Cerca nel blog

martedì 21 dicembre 2010

Kunder varferise duke investuar ne edukim

Botuar ne gazeten Tirana Observer,dt 25.12.2010

“Kursimi shnderohet ne kapital, pervecse nepermjet prodhimit apo trasformimit te te mirave materiale, edhe nepermjet edukimit dhe arsimimit te brezave te rinje. Shpenzimet qe perballohen per edukimin fizik, intelektual, shpirteror te femijeve tane, me teper se shpenzime te verteta dhe vetiake, perfaqesojne kursimin vullnetar te destinuar per t’u trasformuar ne kapital dmth per ti shtuar ose permiresuar ate kategori te vecante te kapitalit qe eshte kapitali personal”
                                                                            Marco Fanno: “Parimet e shkences ekonomike”

             Kjo teme, sigurisht kurajoze, buron si rrjedhoje e nje refleksioni bazuar ne doktrinen smithiane. Diskutimi i saj eshte aktual mbi te gjitha ne kete periudhe te nje krize te thelle ekonomike dhe financiare, qe vazhdon ende te gjeneroj ne bote: papunesi, te minoj kohezionin social, duke mbjelle ne rrugen e saj nje sere rreziqesh per politikat sociale si dhe per funksionimin e mire te demokracise sone.
Ne kohen kur shkruante, Marco Fanno (1951), ndaj te vertetes se njoftuar prej tij nuk ishin te vetedijeshem as ekonomistet dhe as te tjeret. Ne ate periudhe arsimi, kultura, nuk ishin llogaritur ne radhe te pare si investime, megjithese arsimi ishte konsideruar, kusht apsolut i aktivitetit ekonomik, duke i njohur nje vleresim, i cili koncentrohet ne aktivitetin ekonomik dhe per rrjedhoje ne investimet materiale.
Ne raportin midis arsimit (investimet imateriale tek njeriu dhe per njeriun), dhe investimeve materiale (pergjithesisht te quajtura investime), te parat zinin nje hapesire te pakte, dhe atyre vetem si norme u referoheshin. Sot ne vendet ekonomikisht te avancuara raporti eshte permbysur: vleresimi i arsimit dhe kultures tejkalon ate te investimit material ne kapitalin prodhues, makina, atrecature, lende te pare. Hapur nenvizohet nje korrelacion pozitiv midis zhvillimit ekonomik dhe epersise se investimeve imateriale mbi investimet materiale. Mbi deshmite e shumta evidente te ketij perfundimi mjafton te reflektosh mbi natyren e progresit informatik, i cili gjithnje e me shume u beson softwareve. Kjo nuk do te thote se investimet materiale reduktuohen: ato vazhdojne ne marzhin e tyre gradual, por perkrah tyre ecen progresi shume me i shpejte i investimit ne dijet shkencore, ne proceset organizative, dhe ne teknikat aplikative.
Arsimi i paraprire nga kerkimi shkencor, nga progresi teknologjik dhe nga profesionalizmi eshte qartesisht investim esencial per njerezimin, investimi me frutdhenes. Eshte strukturalisht i tille per vendet ekonomikisht te avancuara, dhe natyrisht eshte edhe per vendet e prapambetura, meqenese vetem arsimimi dhe aftesia e permiresimit tekonolgjik do te bej qe ato te dalin nga stadi i inferioritetit. Te paret, vendet ekonomikisht te zhvilluara, kane tek arsimi, armen me te spikatur, me sakte do te duhej te thuhej te vetmen te afte t’i bej ato te fitojne konkurrencen reciproke dhe akoma me teper konkurrencen, qe vendet e pazhvilluara ose ne rrugen e zhvillimit u imponojne fale kostos me te ulet se punes.
Ne kete rast eshte shune e nevojshme te vendoset qartesisht ne evidence lidhja midis edukimit, varferise dhe perjashtimit social, duke e pare edukimin: si instrument per te jetuar ne shoqeri, si instrument per te patur akses ne tregun e punes dhe si instrument per te ushtruar te drejtat e veta. Kjo kerkon si domsdoshmeri ballafaqimin rreth kesaj teme: te politikes dhe teknikes, sipermarresve dhe sindakalistve, sociologeve dhe ekspertve te arsimit dhe te formimit, pervec protagonistve te edukimit jo formal dhe te organizatave jo qeveritare te impenjuara ne kete fushe.
Shifrat e varferise dhe te perjashtimit social ne Europe flasin per nje varferi relative qe rritet dhe godet sot 17% te qytetarve europian, (rreth 78 milion persona). Po ashtu ne vendin tone megjithese te pakten sipas statistikave eshte ulur kenaqshem niveli i varferise ne 12,5% rreth 360 mije persona jetojne me me pak se 2USD ( prej te cileve 88 mije me me pak se 1 USD), pra nuk arrijne te plotesojne as nevojat me minimale. Gje qe do te thote globalisht papunesi, banesa te privuara nga dinjiteti, asistence shendetesore te papershtateshme, pengesa ne mesim dhe ne informim, integrim dhe kulture si dhe pjesemarrje sociale. Kjo varferi relative shoqerohet edhe me pabarazi gjinore, racash ose etnish, fetare ose besimi, paftesi, moshore ose te orientimit seksual, te punes (stabel apo e perkoheshme) etj. Pra sot ne Europe, nje qytetar ne kater gjendet ne paftesi te pranoj gezoj te drejtat themelore, te kete kushte jetese dinjitoze dhe te kete raport me tregun e punes. Veshtiresite rriten dhe godasin ne vecanti femijet e te varferve. Sipas sondazhit te fundit qytetaret europian shprehin nje preokupacion, qe manifeston nje pesimizem te perhapur per te ardhmen, duke konfiguruar nje 10% te varferise ekstreme, nje 29% te perjashtimit social dhe rreth nje 31% te europianeve ne risk te nje varferie te re. Dhe ne radhe te pare u atribuojne pergjegjesine padrejtesise sociale. Statistika te tilla kaq te detajuara tek ne nuk ekzistojne ose mungon aksesi publik mbi to.
Ky problem nuk duhet pare vetem nen keto aspekte, por duhet analizuar edhe nen nje profil ekonomik. Ky eshte nje problem social dhe ekonomik. Europa gjendet perballe sfidave imponuese per te ardhmen, qe i imponojne te pershtatet me progresin tekonologjik dhe me konkurrueshmerine globale, me egzigjencat e profesioneve te reja dhe aftesitte e kerkuara nga nje treg pune ne evolucion te vazhdueshem Nen sfondin e ketij skenari, duhen pare treguesit e varferise dhe ato te edukimit edhe per vendin tone, duke konsideruar nderkohe edhe vet diferencen qe ka vendi yne me vende te zhvilluara anetare te UE ( sipas statistikave rezultojme vendi me i varfer ne europe). Ashtu sikurse Europa nuk mundet sigurisht te lejoje te perjashtoj nje qytetar ne kater nga prodhimi dhe nga konsumi edhe tek ne, si strukturat shteterore ashtu edhe ato te shoqerise civile duhet te kemi te njejtin impenjim. Ne analize te fundit nuk eshte vendosur ne diskutim, ajo qe edukimi nuk eshte vetem nje e drejte themelore por edhe mbi te gjitha nje instrument per te jetuar ne shoqeri dhe evituar cdo lloj tipi te perjashtimit. Te dhenat e prezantuara ne rolin e akorduar sot edukimit per te perballuar keto sfida jane vecanerisht alarmante. Keto te dhena konfirmojne pervec te tjera qe papunesia dhe perjashtimi koncentrohen mbi te gjitha midis personave qe nuk kane arsim dhe kualifikim te pershateshem per te patur akses ne boten e punes.
Ne konkluzion nevojiten keshtu investime me te medha, jo vetem financiare, ne arsim dhe formim, sidomos ne kushtet e krizes globale, si dhe zhvillimi i nje sinergjie me te madhe midis arsimimit formal dhe informal; nje perfshirje me te madhe te te gjithe aktoreve si pjeset sociale, ndermmarrje, shkolle, institute te formimit te vazhdueshem, familie; zhvillimin e kualifikimeve te pershtateshme te trupit mesimor; politika qe lejojne te pajtohen me shume jeta profesionale me jeten private; zhvillimi i nje vemendjeje te vecante te arsimimit dhe riintegrimit te punetoreve emigrante, nje reduktim drastik te abandonimit shkollor dhe rritje te numrit te te rinjeve te lauruar. Te gjithe keto jane ingrendiente te nevojeshem per t’iu pergjigjur objektivave te zhvillimit dhe sfidave qe na imponon koha.
Rreziku i madh qe perballojme sot vleresimi i situates ekonomiko, finaciare dhe sociale vetem ne terma te rrepte te bilancit, te shkrutimit te shpenzimeve publike. Keto sigurisht qe jane nderhyrje te nevojeshme por jo te mjaftueshme, mbasi mbeten ne hije jashte vemendjes temat e medha te te ardhmes se zhvillimit ekonomik dhe social, te rritjes se qendrueshme, te profilit qe duhet ti japim shoqerise sone dhe te te ardhmes se gjenerates se re. Sot eshte evidente nevoja e gjetjes se nje ekuilibri midis pergjigjes ndaj problemeve te emergjences, qe kalon vendi dhe investimit per te ardhmen, me mendimin qe nevojitet kurajo dhe inovacion, ku arsimimi dhe formimi, duhet te gjejne nje vend qendor dhe startegjik.
Edukim ne te gjitha format e tij eshte ne qender te dinamikes se perfshirjes sociale; per te perfshire shoqerine, per te integruar ne boten e punes dhe zhvilluar shpirtin e sipermarrjes per te njohur te drejat e veta dhe per te marre pjese ne jeten civile dhe sociale.
Eshte ky objektivi qe duhet nxitur per te bashkuar organizatat e shoqerise civile edhe tek ne, si ne Europe, rreth temes: “Edukimi per te luftuar perjashtimin social”, me qellim qe te vendosen ne drite kreativiteti dhe eksperienca e shoqerise civile ne kete fushe, duke mundesuar lindjen e propozimeve konkrete te afte te ushqejne reflektimin dhe veprimin e institucioneve shteterore.
Ne kete menyre behet i mundur nje objektiv tjeter themelor, qe eshte ai i permbushjes se nje hapi te pare poltik drejt nje legjislacioni te ri bashkekohor te perfshirjes, te bazuar mbi instrumenta themelor te edukimit dhe mbi rishikimin e politikave te arsimit dhe te formimit si ne UE me standartet e te ciles duhet te matemi.
Ue, gjate vitit 2010, e perqendroi vemendjen tek problemit i varferise, duke u drejtuar institucioneve europiane dhe qeverive kombetare kerkesen per te rilancuar rolin e edukimit ne luften ndaj varferise dhe perjashtimit social, e cila do te te vazhdoje te jete nje prioritet i Strategjise Europa 2020. Ne kete strategji theksohet domosdoshmeria per te investuar ne fushen e arsimit dhe sidomos ne fazen e recensionit, gjate te ciles evidentohet se punetoret me pak te kualifikuar jane te goditurit me rende nga kriza financiare boterore. Nder ta te rinjte me nje nivel te ulet arsimimi jane me te goditurit ne UE. Niveli i papunesise per ke ka kompletuar studimet e nje shkolle te mesme eshte shtuar me 5% nga 2008 ne 2009. Kundrejt kujt ka nje diplome universitare te rinjte qe nuk kane mbaruar studimet e mesme jane shume me te mundeshmit per te humbur nje vend pune.
Prandaj Strategjia Europa 2020 synon te arrije si nivel referimi, nje kuote 40% te te rinjve me nje formim universitar. Aktualisht ne shtresen 25-34 vjecareve niveli eshte 34%, ku udheheq Irlanda me 45%.
Ne shkalle boterore, aresimimi duket si prioritet apsolut, si ne nivel personal dhe politik. Perqindja e kujt con ne fund studimet e mesme dhe universitetin, nuk kane qene kurre kaq larte dhe ne te gjitha vendet regjistrohen me shume investime ne aresimim. Keshtu mesataria e investimet ne arsim ne UE eshte 3,9% e PBB, mesataria e vendeve ballkanike 4,6% kurse ne Shqiperi investimet ne arsim kapin shifrene 3,5% te PBB. Po ashtu ne Shqiperi niveli i arsimit eshet 47% nga 62% mesatarja ballkanike dhe investimet ne kerkimin shkenocr kapin nivelin e 0,2% te PBB pra dhjete here me ulet se UE, gje qe con ne uljen e cilesise se mesimdhenies, duke u kthyer ne nje faktor frenues per rritjen ekonomike. Pavaresisht nga vleresimi inkurajues i Raportit te PISES, ku vlersohej progresi i Shqiperise ne arsimin parauniversitar( per ata tregues qe matet ky raport), mbetet shume per te bere. Nen kete optike duhet te reduktojme ne maksimum fenomenin e abandonimit te shkolles dhe te rritet numri i te rinjeve qe vijojne arsimin terziar me menyre qe te mund te zhvillojne plotesisht potencialin e tyre. Konsideruar rritjen e kerkeses per kurse universitare, investimet publike ne aresimin universitar duhen me te medha. Ne kete rast avantazhet jane evidente edhe ne planin privat: qytetare europiane qe kane strudiuar do te fitojne ne fakt shume me shume gjate jetes se tyre.
Prandaj sic meson Smith eshte detyrim i shtetit garantimi. per cdo individ, i marrjes se nje formimi te pershtateshem gjate jetes se tij. Nje arsimim i pershtateshem mund te kontribuoj per te permiresuar perspektiven profesionale te atyre qe ballafaqohen ne boten e punes.
Ndryshimet e shpejta qe jane duke karakterizuar epoken tone, ndryshimet e shpejta teknologjike, pasigurite ekonomike jane variabla qe duhet te perballohen ne kontestin e nje strategjie komplekse, ne te cilen rolin themelor pritet nje ofrim mbeshtetjeje per aktivitetin e arsimit dhe formimit.
Cdo dite mund te bejme llogarine e ndryshimeve te prodhuara nga keto fenomene. Ne gjirin e ndermarrjeve ato sjellin forma te reja te punes. Ne shkolle forma te reja te dijes. Ne jeten perditeshme duhet te ndryshojne zakonet. Keto ndryshime nuk jane nje paranteze e thjeshte por paralajmerojne shoqerine e neserme. Per seicilin nga ne ajo qe vlen eshte te zoterojme kontrollin e tansformimeve te tilla.

Luiza Hoxhaj
Tirane me 21,12,2010

Nessun commento: