Cerca nel blog

domenica 15 novembre 2009

Impenjimi yne kunder dhunes ndaj grave

"Nuk duhet kurre te rreshtim se menduari: cfare civilizimi eshte ky ne te cilin po jetojme?"
Pyetja qe Virginia Woolf shtronte ne 1938, mund te shtrohet perseri mbas shtatedhjete vjetesh, per me shume se nje aresye. Nevoja e kesaj pyetjeje per nje pergjigje filozofike eshte aktuale, kur koncepti i seksit dhe gjinise perballet ne nje civilizim te prekur nga patologji jo humane.
Shkakun per ta ribere kete pyetje e mora nga kronikat televizive ku trajtohej rasti i dhunimit te nje 45 vjecareje nga Korca prej bashkeshortit te saj (fatkeqesisht jo rast i vecuar ne shoqerine tone).
Tema qe do te trajtoj eshte pjese intriguese e nje ceshtjeje te rendesishme ne kohen tone, te cilen mund ta definoj, sic e definonte vite me pare nje mendimtar largepames italiane si: epoka e te drejtave.
Po jetojme kete epoke, duke e vleresuar ne tere kompleksitetin e kesaj shprehjeje me : te drejta te proklamuara; te drejta te afirmuara ose ne rrugen e afirmimit; te drejta te zoteruara; te drejta te universalizuara. Sigurisht, kurre me pare, si ne kete dhjetevjecare, nuk eshte arritur ne nje vizion kaq te gjere, me nje vetedije kaq te thelle ne njohjen e te drejtave njerezore si kushte te bashkejeteses civile, lirise dhe demokracise.
Diskutimi mbi sistemet e ndryshme institucional dhe politk, mbi modele te ndryshme te qeverisjes se shoqeris, qe bashkejetojne dhe ballafaqohen ne bote ka qene gjithmone i hapur dhe legjitim.
Aktualiteti i Deklarates universale te te drejtave te njeriut ne 1948, qendron mbi te gjitha ne perhapjen gjithnje e me te gjere te prezences se kultures se te drejtave ne debatet publike dhe ne shfaqjen e problemeve dhe sfidave te reja per perballimin e ceshtjeve qe sjell globalizimi.
Midis ketyre: konflikti midis te drejtave te ndryshme, seicila prej te cilave themelore; raporti i kulturave te ndryshme me temen e dinjitetit dhe barazise se qenieve njerezore.
Ne cfaredo konteksti perkufizimi konkret i te drejtave njerezore perben gure themeli te krahasimit te kushteve efektive te popullsive dhe te personave si dhe te nivelit te perparimit material dhe shpirteror te nje vendi.
Te drejtat e njeriut, sic kemi mesuar te themi me mire, qe me formulen e vjeter te te drejtave te njeriut, jane te plota, duke u dhene rishtytje pikerisht problematikave te gjysmes se botes, qe perbehet nga grate.
eshte e thjeshte te konstatosh se jane pikerisht grate ato qe kane vuajtur tek ne dhe pjese te tjera te botes, nga kufizimi dhe privimi i te drejtave themelore. jo pa qellim ne qender te ketij shkrimi vendoset nje pyetje angoshike, e cila te obligon te veshtrosh persistencen dhe shperndarjen e dhunes kunder grave. Ne se analizojme drejtesisht aspektet e shumefishta te ketij fenomeni deshiroj te them qarte se ka fakte te vecanta te tmereshme dhune, te shoqeruara me nevojen per ndihme dhe nderhyrje emergjente: rasti i dy motrave te lidhura me zinxhire prej te atit,, gruaja nga Puka me kater femijet e saj vocerraket e keqtrajtuar dhe nxjerr ne mes te kater rrugeve ne meshire te fatit, ne pike te dimrit, vrasja makabre e bijes prej atit te saj ne rrethinat e Tiranes, vetem per shkake te mentalitetit etj. Te shumta jane grate te cilat rrezikojne edhe ne vendet moderne te zhvilluara: dhuna seksuale ne formen e saj me brutale-agresioni fizik-, por edhe dhuna shtepiake apo dhunat e natyrave te ndryshme, ne boten epunes p.sh. Normalisht, qe kjo nuk duhet te na ngushelloje.
Ne vendin tone ashtu si edhe ne vendet e pasura dhe te zhvilluara jane kryer adaptime te sistemeve juridike me nje sensibilitet te larte kundrejt te drejtave themelore te grave. Megjithate vazhdojne te verifikohen fakte tronditese te dhunimit te grave, vecanerisht kohet e fundit. Prej kohesh Parlamenti shqiptar eshte ne nje impenjim ne lufte te ashper ndaj dhunes ndaj grave, si krim kunder personit dhe ka perfshire se fundmi edhe perballimin e veseve dhe persekutimit apo diskriminimit te grave ne vendin e punes. Por per mendimin tim ky angazhim ka mbetur siperfaqesor, me fokus kryesisht ne Tirane apo qendrat e tjera te medha urbane, dhe per me teper jo e drejtuar tek grate ne nevoje. P.sh ne se u referohemi para dhe gjate fushates takimeve elektorale te Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, gruaja , qe ka arritur nivelin me te larte ne hierarkine shteterore, rezulton se ajo u drejtohet atyre grave , te cilat ftohen dhe marrin pjese neper mbledhje apo mitingje. Besoj se te gjtihe e pranojme se kjo kategori grash ka hedhur nje hap te rendesishem ne drejtim te emncipimit dhe pjesemarrjes ne jeten shoqerore. Por askush nuk dinte ose te gjithe kishin heshtur per gjendjen skandaloze dhe kushtet cnjerezor ne te cilen mbaheshin dy motrat nga Maqellara apo raste te tjera te ngjashem. A duhet ta ngushtojme atdheun vetem ne bulevardet e qyteteve kryesore?
Ne cdo pjese te botes, ne cdo vend qofte edhe i vogel si vendi yne, duhet te ndiehmi njesoj pergjegjes per mospermbushjen e progresit te realizuar me veshtiresi ne mos permbushjen per te afirmuar lirine, dinjitetin dhe barazine e te drejtave te grave. Duhet te ndihemi njesoj te impenjuar per arritje me te plota e me te garantuara. Ne disa aspekte si psh shkollimi dhe punesimi ne po bejme hapa mbrapa, pasoja keto qe do ti ndiej shume ne te ardhmen shoqeria jone.
Vendimtar eshte dimensioni edukativ ne kete angazhim, jo vetem qe tu garantoje vajzave dhe grave edukimin(aresimimin), ende te mohuar ne disa pjese te vendit, por ne sensin, qe te edukojme se bashku shoqerine per vlerat e barazise se te gjithe qytetareve pa dallim seksi, artikulli 21 i Kartes se te drejtave themelore te Bashkimit Europian, ku ne deshirojme qe te integrohemi.
Ky eshte nje angazhim pa dyshim aktual ne Shqiperine e sotme. Per me teper sepse jemi duke eksperimentuar, kompleksitetin e perezences ne rritje te komunitetit migrues dhe te procesit te integrimit par ta cuar ate me perpara. Duhet te intgrohemi se pari brenda vetes, integrim ne te cilin themelor eshte respektimi i kulturave te ndryshme, religjionit dhe traditave ne respekt te individit dhe dinjitetit te tij, duke garantuar se bashku parimet si dhe ligjet kombetare, qe rregullojne kete fushe.
Duhet bere prezent vecoria e situatave ne te cilen ndodhen grate si dhe te nevojave te tyre, se bashku me kontributin e tyre specifik ne procesin e integrimit. Padyshim, qe eshte aktuale rithirrja per mosdiskriminim, te cilin e ndalon Karta e te drejtave themelore e Bashkimit Europian, ne te cilen evidentohen te gjitha motivet e mundeshme te diskriminimit prej te cilave permendim: seksi, raca, ngjyra e lekures apo origjina etnike dhe sociale, cilesite personale, cilesite politike, orientimi seskual.
Lufta kundr cdo dhune dhe shkaktim demi ndaj grave mbetet gjithnje nje shkak per refuzimin e intolerances dhe dhunes, e ushqyer sot ne permase te gjere nga injoranca, nga humbja e vlerave te idealeve dhe moralit, nga nje largim shpesh i pakuptueshem nga parimet mbi te cilin kushtetuat jone ka bazuar bashkejetesen kombetare demokratike.
Ne kete fryme duhet te mbeshtesim cdo inisiative ne shkalle kombetare dhe nderkombetare ne mbrojtje te ketyre te drejatve. Kete proces se pari duhet ta ve ne levizje "Universi femeror". i cili eshte shpesh i mbyllur ne steriotipe. Natyrisht nuk eshte e vertete, qe keshtu bejne te gjitha grate ne jeten e perditeshme ose ne politike. Prej kohesh vemendja me te drejte eshte drejtuar jo vetm mbi ate se cfare bejne realisht grate ne postet publike, jo vetem ne qendrat e medha, por edhe ne praktika te krijuara ne periferi, praktikisht ne jeten e perditeshme, ne shkolle , ne profesion, ne reflektim filozofik dhe ne krijimtari. Mund ti referohem ne kete rast dy grave krijuese, njera gazetaria e mirenjohur Kozeta Zavalani , e cila me mjeshteri ne vepren e saj prezanton, larteson figuar grash, te profesioneve te ndryshme, te cilat mund te sherbejne si modele per shoqerine apo rasti i gazetares tjeter Jonida Hazizaj , e cila me guxim dhe elegance trajton temen e "dhunes" ne vendin e punes, duke sherbyer ne kete rast si nje sinjal i forte per shoqerine tone dhe sidomos per permiresimin e kritereve te rekrutimit dhe te karrieres ne adminstraten publike.
Krahasimi i eksperiencave demostron se puna e grave perben nje rrote te zhvillimit, nderkohe, qe eshte urgjente te aktivizohet kjo rrote edhe ne vendin tone. Punesimi femeror: si ti ndezim motorin ?. Kjo eshte nje pyetje qe kerkon zgjidhje. Ne Shqiperi mungon megjithate nje koalicion stabel " pro-grave", i afte te influencoj ne procesin e formimit te politkave publike dhe rialokimin e fondeve te burimeve te bilancit per kete qellim. Ka ne te kundert pritshmeri te madhe e te ndryshme , te zgjedhjeve dhe te praktikave koresponduese.
Megjithese kjo teme trajtohet me thekse dhe menyra te ndryshem, ne menyre te perqendruar dhe te perbashket shprehet domosdoshmeria e realizimit te nje veprimi konstant sensibilizues kundrejt shoqerise civile per te ngulitur nje ndergjegje me te madhe mbi ate se cfare percakton mesimi.
Aresimimi dh mbi te gjtiha procesi edukativ, eshte faktori kryesor i forcimit dhe rritjes se familjes, te komunitetit, te shoqerise dhe mbi te gjitha te mendimit. Rezultati i procesit edukativ eshte keshtu edhe eleminimi i pabarazise gjinore, plage erende kjo ende e pasheruar plotesisht. Nje nene e alfabetizuar( e perdora kete term qellimshem per te evidentuar faktin se ne vendin tone po rishfaqet frikshem dukuria e analfabetizmit) mund te shpetoj nje familje te tere e per rrjedhoje shoqerine, mund te influencoj pozitivisht ne krijimin e nje rrjeti social, ne zhvillimin e nje modeli te rri te familjes shqiptare.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 15.11.2009

14 commenti:

KOzeta Zavalani ha detto...

Urime e dashur Luiza per shkrimin...A me jep leje ta vendos edhe une tek ravista "Stina per ndryshim"-? Vetem te lutem po qe se ke kohe vendosi ë-te ose w...Perqafime!

Luiza Hoxhaj ha detto...

faleminderit Kozeta.Patjeter qe e ke lejen.eshte kenaqesi per mua.Ok do ti riparoj

18 novembre 2009 alle ore 17.30

Kozeta Zavalani ha detto...

FLM shume dhe ma nis, deri te premte, ke kohe...
18 novembre 2009 alle ore 17.32

Kostandin Kume ha detto...

Te pershendes me respekte Luiza .te falenderoj per tag..eshte tem shume e mprehte qe natyrisht kerkon impenjimin tuaj si femra por edhe te shoqeris ne pergjithsi ..

Ylli Malaj ha detto...

Kushe nuk respekton femren, nuk respektone "nenen". Dhe ai qe nenen nuke e done veten ka mohuare. Per te arritur te drejtat, grate nuke duhet te presin vetem nga burrat "kopuke", por me forcen qe u ka dhene natyra tu vene kembet ne nje kepuce meshkujve tinenzar dhe ziliqare.
18 novembre 2009 alle ore 19.33 •

Fejzi Visha ha detto...

Luiza ju vete e keni thene ne shkrimin tuaj shume bukur:"Vendimtar eshte dimensioni edukativ"Mirpo nje pjese bajagi e madhe e shoqerise nuk e kane kete mundesi e kjo do kohe qe te vije.Ne pritje te kesj duhet te veproj ligji fuqishem me ndjekje penale pasi kete e kuptojne edhe ata qe nuk jane te edukuar.

Luiza Hoxhaj ha detto...

Ju falenderoj Kostandin, Ylli dhe Fejzi per komentet tuaja
18 novembre 2009 alle ore 20.35

Luiza Hoxhaj ha detto...

Faleminderit shume Faik. Ne fakt reagimi duhet nga shoqeria ne teresi ,burra dhe gra e mandej ne vecanti duhet te therrasin vet grate ne se pjesa tjeter ndieht komode. problemi eshte te bejme me ze te pazeshmit, te luftojme shkaqet e ketij fenomeni si dhe te dime si te japim ndihmen e duhur. keto mund ti perkasin vazhdimi
18 novembre 2009 alle ore 22.16

Rajmonda Moisiu ha detto...

Shkrimi i mikes e koleges sone Luizes, se bashku me thenjen e analistit Faik Krasniqi:'Ne tentojme te behemi pjese e Bashkimit Europian"
jane reagime qndaj brutalitetit te sotem te shoqerise, neglizhencen, indiferencen ndaj qenjes me te brishte ,asaj qe sjell ne jete brezat ardhmerine e nje kombi.
Urime, mikja ime,
Eshte nje shkrim qe sot ne Diten Nderkombetare te dhunes kunder gruas duhet te zere faqwet e para te shtypit,
Te gjithe se bashku,
Nena, motra, intelektuale, t'i themi
Stop dhunes!
Mos na dhunoni!.
Duameni!
26 novembre 2009 alle ore 1.48

Liljana Mekollari ha detto...

Tè falenderoj e dash ur luiza qè bèhesh pjesè e kètij shqetèsimi.Mendoj se ky problem ka ngelur tek pjesa mashkullore e cila per fatin tonè tè keq vazhdon tè jetè patriarkale dhe qè nuk mendon pozitivisht pèr gruan dhe ti japi vlerat qè i takon por akoma kèrkon tè pèrfitojè padrejtèsisht dhe mos marr pèrgjegjsinè pèr tè kontribuar nè shanse tè barabarta.Nuk jam optimiste pèr kètè temè.MENDOJ TA VAZHDOJMè NESèR ..........

Luiza Hoxhaj ha detto...

Monda te falenderoj shume per komentin , menyren se si epercjell shqetesimin si dhe per faktin se je shume eangazhuar ne kete proces kunder dhunes ndaj grave. TMendimin tend ti eke thene shume bukur potikisht ne noten tend me Rastin e dites Boterorete dhunes kunder ndaj grave

Luiza Hoxhaj ha detto...

E dashur Liljana. Me takon mua te te falenderoj ty per komentin.ne fakt ky problem ka mbetur tek gjithe shoqeria jone e cila eshte ne shumice feministe dhe ne qeverisje kemi nje shumice maskiliste. ketu kemi pergjegjesi te gjithe.na e kane "hedhur " burrat. ok vazhdojme neser. ti ke nje pervoje te madhe sepse je kontribuese ne kete proces dhe nga ato gra qe e kane bere pjesen e vet.

Luiza Hoxhaj ha detto...

faleminderit Ejup. eshte evertete qe te thuesh dhe te prezantosh te verteten kerkon guxim, te reflektosh akoma me teper do jo vetem guxim ,por edhe vullnet , dije, perkushtim
8 dicembre 2009 alle ore 23.56

Edlira Haxhiymeri ha detto...

Pershendetje Luiza dhe urime per artikullin! Te pergezoj qe behesh pjese enje kauze shume te rendesishme dhe delikate oer shoqerine tone. Ska emancipim pa zhvillim dhe barazi per gruan. Vecse une do te shtoja se diskriminimi dhe pabarazia sot kane marre forma aq te sofistikuara sa ne duhet te jemi shume vigjilente per t'i identifikuar. Format tradicionale e shume te dhimbshme jane prezent por atyre u jane shtuar edhe format mederne e te sofistikuara te abuzimit ne pune, ne institucione, ne komunitete dhe ne politike.
gjithe te mirat