Cerca nel blog

domenica 31 marzo 2013

Perse ndermarrjet tona nuk punojne per projektet?


Egziston ne ndermarrjet nje tematike pak e erret dhe e mjegullt: project managment . Nga Wikipedia: me shprehjen anglisht project management, thene ndryshe edhe administrim, drejtim i projekteve, kuptohet teresia e aktiviteteve te zhvilluara per realizimin e disa qellimeve/objektivave te nje projekti. “Nje projekt eshte nje sforco e limituar ne kohe (me nje date fillimi dhe nje date te permbushjes) per te krijuar disa produkte dhe ose rezultate specifike, qe sjellin disa perfitime ose vlere te shtuar per angazhuesin/ose klientin”.
Ndermarrjet sot ankohen shume. E bejne kete kryesisht per shkake te nje paradoksi: ndersa puna pakesohet, koha e shpenzuar ne ndermarrje shtohet. Investohet me shume kohe ne “rikuperimin e kreditit”, ne administrimin e zakonshem, ne sforcon komerciale me klientet. Diferencat ngushtohen dhe investitoret jane gjithnje e me nervoze, me te tensionuar, me gjakenxehte.
A jemi te sigurt qe nen termin “krize”, mund te mbyllim gjithe pergjegjesite (fajet) e kesaj spiraleje negative? Ne eksperiencen e konsulentit verej te pakten tre dinamika, ne te cilat ndermarrjet aktualisht nuk jane te administruara.
·        A eshte valle puna e planifikuar dhe burimet vene te gjitha te destinuara nga nje vend ne tjetrin? Un enuk kam pare, qe punonjesve tu besohet nje projekt. Minuta e fundit dominon ndermarrjet.
·        Nuk egziston nje buxhet per projekte. Ndermarrjet shpesh  trasferojne parate nga kliente perfitues, qe u “mbulojne” edhe shpenzimet e projekteve, ne humbje te te cilave sipermarresi nuk ndjen te aplikoje, kurthin e humbjes se ndaluar (jam duke humbur para ne vend qe te fitoj, po ndaloj eshte mendimi qe e udheheq sipermarresin).
·        Veprohet me sjellje te paparashikueshme, pa patur as vizionin minimal te perfitimeve qe “pjesa e vet” i sjell efektivisht projektit.
Sipermarresi eshte nje figure decizive dhe qendrore ne ndermarrjet e vogla dhe te mesme, sepse “ben gjene e duhur”. Ai eviton te marre model managerial dhe vendos vet me intuite, duke gabuar ralle. Por kjo nuk mjafton as pe rnderrmarrjet e vogla e sidomos per ato t emesme e te medha. Ne nje moment ne te cilin burimet ekonomike dhe te perkoheshme jane themelore, dhe cdo energji e shpenzuar shkone e djegur, te aplikosh bazat e project managment ne aktivitetin personal eshte sot thelbesore.
Fjalet kyc ne kete proces jane: budgeting, planifikim dhe matje. Vetem duke arsyetuar mbi keto tema ndermarrjet tentojne dhe mund te konkurrojne ne nje kontekst gjithnje dhe me kompleks. Kerkesa sot megjithate lind spontanisht, sepse ndermarrjet tona nuk i aplikojne keto koncepte?
Ne kete rast behet fjale per incompetence apo per nje lloj “dembelizmi” ndaj inovacionit ne administrim? Nga kush presim detyren qe te formoj, ndihmoje dhe mbeshtes ndermarrjet tona ne nje proces virtuoz te rritjes dhe optimizimit?

Nessun commento: