Cerca nel blog

martedì 7 agosto 2007

Prononcim Publik

Reagim ndaj deklaratës së Bashkim Gazidedes në Nr e datës 05.11.2006 të Gazetës “Shqip”


U njoha nëpërmjet shtypit me deklaratën e Z.Gazidede. Duke e konsideruar të padrejtë faktin, që nuk u kontaktova edhe unë si Z.Klosi për të dhënë vlerësimin tim po ju drejtohem ju si redaksi e kësaj Gazete me këtë prononcim.

Paraprakisht kërkoj, që redaksia e “Shqip”, si një gazetë serioze, të botoj me të njëjtën performancë edhe këtë prononcim në respektim të të drejtës së përgënjeshtrimit, e drejtë kjo e garantuar me ligj.

Obligimi për të kryer këtë prononcim është në respekt të publikut, të cilit po i serviret racioni i rradhës i disinformimit, në përpjekje për të denigruar individ dhe figura të caktuara të targetuara nga një segment politik për t'u denigruar apo për t’iu paraqitur publikut jo me portretin e tyre të vërtetë por me një imazh të shtrembëruar.

Në rastin tim në mënyrë të përsëritur nga i njejti segment politik dhe mediatik është spekulluar. Kjo ndodh në vazhdën e përpjekjeve të tyre të stërmundimëshme për t’a përdorur kohën nga 97 e deri më sot si një lavatrice për të larë mëkatet e tyre të cilat publiku i di mirë. Më e pakta këta njerëz në rastin konkret Gazideden duhet t’i vrasë ndërgjegjia dhe të ndihen të paktën moralisht përgjegjës për atë c'ka ndodhi, për mënyrën se si i përdorën dhe viktimizuan njerëzit, për mënyrën se si shpërdoruan institucionet. Mbi të gjitha të cudit mënyra se si ky njeri shpërdoron dhe shpërfill dhimbjen e familjes së të ndjerit.
Gazidede duke bërë të tijën këtë deklaratë, e cila përbën cmendurinë e rradhës, tregon më në fund hapur se ku janë gatuar këto monstruozitete, tregon hapur se edhe gjithshka tjetër, që ka të bëjë me akuzat ndaj meje është rrjedhojë e një hakmarrjeje primitive për kontributin e dhënë prej meje në rënien e tyre të parë nga pushteti.
Fakti, që në atë periudhë, por edhe sot unë kam qenë një autoritet moral është i pasuportueshëm prej tyre. Fakti, që figura ime ishte e papërlyer i detyroi ata të sajonin këto shpifje të ulëta, variantin e fundit të të cilave, po e servir vet zoti Gazidede. Personalisht nuk preferoj t’i citoj thëniet e tij, sepse kam neveri prej tyre dhe për ata, që i përdorin ato. E vetmja vlerë e këtij deklarimi është, që më në fund u vetidentifikua institucioni, që i ka gatuar dhe servirur ato në publik prej afro 10 vjetesh. Zoti Gazidede në këtë rast duhet të marrë përsipër të gjitha përgjegjësit ligjore, që rrjedhin nga konsumimi i veprës penale të shpifjes.
Një gjë është e sigurtë dhe dihet nga të gjithë se duart e mia kanë mbajtur vetëm libra dhe penë, arma ime e vetme ka qenë fjala, fjala e lirë kundër dhunës, kundër shkeljes së të drejtave dhe lirive njerëzore, kundër arbitraritetit dhe autotarizmit, kundër cdo padrejtësie.
Prononcimet e mia i kam pasur publike, duke shprehur dhimbje për cdo humbje njerëzore pa i ndarë në krah apo krahina. Të tjerë ishin ata, që mbillnin urrejtjen dhe përcarjen. Pushtetmbajtësit a asaj kohe e cvleresuan cmimin e jetës dhe i dhanë pushtetit cmimin më të lartë. Ata përdorën cdo mjet për ta trasformuar protestën mbarëpopullore nga tepër paqësore dhe demokratike, në të dhunëshme, gjë të cilën nuk e arritën sepse kjo proteste ishte vetëm shprehje e mosbindjes civile ndaj asaj qeverie dhe veprimeve te saj. Armët i lëshuan ata në duart e popullatës me të vetmin objektiv për të denigruar gjithëshka. Bandat në asnjë moment nuk kanë qenë pjesë e kësaj proteste qytetare. Personalisht si anëtare e Përfaqësisë së Forumit për Demokraci kam qenë një zëdhënëse shumë e mirë e kërkesave të tij, kam qenë pjesë përbërëse e grupit negociator në të gjitha takimet me këshillat lokal, me deputetët e Vlorës, me prefektin e asaj kohe, me kryetarin e Këshillit të Rrethit, Kryetarin e Bashkisë, me ambasadorët Mariza Lino dhe Paolo Foresti, me përfaqësues të Këshillit të Europës, me përfaqësues të kryqit të kuq shqiptar dhe atij ndërkombëtar, me Prodin, Vranickin, me përfaqësues të Qeverise së Pajtimit Kombetar dhe të forcave politike Shqiptare,perfshi PD, i kam shkruar Zotit Prodi, Presidentit Klinton si dhe jam prononcuar në publik apo agjensi të ndryshme telegrafike etj.
Të gjitha këto janë bërë publike në atë kohë dhe mund të ripublikohen.
Të gjitha prononcimet e mia publike kanë qenë korrekte me ligjin, në favor të publikut dhe interesave kombëtare. Cdo veprim tjetër, që më atribuohet është spekullativ dhe keqëdashës.
Në se këto quhen mëkate unë do t’i bëja prapë.
Lutja ime për këtë kategori spekullantesh është: Boll më! Kërkojini ndjesë asaj familjeje të nderuar Tropojane, të cilën keni 10 vjet, që ja gërvishni plagët, sikur të mos mjaftonte humbja e djalit, babait dhe bashkëshortit. Në këtë rast nuk kanë rëndësi bindjet politike. Humbja njerezore dhemb njësoj, jeta është njësoj e cmuar. Shpirtërisht unë e kam jetur dhimbjen e tyre dhe të të gjithë atyre, që humbën jetën për shkaqe jo natyrore.
Mos i rivrisni ata njerëz me papërgjegjëshmërinë dhe cinizmin tuaj!
Fati ju ka dhëna shansin, që të vetkorrigjoheni. Bëjeni atë!
 
Me Respekt dhe besim se do ta botoni të pacunguar.
 
Luiza Hoxhaj

Ky shkrim është botuar tek gazeta “Shqip”

Nessun commento: