Cerca nel blog

sabato 16 marzo 2013

Kur nuk mbeshtetet sipermarrja

Ne konferencen nderkombetare Europe 2020: Strategy for growth me fokus rasti i Greqise, si mund te shfrytezohet kriza si oportunitet, Zv Presidenti i Komisionit Europian dhe komisioneri per Industrine dhe sipermarrjen, Z. Antonio Tajan, ne fjalen e tij (referuar rastit te Greqise) midis te tjerash tha: Me e keqja qe mund ti ndodh nje vendi eshte kur parate publike nuk shkojne tek sipermarresit, per punet qe ata i kryejne shtetit. C'te mendoja une dhe cdokush prej nesh kur nje gje e tille tek ne ka ndodhur; Borxhi qe shteti i ka  sipermarresve te ndertimit eshte i njohur.  Sigursisht qe nje situate e tille e fut sipermarrjen dhe financat publike ne nje rreth vicioz. Reagimi i sipermarrjes eshte: nderprerja e punimeve. Pasoja: po shkon dem edhe ai investim qe eshte kryer. Si mund te dilet nga kjo situate? Nje gje te tille teorikisht nuk mund ta bejne ata qe e krijuan kete situate.

Nessun commento: