Cerca nel blog

venerdì 21 marzo 2014

Dicka mbi të ftuaren tonë speciale: Prof. Laura Mersini - Houghton


Prof. Laura Mersini - Houghton: është prof e fizikës teorike në Universitetin e North Carolines  në Chapel Hill. Kryesorja në punën e saj është teoria  e origjinës , teori e cila shpjegon origjinën e universit tonë nga para Big Bangut, me anë të multiversit. Me bashkëpunëtor në USA dhe Japoni ajo ka bërë një seri parashikimiesh që do testonin teorinë e saj të origjinës. Kjo teori ka patur shumë sukses, sepse këto 5 vitet e fundit 3 experimente botërore (sateliti Planck, akseleratori në Gjeneve LHC dhe satelliti para një jave BICEP) kanë konfirmuar një seri parashikimesh që derivuam nga teoria e saj.
Kjo është arsyeja që media:  gazeta, TV, radio në të tëra kontinentet, libra që popllarizojnë shkencën  kanë 4-5 vjetë që s’pushojnë së foluri për këtë teori.  Ky është kontributi i saj deri tani në dijet për universin.  Të tjera suksese dhe konfirmime të teorisë së saj do vijojnë në të ardhmen. Personalitete të shkencës si Laura Mersini – Houghton të bëjnë shumë krenar.  Duhet ti kushtojme shumë më shumë vëmendje promovimit të figurave të tilla shkencore.  Një kapacitet si Laura do të bënte krenar edhe një vend të madh e të zhvilluar. Në cdo prononcim të saj, ashtu si dhe në cdo vleresim të punës së Laurës nga revista të ndryshme,  përmendet fakti, që vjen nga Shqipëria dhe që ka studiuar në Universitetin e Tiranës. Kjo është gjithashtu një vlere e shtuar si për vendin ashtu edhe për Universitetin e Tiranës.
Shembulli i saj tregon se ne përtej faktit të njohur, si një vend , i cili nxjerr talente në fushën e artit si Inva Mula, Eva Golemi, Eda Zari, Saimir Pirgu, Armando Kllogjeri, Tedi Papavrami etj, si vendi i balerinëve të njohur apo një shkrimtari si Ismail Kadare, duhet të promovohemi edhe si vendi që nxjerr shkencëtar si Prof. Laura Mersini - Houghton, si dr. Detina Zalli, si vendi i origjinës se prof Carol Folt, Karl Geges  etj.
Duhet të fillojmë të njohim dhe të vlerësojmë kapitalin tonë njerëzor në fushën e shkencës!  Tani eshte koha.
Duke u inspiruar nga figura të tilla mbase do të sensibiliozjmë se duhet të tregojmë më shumë interes për kërkimin shkencor, se duhet të financojmë më shumë për tu krijuar më shumë kushte kërkuesve tanë.
Një falenderim paraprak për Prof. Laura Mersini Houghotn, e cila  në një moment të rëndësishëm, shumë impenjativ, në jetën e saj prej shkencëtareje, sic është konfirmimi i disa prej parashikimeve të teorisë së saj (nga sateliti BICEP)  gjen kohën të vij e të referoj në konferencën tonë.

Faleminderit Prof Laura Mersini Houghton!    

Nga Luiza Hoxhaj

Nessun commento: