendosur te rriturit e Kombeve te Bashkuara me 1989. Pothuajse qe te gjitha shtetet e kane nenshkruar dhe perfshire ate ne legjislacionin kombetar, duke e bere keshtu ligj te detyrueshem dhe te pacenueshem.
Cfare do te thote per nje shtet te kete ratifikuar Konventen dhe t'a kete transformuar ate ne ligj kombetar? Mbi te gjitha do te thote t'u njohsh femijeve, qysh nga lindja statusin juridik te qytetareve me te drejta te plota. Keshtu qe nuk mund te flitet me per "qytetare te ardheshem" ose te mbash pritshmeri tradicionale, kaq te zakoneshme tek te rriturit: t'a konsiderosh rendesine e femijeve per te nesermen e tyre si te rritur, qe do te jene dhe jo per qytetare edhe pse te vegjel, qe jane sot. Kjo do te thote te ndihesh i kufizuar nga ajo qe Konventa e thote me solemnitet ne nenet e saj: "gezojne disa te drejta, jo te respektuara te gjithe femijet e botes, jo vetem sepse shpesh jane te shfrytezuar, te shitblere, te dhunuar, por edhe sepse nuk njohin pasojat e tyre, kompetencat e tyre, dinjitetin e tyre". Keshtu Konventa parashikon se interesi i femijeve duhet mbrojtur ne se rastesisht hyn ne konflikt me interesat e te tjereve, duke cenuar keshtu te drejten e tyre. Por ne se per te rriturit impenjimi prane Kombeve te Bashkuara eshte realisht i perbashket, per shkak te prezences se tyre, ata duhet te jene disponibel edhe per pjesemarrjen e femijeve, ne pushtetin qe ushtrojne kur marrin vendime qe perfshijne femijet. Kjo eshte eksperimentuar ne shkolla dhe ne universitete si kudo ne bote edhe ne vendin tone.Mjafton te kujtojme qeverite e nxenesve apo ato studentore si dhe senatet respektive, te cilat ne veprimtarine e tyre respektojne rregullat demokratike, respektivisht ne perputhje me organet, qe u referohen. Keto projekte ne vendin tone financohen dhe mbeshteten nga Unicef.
Keshtu qe duhet te jemi te ambjentuar me nje krybashkiak qe konsulton qytetaret e vegjel, pasi edhe pse ne qytet nuk jetojne vetem femije eshte e veshtire te imagjinosh nje vendim te marre nga keshilli bashkiak qe nuk perfshin edhe femijet. Por njezet vjete mbas aprovimit te Konventes se Kombeve te Bashkuara per Femije, askush tek ne nuk e ka theksuar me qartesi te mjaftueshme kete nevoje dhe askush nuk eshte preokupuar te definoj forma te pershtateshme per konsultimin dhe pjesemarrjen e femijeve ne jeten e familjes, shkolles apo te qytetit.
Ka dhe nje aresye tjeter, ndoshta me te fuqishme dhe me preokupante qe na detyron te kerkojme ndihmen e femijeve. Gjenerata jone nuk po ushtron pergjegjesite e saj per gjeneratat e ardheshme. Stergjysherit, gjysherit dhe prinderit tane kane bere shume sakrifica per te na dhene nje jete me te mire.Mjafton te kujtojme vuajtjet , qe duhet te perballonin nenat tona, perpara hyrjes se lavatrices, frigoriferit apo hekurit elektrik ne shtepiat tona. Megjithe keto mungesa ato kane ditur te na krijojne kushte te tilla jetese, qe shpresa jone per nje jete me te mire te shtohej.
Por cfare po ben gjenerat jone? Me ndergjegje eshte duke shkaterruar boten ne te cilen ne jetojme, duke krijuar per femijet dhe niperit tane kushte jetese me te keqija se tonat. Ky fenomen shkaterrues po perfshin progresivisht shpejt edhe vendin tone. Nga kerkimet e fundit europiane rezulton, qe ndotja atmosferike eshte duke prodhuar nje pakesim mesatar t jetes te pakten 9 muaj per seicilin prej nesh. femijet dhe niperit tane do te duhet te jetojne ne nje ambjent ku do te jete me thjeshte te vdesesh nga tumoret per shkake te ndotjes atmosferike dhe ku do te jene me te mundeshme efektet kardiovaskulare, per shkake te moslevizshmerise se detyruar te femijeve tane te denuar te qendrojne perballe televizorit, sepse per shkake te automobilave tane( ne rritje), kemi bere jo praktikisht te perdoreshme hapesirat publike urbane.
Gjysherit tane ishin largepames dhe programonin jeten e gjeneratave te ndryshem( vendimet dhe planet qe ndermerrnin duhet te garantoni shatete breza). Pra ata ishin te afte te investoheshin per nje te ardheme , qe ata nuk do ta gezonin, nga e cila do te perfitonin femijet dhe niperit e tyre. Kurse sot askush nuk mund te ndermarri vendime kaq radikale, por jemi mbyllur ne Unin tone. Askush nuk leviz. Perballe cdo kercenimi kerkohet nderhyrje administrative. Jemi ne eren e politkes. Nuk kemi me vendimet e gjysherve tane per gjeneratat e ardheshme, por kater vitet e politikaneve, qe i kemi zgjedhur per ta qeverisur per 4 vjete interesat tona. Ne fakt keter vite reduktohen ne dy, sepse vitin e pare duhet te ambjentohen dhe kuptojne, kurse te fundit te pergatiten per zgjedhjet e ardheshme. Poltikanet te cileve u kemi besuar detyren (njehere e nje kohe te gjysherve dhe baballareve tane), per te na prezantuar dhe per te pergatiture te ardhmen e femijeve dhe nipave tane, shpesh i preokupon me shume vazhdimesia e karrieres se tyre politke se sa mireqenia e zgjedhesve te tyre.
Ne kete klime dhe ne keto kushte rriten femijet tane, ne qytetet tona, ku modeli i ofruar prej nesh eshte: Nje qytet i te rriturve dhe per te rriturit. Qyteti eshte vendi i takimeve dhe i shkembimeve. Ne te hapesira urbane eshte e perbashket nuk ka lagje te ndryshem per nivele te ndryshem sociale. Ne rruget e qytetit pallatet e te pasurve, shpesh vepra te arkitkteve te medhenje, lartesohen perkrah shtepizave modeste. Ky altrenim nderton nje ritem urbanistik, qe i ben shume te bukura qytetet europiane. Gjithashtu edhe ne qytetet tona, pavaresisht nivelit te zhvillimit ka ekzistuar e njejta nderthurrje. Ne dhjetevejecaret e fundt keto qytete po i ngjasojne gjithnje e me shume modelit mesjetar. Qendrat historike po boshatisen, duke u vendosur ne to qendra bisnesi e administrative, sipas kritereve te reja te zhvillimit: ndarjes dhe specializimit: qendrat historike per bamkat, dyqanet e luksit dhe te argetimit, periferia per te banuar. Pastaj jane vendet per femije, kopshtet, parqet e lojerave,vendet per pleq, qendrat e te moshuarve, qendrat e dijes (nga shkollat fillore deri tek universitetetet), qendrat shendetesore etj. Kesaj tendence nuk po i shpetojne as qytetet tona. Ne kete qytete femijet tane nuk mund te jetojne disa eksperienca thelbesore per zhvillimin e si aventura, kerkime, zbulimi i te rejave, rreziku, kapercimi i pengesave dhe keshtu qe nuk nuk mund te perjetojne kenaqesine dhe emocionin. Shkurt nuk mund te luajne. Keto eksperienca kane nevoje per dy kushte themelore te cilat jane duke u zhdukur: koha e lire dhe hapesirat publike. Eshte e veshtire qe femijet te dalin te vetem nga shtepia, duke kerkuar te shoqerohen per te shkuar ne nje vend te pershtateshem per te luajtur me ta. Veshtiresite ambjentale, te verteta ose te supozuara, kane bindur prinderit, qe ky qytet nuk garanton nje femije 6-10 vjecar te dali vetem, keshtu qe ajo qe ishte koha e tyre e lire eshte kthyer ne nje kohe te organizuar, duke iu dedikuar aktiviteteve te ndryshme brenda apo jashte shtepise, rigorozisht te programuara dhe zakonisht te paguara. Nga njera ane televizori, plystation, interneti, nga ana tjeter kurse te ndryshme, mbasdite ne sport, arte apo gjuhe te huaja. Prej ketu buron nevoja e nje qyteti per femijet. Si duhet te jete ai?
Te ndergjegjeshem per kete situate shume preokupante, te nevojes se nje ndryshimi te shpejte dhe rrenjesore del ne pah , qe te rriturit nuk jane te gatshem dhe te disponueshem per te reduktuar privilegjet e tyre, qe duke kompromentuar shendetin dhe mireqenien e femijeve dhe nipave te tyre, i sigurojne vetes sot komoditet dhe avantazh. Nga keto konsideracione lindi projekti "Qyteti i femijeve", i cili i fton kryebashkiaket dhe administratoret e qyteteve te ndryshojne pikereferimin, duke perfshire pervec qytetareve te rritur dhe prodhues, si parameter edhe femijet.
Vazhdon pjsa e dyte me Titull "Qyteti i femijeve"

domenica 15 novembre 2009

Impenjimi yne kunder dhunes ndaj grave

"Nuk duhet kurre te rreshtim se menduari: cfare civilizimi eshte ky ne te cilin po jetojme?"
Pyetja qe Virginia Woolf shtronte ne 1938, mund te shtrohet perseri mbas shtatedhjete vjetesh, per me shume se nje aresye. Nevoja e kesaj pyetjeje per nje pergjigje filozofike eshte aktuale, kur koncepti i seksit dhe gjinise perballet ne nje civilizim te prekur nga patologji jo humane.
Shkakun per ta ribere kete pyetje e mora nga kronikat televizive ku trajtohej rasti i dhunimit te nje 45 vjecareje nga Korca prej bashkeshortit te saj (fatkeqesisht jo rast i vecuar ne shoqerine tone).
Tema qe do te trajtoj eshte pjese intriguese e nje ceshtjeje te rendesishme ne kohen tone, te cilen mund ta definoj, sic e definonte vite me pare nje mendimtar largepames italiane si: epoka e te drejtave.
Po jetojme kete epoke, duke e vleresuar ne tere kompleksitetin e kesaj shprehjeje me : te drejta te proklamuara; te drejta te afirmuara ose ne rrugen e afirmimit; te drejta te zoteruara; te drejta te universalizuara. Sigurisht, kurre me pare, si ne kete dhjetevjecare, nuk eshte arritur ne nje vizion kaq te gjere, me nje vetedije kaq te thelle ne njohjen e te drejtave njerezore si kushte te bashkejeteses civile, lirise dhe demokracise.
Diskutimi mbi sistemet e ndryshme institucional dhe politk, mbi modele te ndryshme te qeverisjes se shoqeris, qe bashkejetojne dhe ballafaqohen ne bote ka qene gjithmone i hapur dhe legjitim.
Aktualiteti i Deklarates universale te te drejtave te njeriut ne 1948, qendron mbi te gjitha ne perhapjen gjithnje e me te gjere te prezences se kultures se te drejtave ne debatet publike dhe ne shfaqjen e problemeve dhe sfidave te reja per perballimin e ceshtjeve qe sjell globalizimi.
Midis ketyre: konflikti midis te drejtave te ndryshme, seicila prej te cilave themelore; raporti i kulturave te ndryshme me temen e dinjitetit dhe barazise se qenieve njerezore.
Ne cfaredo konteksti perkufizimi konkret i te drejtave njerezore perben gure themeli te krahasimit te kushteve efektive te popullsive dhe te personave si dhe te nivelit te perparimit material dhe shpirteror te nje vendi.
Te drejtat e njeriut, sic kemi mesuar te themi me mire, qe me formulen e vjeter te te drejtave te njeriut, jane te plota, duke u dhene rishtytje pikerisht problematikave te gjysmes se botes, qe perbehet nga grate.
eshte e thjeshte te konstatosh se jane pikerisht grate ato qe kane vuajtur tek ne dhe pjese te tjera te botes, nga kufizimi dhe privimi i te drejtave themelore. jo pa qellim ne qender te ketij shkrimi vendoset nje pyetje angoshike, e cila te obligon te veshtrosh persistencen dhe shperndarjen e dhunes kunder grave. Ne se analizojme drejtesisht aspektet e shumefishta te ketij fenomeni deshiroj te them qarte se ka fakte te vecanta te tmereshme dhune, te shoqeruara me nevojen per ndihme dhe nderhyrje emergjente: rasti i dy motrave te lidhura me zinxhire prej te atit,, gruaja nga Puka me kater femijet e saj vocerraket e keqtrajtuar dhe nxjerr ne mes te kater rrugeve ne meshire te fatit, ne pike te dimrit, vrasja makabre e bijes prej atit te saj ne rrethinat e Tiranes, vetem per shkake te mentalitetit etj. Te shumta jane grate te cilat rrezikojne edhe ne vendet moderne te zhvilluara: dhuna seksuale ne formen e saj me brutale-agresioni fizik-, por edhe dhuna shtepiake apo dhunat e natyrave te ndryshme, ne boten epunes p.sh. Normalisht, qe kjo nuk duhet te na ngushelloje.
Ne vendin tone ashtu si edhe ne vendet e pasura dhe te zhvilluara jane kryer adaptime te sistemeve juridike me nje sensibilitet te larte kundrejt te drejtave themelore te grave. Megjithate vazhdojne te verifikohen fakte tronditese te dhunimit te grave, vecanerisht kohet e fundit. Prej kohesh Parlamenti shqiptar eshte ne nje impenjim ne lufte te ashper ndaj dhunes ndaj grave, si krim kunder personit dhe ka perfshire se fundmi edhe perballimin e veseve dhe persekutimit apo diskriminimit te grave ne vendin e punes. Por per mendimin tim ky angazhim ka mbetur siperfaqesor, me fokus kryesisht ne Tirane apo qendrat e tjera te medha urbane, dhe per me teper jo e drejtuar tek grate ne nevoje. P.sh ne se u referohemi para dhe gjate fushates takimeve elektorale te Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, gruaja , qe ka arritur nivelin me te larte ne hierarkine shteterore, rezulton se ajo u drejtohet atyre grave , te cilat ftohen dhe marrin pjese neper mbledhje apo mitingje. Besoj se te gjtihe e pranojme se kjo kategori grash ka hedhur nje hap te rendesishem ne drejtim te emncipimit dhe pjesemarrjes ne jeten shoqerore. Por askush nuk dinte ose te gjithe kishin heshtur per gjendjen skandaloze dhe kushtet cnjerezor ne te cilen mbaheshin dy motrat nga Maqellara apo raste te tjera te ngjashem. A duhet ta ngushtojme atdheun vetem ne bulevardet e qyteteve kryesore?
Ne cdo pjese te botes, ne cdo vend qofte edhe i vogel si vendi yne, duhet te ndiehmi njesoj pergjegjes per mospermbushjen e progresit te realizuar me veshtiresi ne mos permbushjen per te afirmuar lirine, dinjitetin dhe barazine e te drejtave te grave. Duhet te ndihemi njesoj te impenjuar per arritje me te plota e me te garantuara. Ne disa aspekte si psh shkollimi dhe punesimi ne po bejme hapa mbrapa, pasoja keto qe do ti ndiej shume ne te ardhmen shoqeria jone.
Vendimtar eshte dimensioni edukativ ne kete angazhim, jo vetem qe tu garantoje vajzave dhe grave edukimin(aresimimin), ende te mohuar ne disa pjese te vendit, por ne sensin, qe te edukojme se bashku shoqerine per vlerat e barazise se te gjithe qytetareve pa dallim seksi, artikulli 21 i Kartes se te drejtave themelore te Bashkimit Europian, ku ne deshirojme qe te integrohemi.
Ky eshte nje angazhim pa dyshim aktual ne Shqiperine e sotme. Per me teper sepse jemi duke eksperimentuar, kompleksitetin e perezences ne rritje te komunitetit migrues dhe te procesit te integrimit par ta cuar ate me perpara. Duhet te intgrohemi se pari brenda vetes, integrim ne te cilin themelor eshte respektimi i kulturave te ndryshme, religjionit dhe traditave ne respekt te individit dhe dinjitetit te tij, duke garantuar se bashku parimet si dhe ligjet kombetare, qe rregullojne kete fushe.
Duhet bere prezent vecoria e situatave ne te cilen ndodhen grate si dhe te nevojave te tyre, se bashku me kontributin e tyre specifik ne procesin e integrimit. Padyshim, qe eshte aktuale rithirrja per mosdiskriminim, te cilin e ndalon Karta e te drejtave themelore e Bashkimit Europian, ne te cilen evidentohen te gjitha motivet e mundeshme te diskriminimit prej te cilave permendim: seksi, raca, ngjyra e lekures apo origjina etnike dhe sociale, cilesite personale, cilesite politike, orientimi seskual.
Lufta kundr cdo dhune dhe shkaktim demi ndaj grave mbetet gjithnje nje shkak per refuzimin e intolerances dhe dhunes, e ushqyer sot ne permase te gjere nga injoranca, nga humbja e vlerave te idealeve dhe moralit, nga nje largim shpesh i pakuptueshem nga parimet mbi te cilin kushtetuat jone ka bazuar bashkejetesen kombetare demokratike.
Ne kete fryme duhet te mbeshtesim cdo inisiative ne shkalle kombetare dhe nderkombetare ne mbrojtje te ketyre te drejatve. Kete proces se pari duhet ta ve ne levizje "Universi femeror". i cili eshte shpesh i mbyllur ne steriotipe. Natyrisht nuk eshte e vertete, qe keshtu bejne te gjitha grate ne jeten e perditeshme ose ne politike. Prej kohesh vemendja me te drejte eshte drejtuar jo vetm mbi ate se cfare bejne realisht grate ne postet publike, jo vetem ne qendrat e medha, por edhe ne praktika te krijuara ne periferi, praktikisht ne jeten e perditeshme, ne shkolle , ne profesion, ne reflektim filozofik dhe ne krijimtari. Mund ti referohem ne kete rast dy grave krijuese, njera gazetaria e mirenjohur Kozeta Zavalani , e cila me mjeshteri ne vepren e saj prezanton, larteson figuar grash, te profesioneve te ndryshme, te cilat mund te sherbejne si modele per shoqerine apo rasti i gazetares tjeter Jonida Hazizaj , e cila me guxim dhe elegance trajton temen e "dhunes" ne vendin e punes, duke sherbyer ne kete rast si nje sinjal i forte per shoqerine tone dhe sidomos per permiresimin e kritereve te rekrutimit dhe te karrieres ne adminstraten publike.
Krahasimi i eksperiencave demostron se puna e grave perben nje rrote te zhvillimit, nderkohe, qe eshte urgjente te aktivizohet kjo rrote edhe ne vendin tone. Punesimi femeror: si ti ndezim motorin ?. Kjo eshte nje pyetje qe kerkon zgjidhje. Ne Shqiperi mungon megjithate nje koalicion stabel " pro-grave", i afte te influencoj ne procesin e formimit te politkave publike dhe rialokimin e fondeve te burimeve te bilancit per kete qellim. Ka ne te kundert pritshmeri te madhe e te ndryshme , te zgjedhjeve dhe te praktikave koresponduese.
Megjithese kjo teme trajtohet me thekse dhe menyra te ndryshem, ne menyre te perqendruar dhe te perbashket shprehet domosdoshmeria e realizimit te nje veprimi konstant sensibilizues kundrejt shoqerise civile per te ngulitur nje ndergjegje me te madhe mbi ate se cfare percakton mesimi.
Aresimimi dh mbi te gjtiha procesi edukativ, eshte faktori kryesor i forcimit dhe rritjes se familjes, te komunitetit, te shoqerise dhe mbi te gjitha te mendimit. Rezultati i procesit edukativ eshte keshtu edhe eleminimi i pabarazise gjinore, plage erende kjo ende e pasheruar plotesisht. Nje nene e alfabetizuar( e perdora kete term qellimshem per te evidentuar faktin se ne vendin tone po rishfaqet frikshem dukuria e analfabetizmit) mund te shpetoj nje familje te tere e per rrjedhoje shoqerine, mund te influencoj pozitivisht ne krijimin e nje rrjeti social, ne zhvillimin e nje modeli te rri te familjes shqiptare.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 15.11.2009

martedì 9 giugno 2009

Ambjenti dhe zhvillimi si nje mundesi e madhe

“Sot eshte bere nje nevoje e pashmangeshme te luftosh ne mbrojtje te mjedisit. Kjo eshte sfida me e madhe ambjentaliste qe duhet te perballojme” Amartya Sen( premio Nobel ne ekonomi).
Ne kete beteje une besoj se jane te pakta dyshimet se ambjenti dhe zhvillimi jane dy ane te te njejtes medalje. Eksperienza na ka mesuar se kur keto dy aspekte ne menyre ideologjike i kundervihen njera tjetres, demet jane te pallogariteshme. Nje ambjentalizem, i cili beson se tutela e ambjentit kalon permes nje mbrojtjeje apriori te ekzistueses ngadaleson rrezikshem investimet ne infrastrukture. Ky model zhvillimi penalizon ndermarrjet, duke rritur kostot e trasportit, duke qene nje nga shkaqet qe i ben prodhimet tona ne kete menyre pak te konkurrueshme. Nderkohe qe edhe modeli tjeter ai i zhvillimit intensive, i cili shperfill efektet demtuese ne ambjent eshte njesoj i demshem.. Ne kete rast mjafton ti referohemi rastit te dhenies se licensave per fabrika cimentoje ne Veriun e vendit, te cilin Ministri i mjedisit e cileson si zhvillim dhe mos dhenien e tyre ne periudhen 2001-2005 te cilin e konsideron si moszhvillim. Sipas konceptit, qe prezantova me siper ky fenomen nuk duhet pare bardh e zi.
Pajtimi i ketyre dy aspekteve gjen meshirimin e tij ne konceptin e zhvillimit te qendrueshem. Koncepti i zhvillimit te qendrueshem si per nderthurjen e tij multidisiplinare, ashtu edhe per kompleksitetin e definicionit dhe realizimit te tij, perfaqeson nje sfide te rendesishme per shoqerine tone. Piketakimi i ketyre dy koncepteve tenton te nxjerre ne drite ne kontekstin e te ashtuquajtures “shkence e qendrueshmerise”(Sustainability Science) se si shkenca e qendrueshmerise dialogon me teresine e aktoreve, publike dhe private, per pershtatjen dhe perkthimin e qendrueshmerise ne politika, inisiativa dhe projekte. Kjo shkence e re synon integrimin e aspekteve ambjentale, ekonomike, sociale, kulturore dhe istitucionale, duke kerkuar te thelloj refleksionet mbi rolin qe disiplina te ndryshme luajne ne percaktimin e modelit te zhvillimit inovativ, pervecse te promovojne nje veprim sinergjik midis botes akademike, institucioneve publike, shkolles dhe ndermarrjeve, per te dhene ne kete menyre nje konkretizim dhe shperndarje te pershtateshme te ketij modeli.
Une besoj se ne se ne levizim duke patur si objektiv te miren e pergjitheshme edhe risqet zvogelohet. Kjo rruge eshte jo vetem nje nevoje, por edhe nje mundesi me e madhe. Ne shume vende ecet ne kete drejtim, pasi eshte edhe nje mundesi e madhe per te rilancuar ekonomine, e cila investon mbi inovacionin teknologjik dhe kerkimin shkencor.Kjo na ben te kuptojme se sa kane ndryshuar gjerat dhe se sa elementi ambjentalist eshte bere i rendesishem.
Ne zemer te zgjedhjes se politikes ekonomike duhet te jete njohja e faktit qe emisioni i gas seres perfaqeson nje falimentim te tregut. Duhet te konsiderojme faktin se kur emetojme gas sera demtojme edhe perspektiven e te tjereve dhe ne mungese te politikave te pershtateshme korrektuese, jemi te detyruar te marim persiper kostot. Tregu ne kete rast ka falimentuar ne sensin qe instrumenti kryesor i kordinimit te tregut cmimi, ne kete rast na ofron nje indikacion te gabuar. Me fjale te tjera cmimi i naftes, hekurit apo te vet energjise te prodhuar ne vendin tone me energji “te papaster”, nuk korspondojne me kostot reale, qe shoqeria do te duhet te suportoje per te prodhuar dhe konsumuar keto mallra. Ne kete rast ne gjuhen ekonomike thuhet qe kostot sociale te prodhimit dhe te konsumit jane me te larta se kostot private, keshtu qe ne mungese te nje nderhyrjeje korrektuese, tregu perfundon duke kryer deme, duke prodhuar ineficence dhe humbje.
Falimentimi i tregut mund te marre forma te ndryshme dhe politikat ekonomike sherbejne ne te shumten e rasteve pikerisht per te korrigjuar efektet e tij. Format kryesore te ketij falimentimi jane pamundesia per te patur akses ne nje informacion te plote, abuzimet me pushtetin kontraktual dhe “esternalitetet”. Flitet per “esternalitete”, kur veprimet e dikujt mundet te demtojne direkt te tjeret, sic ndodh per shembull kur shkarkojme substanca toksike ne nje lume, kur derdhet substance kimike ne liqen, rasti i liqenit artificial, apo ne det, rasti i derdhjes se naftes ne plazhin e Sodes, kur ndertohetn ndertesa qe te mbijne si ciban ne sy apo kur pihet duhan ne nje restorant. Ne rastin e vendit tone kontratat ne kete sektor, si ato te Tec apo Petroliferes Vlore, Centraleve me ere ne Karaburun, apo TECi me qymyr ne Porto Romano, jo vetem qe nuk jane bere ne kushtet e trasparences, por nuk kane konsideruar “esternalitetet”, si dhe nuk respektojne tendencen boterore te zhvillimit energjetik dhe orientimeve te saj .
Perballe nje falimentimi te tregut pergjigjia e duhur nuk eshte ajo e abandonimit te mekanizmit te kerkeses dhe ofertes, por reagimi direkt per te “riparuar”, situaten duke e korrektuar ate me leven fiskale, nepermjet kontrollit te cmimeve apo nderhyrjeve legjislative, per te mos degjuar perseri pas 10 vitesh justifikime se nuk kishim hapesire apo kompetence ligjore per t’i mbyllur etj. Duke reaguar ne menyre te tille ndaj ndryshimeve klimatike dhe duke adaptuar politika komplementare ne temen e teknologjise dhe te ekonomise se gjelber, mund te arrihet nje rritje ekonomike te panderprere e afte te reduktoje varferine. Ne te kundert ne se pranojme qe falimenti i tregut te behet permanent do te kemi deme ne ambjent apo nderprerje te procesit te rritjes, te destinuar te shperthej ne fenomene te tilla si migracion apo konflikte.
Emetimet jane qartesisht nje “esternalitet” dhe perfaqesojne keshtu nje faliment te tregut. Impakti i tyre vleresohet nga shkalla e ndotjes e diferencuar kjo sipas kater karakteristikave themelore: jane te nje periudhe afatgjate; jane globale; prezantojne nje pasiguri te madhe; manifestohen potencialisht ne shkalle te gjere. Asnje parameter i tille nuk eshte bere i ditur per veprat energjetike me kapacitet te konsiderueshem qe synohen te ndertohen ne vendin tone. Emisioni i gas seres perfaqeson falimentimin me te madh te tregut, asnjehere te verifikuar me pare.
Ne qender te analizes ekonomike duhet vendosur etika e vlerave per bashkepunimin kombetar, per te ndergjegjesuar per riskun, e afte te llogaris shumen e margjinalizimit. Nje treg etikisht i qendrueshem eshte ai qe eshte ne gjendje te vleresoj ate qe eshte duke investuar. Eshte detyre e shtetit te kontrolloj dhe evitoj shmangiet e rrezikeshme nga rregulli. Analizat e fundit mbi efektet ambjentale nuk marrin ne konsideracion keto aspekte ose e bejne ate ne nje menyre te paplote dhe sipaerfaqesore.
Per te filluar te levizesh pergjate nje rruge te zhvillimit te qendrueshem nevojitet nje plan ne terma afategjate, i cili na mungon ne kete rast. Shume nga investimet me te demshme, ne fakt , kane nje cikel jete ne dhjetevjecare te ndryshem, si centralet elektrike apo ndertesat e madha.
Duke aresyetuar mbi politikat energjetike dhe ambjentale , vecanerisht kur flitet per kohen, duhet te konsiderohet fakti, qe ne keto raste ka nje efekt te moskthimit te nje rendesie kruciale si shumatoria jetegjate e investimeve: rezultati eshte qe vendimet , plani i sistemit te nxitesave te vendosur ne muaj dhe vite jane te destinuar te kondicionojne thellesisht te ardhmen e mjedisit.
Shume shpesh ekonomistet i shmangin keto tip konsideratash me preteksin se behet fjale per tema, qe nuk kane lidhje ose mbeshtesin tezen, qe zgjedhjet etike eklipsohen nga prurjet apo rezultatet e tregut. Ne fakt keto pozicionime jane te gabuara. Eshte Sen ai qe parimin e vlerave etike te shoqerise e ka trasformuar ne parameter ekonomik. Analizat e ekonomisteve nuk inspirohen vetem nga politikat ekonomike, por edhe nga proceset politike dhe vleresimet morale, nderkaq ato mund te ndihmojne per t’i dhene forme diskutimit. P.sh mund te qartesojme efektin qe paradigma te ndryshme vlerash kane mbi vendimet politike dhe te vendosin ne drite kunderveniet eventuale. Orientimet e tregut, edhe pse mund te furnizojne disa indikazione me te kufizuara vlerash, nuk mundet kurre te percaktojne cilat vlera mund te udheheqin vendime te nje rendesie te tille, te nje pergjegjesie kolektive dhe zgjatjeje kohore.
Karakteristika e dyte e “eksternaliteteve” eshte natyra e saj globale. Gazi sere prodhon te njejtat efekte mbi ngrohjen globale, pavaresisht nga fakti se jane emetuar ne Londer apo e Durres, uraganet dhe furtunat godasin me te njejten force New Orleans ose Mumbai, permbytjet permbysin njesoj Angline dhe Mozambikun, thatesira eshte e njejte ne Australi apo Darfur, niveli i detit ngrihet njesoj ne Florida apo Bangladesh. Edhe ne kete pike ne jemi pak te ndjeshem.
Vendet e pasura kane pergjegjesine me te madhe per gjendjen aktuale. U takon pikerisht atyre qe te marrin insiativen dhe te demostrojne pergjegjeshmerine e duhur perndryshe aksioni global eshte i destinuar te falimentoj. Ato shpesh e trasferojne riskun ne vendet ne zhvillim, rrezik potencial ky edhe per vendin tone. Por kriza qe po kalojme ka demostruar se vendet me probleme me te medha ambjentale jane ato me shkalle me te ulet progresi. Ne se nuk reagohet cmimi qe do te paguajme do te jete shume i larte. “per te gjithe do te jete nje lajthitje te injorosh nje mesazh kaq te forte” thote Amantya Sen.
Modeli tradicional i rritjes ne bote eshte nderprere. Per ne eshte urgjente te perqafojme modelin e ri, bazuar mbi nje perdorim te ulet te lendeve djegese tradizionale. Te injorosh kete ceshtje do te thote jo vetem te denosh vendin me nje te ardhme ndotese, por edhe me nje rruge te moszhvillimit dhe te dekadences ekonomike.
Bota po lancion aksione konkrete. Ne G20 jane bere zgjedhje te forta ne fushen financiare dhe plani Obama i investimeve publike ne fushen ambientale eshte shume premtues Sipas nje sondazhi te kryer nga BBC ne 21 vende europiane, 9 ne 10 persona mbeshtesin faktin se investimet mbi klimen jane te nevojeshme. Vendet ne te cilat ka nje theksim te faktit se duhen marre masa drastike jane Spanja, Italia dhe Franca. Tek ne nuk eshte zhvilluar ndonje sondazh i tille, perkundrazi qytetari mbahet ne terr, spekulohet me krizen energjetike, vihet perballe faktit te kryer etj. Kjo situate duhet te ndryshoje rrenjesisht.
.”Rruga per te bllokuar fenomenet shkaterruese eshte kjo, por lipset te reagohet me shpejtesi, koha ka skaduar’ thote lord Nocholas Stern, ish shef i ekonomise ne Banken Boterore, i cili ne 2006 kishte frikesuar tregun duke publikuar nje raport me 700 faqe ne te cilin spjegon se ne se nuk do te bejme asgje per te rikuperuar emisionin gas sera, demet klimatike do te arrijne ne nje te pesten e GDP boterore, ekuivalente kjo shume me ate te dyluftrave boterore te marra se bashku.
Stern gjithashtu mbeshtet teorine qe nuk ka me kohe per te humbur. Ai tre vjet mbas ketij raporti thekson: “ne dy trevjet situate eshte perkeqesuar dhe eshte e nevojeshme te rritet cmimi qe eshte vendosur ne raportin qe mban emrin e Stern. Atehere eshte folur per 1% te GDP, por shkaterrimi klimatik avancon me shpejtesi. Sot rendi i madhesise se shifrave qe duhet te impenjohen i afrohet 2% te GDP, shume e barabarte me 1000 miliard dollar” Ky eshte nje investim domethenes, sepse situata aktuale eshte ajo qe ve ne loje jeten.
Ajo qe rrezikon planeti eshte rritja prej 5 grade, ndoshta edhe me shume e temperatures. Per te kuptuar me mire cdo te thote kjo mjafton te mendojme se me 5 grade me pak, gjate eres se fundit glaciale nje pjese e mire e Europes veriore dhe e Amerikes se veriut ishin te mbuluara nga nje shtrese akulli me trashesi qindra metra. Ndersa me 5 grade me shume ne Eocene, 30=50 milion vjete me pare, ne Polin e veriut ishin prezente aligatoret. Ne mungese te veprimeve korrektuese propabiliteti qe te arrihet ne nje shtese temperature prej 5 gradesh eshte 50%. Duke adaptuar planin per shpetimin e planentit, mundesite e nje katastrofe klimatike reduktohen ne 3%.
Nga ato qe prezantojne specialistet vetem me TEC me qymyr te Durresit do te rritet temperature e ujit pereth me 8 grade. Mendoni se cmund te ndodh me faunen ujore, apo me floren dhe faunen pereth, me turizmin etj.Ky eshte nje tregues se ne ecim ne drejtim te kundert me rrymen boterore. Edhe ne vendin tone eksiston dikush qe thote se duhet te adresojme impenjimin tone ne mbrojtje te klimes dhe ambjentit. Kriza aktuale energjetike ka krijuar prej 15-20 vjetesh nje makh te tille ndaj te cilit institucionet tona nuk kane qene ne gjendje te reagojne ne menyre efikase. Ne kete rast mendoj se ashtu sic u shfrytezua si avantazh prapambetja dhe fakti qe tregu yne financiar ishte i paintegruar per te minimizuar efektet e krizes financiare ne vendin tone, po ashtu edhe sistemi jo i zhvilluar energjetik, duhet perdorur si pike force per ta orientuar ne rrugen e duhur ecjen e trasformimit te energjise drejt eficences dhe fondeve te rinovueshme.Nuk mund te perserisim te njejtat gabime, sepse ne se riadresojme nje pergjigje te papershtateshme do te gjendemi ne nje situate dramatikisht kompromentuese.
Ky kercenim eshte ende i evitueshem: eshte e nevojeshme te ndryshojme menyren e te prodhuarit, te te jetuarit, te levizjes. Trasformimi energjetik per te cilin flasim do te ndryshonte jeten tone te perditeshme. Ne nje ambjent me emission te ulet karboni jeta behet me e kendeshme, me e pershtateshme dhe me avantazhe te dukeshme edhe ne planin shendetesor.
Duhet te adresojme dhe mbrojme investimin tone drejt sektoreve ne ekspansion sic jane edhe ato ne sektorin e turizmit, te cilat ne kuadrin e aventures se re energjetike, rrezikojne te hidhen ne ere, duke shkaktuar per qytetaret shqiptar se dyti nje efekt negative ekonomik te ngjashem me ate te piramidave. Per kete eshte i nevojeshem nje konsesnsus i cili vazhdon te mbetet ende larg dhe politikanet, pa i ndare ne te djathte apo te majte, rrezikojne t’a realizojne. Por une mendoj se konsensusi me i rendesishem eshte ai qe duhet arritur me qytetarin.
Ekonomia e gjelber duhet te shihet si nje mundesi progresi edhe per vendin tone. Politika ambjentale e presidentit Obama do te prodhoj ne USA 5 milion vende pune nepermjet investimit prej 150 miliard dollaresh ne kursimin energjetik dhe ne fonde te rinovueshme. Ne programet e partive kryesore konkurruese ne Shqiperi synohet nje shifer qe varion nga 100 -197 mije te punesuar te rinj, pa i specifikuar se cfare lidhja kane keto vende pune me ekonomine e gjelber apo se cilat jane fondet te cilat do te impenjohen ne kete proces. Me impenjim global jane vendosur rregulla te pergjitheshme ambjentale, qe nuk ngushtojne vende te vecanta, por percaktojne nje kufi brenda te cilit duhet te leviz cdo vend duke vleresuar potencialet e territorit perkates(Protokolli i Kyotos ne nivel global, vendimet e UE).
Ne megjithese aspirojme Europen nuk i respektojme keto rregulla, perdndryshe ajo qe eshte e ndaluar ne Itali nuk ka pse te jete e lejuar ne Shqiperi. Me sa duket ne keto vite jemi perqendruar me shume ne nivelin sasior se sa ne ate cilesor. Duhet te rindertojme ekuacionin dhe te rivendosim ne qender te veprimtarise tone individin dhe nevojat e tij.
Ekonomia jone mund te rilancohet vetem ne se do te vendosen disa rregulla te detyruesheme teper te domosdoshme. Keto rregullat do t’i sintetizoja me termin, qe sot eshte kthyer ne mode: ekonomia sociale e tregut. Nje model ne te cilin ekonomia, etika dhe e drejta nuk shihen si aspekt ne kundershtim midis tyre. Rasti i ndotjes se plazhit te Sodes tregoi se kemi nevoje per rregulla juridike ne gjendje te mbrojne interesin e pergjitheshem. Eshte detyre e shtetit te ndertoj nje kuader institucional dhe juridik te pershtatshem, brenda te cilit kufizohet tregu. Detyra e qeverise se ardheshme eshte qe t’i rijapi trasparence procesit dhe te vendosi ne moto nje mekanizem virtuoz, i cili vertitet rreth parimit te reciprocitetit, i cili i jep mundesi te pervecmeve te organizohen per t’iu dhene pergjigje nevojave te te gjitheve. Behet fjale per nje model social, por mbi te gjitha per nje model ekonomik. i njejti qe ka dhene mundesi Italise fqinje, nje vendi qe megjithese nuk posedon pasuri natyrore, te behet nje nga fuqite me te industrializuara ne bote.
Edhe vendi yne ka ne vetvete force per ta realizuar trasformimin. Ne kemi kuptuar te investojme ne pune. Eshte i nevojeshem ndryshimi i optikes. Eshte pare qe duhet kaluar nga sasia ne cilesi. Pare ne kete optike politikat ambjentale nuk i shoh ne sensin e ngushte, por si nje rikualifikim komplesiv i ekonomise sone, te dijes, te kerkimit dhe te cilesise, per rrjedhoje nje ecje drejt zhvillimit. Ne kemi nevoje per nje prezence te ekonomise se lidhur me territorin e cila eshte nje burim i madh. Ekonomia eshte e forte ne se prodhon mireqenie per komunitetin. Do te jemi me te forte ne se kuptojme se sfida e perbashket eshte celesi i konkurrueshmerise. Sot sfide unike globale eshte sfida e mjedisit. Kjo duhet te jete edhe sfida jone. Pikerisht ketu duhet te fokusohemi per te mbrojtur te ardhmen tone dhe te brezave qe do te vine.

Luiza Hoxhaj
10.06.2009

Ky shkrim eshte botuar ne gazeten Libertas dt 14.06.2009 rubrika opinion me titull Shkaterrimi i mjedisit, nje mundesi e humbur per zhvillim Nga Luiza Hoxhaj

mercoledì 27 maggio 2009

VËSHTRIM NË SEKTORIN E SIGURIMEVE

Duke u nisur nga debati i zhvilluar në komisionin e ekonomisë në një nga seancat e fundit të tij si dhe nga botimi i Raportit Vjetor të Autoritetit tv Mbikqyrjes së Sigurimeve për vitin 2006, më rezulton se problematikat dhe sfidat me të cilat ndeshet ky sektor janë të njëjta. Po ashtu edhe madhësia e tij ka mbetur po në të njëjtat nivele pavarësisht nga rritja e numrit të shoqërive të sigurimit, p.sh konsumi për frymë i produkteve të sigurimit është 10 euro, në 2008 ishte 10$ në 2002, volumi i primeve  është 30 milion euro në 2008 ishte 30 milion dollar në 2002, nëse konsiderojmë kursin e këmbimit shihet qartë që jemi në të njëjtin nivel. Më poshtë po risjell këndvështrimin tim të atëhershëm për këtë sektor, i cili është aktual edhe sot.
Ky shkrim ështe botuar në gazetën koha jonë me dy pjesë përkatësisht në data 23.04.2003 dhe 24.04.2003, nën titullin Tregu i sigurimeve i vogël, por i konsoliduar. Nga ky shkrim buron edhe fakti që tek ne problemi shihet tek ligji dhe jo tek zbatimi i tij. Për këtë shkak edhe si pasoj e ndryshimeve të vitit 2003, kemi një ligj më të dobët, për pasojë një treg më pak të rregulluar.

Vështrim në sektorin e sigurimeve

Gjithnjë për të hedhur një hap shërben një shtysë. Në rastin konkret për këtë shkrim u bë shtysë fakti që një sektor i rëndësishëm, por disi jashtë vëmendjes së publikut apo të institucioneve zuri një vend të rëndësishëm në kronikat televizive të mbrëmjes si dhe në shtypin e shkruar ditën e nesërme. Këto kronika dhe shkrime i bënin jehonë një takimi të zhvilluar nga Ministri i Financave me drejtues të Komisionit të Mbikqyrjes së Sigurimeve si dhe drejtues të shoqërive të sigurimit që operojnë në tregun shqiptar me temë “Përpjekje të përbashkëta për përmirësimin e shërbimeve në tregun e sigurimeve”.

Përvec nivelit të pjesemarrjes i rëndësishëm dhe pozitiv për mendimin tim është fakti që problematika e sigurimeve zuri një vend të tillë në vëmendjen e publikut. Por ndersa ky fakt mu duk i rëndësishëm, duke mos dashur të bëj kritizeren, titulli që shoqëronte në disa media të shkruara ”Tregu i sigurimeve është ende i dobët” nuk mu duk i gjetur ose konkluzioni i nxjerr nuk më duket i saktë.

Ka një ndryshim thelbësor midis këtij përcaktimi dhe realitetit. Mendimi im është se tregu i sigurimeve në Shqipëri është i vogël, ende i ri, jo shumë i zhvilluar në përmasa dhe llojshmëri por i konsoliduar nga pikpamja financiare. Pra jo i dobët. Ky fakt duket i parëndësishëm, por s’është i tillë.

Ky sektor ka nevojë të trajtohet me dashamirësi. Qysh në titullin e përdorur në këto shkrime ai nuk lancohet, por në një farë mënyre lincohet. Trajtimi në këtë mënyrë është si të thuash që t’i hysh në borxh sektorit të sigurimeve.

Nëse do të përshkruajmë ecurinë e tij qysh nga momenti liberalizimit do të konstatojmë se rritja është relativisht e paneglizhueshme si në volumet e primeve ashtu dhe në cilesinë e shërbimeve ndaj policmbajtësve.

Ndonëse sigurimet e kanë zanafillen e tyre qysh në 54,periudhë në të cilën ky shërbim kryhej nga arkat e kursimeve,në kuptimin e mirëfilltë të sigurimeve si sektor i organizuar ai daton me krijimin e Institutit te Sigurimeve më 1991,e shoqëruar kjo dhe me aktet ligjore dhe nën ligjore që rregullonin veprimtarine e tij.Insigu do të shërbente edhe si shkollë e formimit të siguruesve të parë shqiptar.

Kontaktet me botën,kualifikimet e kryera do të krijonin bazamentin e nevojshëm për të hartuar draftin e parë të ligjit”Për veprimtarinë në sigurime dhe ose risigurime”i cili u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë me 07.03.1996. Ky ligj krijoi gjithë hapësirat e nevojëshme për zhvillimin e plotë të këtij sektori. Më 16.03.1998 në mbështetje të këtij ligji me vendim të këshillit të Ministrave u krijua Komisioni i Mbikqyrjes së Sigurimeve(KMS).Në këtë mënyrë do të plotësoheshin nga pikpamja formale aktorët e sektorit te sigurimeve-Sigurues(INSIG),Autoriteti mbikqyrës(KMS) dhe të siguruarit.Pikërisht ky moment do të mundësonte realisht zhvillimin e sigurimeve,me kompletimin e akteve nën ligjoreVKM,Udhëzime të Ministrit të Financave si dhe Rregullore dhe akte të tjera të vet KMS.

Pas këtij momenti hapi tjetër më i rëndësishëm ishte liberalizimi i tregut të sigurimeve,me licensimin e shoqërisë së parë private të sigurimeve SIGMA me 03.02.1999 e cila shume shpejt u pasua nga simotra e saj shoqeria SIGAL –më qershor 1999.Në këtë mënyrë ishin krijuar të gjitha kushtet për të vepruar ligji baze i ekonomisë se tregut:LIGJI I KONKURRENCËS,i cili do ta zhvillonte dhe conte më tej këtë treg.

Ata që guxuan të parët,të cilët natyrisht nuk ishin fillestare,pasi përvojën e parë e kishin krijuar tek Insigu,meritojnë respekt,ndonëse sot ato janë shpërblyer mjaft mirë për këtë kurajo të treguar.Vetë ecuria,progresiviteti sasiorë dhe cilësorë i shoqërive të tyre,pesha që ato zenë në tregun shqiptar të sigurimeve është shpërblimi më i mirë për ta.Pra këtu do të fillonte historia e vërtetë e tregut të sigurimeve.Natyrisht këtu do të fillonin edhe problemet.
 Autoritetit Mbikqyrës do ti buronte detyrimi ligjor i mbikqyrjes efektive të këtij tregu. Në këtë drejtim është e qartë që mungonte përvoja. Kështu që edhe vet autoriteti do të rritej dhe zhvillohej së bashku me tregun.

Natyrisht në fazën e parë deri në tetor të vitit 2001 peshën kryesore të punës së tij do ta zinte licensimi dhe më pak procesi i mbikqyrjes. Kjo është deri diku e pranueshme sepse shoqëritë duhej të krijoheshin dhe pastaj të mbikqyreshin. Ndërkohë dhe vet autoriteti ishte pa përvoje. Në fakt në këtë fazë edhe vet shoqëritë nuk paraqisnin probleme sepse ishin të reja dhe kjo e lehtesonte disi punën.

Sigurimet ndryshe nga shërbimet e tjera janë shërbime të parapaguara dhe si të tilla ato jane institucione besimi, palët lidhin kontratë ndërmjet tyre mbi bazën e një premtimi. Pikërisht për këtë fakt nuk duhet tronditur besimi ndaj tyre.

Pikërisht për këtë fakt duhet të trajtohen me dashamirësi dhe realizëm shoqëritë e sigurimit.

Pikërisht për këtë fakt me to duhet bashkëpunuar.

Pikërisht për këtë fakt ato duhet të mbikqyren me kujdes dhe efektivitet.

Por njëkohësisht nuk duhet tepruar me tutelën ndaj tyre, sepse vet titulli i KMS si autoritet mbikqyrës presupozon një rol as shumë afër dhe as shumë larg shoqërive të sigurimit të këtij autoriteti. Parimet ndërkombëtare të supervizionit të sigurimeve e presupozojnë një rol të tillë duke synuar shmangien e rrezikut të kthimit në bashkëmenaxher të autoritetit me shoqëritë, sepse në këtë moment autoriteti shmanget nga roli i tij.

Gjithashtu nuk duhet tepruar as me bashkepunimin me to sepse rolet janë të ndryshme, gjithmone ekziston një konflikt midis kontrollorit dhe atij që kontrollohet.

Në këtë këndvështrim autoriteti mbikqyrës është përpjekur të realizoj një raport të drejtë midis këtyre dy elementeve të rëndësishëm brenda hapesirës që krijon ligji 8081 “Për veprimtarinë në sigurime dhe/ose risigurime” dhe VKM Nr 229 ”Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të KMS ”

Nëpërmjet këtij shkrimi gjej rastin të falenderoj drejtuesit e shoqërive të sigurimit për bashkëpunimin e frytshëm gjatë periudhës që unë drejtova këtë komision. Puna në këtë institucion dhe bashkepunimi me ta përbën për mua një eksperiencë të vyer të cilën unë po tentoj ta ndaj edhe me të tjerët, për të ndihmuar sado pak për ecjen përpara të këtij sektori, tashmë jo në mënyrë institucionale por duke dhënë publikisht mendimet e mia për këtë nëpërmjet medias.

Duke vlerësuar arritjet e këtij sektori një nga problemet e diskutuara, si shqetësues në këtë takim ishte fakti se tashmë në treg ka një numër të konsiderueshëm shoqërish sigurimi.

Nga kjo lind pyetja: Operatorët në tregun Shqiptar të sigurimeve janë shumë apo pak?

Gjithsej në tregun shqiptar operojnë 5 shoqëri sigurimi. Për mendimin tim nuk janë as shumë dhe as pak. Si i tillë ky numër nuk përbën problem. Nuk duhet tepruar me këtë argument, siç ndodh rëndom. Numri i tyre i intereson shoqërive që operojnë në këtë treg, për efekt konkurence, por jo autoritetit. Autoritetit i intereson tregu në tërësi dhe shërbimi ndaj klientit, sepse edhe mbikqyrjen e realizon në funksion të mbrojtjes së interesave të policëmbajtësve sic është shprehur saktësisht në ligj. Shoqëritë e vecanta kanë rëndësi për autoritetin vetëm nga pikpamja e gjendjes së shëndosh financiare apo jo, disponimit të rezervave të nevojshme, disponimit të marzhit të aftësisë paguese dhe fondit të garancisë. Cdo shmangie nga ky pozicion dëmton shumë tregun dhe vet autoritetin.

Mendimi im është se tregu apo shoqëritë nuk duhen mbajtur në kemb artificialisht, biles ato duhet të kalojnë detyrimisht dhe realisht kushtet e konkurrencës së nderëshme. Kjo ka qenë në vemendjen e autoritetit mbikqyrës, një nga detyrat e të cilit është të krijoj klimën e nevojëshme si dhe terrenin e përshtatshëm për një konkurrencë të tillë.

Në këtë këndvështrim unë do të mendoja se shtimi i operatorëve në treg, pa u kthyer në qëllim në vetvete, nuk do të ishte nxitës i këtyre fenomeneve negative por nxitës i konkurrencës së nderëshme, me kriter diferencimi cilesinë e shërbimit, jo primin e policës së sigurimit, e shoqëruar kjo me shtimin e përgjegjëshmërisë së autoritetit mbikqyrës.
 
Shoqerite shqiptare te sigurimeve sidomos ato qe kane edhe me shume peshe ne tregun tone tashme jane te permasave rajonale.Megjithese nga pikpamja e literatures se mbikqyrjes se sigurimeve dhe pervojes boterore zgjerimi gjeografik i aktivitetit te shoqerive te sigurimit konsiderohet nje faktor qe con ne rritje te elementit te riskut,perseri ne kushtet tona fakti qe dy shoqeri shqiptare ,perkatesisht INSIG dhe SIGMA,ushtrojne veprimtari ne Kosove dhe Maqedoni konsiderohet nje arritje.Nga kontaktet me autoritetet mbikqyrese te ketyre dy vendeve rezulton se nje nga pikat e forta te ketyre shoqerive,qe ka mundesuar marrjen e licenses ka qene pergatitja dhe besueshmeria e personelit drejtues te tyre , ne nivel lokal dhe qendror.
Strategjite e zhvillimit te shoqerive qe operojne ne tregun shqiptar jane te ndryshme.P.sh. shoqeria e sigurimeve Sigal-sha. ka zhgjedhur si pike te forte te saj jo shtrirjen gjeografike por zgjerimin e portofoleve ne numer dhe madhesi. Rezultat i kesaj zgjedhjeje jane raportet e admirueshme, krahasuar me shoqerite e tjera, midis sigurimeve te detyrueshme dhe atyre vullnetare.
Por ka edhe strategji qe kane efekt negativ ne treg sic eshte ajo e penetrimit ne treg e shoqerive te reja jo me cilesi sherbimi,por me prim te ulet,gje e cila perben shkelje ligjore dhe krijon anomali ne treg.Kjo ka ndodhur ne ndonje rast dhe nderhyrja efeicente e autoritetit,ka cuar drejt normalizimit te situates.
Ky rrezik,i cili vazhdon te jete prezent,duke u ricikluar here pas here, demton imazhin e tregut te sigurimeve.Duhet theksuar se ky eshte nje nga precedentet e tregut shqiptar.Ne se krahasojme per shembull penalitet e dhena nga autoriteti i supervizionit te sigurimeve te Italise ISVAP per vitin 2002 rezulton se ne mbi njezet raste ato kishin ndeshkuar shoqerite per rritje te tarifes,dhe jo e kunderta.Po te ne? Penalitetet jane per ulje te tarifes. Paradoksale.

Per mendimin tim nuk perben problem shqetesues fakti qe tregu shqiptar i sigurimeve eshte kryesisht motorik.(ne Kosove eshte teresisht motorik)Rendesi ka qe ne ato portofole qe ushtrojne aktivitet shoqerite te permbushin me korrektese pergjegjesite e marra persiper ndaj klientit.Nje shoqeri sigurimesh mund te profilizohet edhe per nje portofol te vetem.
Fakti i mesiperm perben detyrim per komisionin mbikqyres qe te gjej mekanizmat per te nxitur zhvillimin e tregut ne drejtime te tjera.
Keshtu per vitin 2002 nje nga objektivat per KMS ishte nxitja e sektorit te jetes dhe permiresimi i raportit midis sigurimeve vullnetare dhe atyre te detyrueshme.
Ne funksion te objektivit te pare u hartua shtesa e rregullores per licensimin e shoqerive me kapitullin e jetes,krahas rregullimeve te tjera,duke rritur ne kete menyre kerkesat per shoqerite qe deshirojne te operojne ne fushen e sigurimeve si nje treg delikat dhe serioz.
Ketu mbaron detyra e autoritetit dhe fillojne detyrimet e aplikanteve qe kerkojne te ushtrojne aktivitet ne kete fushe ,te cilet nuk kane munguar, per te plotesuar kushtet e kerkuara dhe autoriteti nuk duhet te paraqes pengesa artificiale ndaj tyre.
Ne kete fushe ka patur edhe tendenca per hyrje pirate ne tregun shqiptar te sigurimit te jetes,ndaj te cilave eshte nderhyre ne kohen e duhur.Rreziqe te tilla jane gjithmone prezent.Keto ndodhin edhe ne vende te zhvilluara.P.sh ne Itali per Vitin 2002 kishte 10 penalitete dhe komunikata shtypi,ndaj nderhyrjeve te tilla pirate.Ketu tek ne lypset nje vigjilence e larte , sepse imazhi i piramidave dhe efekteve te tyre rrenuese jane ende te fresketa per publikun shqiptar.
Kjo eshte e rendesishme sepse akoma nuk kemi nje shoqeri te mirefillte jete, duke e lene ate nje sektor te pazhvilluar,monopol te INSIG ne saj te nje neni tranzitor te ligjit 8081,monopol te cilin ai e humbet porsa te licensohet shoqeria e pare e jetes.
Ky eshte nje shembull me shume se monopolet nuk sjellin zhvillim.Per mendimin tim ne kushtet e mungeses se konkurrences ato nuk ndihmojne as ato shoqeri qe i zoterojne keto monopole.Pra kthehen ne nje vegjetim.
Shembull shume i mire dhe i fresket antimonopol eshte liberalizimi i kartonit jeshil,deri ne tetor 2001 ishte monopol vetem i shoqerise INSIG. Aktualisht ky karton disponohet edhe nga shoqerite SIGAL dhe SIGMA, shoqeri serioze qe plotesojne kushtet per nje gje te tille dhe garantojne mbulimin me risigurim te pergjegjesive te marra persiper,te cilat ne total zoterojne nje peshe te rendesishme te tregut shqiptar te sigurimeve. Uroj qe shume shpejt keto kushte t’i plotesojne edhe shoqerite e tjera.
Me kete rast del e nevojeshme edhe permendja e nje aktori te rendesishem ne tregun e sigurimeve qe eshte Byroja Shqiptare e Sigurimeve.
Nuk duhet mohuar as fakti se mos zhvillimi i ketij sektori eshte i lidhur edhe me vet kulturen e popullates per sigurimet ne teresi,e cila duhet pranuar qe le shume per te deshiruar.
Pikerisht kjo eshte edhe nje nga momentet kur kerkohet kontributi i autoritetit dhe institucioneve te tjera,por edhe korrektesa e shoqerise qe kryen kete sherbim ndaj asaj pak klientele,si faktor determinant qe e rrit kete sektor. Nuk e di nese ato qe punojne ne kete sektor jane apo jo vet te siguruar duke dhene ne kete menyre nje kontribut promovues per dobine e te qenit i siguruar perballe rreziqeve te mundeshme qe kercenojne jeten e cdo individi.
Ne drejtim te edukimit te popullates me kulturen sigurative puna e autoritetit mbikqyres eshte ne hapat fillestare,duke u mjaftuar vetem me botime te raporteve statistikore mbi tregun e sigurimeve.Kete raporte tashme hartohen edhe ne periudha me afat shkurtera duke dhene informacion me te fresket mbi publikun e interesuar per kete sektor. Tani ka ardhur momenti qe keto raporte te pasurohen me element me analitik dhe tregues esencial dhe profesional.Autoriteti mbikqyres tashme i ka kapacitetet e nevojeshme per ta bere nje gje te tille.
Kontribut ne informimin e publikut,ndonese ne menyre modeste kane dhene gazeta te tilla si Dita,gazeta Tema,Gazeta Shqiptare,gazeta Koha Jone, revista Monitor dhe se fundi edhe gazeta “Ekonomia”.
Gjithashtu shoqerite nga ana e tyre jane prezente ne vemendjen e publikut me marketingun e tyre te fuqishem.Autoriteti Mbikqyres eshte bere me i dukshem nga institucionet dhe publiku dhe tashme i mbetet qe te gjej mekanizma te tjera efikas per tu bere sigurimet me te prekeshme,me te dobishme per kete publik.
Per hire te te vertetes duhet pranuar se tregu i sigurimeve ka arritje. Vet shifrat flasin per kete,megjithese ato jane modeste.
Per institucione dhe individ me te interesuar per nje informacion me te plote sherbejne botimet e plota te KMS
Ne sektorin e sigurimeve si ne te gjithe ekonomine shqiptare ka informalitet,fiktivitet ne raportime apo edhe raste te policave fallco.
Per te ndryshuar nje situate te tille hapat nuk kane munguar.
Puna e autoritetit per te permiresuar dokumentat e raportimit pra rrjedhimisht persosja e kontrollit dokumentar ka cuar ne hartimin dhe miratimin e akteve te tilla nenligjore si Udhezime”Per permiresimin e dokumentave te llogaridhenies vjetore” ,Urdhrat “Per emetimin e perqendruar te policave te sigurimit TPL”si dhe ”Per emetimin e shenjave dalluese”,Urdherat e KMS per administraimin e shitjeve dhe ai per permiresimin e procedurave te trajtimit te demeve,te cilat kane synuar ngushtimin maksimal te hapesirave per nje fenomen te tille.
Per rritjen e nivelit profesional,besueshmerise dhe pergjegjshmerise se personelit qe ofron,negocion dhe nenshkruan kontrata me klientin nje pune e mire nen konsulncen e IFC u be per hartimin dhe miratimin e VKM Nr470, per kushte e paisjes me autorizim te ndermjetesve ne sigurime,i cili disiplinon nje kategori te rendesishme qe vepron ne treg ate te ndermjetesave,veprimtaria e te cileve me kete akt kanalizohet plotesisht ne rruge ligjore.
Te gjitha keto akte kane ne themel te tyre pervojen bashkekohore, standartet e IAISit(Organizata nderkombetare e autoriteteve te mbikqyrjes ne sigurime) si dhe pervojen dhe kushtet tona konkrete si dhe perputhjen me legjislacionin shqiptar prej nga burojne keto akte.
Krahas permiresimit te dokumentave te raportimit nje rol te rendesishem ka luajtur ndryshimi i mentalitetit te punes nga ana e vet autoritetit mbikqyres.Forcimi i bashkepunimit me institucione qe kane lidhje direkte apo indirekte me tregun e sigurimeve si dhe shkembimi i iformacionit me to kane ndihmuar shume ne kete drejtim.Komisioni i Mbikqyrjes se Sigurimeve ka patur maredhenie shume te mira bashkepunimi me Drejtorine e Pergjitheshme te Tatimeve,maredhenie keto te sanksionuara ne nje mareveshje ndermjet tyre.Kryqezimi i te dhenave te tilla si volumi i primeve te raportuara,te dhenat shkresore mbi TVSH e derdhur nga cdo shoqeri apo ballafaqimi i bilanceve te raportuara,midis organeve tatimore, KMS si dhe Byrose Shqiptare te Sigurimeve kane ndihmuar ne permiresimin e cilesise se kontrollit dokumentar.
Ndersa ne keto hallka ka perputhshmeri nuk rezulton e njejta gje me ballafaqimin e te dhenave me Drejtorine e Pergjitheshme te Shfrytezimit te Automjeteve,me INSTATin,me Ministrine e Rendit.Nga krahasimi i informacionit te vjel zyrtarisht prej tyre,me te dhenat qe disponon KMS rezulton se ka informalitet ne kete sektor.Pra ose fiktivitet ne raportim ,ose mos shfrytezim te tregut.ose qarkullim te policave fallco.Numri i pergjithshem i mjeteve ,krahsuar me numrin e mjeteve te siguruar ,te con ne konkluzionin se minimalisht mos shfrytezimi i tregut, fiktiviteti ose fallcot kapin 40% te volumit te tregut.Urdheri i KMS qe detyron shoqerite te raportojne ne menyre analitike shitjet e policeve TPL dhe krahasimi me te dhenat qe raportohen ne Byrone Shqiptare te Sigurimeve,con ne minimizimin e ketij fenomeni,duke mbrojtur automatikisht interesat e policembajtesit.Po ashtu dhe nxjerrja e Urdherave Nr 1 dhe Nr 2 te KMS,per administrimin e shitjeve dhe procedurat e trajtimit te demeve te cilet detyrojne kanalizimin e levizjes se mjeteve monetare ne rruge bankare.Pra bashkepunimi nderinstitucional eshte nje nga faktoret qe ndihmon shume ne uljen e informalitetit ne sigurime.
Per vitin 2002 nderthurrja e ketyre masave coi ne rritje te volumit te primeve me 37% kundrejt vitit 2001.Ne kete rritje pervec influences se rritjes se primit rol te madh ka edhe shfrytezimi me i mire i tregut.Megjithate ne kete drejtim ka ende shume rezerva.Pesha e sigurimeve 2,6% e aseteve financiare duhet te ndryshoje ne rritje.
Mbi bazen e kesaj pune viti 2003 i kishte te gjitha shanset qe puna te fillohej ne kushte shume here me te mira.
Nga ky komunikim nderinstitucional nje tjeter konkluzion eshte se procedurate trajtimit te demeve duhen permiresuar sidomos ne drejtim te respektimit te tyre.Nese krahasojme numrin e aksidenteve,sipas te dhenave te Ministrise se Rendit apo INSTAT me pagesat e demeve vihet re se ka nje mosperputhje.Ndergjegjesimi i policembajtesve per te drejtat e tyre eshte shume i rendesishem.Vete shoqerite nese do te tregoheshin me shume vizionare se sa pragmatiste do te ndihmonin shume ne kete drejtim.Fakti qe asnje dem nuk paguhet me vendim gjyqesore tregon se policembajtesit nuk paraqesin pretendime,pasi kultura e tyre le shume per te deshiruar.Kjo eshte shume e theksuar sidomos per demet shendetesore.Ketu duhet te konsistoje puna e autoritetit.
Tek ne vazhdon ende mentaliteti qe sigurimet nuk shihen si nevoje,por si nje detyrim.Mbajtesit e automjeteve e marrin policen e sigurimit me shume per faktin se do t’ia kerkoj polici ne rruge sesa si nje mburoje per vete.Ai rralle mendon se eshte ai i interesuari i pare per te patur nje mbulese ne rast te ndodhjes se nje demi.
Per kete aresye eshte shume e nevojeshme qe prane autoritetit mbikqyres te vendoset institucioni i Ombusmanit.Ky eshte parashikuar prej nesh dhe patjeter qe do te jap nje impakt pozitiv ne drejtim te sensibilizimit te popullates ndaj nevojes se te qenit i siguruar.
Permbytjet e vjeshtes se kaluar e treguan qarte kete nevoje.Nga informacioni i vjele prej KMS rezultoi se shume pak ishin ata qe e kishin nje mbulese ndaj rrezikut te permbytjes.Demet tashme dihet qe ishin te konsiderueshme.
Konsiderimi i pervojes se tregjeve te medhenj ka rol kyc,por edhe shmangia nga pervojat negative gjithashtu. Filozofia e punes duhet te jete se edhe tregjet e vegjel prishin tregun global te sigurimeve. Sektori i sigurimeve eshte shume i ekspozuar ndaj mashtrimeve.Tregje te vegjel te parregulluar mund te behen streheza per fenomene te tilla.Prandaj edhe organizata e IAIS por edhe te tjera rajonale investohen shume ne kete proces.Pas 11 shtatorit edhe qeveria amerikane ka ndermare shume programe per fuqizimin e sektorit te sigurimeve.Ne kete linje eshte edhe programi i saj qe perfshin vendet e europes juglindore.
Perafrimi i legjislacionit tone me ate bashkekohore dhe direktiven europiane,ku ne deshirojme te aderojme eshte rruga e duhur.
Politikat sektoriale,pra edhe ajo e sektorit te sigurimeve jane nga ato fusha qe kane ndihmuar dhe do te ndihmojne edhe ne te ardhmen integrimin europian.
Po c’ndodh sot?.......
Une mendoj se ne procesin e ristrukturimit te ketij sektori ka disa shmangie nga principet themelore te IASIit si dhe filozofia e parashikuar ne mareveshjen me Banken Boterore.
Kjo per mendimin tim shprehet ne menyren se si i nderton maredheniet me komisionin vet Ministria e Financave,te cilat duhet te jene maredhenie komunikimi apo shkembimi informacioni brenda hapesirave ligjore. Ato nuk jane dhe nuk duhet te jene maredhenie varesie. Kjo ne kundershtim me objektivat e KMS dhe institucioneve qe e asistojne ate i ze frymen pavaresise se ketij institucioni.
Nje nevoje e kohes eshte permiresimi i ligjit shqiptar te sigurimeve. Per kete ne vitin 2001-2002 u punua nga KMS per permiresimin e tij.
Nga ballafaqimi me legjislacionin bashkekohore rezulton se ligji yne ne pergjithesi mund te quhet i mire por jo i plote.Ai ka disa avantazhe qe sot duan t’i implementojne edhe vende me legjislacion te perparuar(eshte shfrytezuar avantazhi i atij qe vjen pas).Por njekohesisht ai eshte i manget sepse nuk u jep pergjigje disa problemeve qe lindin gjate zbatimit te tij.Kjo per faktin se duke munguar eksperienca konkrete gjate hartimit te tij nuk eshte kryer nje pershtatje e modelit te ofruar me realitetin tone.
Thelbi i ligjit te sigurimeve eshte modeli franko-gjerman.
Edhe permiresimet qe ju bene atij ne vitin 2002 ruajne te njejtin thelb . Ato kane per baze ligjin e Luxsembyrgut,i cili gjithashtu mbeshtetet ne modelin franko-gjerman,por me avantazhin se ka te implementuar edhe elementet e direktives europiane te sigurimeve.
Per hartimin e draftit te ndryshimeve te ligjit eshte punuar 1 vit e gjysem nen konsulencen e IFC,nen drejtimin e nje drejtueseje te autoritetit te mbikqyrjes se Frances znj.Katerin Lezon sot drejtuese e rendesishme e IAISit, anetare e sekretariatit. Drafti i miratuar nga KMS eshte konsultuar edhe , nga eksperti shume i mirenjohur i Bankes Boterore z,Rod Lester dhe eshte konsideruar i mire. Ky draft qysh prej 23 janarit te vitit 2002 fle ne sirtaret e Ministrise se Financave.
Ndoshta ai nuk ra ne doren e duhur,ndoshta mungojne kapacitetet per ta bere nje gje te tille. Gjithesesi nuk eshte e tolerueshme kjo zvarritje. Do te ishte shume here me keq nese ky frenim eshte i qellimshem.
Ka individe ne administraten shqiptare qe me shume deshirojne te disponojne te drejta se sa te zgjidhin probleme.
Sensibilizimi nga ana e komisionit nuk ka munguar ne te gjitha nivelet. Rezultati-heshtje. Argumentet e perdorura nje absurditet.
Eshte humbur nje vit e gjysem kohe. Nuk duhet humbur me. Kjo do ta rriste shume efektivitetin e mbikqyrjes
Ministria e Financave duhet te kryej vetem ato detyrime qe i obligon ligji. Ministria e Financave nuk mund t’i mbivendoset komisionit.drejtoria e mbikqyrjes prane kesaj ministria nuk mund te jete autoritet epror per KMS. Kete nuk mund te bej as vet Ministri i Financave, per sa kohe kjo nuk rregullohet me ligj, te cilen gjithashtu ne se realizohet, personalisht e konsideroj te gabuar.
Cdo gje realizohet me nje autoritet ligjor kompetente, te pavarur dhe me staf te afte profesionalisht.
Me kete qellim me programe te vecanta eshte punuar fort per rritjen e kapacitetit institucional dhe profesional te KMS. Kjo eshte nje rruge e gjate, por hapat e hedhur jane ne drejtimin e duhur. Keto programe si dhe anetaresia e IAIS-it kane dhene frytet e tyre.
Pas asistimit nga IFC programi me serioz eshte mareveshja me Banken Boterore,e cila ka ne themel te saj rritjen e kapacitetit institucional dhe profesional te KMS dhe mbi te gjitha rritjen e pavaresise operacionale dhe buxhetore te KMS,permiresimin e legjislacionit si dhe rritjen e aftesise se stafit te KMS dhe vet KMS.
Ne kete kuader eshte edhe parashikimi i pranise se keshilltarit te Bankes Boterore prane komisionit i cili u be e mundur te atashohej prane KMS vetem ne Shkurt 2003 nga parashikimi per prill 2002.
Meqe kam marre pjese ne procedurat e perzgjedhjes se tij gjej rastin t’i uroj pune te mbare.Une besoj ne suksesin e tij.
Pavaresisht se administrimi i kasaj kontrate,ne kuptimin financiar kryhet nga Ministria e Financave meqe ka edhe sektor te tjere financiare qe perfshihen ne te njejten kontrate,pikat e kontrates per pjesen e KMS ,nevojat qe do te plotesonte kjo kontrate per llogari te saj si dhe termat e references se keshilltarit jane pergatitur teresisht ne negocim te drejteperdrejte te KMS me misionin e B.B.dhe ekspertet e saj.Ne te u perfshin gjith rekomandimet e tyre dhe u konsideruan te gjitha kerkesat tona.
Fakti qe ministria ka detyrimin e administrimit te kesaj kontrate nga pikpamja financiare,nuk perligj asnje pozicion tjeter te kesaj ministrie vec atij te percaktuar ne ligj.
Ne se duam te kemi treg te konsoliduar,sigurisht duhet te kemi nje autoritet te fuqishem,te afte dhe jo abuziv,i pavarur,jasht cdo tutele apo trusnie te rastit,sepse qeverite tek ne nderohen shpesh dhe keto lloj institucionesh nuk duhet te ndjekin te njejten ndryshueshmeri.Kjo vlen per ate qe vjen pas.
Natyrisht edhe autoriteti duhet te jete i kontrollueshem,por sipas ligjit vetem nga ata qe e kane kompetence.Ne te kundert na mbetet te mos trashegojme asgje.
Bindja ime eshte qe nuk duhet cenuar ne asnje menyre integriteti i enteve regullatore sepse automatikisht fuqite e tyre minimizohen, sidomos ne kushtet tona.
Ky eshte kushti baze qe keto institucione te funksionojne normalisht dhe me efektivetet. Mungesa e stabilitetit te stafit i cili trajnohet dhe fiton pervoje, mosgarantimi i vazhdimesise se punes se tij eshte nje difekt i madh dhe shperdorim i kapaciteteve njerezore i cili eshte i demshem sidomos ne sektore te tille ku edhe pervoja mungon. Per mendimin tim ne asnje moment nuk duhet harruar se kualifikimi i rregullatorit te sigurimeve dhe personelit te shoqerive te sigurimit jane shume te ndryshem. Natyrisht qe personeli qe vjen nga keto shoqeri mund te jene me te pelqyeshem ne raport me te tjeret por ne asnje menyre nuk zvendesojne njera tjetren, por thjesht jane komplementar.
Nuk duhet nxituar por as nuk duhet te qendrojme ne vend .Ndyshimet ne ligjin e sigurimeve duhet t,i nenshtrohen nje debati te gjere dhe profesional.
Mendimi im eshte se nuk duhet te shmangemi nga thelbi i ligjit tone te sigurimeve.
Te mos hartojme nje ligj ne funsksion te individeve por te tregut dhe procesit te zhvillimit te tij.
Punet e sigurimeve nuk behen ne kembe sepse jemi ne fazen kur hidhen te hapa te rendesishme per tregun e sigurimeve. Ne kete faze duhet shmangur dilentantizmi dhe duhet vleresuar profesionalizmi.
Trashegimia dhe ruajtja e vlerave eshte e rendesishme. Jo cdo gje fillon nga e para. Procesi duhet te jete realisht permiresues duke mohuar praktikat e gabuara dhe pohur pervojat pozitive nga pervoja 5-vjecare e veprimtarise se autoritetit mbikqyres. Nuk mund te punohet asnjehere me parimin: ‘dielli lindi kur linda une’.
Per ceshtjen e ligjit te sigurimeve dhe statusin e KMS rezervoje te drejten qe meqenese jane probleme shume te rendesishme te jap opinionin tim ne nje shkrim te vecante. Per kete pike paraprakisht deshiroj te nenvizoj faktin se statusi i KMS, eshte nje nga pikat me te forta te termave te references se punes se keshilltarit te B.Boterore me KMS. Ne perputhje me nje nga drejtimet qe ka ligji yne i sigurimeve,ai duhet te ndjeke nje nga modelet e njohura dhe te provuara.Boll kemi ecur ne rruge te pashkelura.Kjo persa i perket hartimit te statusit.Kurse per zhvillimin e tij ,paraprakisht duhen bere rregullimet perkatese ligjore apo nen ligjore. Cdo zgjidhje tjeter eshte antiligjore.
Pergezoj paraprakisht gazeten “Koha Jone”.Kete shkrim po ja drejtoj kesaj gazete per dy aresye:
E para:Si nje lexuese e rregullt e gazetes “Koha Jone”ne anketen e saj mbi ate se cfare i mungon shkrimeve te kesaj gazete dhe qe duhet te permiresohet ne te ardhmen, une kam votuar ne favor te nje rubrike te analizes ekonomike dhe propozimin tim deshiroja ta konkretizoja me nje kontribut teper modest.
Se dyti:Deshiroj qe ky shkrim te krijoj per lexuesin nje tabllo te pergjitheshme dhe te thjeshte mbi sigurimet.Kjo mund te jete pararendese e nje cikli shkrimesh per problematika te vecanta te sigurimeve.

Luiza Hoxhaj.
Ish-kryetare e KMS
Mars 2002

giovedì 21 maggio 2009

Trajtimi i situatave katastrofike nëpërmjet mjeteve të sigurimit

Herë pas here në diskutimet, prononcimet apo shkrimet mbi sigurimet, që gradualisht me rritjen e këtij sektori po zenë gjithashtu një hapësirë në rritje, trajtohen probleme të madhësisë së tregut, faktorët dhe rrugët, që cojnë në rritjen e këtij tregu, kulturën e popullatës në këtë fushë, pengesat dhe vështirësitë që hasen në rrugën për konsolidimin e këtij sektori etj. Konsumi për frymë i produkteve të sigurimit është rreth 10$ për frymë, (tregu i sigurimeve në Shqipëri kap afërsisht vlerën 30 milion$).
Në këto kushte shtrohet për diskutim gjetja e faktorëve që do të conin në rritjen e këtij tregu. Krahas sensibilizimit dhe rritjes së punës për edukimin e popullatës me kulturë sigurative diskutohet si një rrugë e mundëshme rritja e grupeve shoqërore apo profesionale, që i nënshtrohen sigurimit të detyrueshëm. Une do të ndalesha në rastin e trajtimit të situatave katastrofike nëpërmjet mjeteve të sigurimit si dhe mundësitë që ekzistojnë për të aplikuar në këtë rast sigurimin e detyrueshëm.

Nëse përfaqesuesit e shoqërive të sigurimit e shohin këtë aplikim, nga rritja e volumit të veprimeve e për rrjedhojë të rritjes së fitimit të tyre, unë do të jap mendimin tim duke e parë nga një tjetër këndëvështrim.

Së pari: nevoja e zgjidhjes së situatave të katastrofave për popullatën;

Së dyti: lehtësimi i barrës së qeverisë në përballimin e sukseshem të situatave katastrofike.

Problemi i trajtimit të situatave katastrofike nëpërmjet mjeteve të programeve të sigurimit në botë është një situatë shumë e zakonëshme. Ashtu sic dihet synimi i skemës së sigurimit në këtë rast konsiston në pasjen e një numri te madh njerëzish kontribues, të cilët në total do të kenë një numër relativisht të vogël pretendimesh. Duke patur rastin ku cdo person kontribuon në grupin apo fondin e premiumeve, do të ketë fonde të mjaftueshme, që mundësojne rimbursimin e numrit të vogël të njerëzve që janë pa fat dhe kanë humbje. Në këtë mënyrë ne shpërndajmë riskun

Potenciali i humbjeve të mëdha i përqëndruar tek pak persona zvendësohet me mundësinë apo sigurinë e një humbjeje të shumë të vogël(premium) për një numër të madh njerëzish. Kur mendojmë për sigurimin e makinave ose sigurimin e shtëpive kemi situatë të sigurimit klasik, sepse mund të jemi shumë të sigurt që në rrjedhën normale të ngjarjeve, relativisht pak shoferë do të kenë aksidente dhe pak shtëpi do të dëmtohen. Gjithashtu ne nuk e dimë se cilët shoferë ose shtëpi do të dëmtohen. Kështu që gjithëseicili ka pak a shumë mundësi të barabarta humbjeje dhe është i motivuar të blejë sigurimin për mbrojtje. Por në rastin e sigurimit nga katastrofa situata është ndryshe. Duke folur në përgjithësi humbjet janë shumë të ralla. Kështu që njerëzit nuk janë të prirur të mendojnë se kanë nevojë për sigurim.

Fatkeqësisht kur ndodhin humbjet ato tentojnë të jenë jashtëzakonisht të rënda dhe me një shpërndarje të gjerë. Mandej në mënyrë tipike njerëzit i drejtohen qeverisë për asistencë dhe kjo mund të vendosë një barrë shumë të rëndë mbi financat e qeverisë. Një fenomen tjetër që shpesh në sigurimin nga katastrofat është ai që quhet zgjedhje e kundërt (Adverse selection). Marrim për shembull sigurimin nga përmbytjet. Njerezit qe jetojne prane brigjeve të lumit do të vuajnë gjithnjë dëme nga lumi që del nga shtrati. Por njerëzit që jetojnë në zona më të larta nga brigjet e lumit e dinë se ata nuk do të vuajnë nga humbjet kur shpërthen lumi.

Pra njerëzit e vetëm që do ta blejnë mbulimin janë ata që do të pësonin humbjet dhe ata që nuk do të pësonin humbje nuk do ta blenin sigurimin. Pa nuk jemi në rastin tipik të situatës për sigurim, kur ka një numër të madh njerëzish dhe vetëm pak prej të cilëve do të vuajnë një humbje.

Sigurimi nga tërmeti rast i ngjashëm.
Shohim një situatë të ngjashme në rastin e sigurimit nga tërmeti. Brenda një vendi mund të ketë disa rajone që janë zonat me aktivitet të lartë sizmik dhe disa rajone që nuk janë në këto zona. Njerëzit që jetojnë në rajonet me aktivitet të lartë sizmik duan sigurimin nga tërmeti dhe ata që jetojnë në`zonat e tjera do të priren të mos e blejnë sigurimin. Gjithashtu edhe brenda zonës me intensitet të lartë sizmik ne e dimë se disa tipe strukturash janë shumë më të rrezikuara për t’u prishur se sa të tjerat, kështu që do të shohim se njerëzit që do të duan të blejnë mbulimin janë ata me riskun shumë më të lartë: ata që kanë strukturat me risk të lartë shembjeje të vendosura në zonat me aktivitet të lartë sizmik.

Një mënyrë për t’u ardhur rrotull këtyre problemeve është të merret një rajon mjaftueshmërisht i madh në mënyrë që të kemi nje miks të zonave me risk. Pas kësaj bëhet mbulimi i detyrueshëm. Kjo bën të mundur, që të kemi një fond premiumesh që do të jenë të mjaftueshëm për të mbuluar shumën e pritëshme të pretendimeve, dhe gjithashtu nuk do të kemi”kundër zgjedhje”(antiselektion). Në këtë rast disa mund të argumentojnë se po detyrohen njerëzit me risk të ulët të subvencionojnë ata me risk të lartë. Në të vërtetë kjo është ekzaktësisht ajo që po ndodh në këtë rast, por shumë qeveri përdorin arsyetimin se nga perspektiva e politkës publike me të vërtetë nuk ka zgjidhje tjetër vec të ndiqet kjo metode.

Në këtë rast mund të ndiqet modeli i Turqisë për mbulimin e detyrueshëm nga tërmeti. Sipas këtij modeli të gjitha ndërtesat duhet të mbulohen dhe që të gjithë paguajnë një tarifë bazë (premium), bazuar në disa tregues, sic janë sipërfaqja e dyshemesë ose vlera e caktuar e tregut, ose disa përllogaritje të tjera për shumën e dëmeve që mund të pësojnë në rastin e një tërmeti.

Fonde për të mbuluar dëmet e një tërmeti, ose rasti tjetër katastrofe
Ideja është të ngrihet një grumbull fondesh të mjaftueshme për të mbuluar dëmet nga një tërmet i mundshëm në atë shtet (Turqi), kjo vlen si model për cdo shtet tjetër në botë dhe për cdo rast katastrofe sic mund të jenë edhe zjarret apo përmbytjet. Ne fakt nuk është e mundur që të sigurosh fonde të mjaftueshme në një vit apo qoftë edhe në disa vjet. Por Banka boterore dhe disa agjensi ndërkombëtare kanë dhënë kredi për fondin dhe kjo kredi do të shlyhet me rritjen e fondit në mundësi nga marrja e tarifave.

Në këtë rast qëllimi është që ata të mund të kalojnë pjesë të këtij fondi në tregjet ndërkombëtare të risigurimit, kështu që risku me se fundi fillon të rishperndahet në vende të ndryshme në vend që të ngelet vetëm mbi pronarët e ndërtesave në Turqi. Natyrisht do të ishte shumë e rëndësishme vënia në përdorim e skemës, për t’u siguruar që gjithëseicili paguan premiumin e kërkuar dhe që paratë mandej investohen dhe janë të vlefshme për pagesat e pretendimeve. Në cdo skemë të kësaj natyre është gjithnjë shumë e rëndësishme të bëhet gjithëshka e mundur për të zvogëluar mundësinë e humbjes.

Nga Luiza Hoxhaj

Ish kryetare e KMS (Komisioni i Mbikqyrjes se Sigurimeve)

Ky shkrim është botuar në gazetën Koha Jone rubrika sociale, fq 15, dt 01.11.2003