Cerca nel blog

venerdì 24 dicembre 2010

Refleksion ndaj një proteste studentore

“Edukimi është një proces që zgjat gjithë jetën, që përfshin por që nuk identifikohet me procesin shkollor dhe me edukimin e fëmijëve” (UNESCO).

Duke tentuar të kapja thelbin e asaj se cfarë kërkonin studentët e fakultetit të mjekësisë me protestën e tyre, ju referova faktit, që Pedagogjia për Mijëvjecarin e tretë, kërkimet shkencore kanë demostruar që mendja përmban kapacitetin të mësojë gjatë gjithë jetës, dhe se në mënyrë konstante duhet të ushqehet dhe përdoret gjithnjë aftësia, gjithnjë me aftësinë për t’u trasformuar dhe për të thithur.
Të edukohesh për të edukuar është ndërkaq parimi inspirues i një përditëshmërie që mbështet procesin e auto-edukatës, një proces themelor për cdo edukator për cdo njeri. Kjo është akoma më e rëndësishme për ata që kanë marrë përsipër misionin e përgatitjes së brezit të ri me njohuritë dhe praktikat për t'u përballur me jetën dhe dinamikat e saj gjithnjë në ndryshim, Ndryshime të cilat janë shoqëruar nga një rritje e shpejtësisë së shpërndarjes së dijes dhe të zhvillmit teknologjik gjithnjë e më të shpejtë, fenomene tipike këto, që karakterizojnë epokën tonë. Ndërkombëtarizimi i shkëmbimeve, globalizimi i teknologjisë dhe në vecanti shoqëria e informacionit, u afrojnë individëve mundësi më të mëdha për akses në informacion dhe dije. Shoqëria e të ardhmes do të jetë kështu një shoqëri e dijes. Këto ndryshime ekonomike, sociale dhe teknologjike, kërkojnë një të mësuar të vazhdueshëm për t'i lejuar individët të jenë në gjëndje për të përballuar ndryshimet që derivojnë.
është në këtë perspektivë që profilizohet një rol qëndror i sistemit të arsimit dhe për rrjedhojë i mësuesve dhe të gjithë operatorëve të dijes. Të edukohesh për të edukuar njerëzimin e mijëvjecarit të tretë, nuk është e lehtë. Kush merr përsipër një mision të tillë sipas meje ka nevojë të organizojë dijen e tij dhe të kultivoj një njohje e cila të jetë suportuar nga një reagim rispetoz, etik dhe i qëndrueshëm. Kërkesë kjo që buron nga fakti i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm, që arsimi është një e mirë shumë shumë e rëndësishme, dhe si i tillë ai duhet të jetë sa më universalisht i mundur.
Arsimi është themelor, por si në cdo vend edhe tek ne ai ka vecantit e veta. Arsimi duhet të shërbejë mbi të gjitha për të hapur mendjet. Janë shumë të rëndësishme disiplinat që studiojnë por janë shumë më të rëndësishme që të mësuarit të ketë objektiv edukimin për të hapur mendjen sic thotë Shekspiri:
“ disa (madheshtine) e posedojne qysh ne lindje, te tjere e fitojne, te tjere akoma e marrin si dhurate”.
Fëmijët tanë, të rinjtë që e kanë jetën përpara tyre nga shkolla nuk duhet të marrin si “dhuratë” “vogëlsinë”. Pikërisht kjo ishte edhe thelbi i kërkesës së studenteve të mjekësisë sipas meje: të hapin mendjet dhe të përgatiten cilësisht dhe realisht për jetën. Ti fitojnë dhe konsolidojne dijet e tyre gjatë procesit universitar dhe jo të marrin si dhuratë një copë diplomë pa vlerë. Eshtë shumë i rëndësishëm fakti, që një gjë të tillë e kërkojnë vet studentet, duke shigjetuar në zemer nga brenda difektet e sistemit formativ. Në këtë rast ka shume gjëra në lojë ndaj të cilave duhet reflektuar.
Cilat jane shkaqet e situates deficitare te arsimit ne vendin tone? Kjo eshte pyetje qe duhet te marre pergjigje nga operatoret dhe aktroret e perfshire ne kete proces, por edhe nga shoqeria civile e me gjere. Mbi baze edhe te konfrontimit te treguesve ne kete fushe edhe me vendet e tjera te rajonit te propozohet nje strategji veprimi per te rilancuar cilesine komplesive te sistemit tone shkollor.
Politikate arsimit bejne pjese ne ato instrumenta pa te cilat nuk eshte e mundur, ne vende si yni, te nisesh nje proces te zhvillimit te qendrueshem, specifikisht ne nje epoke ne te cilen faktoret jo materiale te zhvillimit shpenzojne nje pjese ne rritje gjithnje dhe me te konsiderueshme nga PBB ne vendet e zhvilluara dhe ato te ekonomive emergjente. Nje epoke ne te cilen konkurueshmeria luhet ne cilesine e dijes dhe te burimeve njerezore me kualifikim me te larte pa te cilen nuk mund te mendohet te perballohen sfidat e globalizimit, te cilat quhen inovacion teknologjik, prodhim i dijes dhe informacion.
Procesi i dijes dhe kompetencave te kualifikuara ka nje efekt vendimtar edhe ne mobilitetin social duke percaktuar spostimin e kapitalit njerezor atje ku jane proceset e zhvillimit tashme te filluar dhe konsoliduar, duke kontribuar per te permiresuar kushtet e pageses si dhe ato sociale te individit. Ne kete kontekst eshte shume preokupante mungesa si ne dije, si ne kompetence ashtu dhe aftesine per te perdorur dijet ne perputhje me kontekstin specifik, sic eshte prezantuar situata edhe nga vet studentet (pretendimi se marrin vetem dije teorike, nuk dine te mbajne stetoskopin, s’jane te afte te trajtojne nje te semure neser etj si keto).
Shtimi sasior i universiteteve, nuk mundet dhe nuk duhte te jete shkak per perkeqesimin cilesor te mesimit universitar, per mungese te kohes se nevojeshme per te pergatitur masen e madhe te pedagogeve te nevojeshme dhe per te krijuar nje strukture ndertesash te pershtateshme.
Ky impenjimi i ri, ndihmes, ka ndikuar negativisht mbi impenjimin tjeter te vet universiteteve, ate te zgjerimit cilesor te kultures shkencore dhe humanitare. Eshte krijuar keshtu ne pjesen e larte te sistemit tone shkollor nje boshllek cilesor, natyrisht me perjashtime, per mbushjen e te cilit bejne thirrje vet studentet. Arsimi universitar, megjithese ende ne gjendje te mbaj nivelin kulturor, shkencor dhe tekonologjik ekzistues, eshte bere i paafte te krijoje te ardhmen.
Problemi i cilesise se ulet ne arsim, qofte ne sistemin parauniversitar , qofte ne ate universitar, eshte sigurisht i varur ne mase te gjere edhe nga kushtet e mesuesve. Mesuesit kane kushtet e pranimit nga me te uletat dhe progresi i kerkuar prej tyre eshte shume i limituar, i lidhur me shume me faktin e vjetersise dhe jo sic ndodh ne bote, nga rezultatet e arritura apo nga kualifikimet e kryera.
Nevojitet te vihet ne jete nje mekanizem, qe e lidh progresin me keto komponente, ashtu sic ndodh ne vende te tjera, per te shtuar motivimin se bashku me produktivitetin dhe me nivelin cilesor te mesuesve, pervecse ti rijepet dinjitet nje kategorie kaq te rendesishme per zhvillimin e ardhshem te vendit. Prej ketu buron nevoja per nderhyrje te menjehereshme per ti dhene me shume cilesi arsimit shkollor, berjen me efikas dhe eficient te alokimit te burimeve financiare dhe permiresimit te organizimit te punes dhe te karrieres se mesuesve.
Ne kete rast vihet re qe ndikimi ka edhe konteksti yne nacional: infrastruktura, situata kulturore dhe sociale e familjeve (shpenzimet) ka pa dyshim influence ne rezultatet jo te kenaqeshme si dhe ne nje diferencen midis rajoneve te ndryshme te vendit. Situata duket paradoksale ne se ballafaqojme te dhenat mbi shpenzimet per arsimin. Shpenzimet per arsimin ne se maten me rajonin, te llogaritura mbi PBB rezultojne si me poshte: shpenzimet per arsimin ne vendet e OECD 3,9%, ne Itali 3,6 ne shqiperi 3,5% ne vendet ballkanike 4,6%..te PBB respektive.
Pra sic shihet ne rajon qeveria jone eshte ajo qe ka investuar me pak ne formim dhe arsimim, pale ne kerkim, ku inevstimi eshte i paperfillshem, duke mos pasur yllin e saj polar meriten dhe aksesin formativ per te gjithe. Treguesit e investimit ne arsim dhe kerkim shprehin qarte faktin se ekzekutivi tek ne, ndryshe nga sa promovon, nuk e vret aq shume mendjen per shkollen dhe universitetet dhe te investoj ne kete sektor ju duket si ti hedhin parate ne ere; ekzaktesisht e kunderta e asaj qe do te bente nje vend normal ne kete kohe, i cili ka domosdoshmeri te ngushtoje distancat ne zhvillim dhe nivel jetese, me fqinjet e tij apo vendet e UE ku ne aspirojme te aderojme. Kjo eshte ekzaktesisht e kunderta e asaj qe po ben Europa ne kete kohe krize ( referuar Strategjise se Lisbones dhe Strategjise Europa 2020).
Kjo situate ne se e ballafaqojme me treguesit cilesor te ofertes formative, tregon qe kjo e fundit nuk varet vetem nga niveli me i ulet i shpenzimeve, por qe ekziston mbi te gjitha nje problem tjeter serioz, i alokimit te burimeve financiare, neprmjete te cilit sakrifikohet publikja ne favor te privatit (referuar ligjit te ri per arsimin e larte, mendimi kritik ndaj te cilit u sfumua per nje konformizem cinik qe lancohet nga tv komerciale), ne te cilat ben pjese edhe nje nivel i pamjaftueshem i shpenzimeve ne llogari kapitale per infrastrukturen shkollore.
Ne keto kushte nevojitet te niset nje rol i ri i shtetit, i cili do te coje ne nje menyre qeverisjeje te re te shkolles e shoqeruar kjo me nje autonomi te plote ekonomiko-financiare te instutcioneve shkollore te shoqeruara me aftesi per te aktualizuar nderhyrjet e nevojeshme per permiresimin e rezultatit. Perpara se gjithash duhet te themi se ne kete faze kemi nevoje per pushtetin dhe per mbrojtjen e institucioneve, jo vetem te tregut. Istitucione keto te furnizuara me rregulla demokratike, civile dhe te drejta njerezore, mendie te hapura dhe te lira, struktura te arsimit baze, asistence shendtesore dhe rrjete te sigurise ekonomike, dispozita per lirine dhe te drejtat e grave, objektiva te denje per nje vend jo vetem demokratik, por modern qe beson ne te ardhmen e tij.
Ne lidhje me protesten e studenteve me duhet te risjelle ne skene sloganet e vjetra te kujt deshiron te ruaj status quone, te kujt eshte apriorikisht kunder cdo lloj ndryshimi dhe beson se mund te perdor shkollen si nje vend te indoktrinimit politik.
Pikerisht per kete nevojitet te kemi kurajon per te ndryshuar” Ndryshimi ne vetvete nuk eshte nje ideal dhe nje vlere, sepse pozitiviteti i tij varet nga cfare ai sjell. Politika siperfaqesore, qe i trembet debatit, qe ndalet ne slogane dhe nuk kalon kufirin e lendes se pare te ballafaqimit, nuk prodhon rezultat.
Ky reagim studentor do te thote, sipas meje, qe ka nje bote te frymezuar nga deshira per te mbrojtur shtetin e te drejtes dhe demokracine, te cilat kane te arsimi dhe tek puna dy drejitmet kryesore. Ky mobilizim ka nevoje per vemendje.
Shkolles duhet ti besohet detyra qe te trasformohet ne nje ambjent te mesimit te tyre ne gjendje te luaj nje rol pozitiv kundrejt reagimeve, qe vine nga vet bota e te rinjve dhe te konteksteve te tjera qe kontribuojne ne rritjen e tyre personale dhe sociale. Ne kete rast vlen te vleresohen inisiativa te tilla si krijimi i institucionit te fondit te ekselences, institucioni i bursave per me te varferit apo per studime pas universitare, te cilat megjithate jane te pamjaftueshem perball asaj qe kerkohet.
Shkolla duhet te kthehet ne nje ambjent ku mesohet mesohet dhe mesohet te rritesh, i cili mund te ndertoj shtylla te verteta te edukimit te shekullit te XXI ashtu sic theksohet nga UNESCO, duke krijuar mundesi qe te krijohet nje elite studjuesish. (largimi i trurit i evidentuar edhe nga Banka Boterore eshte nje tjeter problem qe kekron vemendje dhe politika te pershtateshme).
Te inspiruar nga ajo qe kerkojne studentet si dhe nga thenia e M.Hutchins qe : “Qellimi i arsimit eshte te pergatise te rinjte te mesojne vete gjate gjithe jetes”natyrshem duhet te kalojme te fakti qe vec kesaj, qe trajtuam me siper, eshte edhe nje nivel tjeter studimi, qe nuk permban as tituj studimi dhe as merite, dhe aq me pak te leshoj te tille: kjo ka te beje me perfitimin e njohurive te gjera, mbi te gjitha teorike dhe ne menyre frekuente operative dhe profesionale. Kjo eshte faze e ndryshme pasi ajo udhehiqet nga vet personi, i cili vendos te zgjedh dhe te studioj sipas vokacionit dhe vleresimit te tij. Kjo eshte faza ku sundon liria e te studjuarit ne cfardeo profesioni, brenda apo jashte vendit. Kjo eshte faza e lartesimit te vlerave individuale. Ne kete konsiderate me duket interesante sa afirmohet nga Umberto Eco, se vija e demarkacionit midis alfabetizimit dhe jo alfabetizimit ne boten reale eshte nje linje e vertet e kufirit midis perfshirjes dhe margjinalizimit. “Ajo qe vlen me shume eshte aftesia njerezore per te krijuar dhe perdorur dijet ne menyre efikase dhe inteligjente mbi bazen e nje evolucioni konstant”.


Luiza Hoxhaj
24.12.2010

2 commenti:

Anonimo ha detto...

It's the best time to make some plans for the long run and it is time to be happy. I have learn this submit and if I may just I desire to suggest you few fascinating issues or tips. Perhaps you could write next articles relating to this article. I want to read more things approximately it!

Here is my weblog; wiki.dbjr.de

Anonimo ha detto...

Everyone loves what you guys are up too. This
type of clever work and coverage! Keep up the awesome works guys I've included you guys to my personal blogroll.

Feel free to visit my website - ford ranger