Cerca nel blog

sabato 30 marzo 2013

Nje profeci e paplote e Rifkin



Ne keto shenime po i  referohem Jeremy Rifkin dhe librit te tij “Revolucioni i trete industrial”. Ky liber i tij  permban nje profeci per gjysem, te paplote. Si e tille ajo nuk ka propabilitet te realizohet. Per fat te keq.
Ne cfare konsiston revolucini i trete industrial? E thene shpejt ai vertitet rreth pak fjaleve si: energji e rinovueshme e prodhuar lokalisht, nje rrjet boteror i cili lidh te gjithe prodhuesit lokal, nje empati e re kundrejt Natyres, nje empatie re kundrejt njerezve e favoriuar nga berja e rrjetit. Me te gjithe keta element te domosdoshem ne rrugen e sotme te zhvillimit jam dakort. keto i kam vendosur nderkohe edhe ne fokus te punes se "Qendres per Studimine Politikave Europiane per Zhvillimin rajonal dhe Lokal".
Perse behet fjale, sipas meje, per nje revolucion te paplote, ne parashikimin e bere nga Rifkin? Kjo shihet ne raportin midis Rifkin dhe Zappateros (ish kryeministri i qeverise se majte te Spanjes ne vitet .e bumit ekonomik te saj..) te cilen vet Rifkin e tregon ne faqet: 163-166 te librit te tij. Ajo fillon me “bisedimin (diskutimin) e Zappateros’ per revolucionin e trete industrial dhe me impenjimin per ta realizuar ate si rrugen e zhvillimit themelor te Spanjes. Ky sigurisht qe eshte nje qellim fisnik. Me kete qellim Rifkin eshte angazhuar deri ne raskapitje per shkrimin e nje Master Plani per te arritur te ndertoj ne Spanje revolucionin e tij te trete industrial. Dhe kjo ndermarrje ka perfundur sic thote vet Rifkin ne nje hic, qe pasohet pastaj nga kriza e Spanjes ( nderkohe nuk duhet te mohojme qe pati nje periudhe te bumit ekonomik spanjoll).
Cfare na meson kjo histori?
Se pari duhet thene qe idete e Rifkin jane vertet te rendesishme, por procesi nepermjete te cilit jane dizenjuar dhe propozuar  ato eshte thjesht nje proces menaxhues ne te cilin: disa te mencur ndertojne nje Master Plan dhe te tjere e realiozjne ate. Pavaresisht gjithe qellimeve te mira, kjo eshte nje llogjiek direktive. Nese duhet nje shenje tjeter e besimit te tij ne direktive, ai beson ne mekanizmin e Lobimit (lobby). Rifkin propozon, qe te zvendesojme “lobby” e revolucionit te dyte me nje "lobby" te revolucionit te trete.
Dihet, qe ne nje shoqeri komplekse idete, qe lindin  nga drejtimi (pra nga pak njerez) jane teper te pjeseshme per te mobilizuar pjesen tjeter (pra shumicen realizuese) nese ata nuk i perqafojne me bindje dhe ne menyre te pershtateshme ato.
Nese te mencurit (ose klasa drejtuese) duan vertet te bejne nje revolucion nuk duhet te shkruajne sesi mendojne ata se duhet te jete bota mbas revolucionit, nuk duhet te bejne nje Master Plan. Perkundrazi ata duhet te shperndajne “sisteme te reja njohese”.Pra ngado qe te shkojme vijme gjithnje tek "DIJA".
Rilndja na meson: se ajo lindi nga rizbulimi i kultures klasike. Ajo u krijua nga personazhe te cilet kane furnizuar pa e ditur shoqerine e vjeter me nje skeme te re njohese. Sigurisht ata nuk kishin ndertuar nje Master plan te Rilindjes. Nga revolucionet njohese lindin veprat e artit. Ndersa Rifkin ka dashur te ndertoj ne menyre te ndergjegjeshme nje Rilindje (shoqerine frut te nje revolucioni industrial). Nje shoqeri qe eshte strukturalisht direktive.
Kush eshte skema njohese e shoqerise industrial?
Eshte vizioni i botes sipas fizikes klasike. Nese duam te ndertojme nje Rilindje te re duhet te zvendesojme kete skeme njohese. Prej me shume se 200 vjet kjo skeme (qe ka ne thelb pretendimin e plotesise dhe te te vertetes) eshte kontestuar. Fizika kuantistike dhe relativiteti i pergjitheshem (edhe pse shume mendojne se eshte klasike) nuk shenojne zvogelim (perdorimi i tij eshte i pershtateshem per sistemet mekanike dhe jo per sistemet njerezore) dhe nuk tregojne rrugen e superimit.
Ndertimi i nje shoqerie te re sot zhvillohet duke hedhur ne shoqeri mendimin kuantik. Dhe pastaj nje popull poetesh , shenjetoresh dhe drejtuesish do te bej reston. Sic e ka bere tashme.

Nessun commento: