Cerca nel blog

sabato 30 marzo 2013

Me mire te delegjitimosh apo te studiosh?



Shpesh degjojme te thuhet: “Ti nuk je presentabel, une po!” “Une duhet te mbroj historine time te kaluar, sepse kam qene njeri i drejte”... E kaluara jote ,megjithate eshte pak e “erret”, ti nuk je nje njeri i drejte.etj etj .”
Mediat, debatet publike jane plote me sforco te tilla per te  legjitimuar vetveten, sepse ti je “i miri” dhe per te delegjitimuar te tjeret, sepse ata jane “te keqinjte”. 
Ne kete pragzgjedhjesh, nderkohe qe fushata ka startuar  shume peprara ne kohe, doza  e perdorimit te frazave te tilla legjitimuese dhe delegjitimuese eshte rritur ne fuqi  eksponenciale.
Nisur nga ky fenomen le te shohim situaten e ketij vendi ku jetojme dhe te botes qe na rrethon. Mbas kesaj le te shohim ne sy njeri tjetrin dhe te lexojme ne thellesi te shpirtit. 
Ky lexim do te na lejoje te vleresojme se sa legjitim eshte vet ky proces legjitimim-delegjitimimi. Jemi po Ne, qe legjitimohemi dhe deligjitimojme te tjeret, qe bejme ose kemi bere pjese, prej shume vitesh, ne klasen drejtuese te ketij vendi. Atehere do te na duhet te gjitheve ne, te auto-delegjitimohemi perballe kesaj situate, sepse nuk kemi mundur te kerkojme zgjidhje jashte nesh: jemi ne ata, qe e kemi ndertuar kete situate ne te cilen jetojme. Sa me larte te jemi ne hierarkine e klases drejtuese, aq me shume duhet te ndiejme peshen e fallimentimit, qe me pare se falimentim i rezultateve eshte nje falimentim i yni.
Por te njohesh falimentimin nuk mjafton. Pastaj sigurisht jo me merite, pjesa me e madhe e atyre, qe kane keqmenaxhuar kete situate, bejne ende pjese ne klasen drejtuese dhe si te tille duhet te marrin persiper pergjegjesite e gjetjes se nje Strategjie te afte te ndertoj nje zhvillim te ri etik dhe estetik. 
Hapi i pare eshte paevitueshmerisht nje i vetem: te ndryshojme ne vet. Kjo nuk eshte retorike, por eshte nje gje precize per te ndryshuar urgjentisht: sistemet tona te dijes.
Te zhytur ne nje beteje te vazhdueshme mbytese te delegjitimimit reciprok, kemi humbur ne vorbullen e padijes. Kemi snobuar gjithe dijen qe njeriu ka krijuar ne dhjetevjecaret e fundit. Kemi mbetur me te njejtat ide te riperseritura prej dhjetra vjetesh, te cilat na pengojne realisht te shohim shenjat e te ardhmes, shenjat e asaj, qe po vjen, te cilat do te na lejojne te projektojme nje bote te re. Atehere gjeja e pare, qe duhet te bejme per te arritur te ndertojme nje reputacion tek gjeneratat e ardheshme eshte e thjeshte: te studjojme. Te perftojme te gjitha dijet, te cilat jane te pazvendesueshme per te luajtur realisht rolin tone si klase drejtuese, te cilat, shpesh na mungojne pothuajse totalisht.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 30.03.2013

Nessun commento: