Cerca nel blog

mercoledì 3 aprile 2013

Te promovojme Shqiperine


Jemi shqiptar, kemi kontribuar shume ne zhvillimin e civilizimit te hershem (ilir), kemi bere histori (me Skenderbeun). Kemi nje territor me bukuri te jashtezakoneshme, me vlera historike dhe natyrore te ekselences (si shpella, liqene, bregdeti, ura ).
Ndofta agro-ushqimi me turizmi do te jene te mjaftueshme per te rishendoshur Shqiperine. Ne duhet te evidentojme dhe te bejme te dukeshme, brenda dhe jashte vendit, bukurite natyrore te vendit tone, veprat e artit te artisteve dhe artizaneve shqiptare nderkohera kudo, qe ato te gjenden.
Dikush prej nesh duhet te mendoj per te promovuar qytetin e tij, fshatin e tij.
Ne kete nisme me nxiti publikimi qe kishte bere miku im Besnik Jupa, emigrant ne Britani, i cili duke publikuar nje mulli te vjeter te fshatit, te lene ne harrese ftonte bashkefshataret e tij , kudo qe ndodheshin per te kontribuar ne ruajtjen e vlerave, per ta frekuentuar me shume fshatin e origjines dhe per ta zhvilluar ate. Psh. Une po filloj duke listuar te gjitha bukurite ne rrethin e Vlores, i cili ka disa nga ekselencat e saj si Zverneci, Parku i Llogarase, Oriku i vjeter, Plocen, qe po zhduket, Karaburunin, Pyllin e Poros, te famshem per fazanet, edhe keta ne zhdukje e siper, nje pjese te konsiderueshme te Rivieres bregdetare, lagunen e Nartes, Muzeun historik te Pavaresise, bukuri keto historike dhe natyrore pak a shume te degjuara, por jo te njohura ne imtesi.
Dje duke ia speguar kete ide z. Agron Meta, ai i entuziazmuar me foli per Gurren e Vranishtit, veper njerezore e viteve 1700, me foli per nje... Po e le me pika sepse i thashe, qe ti prezantonte vete pas ketij postimi. Ajo per te cilen me foli ishte nje thesar bukurish dhe veprash njerezore 200-300 vjecare. Une nuk mund ta spiegoj aq bukur sa ai.
Seicili prej jush mund te listoj bukurite, qe ne i ofrojme botes.Ti mbrojme dhe promovojme ato.
Nese keni vende, propozime, ide per te sugjeruar le te shfrytezojme kete rast per ti treguar ato. Nga keto ide te pakten mund te lindin projekte rrjetesh, ide sipermarrese etj.

-Internacionalizimi nis nga ketu. Do te doja te fillonim te prezantonim ketu: cfare mendojme dhe cfare ofrojme per kete teme nese Ka ide, ka projekte, ka teknologji innovative.
Me dashamiresi ne pritje te prezantimeve tuaja.

2 commenti:

Unknown ha detto...

Përshëndetje dhe respekte për kontributin edhe mundimin që ju ofroni tek publiku.
Rastësisht gjeta blogun tuaj në Google+ , edhe unë jam një person që më pëlqen të lexoj edhe të ndaj mendimet edhe opinionin tim personal në publik!

Më pëlqen ideja jote që me shkrimet e tua tregon një interes te çmuar, ku tregon se si ne Shqipëtarët duhet të mbështesim historinë e vëndit tonë, traditat tona, mrekullitë që ofron vëndi jonë, si të mbështesim njeri tjetërin etj.... gjëra që fatkeqsisht i kemi në mungesë të madhe. Gjithsesi te uroj suksese në vazhdim.

Luiza Hoxhaj ha detto...

Faleminderit BLuinfo Staf per vleresimin dhe per vemendjen e treguar ndaj nje postimi te tille. Kjo do te thote qe per kete ceshtje ndajme te njejtin mendim. Seicili prej nesh mund te ofroj modestisht konributin e tij. te gjithe se bashku mund te bejme te teren. Une kam bindjen se cdo gje eshte e mundur nese kemi vullnet, dashuri, perkushtim per vendin tone. Se bashku mund tia dalim.