Cerca nel blog

venerdì 1 giugno 2012

Bashke me urimin per festen e femijeve


“Filli i sjelljes qe ushqen rrugetimin tone te jetes eshte siguria se tek cdo njeri ka nje potencial te pashprehur, i cili pret vetem te rizgjohet”. Patrizio Paoletti.
Perifrazimi i nje  figure te shquar ne fushen e pedagogjise e gjeta si menyre per te derguar ftesen e hapur per refleksion te cdo individi ne lidhje me ate se cka duhet te bejme per ta konkretizuar nje gje te tille, me qellim qe cdokush te jete: nje edukator i mire, nje prind i mire, nje qytetar i mire. Kjo sigurisht obligon ndergjegjesimin se cdo individ posedon potencial te pashprehur, per te cilin duhet ndertuar ambjenti, konteksti dhe rrethana te tilla,  qe te lejojne mundesi te plota per tu zhvilluar. Kete vemendje e duan mbi te gjitha femijet. Ata “ngrene zerin e tyre” ne kete dite nepermjete festimeve.
Nen kete perspektive cdo event, pra edhe 1 Qershori: dita nderkombetare e femijeve, mund te interpretohet si nje mundesi e mire edukative ne baze te te ciles gjejme ide dhe instrumenta per te vezhguar, medituar, pra edhe permiresuar ambjentin ku ata jetojne, edukohen dhe do te frymezohen per te ardhmen. E nesermja e tyre fillon sot.
Ne kete dite pyetja e pare qe duhet te bejme eshte:
sa i pershtateshem eshte ky ambjent per kete brez qe ndoshat do te kete shansin ta bej me te mire kete vend” Cmund te bejme ne per ta permirtesuar kete realitet.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 1 qershor 2012

Nessun commento: