Cerca nel blog

venerdì 12 aprile 2013

Nje histori qe te ben te reflektosh mbi krizen



Nje miku im virtual postoi kete histori te cilen une po e ndaj me ju lexuesit e blogut tim me shpresen qe do te vendos sado pak ne levizje mendimin tuaj dhe deshiren per te dhene opinionin tuaj se per cfare na shtyn te reflektojme kjo histori ne kushtet aktuale, pavaresisht nga  fusha ku operojme? 
Cfare elementesh mungojne kesaj historie per ta plotesuar tabllon qe te con drejt falimentimit?
Duke ju falenderuar paraprakisht me poshte vijon historia:

Nje burre shiste hamburger pergjate nje trotuari.
Nuk  kishte radio dhe as televizor, nuk lexonte as gazeta por vetem shiste hamburger te mire. Ai preokupohej te bente te njohur aktivitetin e tij, duke vendosur manifeste ne mure si dhe duke ofruar produktin e tij duke thirrur me ze te larte.
Dita dites shitjet shtoheshin dhe ai permiresoi oferten e tij, duke blere buken me te mire dhe hamburgerat me te mire, per rrjedhoje i nevojitej nje guzhine me e madhe per t’ju pergjigjur kerkeses me te madhe dhe bisnesi i tij perparonte.
Hamburgerta e tij ishin me te miret ne gjithe rajonin!
Fale suksesit ne bisnes ai arriti qe te paguaj nje shkolle te mire per djalin e tij, i cili kur u rrit u rregjistrua ne fakultetin me te mire te ekonomise ne vend. Sapo o diplomua, djali u kthye ne vendin e tij. Aty vuri re qe babai i tij vazhdonte te bente te njejten jete si dikur dhe vendosi te bente me te nje  bisede shume serioze.
“Baba por ti nuk degjon radio?”- e pyet i biri.- “Nuk sheh televizor, nuk lexon gazeta? Ka nje krize te madhe ne bote. Situata e vendit tone eshte kritike. Cdo gje shkon keq. Vendi yne do te falimentoj”.
Mbasi kishte degjuar konsiderata e djalit te tij, qe kishte studiuar shume, babai mendoi:
“Mire, duke u nisur nga fakti, qe djali im ka studiuar ekonomi, sheh televizor, degjon radio, lexon gazeta , duhet te kete patjeter te drejte’.
Me friken e krizes babai kerkon te gjej nje furnitor  buke me ekonomike (sigurisht me te keqe) dhe fillon te bleje mish po ashtu me ekonomik (edhe ky me i keq se me pare). Per te kursyer me tej ndalon se stampuari manifeste, i rene poshte moralisht per shkak te mbritjes se krizes nuk kishte me deshire te therriste me ze te larte per te treguar miresine e produkteve te  tij.
Bisnesi filloi te tkurrej deri sa mbriti ne fallimentim.
Babai i trishtuar i thoshte djalit; “Kishe te drejte biri im jemi ne mes te nje krize te madhe”.
Me miqte plaku komentonte krenar:
“Bekuar qofte momenti kur im bir studioi per ekonomi: ishte ai qe me lajmeroi per krizen”.
Cfare mesimesh mendoni se duhet te nxjerrim nga kjo histori qe me mbriti nepermjete e-mailit nga nje miku im kohe me pare?

8 commenti:

Pullumb Kaciqi ha detto...

"...asnje mesim sepse nuk ka ndonje llogjike...i jati e ka nen lekure ate qe Sennett e quan Vetedije per materialin, dmth i jati e njeh mire zanatin e vete dhe operon ne nje fushe qe quhet "Tacit knowledge" ndersa teorite jane Tacit knowledge te shnderruar self-conscious awareness: nuk jane gjera qe vijne nga qielli, por pervoje e jetuar. I biri operon ne nje fushe teorike ku i mungon vete pervoja, dmth. tacit knowledge dhe per rrjedhoje edhe ka nje mentalitet shak-pasoje....ngjarja eshte virtuale dhe smund te nxjerresh ndonje mesim....nqs ka krise padyshim qe edhe i jati do ta ndjeje krisen ndonese nuk degjon radio apo lexon gazeta.... e vetmja gje pozitive eshte se Shqiperia nuk eshte shume e lidhur me ekonomine globale, por njekosisht ne Shqiperi lidhjet familiare jane nje sistem social i forte qe amortizon ne menyre te konsiderushme kriza te tilla ekonomike ne rang global.... :)"

Luiza Hoxhaj ha detto...

Cdo gje eshte relative. Askush nuk mund te jete kaq kategorik. Ne fund te fundit ajo duket qarte se ajo eshte nje situate hipotetike. Dihet qe hipoteza eshte nje mjet i njohur ne hulumtim. Hipotezat vertetojne ose rrezojne pritshmerite tona. nderkohe aty ka elemente te situates qe sipas meje mungojne, prandaj pyetjen e fudnit e kam ndertuar une. Ke then dicka per shkak -pasojen. Aty besoj se ka nevoje epr argumentim, i cili indirekt na nxjerr ne nje konkluzion (e thene ndryshe mesim). Arsyetimin do e vijoj, Sigurisht duke pritur mendime te tjera nderkohe. Ne kete rast sbejme tjeter vecse ndajme dije me njeri tjetrin, plotesojme cna mungon

Pullumb Kaciqi ha detto...

"...eshte hipotetike dhe prandja nuk nxjerr asnje mesim....hipotezat perdoren per te vertetuar apo fallcifikuar nje teori apo pjese te teorise, dmth. dicka qe dihet me pare.... tregimi nuk ka llogjike, dmth. nuk ndodh asnjehere ne te vertete ne kete menyre....ai e ka ne gjak pune dhe eshte i vetedijshem per cilesine e humburgeve. Asnjehere i jati nuk do bie ne kompromis me te birin per te ulur cilesine. Asnjehere i biri nuk do ta keshilloj te jatin te blej me cmim te lire dhe kualitet te dobet... teknika gjithmone behet me e mire dhe me efektive, plus qe duhet te konkurroj me cilesi. Cilesia eshte strumbullari i bisnesit te te jatit..."

Luiza Hoxhaj ha detto...

...e para nga cdo gje mesohet, sepse i mencuri di ta lexoj ne ate menyre qe i sherben pra e kthen ne peozitivitet. Kete pjesene fallsifikimin nuk e kuptoj, ..e dyta nje hipoteze po i pergjigjesh me nje hipotez, sepse po presupozon qe djali i thote : bli me cilesi te ulet,cmim te ulet etj.etj.Problemi eshte se si e perjetoi babai panikun qe i futi atij i biri per krizen, e treta thame se situates i mungojne disa elemente (nje prej te cileve , konkurrencen sapo e plotesove). E treta edhe ne teorine programimit njihet momenti i presupozimit te disa faktoreve, sikur ecin mire kur jemi te perqendruar ne disa te tjere me te rendesishem. Kjo ndodh edhe ne kete rast: nuk ka funskionuar mire dicka qe ka te bej drejteperdrejte me dijen.

Pullumb Kaciqi ha detto...

..Karl Popper e ka teorine e falsifikacionit.Nje teori duhet fallsifikuar ne vend qe te vertetohet. Paniku ka te bej me anen psikologjike. N ebsinese njihet edhe kjo ane por jo ne rastet kur nisnesi ecen mire. I ajti nuk ka arsye te bjere ne panik kur bsinesi ecen mire edhe kaq i mbyllur nuk eshte, qe te mos marre vesh se cfare behet neper bote.I ajit ia ka punen VACATion dmth nuk e ben per te fituar por per lifestil. dhe cilesia e hamburgerve ka te bej shume me jeten te jatit. ..Po rnagqe eshet nej histori hipotetike nuk ke se ku e perdor.

Luiza Hoxhaj ha detto...

Jo s'po e gjeja me vend per rastin konkret fallsifikimin. Teorikisht jam dakort

Pullumb Kaciqi ha detto...

"...per teori behet fjale...eshte nje ngjarje hipotetike dhe ka te bej me teorine...sot punohet shume me fenomenologjine, dmth. me vete rastet konkrete ..... :) :) :)"

Anonimo ha detto...

At thiѕ tіme іt sounds like Eхpreѕѕion Engine
іs the best bloggіng platform оut thеre rіght nоω.
(fгom ωhat I've read) Is that what you are using on your blog?

Also visit my web page Micro Stakes Offer