Cerca nel blog

martedì 27 aprile 2010

Ne shpirt ndihem qytetare Beratase

Interviste me z. Luiza Hoxhaj, ish prefekte e Qarkut te Beratit, dhene gazetarit Myslym Hotova.
"Antipatrea": Sa kohe punuat si Prefekte e Qarkut te Beratit dhe si e pritet kete emerim?
 -Ne cilesine e Prefektes se qarkut te Beratit punova 11 muaj. Eh, si e prita kete emerim? Ndihem keq kur e mendoj se e prita fare pa entuziazem. Pas nje hezitimi, pranova dhe erdha ne Berat thjeshte me ndjenjen dhe sensin e kryerjes se kesaj detyre me korrektese dhe perpikmeri dhe kaq. Ne Berat preka nje realitet tjeter, shume me te bukur nga ai, qe kisha menduar.
"Antipatrea": C'pershtypje keni nga puna ne qytetin e Beratit?
-Te mrekullueshme. Me duket se Berati u be pjese e qenesishme e imja dhe une pjese e tij. Ne shpirt ndihem qytetare Beratase. Ja edhe kjo interviste e verteton kete. Ndjej se po me nderoni shume. Une dhe Berati u ndame shume mire. Ne Berat punohet. Klima, qe me rrethonte ishte teper e ngrohte dhe mikpritese. Njerezit teper bashkepunues. Mjafton te dije ti vleresoje dhe angazhoje. Ne Berat une u ndjeva si ne shtepine time.
"Antipatrea": C'pershtypje kane lene tek ju vlerat muzeale te qytetit te Beratit?
 -Berati, realisht eshte ne teresi ansambel vlerash muzeale, arkeologjike, religjoze, kulturore, artistike dhe mjedisore. Berati te mrekullon, te mban te lidhur mbas vetes. Keto vlera te detyrojne te mos heshtesh, por te behesh nje ze ne mbrojtje te tij. Ne Berat cdo gje flet. Flasin guret, kishat, xhamite, shtepite tradicionale. Flet Ura e Gorices. Flet edhe lumi me gurgullimen e tij. Flasin lagjet muzeale. Flet Kalaja me shume se 2400 vjacare. Shkurt: ne Berat cdo gje te intrigon. Ne Berat cdo dite prek vlera te reja. Ato jane pa fund.
"Antipatrea": Me sa jemi ne dijeni ju si titullare kishit shume plane dhe vizione per rregullimin e Beratit. Me sa dime ju ishit nismetarja e ngritjes se Lobingut per mbrojtjen nderkombetare (UNESKO) te Beratit si pasuri universale?
-Duke njohur cdo dite e me teper Beratin dhe beratasit ne jeten dhe punen e perditeshme, duke njohur cdo dite e me shume vlerat, qytetarine e tyre, kapacitetet njerezore, kulturore e punedashese, diturine, une ndihesha gjithnje e me e motivuar per te bere dicka per ate qytet. Ne cilesine e perfaqesueses se qeverise ne Qarkun e Beratit ishte nje nga detyrat e mia funksionale fotografimi i situates konkrete ne qark, menaxhimi i te perditeshmes, por edhe projektimi i te ardhmes se Qarkut te Beratit ne pergjithesi dhe ne vecanti te kryeqendres se tij: Beratit, nje nga krenarite tona kombetare. Nxitja dhe angazhimi i te gjithe faktoreve per te kontribuar ne kete drejtim ishte gjithashtu nje detyre perpara meje. Ne Berat nuk eshte e veshtire te punosh. Perkundrazi, punen ta lehtesojne vete beratasit, me qytetarine dhe kulturen e tyre, me konservimin e shkelqyer, qe u kane bere ne shekuj vlerave universale. Ata kane ditur te harmonizojne vlerat, kulturat, qyteterimet. Aty bashkejetojne harmonikisht koherat, vlerat muzeale, arkeologjike, historike, natyrore. Gjitheshka e kane realizuar vete beratasit ne kohera. Keshtu, qe eshte teper e thjeshte. Mjafton pak deshire dhe vullnet per te kontribuar, pertej te perditeshmes per te vene ne dukje keto vlera, per te bashkerenduar kontributet e qytetarise beratase, aktoreve publik dhe privat, institucioneve, diplomacise, botes akademike, ku Berati ka nje perfaqesim mjaft dinjitoz, shoqerise civile, te gjithe atyre qe e duan Beratin dhe mund te bejne dicka per te, per te shkundur pluhurin e kohes, per te prezantuar imazhin real te tij. Kjo pune patjeter, qe duhej filluar nga korrigjimi i gabimeve, qe ishin bere ne kete qytet, deformimeve te kioskave apo nderhyrjeve jashte kritereve ne zonen muzeale. Mjafton te ekzistoje sensi i drejtesise dhe gjitheshka eshte e mundur. Eleminimi i rrezikut, qe perbente shkembi per lagjen Mangalem ishte gjithashtu nje angazhim. Po keshtu sistemimi i kaskades se lumit Osum, i cili ishte nje projekt, qe fatkeqesisht mbeti ne fillesat e tij. Perpjekje u bene per restaurimin e Ures se Gorices. Futja e nje fryme, vizioni dhe mentaliteti bashkekohore ne menyren e te punuarti dhe te drejtuarit ishin shume te rendesishme per mua. Aktivitete dhe organizime te tilla si Panairi i Agrobisnesit, Konkursi i Veres, me qellimin, qe ato te ktheheshin ne nje tradite dhe te prezantonin nje model, qe duhej vazhduar ne te ardhmen ishin gjithashtu angazhime personale. Nje ndermarje e imja ishte gjtihashtu studimi i nivelit real te varferise ne qarkun e Beratit, por per shkak te kohes, se paket ne dispozicion, u realizua vetem faza e pare e ketij projekti. Realiteti ne ate Qark eshte shume larg shifrave zyrtare te varferise. Rritja gjithashtu e prezences se autoriteteve te larta shteterore dhe qeverise ishte nje tjeter synim, qe po realizohej hap pas hapi. Harresa ndihej ne kete qyete. Ndihma konkrete per te krijuar lehtesite e nevojeshme per bisnesin, duke filluar nga me e thjeshta furnizimi me energji elektrike, gjithashtu ishte nje proces. Pas kesaj fillonte puna me e veshtire: duhej te prezantonim te gjithe se bashku kete realitet perballe autoriteteve, perballe vendimarresve vendore, kombetare, diplomacise apo edhe organizmave nderkombetare, per te orientuar vendimarrjen e tyre ne drejtimin e duhur, me qellim : zhvillimin, begatimin dhe te ardhmen e ketij qyteti. Nje perpjekje e tille modeste ishte edhe inisiativa per te ndertuar lobingun, qe do te shkundete pluhurin e kohes dhe harreses nga dosja e aderimit te qytetit te Beratit ne zonat e mbrojtura te Trashegimise boterore si nje pasuri universale e njerezimit.
"Antipatrea": Aju shqeteson fakti se ky lobing nuk realizoi asgje ne praktike, dhe akoma me keq vlerat muzeale po degradojne?
-Patjeter, shume, por une nuk mund te them se nuk realizoi asgje sepse ai Lobing realizoi disa objektiva:
         Se pari: Realizoi dhe rriti ndergjegjesimin e njerezve per tu angazhuar ne nje drejtim te tille
         Se dyti: U derguan letrat per senesibilizim dhe kerkim mbeshtetjeje, ambasadorit tone prane UNESCOS, si dhe disa perfaqesive te rendesishme diplomatike.
        Se treti: Aty, me shume kompetence u hodhen piketat per te ardhmen. Akademiket e nderuar beratas si Prof. Kristaq Prifti, Prof. Pandeli Cina, Prof. Kristaq Filipi, Prof. Hysen Kordha etj, perfaqesues te shoqerise civile, autoritetet vendore me shume seriozitet u angazhuan ne kete proces. U perpilua kerkesa ndaj qeverise, duke i kerkuar asaj si autoriteti i pershtateshem,  t'i kerkonte  Organizates prestigjioze UNESKO rifutjen ne proces te dosjes se Beratit.
Paralelisht perfaqesuesit e Institutit te Monumenteve te Kultures, pjesemarres ne takim u angazhuan per te plotesuar dosjen teknike me qellim, qe te fitohej koha e humbur. Njekohesisht u aplikua edhe nje projekt per tu angazhuar ne perpilimin e kesaj dosjeje ne perputhje me kerkesat e reja te Formatit te UNESKO-s, kerkesa te cilat kishin evoluar. E kam studjuar edhe vet kete dosje 12 vjecare, me shume vlere por e paplote per shkak se koha ka bere te sajen, ka fluturuar, ndersa dosja eshte pluhurosur dhe harruar. Moment tjeter i rendesishem eshte hartimi i Rregullores se Ruajtjes dhe Administrimit te Qytetit Muzeal te Beratit dhe dergimi i saj per miratim ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve. Kjo rregullore synonte rritjen e vemendjes, kujdesit dhe pergjegjesise se autoriteteve lokale. Eshte e qarte se kjo eshte nje rruge e gjate. Per kete aresye duhet te ndryshohet gjendja me projektet lokale apo nderkombetare per te mbajtur nderkohe keto vlera, qe Berati i ka. Ne kete moment kjo detyre (mirembajtja e shtepive muzeale) eshte pertej kapacitetit te qytetarit te thjeshte beratas. Disa nderhyrje jane emrgjente. Jemi ende ne kohe se neser mund te jete vone.
"Antipatrea": A eshte normale, qe prefekti i sotem Z. Thanas Broka nuk e ka mbledhur akoma kete lobing?
-Kete pergjigje nuk duhet t'a jap une. Ky eshte nje nga amanetet e mia per te gjate dorezimit te detyres. Por per hire te te vertetes duhet thene se ky angazhim nuk eshte detyrues: eshte thjeshte vullnet dhe vizion. Natyrisht autoriteti i Prefektit eshte i dobishem dhe angazhimi i tij besoj se nuk do te mungoje.
Per kohen qe punova e falenderoj stafin e mrekullueshem te prefektit te qarkut si dhe te gjithe ata qe morren pjese ne takimin e pare. Do ta ribejme takimin e dyte ne Tirane apo Berat. Per kete kane filluar parapergatitjet dhe angazhimi nuk mungon. Por cdo gje do kohen e vet.
"Antipatrea": Si ish Prefekte e Beratit, si anetare e shoqates kulturore "Antipatrea" (SHAKA) dhe si anetare e keshillit botues te gazetes "Antipatrea" c'mesazhe u jepni qytetareve berats dhe drejtuesve te tij?
-Dhjete muaj e gjysem eshte shume pak per te bere ate qe duhet per qytetin e Beratit. Une bera sa munda. Ishte kohe e paket per te bere shume, por e mjaftueshme per te projektuar. Cdo investim i asaj periudhe duhet vazhduar, te metat duhen korrigjuar. Une do te thosha se kushdo, qe vjen ne Berat merr shume prej tij, prandaj duhet te jape pak nga vetja per te. Kjo duhet ber cdo dite kudo, qe te jesh. Une duke u ndjere shume e nderuar per te tre cilesite, qe ju permendet, ndihem beratase dhe per kete do te perpiqem, qe t'a bej mire pjesen time. Qytetareve beratas do t'u thosha se ata duhet te ndihen krenare, qe jane beratas. Autoriteteve lokale dhe aktoreve te tjere do tu thosha se eshte nder dhe detyrim te mendosh dhe te punosh me perkushtim, ndershmeri, vizion dhe profesionalizem per Beratin.
"Antipatrea": Faleminderit

Intervistoi/ M.HOTOVA. Nentor 2004
Botuar ne faqen 1 dhe 4 te gazetes Antipatrea

Nessun commento: