Cerca nel blog

venerdì 25 marzo 2011

Politika dhe Interneti

Botuar ne gazeten "Tirana Observer" dt 31.03.2011 rubrika Opinion,fq 8

“Nuk ka rëndësi cfarë vesh, nuk ka rëndësi sa vjec je. Ajo që vlen është se sa inteligjent je. Silicon Valley është një meritokraci”. Steve Jobs.
Pikërisht tek ky citim i drejtuesit të suksesshem të kompanisë “Apell”, gjeta frymëzimin për të trajtuar temën e politikës në erën e internetit dhe të new economy. Kronikat e viteve të fundit tregojnë historinë e një revolucioni sipërmarrjeje të vazhdueshme duke filluar nga më gjigandët si Google e Starbucks, nga Facebook tek Ben & Yerry, që lindwn direkt nga asgjë, duke sjellë në tapet protagonistë të rinj, shpesh të rinj dhe të privuar nga eksperiencat. Pa ekzagjeruar mund të thuhet, që new-economy ka prodhuar një formë të re të jetës, lëvizjes ekonomike të lindur nga ndryshimi i vogël darvinist i Silicon Valley (mishërim i modelit post fordist të ekonomisë) :
Ndërsa ekonomia dhe shoqëria janë investuar në një ndryshim, për një kohë të gjatë politika duket e ngurtësuar. Sigurisht, që zhargoni: new economy fillon të bëhet pjesë e retorikës së përfaqësuesve publik, por përtej retorikës hapësirat për të rinjtë bëhen gjithnjë e më të ngushta. Për baronët e estabilishmentit politik, edhe vetëm ideja e një të “ardhuri nga jashtë” është një herezi.
Por bota ka ndryshuar. Elitat ekonomike me opinionin e tyre publik-janë ambjentuar të shohin të ngjiten papritamas, sa hap e mbyll sytë, protagonistë të rinj si Mark Zuckenberg, themeluesi i Facebook, deri në 2004 thjeshtë një student i Harvardit. Tani arësyetohet me llogjikën e Web, ku gjithshka bëhet e mundur në një trimester. Në erën industriale (fordiste) vjetërsia në shërbim prezantonte një garanci të stabilitetit dhe eficiencës. Nën këtë optikë eksperienca e akumuluar nuk përfaqëson më domosdoshmërisht një pasuri për t’u mbrojtur. Përkundrazi, në shumë raste ajo shihet si një handikap, që frenon aftësinë e të vepruarit. Ndërmarrja inovative nuk duhet të jetë në gjëndje vetëm të mësoj, por edhe të cmësoj, për tu liruar nga procedura të tejlakaluara dhe për t’i zvendësuar ato me të reja të destinuara nga ana tjetër, që të jenë gjithashtu të tejkaluara në një kohë më të shpejtë se të parat.
Eksperienca nga ky këndëvështrim, përfaqëson shpesh një pengesë. Kush është ambjentuar, që t’i bëjë gjërat në një mënyrë tenton të jetë më pak i disponueshëm ndaj ndryshimit. Krijohet në këtë mënyrë një trade-off midis vjetërsisë dhe fleksibilitetit. Sistemi i ri vlerëson inovacionin, më shumë se sa eksperiencën.
Në ekonominë e re kohët shkurtohen dramatikisht dhe kapitali konvergon drejt kujt ka ide, duke lënë mënjanë të ardhurat e akumuluara. Në poltikën e re ndodh e njëjta gjë. Është kjo një nga arësyet, që elitat në europën lindore me prejardhje ish komuniste, u zvendësuan me elita të reja, proces ky, që vazhdon ende sot. Në këtë kuptim është i spiegueshëm mentaliteti autotarist dhe i pandryshueshëm në drejtimin e mazhorancës aktuale në Shqipëri si dhe një kaste të caktuar në majën e elitës politike shqiptare, me liderin më të vjeter në ballkan, për shkak të mungesës së kësaj fryme dhe qarkullimit të ulët të elitave. Për ta është e vështirë, që të cmësojnë dhe të heqin dorë nga e dikurëshmja, duke përsëritur herë pas here vetveten, mentalitetin e tyre të tejkaluar prej ish komunisti, por edhe vet mënyrën e sjelljes në qeverisjet e mëparëshme, shumë të kontestuara dhe aq shumë të papërshtatëshme dhe të papranueshme në ditët e sotme. Në këtë kuptim e gjej me vend metaforën e dikurëshme të guralecave në grykën e qypit me flori, të përshtatur në funksion të clirimit nga grykëzënia dhe të aplikimit të një mendësie të re, duke mundësuar clirimin e energjive të reja zhvilluese për vendin. Pra ajo, që duhet të cmohet në politikë, ashtu si në ekonomi duhet të jetë inovacioni (inteligjenca sic thotë Steve), duke filluar nga mënyra e sjelljes politike, oferta politike, që prezanton për zgjidhjen e situatave të caktuara, por edhe e mënyrës se si vendosen raportet me trupën zgjedhore dhe jo thjesht nga një dekoracion moshor.
Më parë raporti me poltikën ka qenë gjithnjë i lidhur nëpërmjetë kanaleve të tilla si gazetat, televizionet dhe radiot. Edhe imi po ashtu. Këto kanale janë të karakterizuar nga një tip komunikimi i njërit me shumë të tjere, ose më mirë nga fakti, që dikush flet, thotë dicka (politikani) dhe gjithë të tjerët nuk mund të bëjnë gjë tjetër përvecëse të dëgjojnë ose të “nënshtrohen” ndaj mesazhit. Ky lloj komportimi, monologist, aktualisht është më i pëlqyeshmi dhe më i përdorëshmi nga poltikanët tanë. Pjesmarrja në takime të kësaj natyre është shumë e ulët dhe është bërë gjithnjë dhe më tepër e tillë, dora dorës, që politika është larguar nga sheshet dhe nga njerëzit. Më parë për të pasur një votë organizoheshin inisiativa të ndryshme, të cilat e vendosin kandidatin në kontakt me elektoratin. Por dicka ka ndryshuar në këtë drejtim edhe tek ne. Nuk është duke ndryshuar: ka ndodhur tashmë dhe shumë poltikanë duhet të vrapojnë për të riparë dhe kuptuar se si duhet të vendosin lidhjet me njerëzit në këtë fazë të re.
Për cfarë bëhet fjalë? Thjesht, për zërin e njerëzve, i cili bëhet i dëgjueshëm dhe diskuton jashtë mase në web: komenton artikuj dhe deklarata, kërkon përgjigje, bën propogandë aktive në mënyrë ndofta më efikase se sa të shpërndash volantinë, sepse arrin më shumë njerëz në ditë, nëpërmjetë mesazheve, të cilët konkludojnë me kërkesën për adresimin e votës. Facebook në këtë fushë bën natyrisht padronin, por nuk duhet nënvleftesuar as Twiter ose You Tube, më mirë se një blog dhe faqe web politike të lidhur me motorët e kërkimit
I pari rast i zgjedhjeve të fituara në web, është ai i Barack Obamës, i cili në 2008, falë mbi të gjitha fushatës së tij në Twiter, arrin të bind pjesën më të madhe të elektoratit të votoj për të. Në Itali i ka përdorur shumë mirë instrumentat e ofruara nga web Nicky Vendola, i cili ka arritur të fitoj zgjedhjet për President i rajonit të Puglias falë një grupi shumë të mirë i cili ka punuar shumë në web (site por edhe në fecebook, Twiter dhe You Tube)
Nëpërmjete këtyre mjeteve janë bindur njerëzit për të marr pjesë në votime. Pra, duke dhënë dy eksperienca pozitive: një në nivel zgjedhjesh të përgjithëshme dhe një të zgjedhjeve rajonale, ne japim modele të cilat mund të përdoren shumë mirë edhe nga politikanët tanë, duke filluar nga zgjedhjet e 8 Majit 2011. Si shembuj të mirëpërdorimit të këtij mjeti, nga poltikanët tanë, bazuar në dijeninë time do të përmendja deputetët Brace dhe Malaj. Por ende nuk kemi shembullin e një fushate fituese bazuar mbi këtë model.
Në thelb interneti, sidomos Web 2.0 ka shkëmbimin falas të kohës. Mund të përmendim kohën e blogistëve, që kalojnë orë të tëra për të shkëmbyer informacion, kohën e vullnetarëve, që ushqejnë enciklopedinë virtuale të Wikipdias ose që ngarkojnë musik, fotografi në Fliker, vidiot në You Tube etj. Këto projekte editoriale pjesëmarrëse ashtu si qindra mijëra të tjerë janë themeluar mbi ekonomin e dhurimit, jo mbi atë të shkëmbimit monetar. Pra lënda e parë e web janë marëdhëniet midis njerëzve, pikërisht ajo, që tashme ka filluar t’i mungojë poltikës sonë.
Në se konsumatorët e medias tradicionale janë pasivë, gjenerata e naviguesve është tërësisht e projektuar mbi dimensionin pjesëmarrës. Bëhet fjalë për të shprehur idetë e veta, ëndrrat e veta, identitetin e vet. Në internet ne ndeshim raste të shumta ku shkëmbehen edhe banalitete por kur bëhet fjalë për të transmetuar një lajm të rëndësishëm, atëhere kanalet janë gati, blogjet aktivizohen në pak caste dhe transformohen në ekuivalentin virtual të një sheshi të mbipopulluar.
Një shesh virtual mund të jetë edhe më i rreptë dhe iracional se sa një asamble reale, në blogje mund të ketë komportime, që nuk do të kishim kurrë kurajo ti përsërisnim “live”. Media e blogjeve nuk ka më shumë se disa dhjetra lexues; seicili prej tyre krijon me autorët një relacion të miqësisë besimit dhe intimitetit. Pikërisht për këtë intimitet web 2.0 është një mjet i nxehtë transmetimi, që të përfshin dhe të shtyn për pjesëmarrje. Një informacion i transmetuar nga një blog i besueshem, me të cilin kontakton cdo ditë ka një impakt shumë më të fortë se sa një revistë televizive. Edhe mesazhet e rëndësishme kalojnë shpejt në web, sepse për eficiencën e transmetimit mendon cdo njëri prej nesh. Kjo bëhet akoma me e rëndësishme, duke konsideruar faktin, që tek ne shpesh mungon transparenca si nga ana e disa Tv të njëanëshme, ku vecoj TVSH, si tv publik i financuar nga taksat e shqiptarëve, por edhe të vet institucioneve në shumë raste, gjë e cila kompensohet mrekullisht nga web.
Në raport me këtë realitet, vecanërisht, bota poltike ka mbetur pothuajse e palëvizëshme. Fakti, që bota e blogut është një realitet i pamëshirëshëm, i mban pak larg prej tyre atë pjesë të poltikanëve tanë të zhytur në vese. Blogjet nuk kanë respekt për askënd. Mjafton të bësh një hap të gabuar apo false dhe rrjeti të turret ashpërsisht kundër. Ndodh, që kjo të bëhet edhe padrejtësisht. Për këtë shkak njerëzit e politikës nuk i besojnë internetit, mundohen ti rrinë larg. Cdo blog është një minë me sahat, gati për shpërthim. Edhe kur blogjet janë nga ana jote, nuk do të thotë, që do të jenë gjithnjë kështu. Në kundërshtim me politikanin klasik, i cili arësyeton në terma të përgjithëshëm, duke imagjinuar se mund ta ndryshojë shoqerinë nga lart, sot cdo ditë e më shumë përforcohet bindja se ndryshimi zhvillohet nga poshtë. Me një impostacion të këtij lloji ishte takimi midis Obamës dhe teknologjisë së social network, i cili prodhoi fryte të mira. Pra ky është si të thuash një model i testuar si i sukseshëm, prej të cilit mund të frymëzohet edhe shoqëria jonë. Sot të gjithë jo vetëm personazhet publike mund të masin popullaritetin e tyre në Google, të rishohin momentet e tyre më të lumtura ose më shokuese në You Tube dhe të llogarisin numrin e saktë të miqve të tyre në facebook. Kjo duhet të ndihmojë në ndryshimin e pritshmërive tona si publik: jo gjithëshka nga poltika, jo gjithëshka nga lart, jo gjithëshka nga të huajt. Sidomos të mirat nuk vinë në këtë mënyrë. Ato janë thjesht kamerdare provizore shpëtimi, të cilat nuk të nxjerrin në breg, por thjeshtë të japin kohë. Kamerdaret dhe tullumbacet elektorale kanë të përbashkët midis tyre faktin, që me një spille shndrohen në asgjë.
Nën këtë frymë të re zhvillimi social network ka gjetur përhapje masive. Të aderosh në një komunitet do të thotë të hysh dhe të marësh pjesë në një botë. Aktivizmi me një klik, sigrurisht është bërë një mënyrë e re për të marrë pjesë në jetën politike. Sot faqet e shqiptareve në facebook kanë parë një sërë fenomenesh, duke filluar nga barsoleta apo banlitete, që tregojnë të rinjtë, kanë parë grupe ambjentalistësh, lëvizje kundër rrymës ose popullarizim lokal, grupe rinore, muzikor, partiak etj. Së fundmi kemi grupe në facebook pro apo kundër Berishës, pro apo kunder Ramës, pro apo kunder Metës, grupe patriotike, antiraciste etj.
Një sërë grupesh mobilizojnë në stilin anglosakson (Single issues moviments) mbi një problem të vetëm apo thjesht janë humoristik apo ironik. Kliktivizmi si fenomen i ri tek ne, për rrjedhojë i pastudjuar, sot në botë preokupon disa politikolog, të ciltë tremben, se impenjimi mund të ezaurohet me një klik: “më pëlqen” (like). Muajin e kaluar Steve Micah, komenetator i britanikes “Guardian” e sintetizonte kështu: “Kliktivizmi promovon iluzionin se të navigosh në internet mund të ndryshosh botën, dhe qëndron në aktivizimin si Mc Donald, i cili qëndron në një ushqim të gatuar mire. Mund të të duket ushqim por janë kalori boshe, substancat ushqyese kanë humbur me kohë”.
Nën këtë optikë, do të ishte e përshtatëshme për terrenin tonë, ku ka shumë diferenca edhe për sa i përket nivelit të dijeve si dhe në përhapjen territoriale apo midis shtresave të ndryshme, të zhvillimit teknologjik, të kishte një kombinim të menyrës së bërjes së fushatave elektorale ose vendosjes së kontaktit me publikun, ku në qytetet e medha apo zonat më të zhvilluara, përparësia t’i jepej teknologjive të reja, pa qarë poltikën e mëparëshme.
Bumi mediatik dhe dobësimi i aktivizimit civiko-politik kanë kontribuar të bëjnë të eksplodojne si kudo edhe tek ne kostot e fushatave elektorale gjithnjë e më pak të bazuara mbi aktivitetin e vullnetarëve dhe gjithnjë e me shumë të hegjemonizuara nga profesionistët e komunikimit dhe marketingut.
Gjëja, që bie më shumë në sy në këtë rast është fakti, që fal web një zgjedhës i bindur bëhet si një virus kundrejt disa të pabindurve, duke përcaktuar në se është i mirë suportuar dhe arsimuar, një efekt kasketë mbi kontaktet e veta, të paarritëshme gjetkë.
Teknologjitë e reja kanë bërë për njeriun e zakonshëm atë, që masmediat nuk kanë mundur ta bejnë dot më parë: kanë bërë të mundur narcisizmin e mediacionit të vazhdueshëm.
Të gjithë kandidatët, të cilët do të ishin me begraund më pozitiv në se do të ishin seleksionuar, jo nga lobet klienteliste, por nëpërmjete një tipi primaresh on-line (duke evituar në këtë mënyrë frakturat e brendëshme, për shkak të perzgjedhjeve, sidomos dukuri kjo e të majtës tek ne), dëshirojnë të komunikojnë me mbështetësit e tyre on line. Duke e bërë këtë ata do t’u lejojnë fansave të komunikojnë edhe midis tyre. Në këtë rast nuk do të kemi të bëjmë vetëm me kultin e kandidatit, por edhe me narcisizmin e fansave.
Cfarë prisni të dashur politkan për tu kthyer në bankat për të mësuar të komunikoni me personat? Ndofta në zgjedhjet e 8 Majit do të kemi në kryqytet apo qytete si Vlora, Durrësi, Korca, Shkodra kandidat fitues edhe për kete shkak.

Luiza Hoxhaj
Me 25.03.2011

1 commento:

Vezir Ukaj ha detto...

Nje shkrim interesant dhe me vlera Luiza!