Cerca nel blog

mercoledì 9 dicembre 2009

Nje qytet jo vetem per te rriturit

Botuar në gazetën Libertas dt 15.12.2009, fq 14
Të vegjëlit prezantojnë jo vetëm nevojat e të gjithë qytetarëve, por edhe nevojat e qytetit të konsideruar si një ekosistem të madh, aktualisht i sëmurë rëndë. Qytetet tona dhe fëmijët tanë sot vuajnë të gjitha të këqijat, që i korespondojnë qytetit modern: qyteti vuan nga zhvillimi i zonave të ndara, të specializuara, kurse fëmijët kanë nevojë për një ambjent kompleks të përbashkët; qyteti vuan nga ndërtesat e larta të banimit, të cilat prodhojnë dëme sociale, margjinalizim si dhe nga bota e krimit dhe fëmijët vuajnë nga pamundësia për t'u takuar në këtë ambjent të rrezikshëm, pa gjelbërim dhe pa sheshe; qyteti vuan nga trafiku, nga ndotjet, nga zhurmat dhe fëmijët vuajnë nga pamundësia, që të jetojnë lirisht eksperiencat e domosdoshme të eksplorimit dhe lojërave. Në këtë sens mund të themi, që fëmija është një indikator i ndjeshëm ambjental, dhe kur një fëmijë do të jetë mirë dhe do të mund të përshkoj lirshëm rrugët e qytetit do të thotë se qyteti ka gjetur funksionin e tij natyral si vend i eksperiencave të përbashkëta, të bashkëpunimit dhe solidaritetit. Kjo është një mënyrë korrekte e propozimit për një zhvillim të qëndrueshëm.

Nëse do ti ftojmë fëmijët të punojmë së bashku me ne atëhere shpresa rritet. Për këtë mund t'i referohemi projektit "Qyteti i femijeve", i cili lindi ne 1999 në Fano (Itali), duke u pasuar nga një rrjet qytetesh, të cilat njohën këtë propozim. Ky projekt bën fjalë për një filozofi të re të administrimit të qytetit, në të cilin fëmijët marrin rolin e tyre, filozofi kjo e munguar tek ne. Në këtë mënyrë fëmijët do të kenë një ftesë të vërtetë për të realizuar ndryshimin dhe do të jenë një instrument i cmuar për një filozofi të re të qeverisjes së qytetit. Fëmijët me prezencën e tyre mund të jenë shpëtuesit e qyteteve. Ata janë të zotët të modifikojnë komportimin tonë si të rritur, duke na detyruar të respektojmë më shumë ambjentin ku jetojmë dhe ku do të jetojnë fëmijët dhe nipërit tanë.

Nëse rimarrim temën e pjesëmarrjes, sipas nent 12 të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve si dhe të rolit të kryebashkiakut si garant i të drejtave të të gjithë qytetarëve, specifikisht të atyre që janë në pamundësi të shprehen me votën apo të protëstojnë, projekti "Qyteti i fëmijëve" na propozon për këtë funksion "Këshillin e fëmijëve", për ngritjen e të cilit mund t'u referohemi dy modeleve të ndryshme:

1- I pari, qe permban funksionin e keshillit bashkiak, bazuar ne eksperiencen franceze te viteve 70, u propozon femijeve, qe te jetojne eksperiencen e formimit dhe funksionimit te keshillit bashkiak si nje loje, duke zbatuar te gjitha rregullat dhe procedurat e zgjedhjes dhe funksionimit te tyre, si ne realitet. Keshilli i dale nga procedura e zgjedhjes nepermjete nje fushate elektorale thirret"Keshilli bashkiak i femijeve" dhe perfshin femije te shkollave fillor dhe te mesme.

2- Modeli i dyte nuk imiton keshillin bashkiak dhe nuk zgjidhet sipas procedurave dhe modaliteteve te tij. Ne kete rast "Keshilli i femijeve" perbehet nga femije qe i japin keshilla kryetarit te bashkise.

Ky keshille eshte pergjigjia e duhur per sa parashikohet ne artikullin 12 te Konventes se te Drejtave te Femijeve, duke qene ne kete menyre nje instrument i pershtatshem nepermjet te cilit kryebashkiaku terheq opinionin e femijeve. Femijet kane si impenjim t'i trasmetojne kryetarit te bashkise mendimin e tyre per ate, qe pare nga kendeveshtrimi i tyre nuk funksionon ose nuk ecen mire, duke propozuar edhe modifikimet perkatese. Ata kane per qellim t'i "grushtojne" kryetarit te bashkise, t'i krijojne shqetesime ashtu sic vetem ata dine te bejne. Keshilli ka si qellim jo te realizoj projektet e veta , por te nderhyje ne ato te kryetarit te bashkise, duke kontribuar ne ndryshimin e qytetit, duke e bere ate me te pershtatshem per kerkesat e femijeve dhe te kategorive te tjera me te dobeta. Natyrisht struktura te tilla ne respekt te nenit 12 te Konventes se te Drejatve te Femijeve duhet te zgjidhen ne te gjitha fushat, duke filluar nga ambjentet publike, ku perfshihen femijet si keshillat spitalore, te parqeve, te muzeumeve etj. Femijet zgjidhen me short nga te gjitha kategorite.

Po cilat jane keshillat dhe idete e femijeve, qe i sherbejne nje kryebashkiaku? Ne raportin etyre me te rriturit, ku behet fjale per prinderit dhe mesuesit, femijet e dine qe te medhenjete presin prej tyre te demostrojne se jane "rritur", se kane "mesuar", duke abandonuar progresisvisht menyrat e te vepruarit, te te qeni dhe te menduarit si femije dhe perfituar ato te nje te rrituri. Sipas kesaj llogjike per kryetarin e bashkise dhe kerkesen e tij per ndihme ndaj femijeve keshillat e prinderve dhe te mesuesve te tyre nuk do te ishin aspak te dobishme dhe ndihmuese, sepse mendimet e prinderve apo mesuesve te tyre jane po ato, qe mendon ai vet si i rritur. Ajo, qe i sherben kryetarit jane idete e verteta te femijeve, kendveshtrimi i tyre. Ato kane vlere pikerisht sepse jane te ndryshme nga ato te te rriturve. Kur nje femije thote nje gje te "cuditeshme" , nje "budallallek", sigurisht ne te ka dicka te vlefeshme, te mire per t'u thelluar me kontributin ete gjitheve.

Idte e femijeve, ne se do t'i votonim, duke adaptuar rregullat demokratike, duke perfshire ne votim edhe vet femijet per propozimet e tyre te vecanta, natyrisht qe do te humbisnin perballe ideve konservative te te rriturve. Per ta shmangur kete i referohemi eksperiences se Romes, qytet i cili ka aderuar ne projektin nderkombetar "Qyteti i femijeve" ne fillim te mandatit te pare te kryebashkiakut Veltroni. 20 Nentori eshte dita nderkombetare e te drejtave te femijeve. Me kete simbolike Kryetari i Bashkise se Romes z. Veltroni thirri, ne Campidoglio, me 20 Nentor 2001, 20 femije ne mbledhjen e pare te Keshillit te femijeve te qytetit dhe i'u drejtohet atyre me keto fjale: " E deshiroja kete keshille te femijeve per ndihmen tuaj. Shpesh te rriturit harrojne c'do te thote te jesh femije dhe kjo shkakton gabime te renda, dhe nga keto gabime lindin qytete ku te gjithe, por vecanerisht femijet jetojne keq. Nga sot do te fillojme te punojme se bashku, sepse kemi nevoje t'a ndryshojme kete qytet".

Eshte domethenese, qe nje kryebashkiak i rendesishem, si ai i Romes njeh dhe deklaron publikisht nevojen per te qene i konsultuar nga konsulente tipik sic jane femijet. Kete e thote nje kryebashkiak, qe ka pasur te gjithe konsulentet dhe bashkepunetoret qe deshironte, por qe te gjithe te rritur i ai. Kjo thenie e tij nxjerr ne pah faktin se kerkesa per ndihme nuk eshte finalizuar per te kenaqur femijet dhe nevojat e tyre, e cila gjithashtu do te kishte qene nje qellimi denje dhe i nevojeshem, por ajo i kushtohet nje qellimi me te larte: Ndryshimit te qytetit.

Nga ky moment "Keshilli i femijeve" zhvillon periodikisht takime me kryetarin e bashkise, me keshillin komunal si dhe me administraten, duke u komunikuar atyre kerkesat e tyre, mendimet dhe idete e tyre. Ato jane propozime te thejshta, te pergjegjeshme, apsolutisht larg nga ato te te rriturve, dhe per tu degjuar kerkojne ndryshime jo te thjeshta. Kjo pervoje nuk eshte veshtire , qe te aplikohet nga kryebashkiak si ai i Tiranes, Vlores, Durresit apo Shkodres etj. Femijet tane do te luajne keshtu nje rol mirefillti politiko-administrative, ata do te ndihmojne kryetarin e bashkise te ndryshoje e per rrjedhoje te permiresoje qytetin. Nga kjo dite jeta e kryebashkiakut, administrates se tij si dhe keshillit bashkiak behet me e komplikuar, sepse femijet jane "kokeforte" dhe kerkojne llogari per ate, qe u premtohet. Shembulli i prezantuar deshmon se si mund te ndryshoje ne menyre diealektike dinamika e ndryshimit me pjesemarrjen e femijeve ne qeverisjen e qytetit.

Pyetjes se perse jane te preokupuar? Femijet i pergjigjen ne menyre te ndryshme: nje pjese te thone se ata jane te shqetesuar se prinderit e tyre nuk gjejne parkim, prandaj duhen ndertuar parkingje, nje rast evident ky se si femijet preokupohen per problemet e te rriturve, por pjesa tjeter thoshte jo per parkimet, sepse keshtu nuk do te kishte vend per te luajtur.

Pyetjes se nese do te takonte kryetarin e bashkise cdo te deshironte t'i thoshte Treisi ( 7 vjec nga Tirana) i pergjigjet "Ne se do te takoja kryetarin e bashkise do t'i thoja qe te beje sa me shume parqe per lojerat, sepse femijet kane nevoje te luajne, te kenaqen. Nuk duhet te kenaqen e vetem te rriturit, sepse edhe femijet kane te drejtat e tyre per te luajtur, sepse vrapimi dhe lojerat u bejne mire trupit te tyre". Bjorni , 9 vjec, nje tjeter femije nga Tirana do te pergjigjej: "Do t'i thoja kryetarit te bashkise , qe t'i bej pergjysem parkingjet dhe kendet e lojerave", nje pergjigje kjo qe te ben te buzeqeshesh sepse eshte serioze dh bujare. Serioze, sepse femijet jane te ndergjegjeshem per nevojen e hapesirave per te luajtur dhe bujare, sepse pranon te konsideroj femijet te barabarte me automobilat e prinderve. Keshtu femijet deshirojne qe te pakten te jene te trajtuar si makinat. Daniela, 12 vjec nga Vlora pergjigjet " Ne se do t'a takoja kryetarin e bashkise do t'i thoja : Te krijoje sa me shume hapesira te gjelberta ne qytet, sepse femijet kane nevoje per ajer te paster dhe t'a shpetoje Pyllin e Sodes dhe detin".

Pra sic duket femijet deshirojne nga qytetet lejen per te dale nga shtepia. Femijet e quajne te pranueshme, qe ky tip qyteti i diteve te sotme nuk u premton nje pjese te qytetareve te vet mundesine per te shpenzuar hapesirat publike.

Femijet ne kete rast mbrojne nje te drejte te tyre, nje nevoje te tyre te pakontestueshme, sepse nuk mund te dalin dhe te luajne dot vetem, dhe kjo kondicionon zhvillimin e tyre. Me detyrat nuk zhvillohet fantazia, me lojera po. Dy nenet e Konventes se Femijeve neni 28, e drejta per t'u aresimuar dhe neni 31 e drejta per te luajtur, duke qene nene te te njejtit ligj, kane te njeten vlere, te njeten peshe, te njejtin dinjitet, te njejtin konsideracion.

Ne kete beteje te tyre femijet prezantojne edhe interesat e te moshuarve, te personave antikapat etj, te cilet ndajne me femijet kete perjashtim te rende. Mesazhi i tyre eshte i qarte: Ata thone: beni te mundur qe te dalim nga shtepite, beni te mundrur qe te perdoren hapesirat publike te qytetit, beni te mundur qe hapesiart publike te jene te te gjitheve, mos na mbyllni ne hapesira te ndara. Ne se do te mund te dalim nga shtepite do te mund te dalin me ne edhe gjysherit apo miqte tane".

Femijet qe shkojne ne shkolle vetem te shoqeruar nga miqte e tyre jane nje realitet, qe po zhduket nga rruget tona. Prezenca e tyre i ben rruget me te sigurta. Femijet qe shkojne ne shkolle apo qe luajne ne rruge krijojne rreth tyre preokupacionin dhe solidaritetin e fqinjev te tyre. Ne se ne qytet do te jete gjithe kjo levizje, do te kete me pak automobile, do te jete me mire per te gjithe. Duhet ta rifitojme kete qytet.

Atehere kush eshte ambjenti qe duan femijet? Femijet nuk dine nga ekologjia dhe nga ambjentalizmi, por ata kane nevoja elemnetare, te cilat ne se plotesohen, i ngjajne shume qytetit te pershkuar nga ambjentalistet, ekologjistet, sociologet, nga psikologet dhe nga urbanistet e mire. Te realizosh kete qytet nuk eshte e thjeshte, pasi duhet, qe modeleve, te cileve u referohemi t'u konsiderojme dhe shmangim difektet apo gabimet. Te rriturit do te kerkojne te mbrojne me cdo kusht privilegjet e tyre, te cilat i konsiderojne ne menyre preopotente si te drejta. Nje kryebashkiak shprehjen ; "Duhet te ndryshojme se e thone shkencetaret dhe ambjentalistet" e ka me te lehte ta zvendesoje me shprehjen ; "Duhet te ndryshojme sepse e kerkojne femijet tane", duke konsideruar femijet dhe idete e tyre si instrumente te jashtezakoneshme te ndryshimit, duke perfituar nga sugjerimet e tyre.

Luiza Hoxhaj

02.12.2009

1 commento:

Luiza Hoxhaj ha detto...

Po e risjell perseri kete shkrim sepse u ndjeva mire sot, fiks 6 vjet mbas publikimit te ketij shkrimi, ku kam hedhur idene e "Keshillit te femijeve", tek degjoja te artikulohej nga ana e Kryetarit te Bashkise Tirane, inisiativa e ngritjes dhe venies ne funksionim te nje mekanizmi te tille: Keshillit te femijeve ne Bashkine Tirane. Pra idete e mira vjen nje dite, qe e gjejne rrugen e tyre. Ideja e krijimit te Keshillit te femijeve, une mendoj se eshte nje ide e mire. "Nëse do ti ftojmë fëmijët të punojmë së bashku me ne atëhere shpresa rritet.Fëmijët me prezencën e tyre mund të jenë shpëtuesit e qyteteve. Ata janë të zotët të modifikojnë komportimin tonë si të rritur, duke na detyruar të respektojmë më shumë ambjentin ku jetojmë dhe ku do të jetojnë fëmijët dhe nipërit tanë".