Cerca nel blog

mercoledì 24 aprile 2013

Mbi temën e zhvillimit lokal



Në vend të prezantimit të një strukture të re sic është “Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal”, po trajtoj temën e mëposhtëme si shprehje e thelbit të drejtimit të punës së saj në vijim.
Tema mbi proceset e globalizimit dhe europianizimin e zhvillimit lokal dhe politikave respektive është gjithmonë  dhe më prezente në refleksionet mbi proceset e globalizimit dhe europianizimit.
Këto dy makro-procese kanë sjellë një sërë sfidash për nivelet lokale institucionale, dhe kanë vendosur në pah potencialin e zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të sistemeve lokale për të qenë të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në kontekstin global. Së fundmi është evidentuar fakti i rimarrjes së rëndësisë së dimensionit lokal si në fushën e politikbërjes europiane ashtu dhe në atë të cdo shteti anëtar, apo aspirant për anëtarësim në BE.
Në terma organizativ përfshirja në rritje në këtë proces e aktorëve lokal është bërë një domosdoshmëri për ta bërë më trasparent procesin vendimarrës dhe shtuar efektshmërinë e institucioneve, ndërsa nga pikëvështrimi i politikave të variablit lokal ka patur si qëllim të rrisë efikasitetin dhe eficencën e ndërhyrjeve publike në procesin e zhvillimit. Përsa i përket këtij aspekti të fundit, pjesëmarrja lokale ka qenë thellësisht e instrumentalizuar për të arritur një nga objektivat strategjik të Bashkimit Europian, pohim ky i zhvillimit të ekuilibruar dhe kohezionit ekonomik dhe social.
Eksperienca pozitive e përdorimit të modelit pjesëmarrës të politikbërësve që parashikojnë përfshirjen e aktorëve publike dhe privat aktivë në nivelin lokal (Programi Leader, Interreg, Equal, Urban ...etj) është përhapur edhe në fusha të tjera të vendimarrjes. Gjithësesi rol themelor aktorëve rajonal dhe lokal u është dhënë me lancimin e strategjisë europiane për konkurrueshmërinë, punësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Partnertariati lokal përfaqëson sot një parim kardinal në implementimin e një sërë politikash kyce të BE, të cilat janë: inovacioni, ambjenti, kërkimi shkencor, edukimi dhe formimi profesional, trasporti dhe energjia.
Dinamikat e cituara më sipër janë bërë objekt i kërkimit në fusha të disiplinave të ndryshme. Keto do të jenë disa nga shtyllat e punës së Qendrës.
Analiza të pafundme i janë bërë vet konceptit të zhvillimit lokal, si për temat relative të zhvillimit të territorit ashtu dhe për pluralitetin e modeleve lokale të zhvillimit, duke ju referuar përafrimit analitik, duke propozuar celësa të ndryshëm interpretative të fenomeneve në diskutim.
Midis pyetjeve të cilave duhet tu japim një përgjigje në vijim janë:
• Si mund tu përgjigjen në nivel lokal sfidave konkurruese që shtrohen përpara sistemeve lokale nga globalizimi i ekonomisë?
• Cilat mund të jenë sot, sipas këtij skenari politikat për promovimin e zhvillimit lokale?
• Si mund të ekuilibrojmë objektivat e rritjes me ato të qëndrueshmërisë?
• Cilat modele organizativ garantojnë efikasitet më të madh të politikave?
• Cilat metodologji mund te perdoren per vleresimin e impaktit per zhvillim?
Kjo listë, natyrisht jo e ezauruar nxjerr në pah se sa e pasur është axhenda e kërkimit mbi temën e zhvillimit lokal dhe se sa i domosdoshëm është vizioni transversal i fenomeneve në diskutim. Kjo liste nxjerr gjithashtu në pah se sa shumë punë kemi për të bërë ne në këtë drejtim.
Konceptimi i politikave të zhvillimit lokal nuk duket të këte ngjyrimet e një politkebërjeje bashkëkohore. Le tia japim së bashku tonacionin e duhur bashkëkohor këtij procesi, duke përhapur dije të përshtateshme, duke promovuar praktikat më të mira, duke kryer studime dhe zhvilluar kërkime në fushat, që lidhen me temën transversale dhe multidisiplinare të zhvillimit lokal.
Një hap i parë në këtë drejtim është përafrimi ndërdisiplinor në këtë strukture të cilës po i japim jetë cdo ditë: Qendrën e Studimit të Politikave Europiane të Zhvillimit Rajonal dhe lokal.
Luiza Hoxhaj
Eksperte per zhvillimin rajonal dhe lokal

Nessun commento: