Cerca nel blog

venerdì 12 aprile 2013

Shqetesimet e nje pedagogeje

Bashke me urimin Znj. Asije Koprencka, e cila e ka kaluar tere aktivitetin e saj profesional me nxenes dhe studente, duke ndikuar ne formimin e bazamentit te njohurive te tyre ne lenden e "Ekonomise politike" me dergoi edhe keto mendime ,te cilat une ashtu bruto po i ndaj me ju duke i titulluar:
 "Shqetesimet e nje pedagogeje"
Pershendetje Liza!
FLM per ftesen!
Per te mos e lene bosh, si per here te pare, po shkruja dicka nga puna me studentet.
Nje student i verber i UT, me kerkoi ti shpiegoja, nese ka ekonomi tregu  ne Shqiperi. Ishte nje pyetje qe profesori ua kishte bere studenteve, pa ua shpieguar mesimin.  Ky student, edhe pse nuk sheh eshte mjaft inteligjent.
Une i shpjegoj se te kete ekonomi tregu duhet te plotesohen kater kushte:
1-    Prona Private
2-    Konkurrenca e lire
3-    Sistemi i cmimeve (ne treg ne baze te kekrkeses dhe ofertes)
4-    Sipermarrja e lire
Pas kesaj ai e kuptoi, se perse ekonomia jone calon. Sigurisht qe “Qendra e Studimit te Politikave Europiane per Zhvillimin rajonal dhe Lokal” mund te luaje nje rol te rendesishem per zhvillimin ekonomik te Shqiperise. Por a mund te zhvillohet nje vend kapitalist, kur prona nuk ka shkuar tek i zoti? A mund te zhvillohet nje vend kur per te legalizuar nje prone te uzurpuer duhen 5 dokumenta, e per te marre nje prone te ligjeshme duhen nje mal me dokumenta e po ta marresh?
A mund te implementohen politika zhvillimi ne nje vend, ku prania e sundimit te monopoleve eshte e dukeshme  dhe pengon veprimin e konkurrences se lire?
Kam mendimin se per zhvillimin e vendit tone duhen ndermarre nje grup reformash te fuqishme ekonomike, te cilat do te bejne qe ky vend me 274 dite diell, me kete mikroklime te pasur, me kete vije te gjate bregdetare , me mundesite e nje turizmi malor dhe bregdetar, te dale shume shpejt nga gjendja ku ndodhet.
Por cfare po ndodh  ne fakt?
Lufta politike mes forcave te pozites dhe opozites duket sikur e mban peng. Pozita nuk e leshon pushtetin duke demostruar hapur nje mentalitet komunist, te pushtetit te perjetshem. Opozita nuk ka ditur ti shfrytezoj rastet per te qene e bashkuar dhe bere te mundur rotacionin e pushtetit, si nje mjet te shendetshem demokratik.
Shpesh here faktori i jashtem te cilin e permendin pa pushim si pozita dhe opozita, duke luajtur rolin e arbiterit, ka bere zgjidhje, qe kenaqin ate vet, jo vullnetin e popullit.

Faleminderit znj Asije!
Sigurisht Qendra jone nuk mund te marre role te asnje institucioni shteteror, por do te punoj qe brenda misionitt e saj te cilin e kemi vendosur en dukje edhe ne Materialin prezantues, te puoj pa u lodhur per te krijuar komuniteitne nevojshem , ic ili do te investohet dhe punoj fuqishem, per te krijuar sinergjine e nevojeshme midis aktoreve publik, privat dhe atyre akademikee shkencor, bazuar ne  ndarjene dijeve bashkekohore, sinergji kjo e cila do ta shtyje perpara procesine zhvillimit

 https://www.facebook.com/CRDSLALBANIA


Nessun commento: