Cerca nel blog

sabato 14 gennaio 2012

Web, nje arene ballafaqimi

 Blogjet e ekonomistëve të vecantë, shumë shpesh akademike, janë një fenomen i përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mund të përmendim si shembull blogjet e Steve Levitt të Freakonomiks, Paul Krugman, Brad De Long, Greg Mankiw, Dani Rodrik, Mark Thome, Jon Taylor etj, të cilët incidojnë mbi vizibilitetin e rezultateve shkencore, mbi reputacionin e autoëeve dhe të universiteteve të tyre dhe mbi opinionin e lexuesve.
Në Italinë fqinje, vecanërisht, për informacionin ekonomik kemi pothuajse ekskluzivisht blogje kolektiv. Kurse në vendin tonë me ndonjë përjashtim të rallë apo të ndonjë portali ekonomik, nuk kemi të aplikuar as rastin e blogjeve individual dhe as të atyre kolektiv. Përse? Kësaj pyetje do të tentoj t’i përgjigjem në fund, bazuar mbi arësyetimin vijues në këtë shkrim.
Referuar prezantimit të mësipërm lindin disa pyetje:
Përse shumë ekonomistë akademik, sidomos në Shtetet e Bashkuara, dedikojnë kohë, mundësi për të administruar një blog?
Ndoshta profesorët, në një moshë të caktuar janë të lodhur nga koha e gjatë e domosdoshme për të botuar në revistat shkencore?
Ata kanë thjesht ambicie të marrin vëmendje më të medhe, të jenë më të dukshëm për vete dhe për punët e tyre shkencore?
Apo e bëjnë këtë për shpirtin e tyre qytetar, për të mbështetur idetë e veta, për të gjeneruar një debat dhe për të pasur një feedback të lexuesve?
Disa prej këtyre pyetjeve u përgjigjet një nga punimet e fundit e Bankës Botërore. Autorët e tij David Mc Kenzie dhe Berk Ozler, vendosin në verifikim empirik disa hipoteza interesante: psh
a) që linket e tetë midis blogjeve më të rëndesishëm amerikan ndaj publikimeve shkencore/working papers të cituara e rrisin në mënyrë domethënëse shpërndarje (frekuenca e download dhe shikimit abstrakt;
 b) që blogjet e ekonomisë e rrisin shikueshmërinë/ reputacionin e autorëve kundrejt kolegëve të barabartë në nivel shkencore;
 c) që blogjet influencojnë interesin dhe opinionin e lexuesve duke parë temat e trajtuara.
Rezultatet janë interesante. Linket nga një blog rritin në menyrë domethënëse e shikimin dhe downloads e publikimeve në muajt te citimeve dhe në ato vijuese. Në këtë punim është iluatruar si disa blogje kanë një efekt “multiplikativ” vërtetë të gjerë: psh një citim i Paul Krugman, Marginal Revolution ose Freaconomics sjell një shtim të shikimit të abstract midis 300 dhe 470 njësi (kundrejt edhe një mesatareje mujore të 10,3 te shikimit të gazetave të National Bureau of Economics Research dhe një impakt mbi download në 33-100 njësi (kundrejt mesatares mujore 4,2 të një gazete).
Efekti reputacion: është pjesërisht interesant; autorët shfrytezojnë rezultatet e një kërkimi survey mbi ekonomistët, që gëzojnë respekt më të madh dhe kryqëzojnë rezultatet me ranking (RePec) te 500 ekonomistëve kryesor në botë, bazuar mbi publikimet shkencore. Kërkimi  synon të masë nëse propabiliteti, që të dukesh në listen e 500 ekonomistëve më të admiruar përtej renditjes shkencore, është i influencuar edhe nga fakti i të qënit apo jo një blogger. Përgjigjia është: aktiviteti i bloggerit e rrit ne 40% propabilitetin, që të dukesh në listen e ekonomistëve të admiruar me efekt ekuivalent me atë të të qënit midis pesëqind ekonomisteve më të mirë vleresuar mbi bazën e rekordeve të publikimeve.
Në fund për të vleresuar impaktin e blogjeve autorët kanë sjellë një eksperiment të rastësishëm mbi 619 midis studentëve te masterit dhe PhD në zhvillimin ekonomik, midis ekonomistëve të rinjë, një pjesë e të cilëve ka qenë ftuar të ndjekin një blog të ri të Bankës Botërore. Rezultatet demostrojnë, që sa janë ekspozuar në blog japin një gjykim më të mirë mbi cilesinë e kërkimit të Bankës Boterore dhe pjesërisht mbi pëlqyeshmërinë për të punuar.
Kurse në Italinë fqinje, e karakterizuar nga blogjet ekonomik kolektiv kjo nuk ndodh. Nëse shfletojmë klasifikimin e 500 blogjeve me te frekuentuar te Blog babël kemi për informacion ekonomik thuajse ekskluzivisht blogjet kolektive në fushën “akademike” (si Lavoce.info, phastidio. Net) janë më të klikuarit. Sigurisht kjo mungesë nuk mund të ketë patur nevojë për nxitësa të brendëshëm të punës shkencore, ky spiegim do të varionte vetëm në se merita akademike do të ishte shumë më tepër e rëndësishme në Itali se sa në Usa (gjë e pamundur, nëse i referohemi rankimit botëror të ekonomsitëve apo universiteteve përkatëse). Po tek ne përse, me ndonjë përjashtim të rallë, nuk ndodh kështu?
Një tjetër spiegim është, që disa ekonomistë mund të vendosin egzaktësisht të njëjtat rezultate të një blogu “individual” duke shkruar në të përditëshme me shpërndarje të gjerë, me një avantazh të padyshimtë të arrijë në një plan të gjerë pa ju dashur të “zbresin në fushë” si një blogger cfarëdo. Por ky spiegim është pjesërisht bindes, sepse në të gjitha vendet e botës ekonomistët shkruajne edhe në të përditëshmet e mëdha, duke qenë njëkohësisht blogger, ndërsa nga ne ekonomisitët, kryesisht ata të përfshirë në politikë, rallë akademikët e mirëfillitë, i shohim thuajse vetëm në shtyp apo intervista telvizive, dhe mbi site kolektiv mikse, jo thjesht ekonomik. Vlen të theksohet se shafqia e tyre është kryesisht reaguese ndaj ngjarjeve apo fenomeneve ekonomike mbasi ato kanë ndodhur. Atyre i nevojitet të shprehen mbi to, sigurisht duke u reshtuar në dy qëndrime të kundërta, pa pika konvergjence midis tyre. Nga kërkimi që kreva në google duke përdorur disa fjalë kyce i gjeta më prezent në shtypin on-line, me artikuj që trajtojnë probleme ekonomike, jo thjesht dhënie informacioni ekonomik, në shtypin e printuar dhe atë ekonomistë si A.Angjeli, A.Civici, A.Malaj, E. Meksi, Z.Preci, Sh. Cani,S. Xhepa.
Megjithatë mbetet një spiegim i bazuar mbi nxitësat e jashtëm; nëse përfitimet individuale në terma të reputacionit personal, shpërndarja e rezultateve shkencore mundësia për të influencuar opinionin publik me një blog janë të përceptuar nga ne si një fraksion i atyre amerikane. Ndofta akademikët dhe intelektualët, ata të fushës ekonomike në këtë rast e gjejnë të jetë më racionale për ta të ndahet pesha midis tyre, duke u asociuar në një sitë kolektiv miks, sic në fakt ndodh në Itali. Mund të jetë ky një moment fillestar.
Si spiegohet një perceptim i tillë? Avancojmë mbi këtë hipotezë.
Sipas meje nëse e nisim gjykimin duke u bazuar ne sasinë e informacionit të ofruar do të kishim këtë argumentim:
1.-një kulturë me e ulët ekonomike, një shpërndarje më e ulet e internetit dhe barrave të gjuhes italiane (në rastin e Italisë) dhe sidomos të gjuhës shqipe (në rastin e Shqiperisë), kundrejt atyre në gjuhën angleze apo gjuhë të tjera më të përhapura, influencojnë një dimension më të vogël të tregut italian dhe atij shqiptar, ose limitojnë imputin e blogjeve ekonomik. Suksesi i la.voce.info, sipas klasifikimit të Blog babel, referuar më sipër, duket kontradiktor me ketë hipotezë dhe mund të shërbej si model i praktikave të mira, kur cilësia bën diferencën;
2.-Nga ana tjetër offerta e kufizuar e informacionit influencon gjithashtu mbi dimensionin e tregut.
3.-Niveli i gjerë i koncentrimit të pronësisë së mediave le hapesirë më të vogël ndaj inisiativës individuale. Në këtë rast modeli ynë është binjak me modelin italian;
4.-  Një kulturë më e ulët ekonomike e vendit, një prirje më e ulët ndaj riskut e intelektualëve tanë apo mungesa e përvojës, frenojnë inisiativën individuale, ndërkohë, që prejardhja post socialiste e një brezi të caktuar të ekonomistëve, apo demonizimi i mbiemrit “kolektive”, si fenomen, në epokën post socialiste nuk favorizon inisiativat kolektive. Te dyja së bashku bëjnë që tek ne të mos ndodh as varianti i blogger individual dhe as atij kolektiv.
Duke kapërcyer këto kufizime, kosideruar rolin tepër qëndror të komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit dhe ideve në emancipimin e shoqërisë dhe zhvillimin e vendit, mendoj se duhet shfytëzuar me eficencë dhe mencuri avantazhet e networking. Në gjykimin tim aktivitetet e networking, që kalojnë nga inisiativa individuale prodhojnë avantazhe më të mëdha jo vetëm për ata, që i ushtrojnë.
Luiza Hoxhaj

Nessun commento: