Cerca nel blog

mercoledì 15 maggio 2013

“Aisbergu ynë po shkrin!”-Optika e ndryshimit

Ky shkrim eshte botuar ne gazeten: Tirana Obsever dt 19/05/2013, rubrika  Forum

 Duke ndjekur zhvillimet paraelektorale, tashmë zyrtarisht edhe ato mirëfillti elektorale, mendova t’i drejtohem një përalle të thjeshtë dhe të shkurtër nga John Kotter dhe Holger Rathgeber të cituar në titull: “Aisbergu ynë po shkrin”(“Our iceberg is melting”) me mendimin se ajo i vjen në ndihmë gjykimit tim rreth kësaj atmosfere. Morali i saj është po ashtu i thjeshtë: ai na tregon mbi atë se sa shumë na nevojitet të qëndrojmë me hapin e kohës në një botë vazhdimisht në ndryshim. Në këtë sens, kjo është njeë histori, e cila ka ndihmuar tashmë mijëra ndërmarrje dhe persona për të “ndryshuar”. Si një mënyrë sjellje e provuar kjo sigurisht vlen gjithashtu edhe për të ndihmuar një shoqëri të ndryshoj
Sipas perallës një koloni pinguinësh jeton ne Antraktide. Janë pinguinë të bukur mbretëror dhe jetojnë mbi një aisberg prej shume vitesh. Njëri prej tyre, një ditë, llogarit, që kjo parajsa e tyre e vogël, aisbergu, që e quajnë shtëpi, është duke shkrirë. Por askush nuk e dëgjon. Kjo ndodh për shkak se nuk është e thjeshtë të pranosh, që egziston mundësia, që ajo, që ke krijuar deri në atë moment, gjithëshka që je ambjentuar të shohësh dhe ta njohësh si familiare një ditë nuk do të jetë më aty, se ajo nuk do të jetë e palëvizëshme dhe jo vulnerabile. E megjithatë kjo ndodh shpesh.
Por kthehemi tek historia ku kemi: gjashtë personazhet e saj, gjashtë karaktere dhe gjashtë menyra të ndryshme të reagimit ndaj ndryshimit të paevitueshëm, që kolonia e pinguineve do të duhet të përballojë. Pavarësisht emrave: Fred, Lous, Alice, Buddy, Profesori dhe NoNo ata personifikojnë persona, që na rrethojnë cdo ditë. Seicili prej nesh mund të gjendet në vendin e cdonjerit prej këtyre pinguineve. Seicili prej nesh mund të ketë një koleg, një mik, një familiar, që reagon ndaj të resë.Historia e tyre është historia e rezistencës ndaj ndryshimit, historia e një “fitoreje heroike” mbi pengesa në dukje të pakalueshme. Ajo është historia e një kohë në të cilën ndryshimi nuk mund të evitohet më. Ajo është gjithashtu edhe historia e kohës sonë. Por mbi të gjitha historia e tyre mund të përkthehet në një guidë të vogël, e cila na ndihmon se si duhet të reagojmë ndaj ndryshimit, një guidë të cilën mund ta përmbledhim në tetë pika si më poshtë:
1-Duhet të krijojmë nje sens të urgjencës. Askush nuk lëviz nëse ndryshimi nuk është i domosdoshëm dhe eminent.
2. Ështe e domosdoshme kështu të krijosh një skuader, një grup të aftë të udhëheq ndryshimin e gjithë pjesës tjetër të kolonisë (ndërmarrjes, familjes, organizatës, shoqërisë).
3- Nuk harrojmë të zhvillojmë një vizion dhe një strategji, duke sqaruar si do të jetë e ardhmja dhe si mund të arrihet kjo.
4- Komunikojmë, duke tentuar të arrijmë maksimumin e konsensusit.
5- Të lemë të reagojnë të gjithë, në mënyrë që të gjithë ata, që duan të ndryshojnë të mund ta bëjnë atë.
6- Të mos nënvlërësojmë rëndësinë e piketave, objektiva të vogla në terma afatshkurtër, që na udhëheqin drejt drejtimit final dhe që forcojnë idenë e suksesit.
7- Të mbajmë vazhdimisht sensin e urgjencës në cdo moment.
8- Të krijojmë një kulturë të re të ndryshimit deri sa kjo të na bëhet një zakon.
Sot është momenti për ndryshim. Ne tashmë kemi krijuar skuadrën fituese të Rilindjes. Vizioni ynë, Strategjia jonë janë shpalosur tek Programi i Rilindjes. Cdo sek, cdo minutë, cdo orë cdo ditë skuadra e Rilindjes dhe stafet përkatëse dhe jo vetëm ato janë duke punuar për zgjerimin e konsensusit. Gjithëpërfshirja në këtë program po e krijon këtë mundësi për të gjithë për të ndryshuar dhe për te kontribuar. Organizimi ne detaje po perforcon cdo dite bindjen tek suksesi. Cdo ditë e më tepër po formëzohet një kulturë e re për ndryshimin. 23 Qershori do të jetë ai që do të konfirmoi saktësinë e respektimit të kësaj :guide".
Në konkluzion mund të themi, që nëse nuk je në optikën e ndryshimit je një lloj specie, që do të ruash egzistencën me qëllim, që të konservosh rolet dhe pushtetin, që zotëron, të cilat “Ndryshimi” do të mund të ti vendoste në diskutim. Nën këtë vështrim do te thoja se optika e ndryshimit, që na ofrohet në sloganin: “Ne jemi ndryshimi. Përpara” është disi primitive ose më saktë është një optikë e mosndryshimit. Ajo tenton të ruhet “status quo”. Ajo është në fakt një optikë që niset nga hipoteza, që organizatat (partitë këtë rast) apo edhe vet shoqëritë tentojnë stabilitet (kupto mosndryshim) nëse nuk ndërhyn një ekspert menager (lideri partiak në këtë rast), që na detyron të ndryshojmë.
Por dihet që organizatat, shoqëritë kanë një proces të tyre evolucioni autonom, i cili vepron cdo ditë. Kjo do të thotë, që ndërsa ne projektojmë ndryshimin nga lart, organizata, shoqëria ndryshon për llogari të saj në një mënyrë të paparashikueshme. Pra ajo, që mund të bëjmë ne është: vetëm ta njohim këtë proces të evolucionit të pavarur dhe ta qeverisim atë. Kjo besoj se realizohet me procesin e “Rilindjes”. E them me procesin sepse sipas meje “Rilindja” duhet të kalojë, sic po ndodh në fakt, përmasat e një programi duke u kthyer në një frymë dhe proces, i cili të frymëzon dhe të përfshin. Në këtë mënyrë realizohet ndryshimi madh, i cili nuk injektohet nga lart, apo realizohet lart, duke thënë: ne jemi ndryshimi, por realizohet në terren.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 15/05.2013

Nessun commento: