Cerca nel blog

domenica 2 marzo 2014

Promovimi i punësimit të të rinjve në sektorët e investimeve rajonale



Qendra e Studimit te Politikave Europiane per Zhvillimin Rajonal dhe Lokal, në bashkëpunim me trainerin ndërkombëtar z.Manfred Theodor Ziewers, zhvilloi në datat 26-27 Shkurt 2014, në ambjentet e Hotel Sokratis,Tiranë, seminarin me temë:
Promovimi i punësimit të të rinjve në sektorët einvestimeve rajonale”.
Ky seminar u realizua në kuadrin e përmbushjes së një prej prioriteteve të Qendrës në Strategjinë e saj për periudhën 2014-2016: Rritjes së kapaciteteve të stafit dhe bashkëpunëtorëve të Qendrës. Si i tillë seminari ju adresua:stafit dhe bashkëpunëtorëve të  Qendrës si dhe disa organizatave partnere të saj: Agjensisë Rajonale të Zhvillimit Vlorë, Zyrës së punësimit Vlorë si dhe Profesionisteve të rinjë. 
Përse kjo temë?
Në përgjithësi , konkurrenca ka ndikim të konsiderueshëm në botën e punës -mbi produktet dhe proceset , asetet organizative , organizimin e punës dhe në fund  në gjeografinë ekonomike. Në këtë kuadër, investitorët,  sidomos ata nga jashtë vendit, kanë kërkesa specifike në lidhje me vendndodhjen e preferuar të biznesit,  duke përfshirë edhe resurset njerëzore në dispozicion në territorin përkatës. Në këtë kontekst, roli i një organizate, që promovon politikat e zhvillimit rajonale është të lehtësojë përputhjen e kërkesës dhe ofertës së punësimit duke vendosur aktivitetet e duhura, në mënyrë specifike, per te pare se sa dhe se si të rinjtë janë të interesuar. Referuar Strategjisë së Zhvillimit Rajonal (ekzistuese), seminari diskutoi strategjitë e punësimit të të rinjve, te advokatimit, qasjet sistematike, dialogun social dhe partneritetet publike - private dhe, më në fund, referoj disa shembuj të praktikave më të mira nga Gjermania në promovimin e punësimit të të rinjve në sektorët e investimeve.

Seminari u zhvillua me një nivel të lartë të materialit trajnues dhe cilësisë së lartë të trainerit, i cili e zhvilloi atë. Në këto kushte seminari,bazuar në vleresimin e  pjesëmarrësve dhe të trajnuesit realizoj objektivat e tij të cilat ishin:
·       Forcimi i kapaciteteve profesionale të personelit të qendrës dhe bashkëpunëtorëve te saj.
·       Rritja e efektivitetit të personelit që promovon punësimin e të rinjve .
·       Rritja e interesit të të rinjve për punësim në sektorët e investimeve rajonale, në saj të mundësive më të mira të promovimit, si dhe një qasjeje më të mirë në informacion.
Bazuar në  cilesinë dhe oferten didaktike të moduleve të këtij trajinimi, stafi i Qendrës tashmë ka një vështrim të ri rreth këtyre temave. Materialet teorike dhe praktike të trajtuar prej tij si dhe  praktikat e mira referuar një shteti të zhvilluar, si Gjermania, janë të dobishme dhe të përdorëshme në veprimtarinë tonë të përditëshme: si në atë kërkimore të Qendrës apo edhe të krijimit dhe përhapjes së dijes, në nivel rajonal.
Bazuar në këtë mënyrë të re vështrimi, bazuar në Direktivën europiane  si dhe në trashëgiminë tonë u hodhën qysh në këtë seminar disa piketa për punën tonë kërkimore në këtë fushë apo edhe për rekomandime, që ne mund të japim,mbas një  pune të mirëfilltë studimore, në lidhje me krijimin e Educational Frammwork, si dhe  vështrimin e cdo  politike edhe në kontekstin e  zbatimit rajonal apo edhe të decentralizimit të veprimtarive të tilla.  Zhvillimi i këtij seminari përkoi edhe me prezantimin e Strategjisë së  Punësimit për periudhën 2014-2020 nga ana e Ministrisë së  Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, me 26.02.2014.
Ajo që ne synojmë në të ardhmen, bazuar edhe në piketat e hedhura në këtë seminar është: Thellimi në  teoritë përkatëse,thellimi në direktiven europiane si dhe qasja e integruar ndaj kësaj problematike.
Ky seminar ju ofrua Qendrës sone pa shpërblim  prej trajnuesit Zotit Manfred TheodorZiewers. Për këtë arsye falenderimi ynë shkon në adresë të tij.
Një falenderim gjithashtu edhe për pjesëmarrësit në këtë seminar si dhe për organizatat dhe  institucionet partnere.
Luiza Hoxhaj
Drejtore ekzekutive  
CRDLS Albania

Nessun commento: