Cerca nel blog

martedì 12 giugno 2012

“Novacion” dhe “inovacion”, nje ceshtje permbajtjeje


Dy artikuj ne faqet e Harvard  Business Review  te muajit Maj, qe mbajne firmen  e Ron Ashkenas, fokalizojne shume mire temen gjithnje e me te debatuar te inovacionit.
Artikulli i pare me titull shume eksplicit  “Managers Don't Really Want to Innovate” (Manageret nuk duan vertet te inovojne”, analizon motivacionet reale per te cilat ndodh kjo: Fokalizimi  afatshkurter, frika te radikalizojne biznesin korrent, oriantimi ndaj proceseve me permiresim te ngadalte te ekzistueses (si psh Six Sigma).
E gjithe kjo sillet me nje batute efikase te autorit, qe i bent u thote managereve: “une dua te inovosh, por vetem mbasi te kesh bere punen tende”. Nderkaq te besh inovacion te thelle nuk ben pjese ne punen e perditeshme te personave.
Nje kontradite bajate me sa thame ne fillim.

Artikulli i dyte me titull  “It's Time to Rethink Continuous Improvement” (Koha te rimendojme permiresimin e vazhdueshem) analizon pikerisht shkakun e trete te pengeses ndaj permiresimit Six Sigma, Kaizen, Learn e variacionet e tyre mund te jene te rrezikeshme per inovacionin organizativ.

Sa me teper lidhet nje ndermarrje me administrimin cilesor, aq me teper e pengojne inovacionin e thelle”.

Avancojme atehere me nje propozim linguistik, i cili sjell mbrapa disa precizime domethenese. Do te quajme “Novacion” termin teknik shume te njohur ne fushen juridike, kapaciteti per te bere dicka te re, te krijosh inovacion radikal, ate qe bota anglosaksone e quan breakthrough innovation.

Inovacion  ne fakt eshte te besh dicka te re brenda dickaje, te treguar nga parashtesa “in” (ne), pra nje permiresim i ekzistueses. Keshtu duke perdorur termat e informatikes , si nje proces per te realizuar versionet pasardhese (2.0, 3.0) i te njejtit aktivitet, produkt, proces.. por gjithmone per te njejtin.

Duke u nisur nga stimujt e qarte te  Ankashas dhe nga sa termat jane abuziv dhe konfuz, une mendoj se flitet dhe kuptohet shume shpesh per inovacion dhe pak per novacion real dhe krijohet nje konfuzion midis te dyjave.

Diferenza midis tyre nuk eshte gjuhesore por substanciale.

Nje inovacion eshte i arritshem “algoritmikisht”, me nje proces racional dhe te disiplinuar, urdherues, top-down, hierarkik, te planifikueshem ne tavoline, te matshem, ne rritje. Ka kufi te percaktuar, dihet ku mund te filloj dhe  ku te mbaroj dhe procedon me hapa te vegjel konstant.

Nessun commento: