Cerca nel blog

martedì 8 marzo 2011

8 Marsi i ndare


8 Marsi te fton cdo vit te reflektosh mbi kushtet e grave dhe mbi progresin e arritur ne drejtim te ngushtimit te dallimit gjinor. Ne shume fusha te aktivitetit te jetes publike dhe profesionale, apo te punesimit te grave eshte e thjeshte te konstatohet, qe jemi larg nga nje barazi e vertet shansesh. Shume retorike pati edhe ne kete 8 Mars. Gjithesesi nuk do ta quaja menyren me te mire per tu okupuar per diskrimimnimin kunder grave, vetem nje here ne vit, megjithese eshte me mire se aspak. Ne se i shkohet deri ne fund ketij problemi, duhen individualizuar efektet, qe ka diskriminimi ne jetem e perditeshme apo ne zgjedhjet profesionale dhe ato te karrieres se grave.
Sot ne 8 Mars, ne diten e gruas ndjeva nje trishtim te madh. Kete trishtim ma shkaktoi nje pamje, qe me ngeli ne mendje dhe ne sy gjate gjithe dites, gje e cila me nxiti te shkruaj keto radhe. Ne mesdite ne ekranin e plote te televizionit News24 papritmas shfaqen dukshem nga pikepamja vizive, “dhunshem” do ta perkufizoja nga pikepamja psikologjike dy gjysem kronika: Gjysma e majte e ekranit, nen titrat Ps, protesta e grave, prezantonte, pamjet filmike (me figure dhe ze) nga zhvillimet ne sheshin perpara kryeministrise, ku zhvillohej protesta e grave te opozites dhe gjysma e djathte e ekranit nen titrat: PD, festa e grave, prezantonte gjithashtu me pamje filmike (me figure dhe ze) nga festimet ne Pallatin e Kongreseve, ku festonin grate e pozites. Ajo, qe i bashkonte keto dy (gjysem) kronika binjake ishte titullimi i perbashket: Sot 8 Mars, Dita e Gruas.
Pra perpara nesh u shpalos nje 8 Mars i ndare, nje 8 Mars i thyer ose me mire i perthyer ne dy gjysma: feste/proteste. Tek shihja te kalonin perpara meje keto dy gjysma mu kujtua slogani i perdorur per grate ne kongresin Boteror te Grave ne Pekin (1999): Grate: gjysma e botes, gjysma e qiellit.
Mendova me vete trishtueshem: edhe ne nje dite te tille te vecante kjo copa jone e gjysem botes dhe gjysem qiellit, sot eshte ndare ne dy gjysma te tjera: gjysma e majte, qe proteston dhe gjysma e djathte, qe feston.
Kush ka te drejte? Gjysma e gjysmes, qe feston ne diten ne te cilen u vendos guri i themelit ne ngrehinen e te drejtave te grave, 100 vjete me pare apo gjysma tjeter e gjysmes sone, e cila vazhdon ende betejen e atyre grave te 8 Marsit te pare, per te realizuar plotesisht misionin e papermbushur te realizimit te te drejatve te grave, ne kete pjese tone te botes dhe te qiellit, ku te drejtat themelore te njeriut ne pergjithesi dhe ato te grave ne vecanti vazhdojne ende te dhunohen. Ashtu si ato gra te dhunuara, nje shekull me pare u ngriten ne New York per nje jete me te mire, ashtu edhe grate, qe protestuan sot kerkojne ende te njejten gje: nje jete me te mire, nje Shqiperi me te mire, pra nje cope qielli pa re te zeza. Nderkohe, qe sic thame me siper ne kontraste me te gjysma tjeter e gjysmes feston sikur ne te jetonim ne parajsen e kesaj toke. Kjo situate konkrete e ndarjes se thelle ne kete dite te vecante, shpreh ne menyre te koncentruar ndarjen e vet shoqerise sone ne dy gjysma gati antagoniste midis tyre. Ne nje atmosfere te tille kaloi gati ne menyre te pandjeshme aktiviteti i zhvilluar nga Presidenti i Republikes dhe mesazhet e dhena prej tij ne nje takim me perfaqesueset gra te oragnizatave jo qeveritare te angazhuara ne nje fushate per te nxitur me tej dhe rritur pjesemarrjen e gruas ne zgjedhjet vendore 2011, proces ky i cili ne fund te fundit do te kaloje ne filtrat partiake, pra ne perzgjedhjen e dy gjysmave.
A eshte e drejte kjo?
Mendoj se ne kete rast edhe vet e drejta ndahet ne dy gjysma si gjysem te vertetat ne ligjet e Njutonit: e drejte te festosh ose me sakte te perkujtosh ne menyre simbolike vepren e atyre, qe celen rrugen 100 vjet me pare. Por eshte akoma me e drejte te investohesh per te permbushur realisht te drejtat e papermbushura te grave.
Nese do ti referohesha fjales se sotme te zonjes Ashton, perfaqesueses se larte europiane me rastin e dites se gruas, konstohet lehte se ajo thekson se ne rrugen e realizimit te plote te te drejtave te grave dhe barazise gjinore, rezulton se Europa, ku ne bejme pjese gjeografikisht, njerezimi, ka ende shume rruge per te bere, shume sakrifica per te kaluar per te mbritur atje ku duhet. Ajo permend se grate jane nje burimi i pashtershem dashurie dhe energjie. Ky burim mendoj se duhet miremenaxhuar. Indirekt kjo zonje e larte i zhvlereson tullumbacet e festes sone. Mesazhi i saj eshte se grate nuk duhet te jene faktor ndarjeje, por bashkimi, harmonie dhe kohezioni social. Lumturia e askujt nuk duhet te ngrihet mbi dhimbjen dhe mbi palumturine e te tjereve. Kete grate dhe burrat e Shqiperise (mbasi nevojitet edhe vullneti i sinqerte i tyre) duhet t'a arrijne me gradualitet, duke emancipuar shoqerine dhe duke u emancipuar, njekohesisht se bashku me shoqerine. Kjo behet cdo dite, cdo cast. Ky eshte nje problem, qe nuk zgjidhet me fushata, te cilin nuk e zgjidhin as kuotat, sidomos kur behen me nxitim, gje e cila behet shkake, qe te ndertohen karriera te pamerituara, te grave jo kompetente, te cilat jo vetem, qe ushtrojne mbi grate dhune verbale me shume se burrat (shembuj te tille i kemi perpara syve dhe hundes sone cdo dite), por per me keq pengon ecjen e grave te zonjat, duke krijuar nje shembull dhe model te keq per shoqerine. U takon vet grave perpara se gjithash te ofrojne modele te vlefeshme komportimi.
Kjo situate duhet te ndryshoje. Per kete nevojitet perkushtim i te gjitheve per barazine gjinore. Me kete qellim Tirana duhet te kthehet realisht ne kryeqytetin moral te Shqiperise dhe shqipetareve. Ka nevoje per nje "manifestim te madh popullor", i cili ti thote ndal gjithe kasaj. Pikerisht per kete 8 Marsi duhet te ishte nje dite pa flamuj dhe simbole partiake. Sot te gjitha grate duhet te ishin bashke per te mbrojtur vlerat themelore kushtetuese. Festimet dhe kuotat nuk mund te kthehen si Mimozat, qe sot grate mbanin ne duar: Omazh i nje dite te vetme.
Per kete thuaje edhe ti fjalen tende

Luiza Hoxhaj
8 Mars 2011
Publikuar ne gazeten on=line "Gazeta C", dt 09.03.2011

1 commento:

Besnik Jupa ha detto...

Me pelqej shume ky shkrim Luiza vertet kjo dita e 8 marsit duhet te ishte nje e vetme per ta festuar dhe per te kerkuar te drejtat e tyre per dhunen dhe diskriminim qe u behet femrave shqiptare per ta luftuar dhunen qe disa e kan perjetuar dhe do e perjetojne akoma ne shqiperi qe ti themi stop dhunes ndaj grave per te vene ligje te forta per ta parandaluar kete gje dhe per te sensibilizuar shoqerine ne nje parandalim te dhunes ne familje dhe per te qen me aktive ne shoqeri.