Cerca nel blog

martedì 1 marzo 2011

“E drejta pёr tё ёndёrruar njё shtet tё pastёr”

Nga: Roberto Saviano

"...Ne jemi një shtet lagjesh. Duket sikur jemi tё dёnuar tё ndahemi nё çdo gjё. Mund tё mos i pёlqejmё njёri-tjetrit, por nё kёtё çast nuk ka vend pёr tё nёnvizuar ndryshimet, pёr tё matur se kush ёshtё mё kritik dhe kush ёshtё mё i pastër, kush ka kurorёn e antagonistit mё tё mirё apo tё Italisё mё tё mirё. Ky ёshtё çasti, nuk them i bashkimit, por tё paktёn i të përbashkëtave. Pastёrtia nuk hyn mё nё punё. Mё kujtohet ajo çfarë thoshte Don Milani: "Pёr çfarё mund tё kenë vlejtur duart e pastra, nёse i kemi mbajtur nё xhep?". Tё ndotёsh duart nuk ka kurrfarё kuptimi korrupsioni nё fjalёt e famullitarit tё shkollёs sё Barbianёs. Do tё thotё nevojё pёr tё vepruar, qoftë edhe duke gabuar , pёr tё realizuar gjёra qё mund tё jenё tё vёshtira, por tё dobishme. Tё bashkohesh nё ndryshime ёshtё diçka e ndёrlikuar, por tashmё urgjente. Tё sigurtё se nga ky bashkim do tё vijnё tё mira pёr tё gjithё.
Albert Camy thoshte se vuajtja, ashtu si vdekja, nuk mund tё mposhtet: porse detyra jonё ёshtё ta ndreqim qysh te krijimi, gjithçka qё mund tё ndreqet. Unё besoj nё kёtё: nё mundёsinё e zvogёlimit aritmetik tё dhimbjes. Ndoshta nuk ekziston njё botё mё e mirё, por besoj nё mundёsinё e pёrmirёsimit tё botёs. Prandaj ndiej se ka ardhur koha tё ёndёrrojmё pёrsёri. Le tё mos ngjajë e stёrditur dhe stërthënë, por edhe nёse do tё ishte e tillё, mirё se tё vijё! Tё ёndёrrosh njё vend tё ndryshёm është karburanti i makinës që shkund e ndryshon gjërat. Pёr tё kёrkuar njё lumturi tё mundshme. Njё lumturi tё thjeshtё, qё pёrbёhet nga njё punё plot dinjitet, nga mundёsia e individit pёr tё provuar sa vlen. Pёr tё marrё , sa meriton. Nuk ёshtё ёndrra pёr njё parajsё qё nuk ekziston, por pёr njё vend pak më tё ndryshёm, ku padrejtёsia, nderet, rekomandimi i tё fuqishmit tё radhёs, pёr tё siguruar njё vend pune, njё vend nё kёshillin krahinor a parlament, tё mos ekzistojnё mё. Vlerat qё nё kёtё çast na bёjnё tё qёndrojmё bashkё, varrosen nga nguti i identifikimit tё asaj qё nuk jemi dhe asaj qё nuk duam. Tani ka ardhur koha tё themi edhe se çfarё jemi edhe se çfarё duam".

Ne gjuhen migjeniane, meqenese ky mesazh u presupozua se u drejtohej te rinjve shqiptare une do te shtoja vetem frazen: Nje jete e re po lulezon germadhash sot tek ne. (Luiza)

1 commento:

joyce lin ha detto...

Kjo është e madhe!
mos harroni të vizitoni faqen time, si dhe
dëshirueshmëri