Cerca nel blog

domenica 19 dicembre 2010

Shteti dhe arsimi: Refleksione te Adam Smith

                                “Shfletoj mendimtaret antik dhe i gjej mendimet e mia me moderne”
                                                                                              A. Solzenicyn

             Ne filozofine perendimore, fillimet e filozofise morale, qe eshte nje linje e mendimit sistemik dhe te thelluar mbi keto tema, tradicionalisht referimi fillon nga Sokrati. Eshte interesant te thuhet qe ky fillim koncidon me perkufizimin e metodes dialektike, e kuptuar si dialog i orientuar nga kerkimi i nje te vertete te perbashket. Pikerisht forma e dialogut favorizon empatine si element formues. Pjesemarresit ne dialog duhet te jene te inspiruar nga metoda sokratike, e cila bazohet mbi parimin e edukimit per te menduar ne menyre te lire, ne kerkim te vazhdueshem te te vertetes. Pedagogjia sokratike vendos ne qender edukimin e te menduarit ne menyre riflesive. Per kete tip edukate kane nevoje te gjitha epokat. E aktualizuar ne funksion te temes se ketij shkrimi do te beja nje paralele ne fushen e ekonomise, duke ju referuar ideve te Adam Smith.
Ne periudhen e sotme kur nga debati per politiken ekonomike buron gjithnje dhe me fuqishem vetedija, qe investimi ne arsim eshte rruga e duhur per te lancuar ose rilancuar procesin e zhvillimit afatgjate, rezulton interesante qe te sjellesh ne vemendje disa refleksione te Adam Smith, kundrejte rendesise qe kane institucionet publike ne akumulimin e kapitalit njerezor. Ne analizen ekonomike bashkekohore, ne nje mase te konsiderueshme, theksi ka kaluar nga vleresimi i akumulimit te kapitalit ne terma fizike paresore, te vleresimi i tij si nje proces ku cilesia prodhuese e qenieve njerezore perfshihet si pjese integrale. Gjithashtu edhe ne studimet e koheve te fundit per rritjen ekonomike, vihet nje theks gjithnje e me i madh ne “kapitalin njerezor”.
Kendeveshtrimi nga pikepamja e aftesive perfshin ne nje fare menyre nje perqasje te integruar ndaj zhvillimit ekonomik dhe social, te filluar vecanerisht nga Adam Smith (si ne Wealth of Nations, ashtu edhe ne Theory of Moral Sentiments). Sipas tij permes edukimit, te mesuarit dhe formimit te mjeshterise njerezit mund te behen shume me prodhues me kalimin e kohes. Arsimi e ben nje njeri me efektiv ne prodhimin e mallrave, duke sjelle keshtu nje rritje te kapitalit njerezor, e cila i shtohet vleres se prodhimit ne ekonomi, si dhe te ardhurave te personit qe eshte arsimuar, i cili edhe me te njejtin nivel te ardhurash mund te perfitoj nga edukimi (me leximin, komunikimin, diskutimin, aftesimin per te zgjedhur ne menyre me te bazuar) nje vleresim me serioz nga te tjeret. Keshtu perfitimet e edukimit tejkalojne rolin e tij si kapacitet njerezor ne prodhimin e mallrave.
Duke u mbeshtetur te David Hume, Adam Smith theksonte se ti shohesh njerezit vetem ne aspektin e shfrytezimit te tyre ne prodhim, eshte mos perfillje e natyres se njerezimit. Ne se nje person mund te kete rendiment me te larte ne prodhimin e mallrave, neprmjete nje edukimi me te mire, shendeti me te mire etj, pritet qe ai nepermjete ketyre mjeteve te arrije drejtperdrejte me shume dhe te kete lirine te arrije edhe me shume synime ne menyren se si e ben jetesen. Duke realizuar percaktimin e mundesive te prodhimit Smith-i theksonte rolin e arsimit dhe te ndarjes se punes, te te mesuarit, duke punuar dhe te formimit profesional. Sipas tij zhvillimi i aftesise njerezore per te bere nje jete me te vlefeshme eshte me shume rendesi.
Smith ne pasurine e kombeve i dedikon kapitullin e peste rolit te shtetit ne ekonomi, duke u ndalur ne menyre domethenese edhe mbi arsimin ne vecanti me fokus perfshirjen e me te varferve, te cilet prej kohesh perfaqesojne maxhorancen e popullsise.
Sipas Smith Shteti kontribuon ne menyre incizive ne procesin e formimit te qytetareve. “Me nje shpenzim shume te vogel shteti mund te “lehtesoj”, dhe perfshije pothuajse gjithe masen e popullit ne domosdoshmerine e te mesuarit si pjesa me esenciale e edukimit. Shteti mund te “lehtesoj” mesimin e popullsise nepermjete tre kanaleve: duke ndertuar struktura shkollore per te bere konkrete dhe te kuptueshme oferten formative duke krijuar mesime efektivisht te dobishme per punesime te pershtateshme me statusin social te cilit i perkasin; se fundi duke bere arsimimin ekonomikisht te pranueshem per te gjithe. Pervec kesaj shteti mund te inkurajoj pjesemarrjen ne pershkimin formativ, psh nepermjet disa mekanizmave te nxitjes se vleresimit per studentet me te zote ose me te varfer. Ne fund shteti mund te “caktoj” imponoj te mesuarin, psh duke kondicionuar pranimin ne vende pune pas superimit te nje provim lidhur me punen specifike dhe qe parashikon nje nivel te caktuar te arsimimit baze.
Sipas perafrimit smithiane, ne fushen e arsimit institucionet publike mund te reagojne ne menyre “detyruese” duke kondicionuar fuqishem zgjedhjet e individeve te vecanteve. Ide te tilla i kundervihen percapjeve individualistike prezente ne teorine ekonomike dominante. Psh modeli i Lucasit (1998) kur i referohet kapitalit njerezor thekson se arsimimi i nje individi varet ekskluzivisht nga zgjedhjet e tij, pasi ne fakt ai vendos te kushtoj nje fraksion te kohes se tij per te punuar dhe reston per te mesuar. Ne nje situate te tille eshte teresisht i papranishem roli i institucioneve publike, te cilet vecanerisht ne boten reale kane nje rol apsolutisht qendror ne shkollarizimin, ne cfaredo vendi, si ne ato te industrializuara apo ne ato ne zhvillim si ne rastine vendit tone. Individi nuk ka kapaciteitn te ndermarre i vetem rendesine e nje pershkrimi formativ per jeten e tij sociale dhe te punes. Perkundrazi sa me e madhe eshte prapambetja e nje vendi, aq me i vogel eshte kapciteti i individeve per te ndermarr nje pershkrim formativ, qofte dhe afatshkurter pasi nuk zoterojne as kapacitetin kulturore, per tu veteperkushtuar ne fushen e mesimit, dhe as ate materiale per te vijuar shkollen
“Arsimimi i njerezve te zakonshem, ne nje shoqeri jo civile dhe komerciale, kerkon vemendjen e shtetit me shume se sa ate te personave te nje rangu te caktuar dhe te nje fati te caktuar” (Smith )
Tek Smithi arsimimi i klasave me pak te kamura, i cili mund te vij vetem fale vepres se shtetit, eshte antidoda e vetme per semundjet, qe burojne nga ndarja e puneve. Nderkaq zgjerimi, kultura e gjere u mundeson mases se punonjesve te mbajne nje nivel dinjitoz te kapacitetit intelektual. Shteti keshtu duhet te ballancoj keto efekte sociale negative lidhur me progresin teknik dhe ekonomik. Per nje qellim te tille Smith ka propozuar mesimin fillor te detyrueshem per te gjithe, gje qe per epoken ne te cilen fliste ka perfaqesuar nje forme shume te avancuar te reformizmit politik dhe social.
Ne fakt ne ndryshimi me nje impostim revolucionar marksist, qe mohon cdo lloj avantazhi social te ndarjes se punes, Smith individualizonte qartesisht aspekte pozitive dhe negative te procesit te industrializimit, duke besuar ne nje seri reformash sociale dhe ekonomike per te kufizuar shpenzimet dhe shtuar perfitimet. E njejta paralele mund te hiqet sot me efektet qe shkaktojne fenomenet e globalizimit dhe te progresit teknologjik
Pervec kesaj gjithnje sipas Smith, aksioni publik ne fushen e arsimit ka edhe nje domethenie shume te larte civile: nje individ i arsimuar jo vetem do te jete nje punetor i mire, por do te jete edhe nje qytetar me i vetedijeshem per te drejtat dhe detyrimet e tij dhe do te jete me pjesemarres ne jeten civile. Nga ana tjeter akumulimi i kapitalit njerezor permban ne vetvete nje funksion te dyfishte ekonomik dhe social: permiresimi i nivelit te arsimimit te popullsise favorizon nje rreth virtuoz midis zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit civil.
“Megjithese shteti nxjerr nga arsimimi i tyre avantazhe jo te parendesishme. Sa me shume shtresa te tilla jane te aresimuara aq me pak ato jane subjekte per iluzionet e fanatizmit dhe te superticionit, qe midis popujve injorant i japin shpesh vend crregullimeve me te tmereshme. Pervec kesaj nje popull i arsimuar dhe inteligjent eshte gjithnje me i hijeshem dhe i rregullt nga nje popull budalla dhe injorant. Ne te cdo individ ndihet me i respektuar dhe me i denje per te gezuar respektin nga ana e superioreve te tij legjitim pervec te qenit me i disponueshem per ta respektuar (Smith 1776)).
Smith, megjithese nuk mohon rendesine e diferences individuale origjinale, sheh ne nderhyrjen publike ne fushen e formimit nje instrument te mundshem demokratik te “mobiliteti social”, meqenese nje fenomen i tille per epoke do te mund te kish nje rilevance per shkake te kondicionimeve sociale dhe politike.
“ dallimi i talenteve natyrale ne njerez te ndryshem eshte, ne realitet, shume me i vogel se sa e mendojme ne; dhe vete aftesia gjeniale shume e ndryshme, qe duken ne dallimin e njerezve te profesioneve te ndryshme, kur rriten deri ne pjekuri, ne shume raste nuk eshte problem, sa eshte efekti i ndarjes se punes. Dallimi midis karaktereve me te ndryshem midis nje filozofi dhe nje hamalli te zakonshem, psh ,duket jo aq shume ne natyren se sa ne zakonet dhe edukaten. Kur erdhen ne kete bote dhe per gjashte apo shtate vitet e para te ekzistences se tyre, ata ishin shume ose ndoshta shume te ngjashem me njeri tjetrin dhe as prinderit dhe as shoket e tyre te lojes nuk do te mund te perceptonin asnje dallim te dukshem”(Smith 1776).
Ne te vertet besimi i Adam Smith ne forcen e edukimit dhe te te mesuarit eshte cuditerisht i forte. Smith-i ishte nje “edukator” i rrepte, fakt i cili perputhet me besimin e tij te madh ne persosmerine e aftesive njerezore. Me shume se sa te ekzaminoj ne se pikepamjet e Smithit per edukimin jane ose jo te drejta ja vlen te shohim se sa shume i lidh ai aftesite prodhuese dhe menyren e jeteses me edukimin dhe kualifikimin dhe se sa shume beson ai ne permiresimin e seicilit. Kjo lidhje eshte shume e rendesishme per formulimin e kendeveshtrimit tone me fokus tek kapitali njerezor dhe perqendrim tek aftesite njerezore.
Ne konkluzion nga keto refleksione te shkrutera mund te burojne disa linja udhezuese per politiken ekonomike.
Ne radhe te pare shteti duhet te garantoj nje nivel arsimimi baze, qe te kete funksion te beje individin te afte si per te hyre ne tregun e punes si per te formuar nje koshience te veten civile. Ne radhe te dyte shteti duhet te nderhyje ne nje menyre “energjike” ne te gjitha zonat e prapambetura, duke permiresuar kontekstin ekonomik dhe social, qe nuk lejon kete “salto formale” e cila mund te gjeneroj nje rreth pozitiv midis arsimimit dhe rritjes ekonomike. Ne radhe te trete ne vendet ne zhvillim, rasti yne, institucionet, shoqeria civile dhe opinioni publik duhet te incidojne mbi proceset e akumulimit te kapciteti njerezor duke mbrojtur sa te jete e mundur karakterin publik te sherbimeve formative. Ne fund shteti duhet te organizoj sistemin formativ dhe ate produktiv ne nje menyre te tille qe akumulimi i kapitalit njerezor, i cili perfaqeson nje mundesi konkrete, psh te nje permiresimi efektiv te pagueshem, por edhe te nje shperblimi social, qe jane mbi te gjitha aftesi dhe jo privilegje per te determinuar suksesin profesional te cdo personi. Ndersa perparimi ekonomik i ndihmon njerezit te kene mundesi me te medha per te bere nje jete me te plotesuar, te kene me shume arsimim, sherbim me te mire shendetesor, perkujdesje me te kualifikuar mjekesore dhe faktore te tjere ndikojne me aresye ne lirine e vertete qe njerezit gezojne aktualisht. Keto zhvillime sociale’ duhen llogaritur drejteperdrejte si “elemente” te “zhvillimit” te tyre perderisa ndihmojne per te bere jete me te gjate, me te lire e me te fryteshme, pervec rolit, qe luajne ne zhvillimin e rendimentit, te rritjes ekonomike dhe te ardhurave individuale.
Ne kete menyre roli i qenieve njerezore si instrumente te ndryshimit mund te shkoj pertej prodhimit ekonomik, duke perfshire zhvillimin social dhe politik. Shtrirja e arsimit baze mund te permiresoj gjithashtu cilesine e debatit publik, i cili nuk ka perse jo te mos rifilloje edhe me vete temen e edukimit me moton: Edukim per te luftuar varferine.


Luiza Hoxhaj

Nessun commento: