Cerca nel blog

lunedì 12 luglio 2010

Me shume emigrante, me shume krime? Varet nga politika

Rezultatet e nje kerkimi ne Mbreterine e Bashkuar demostrojne se prezenca e emigranteve jo domosdoshmerisht trasformohet ne nje rritje te nivelit te kriminalitetit. Perkundrazi. Ne se te huajve ju lejohet liria e hyrjes dhe daljes nga vendet pritese, te punojne me rregulla dhe te zgjedhin lirisht tregun e punes, ne te cilin te perfshihen, nuk rregjistrohen efekte negative nga pikepamja e kriminalitetit. Kur politika migratore ju mohon atyre keto mundesi, ata mund te perfundojne duke zgjedhur aktivitete kriminale per ti bere balle nevojave te jeteses (ushqyerjes). Me ne fund jo te gjitha rrufete bien mbi emigrantet. Ky mendoj se eshte nje kapercim pozitiv ne mentalitetin e poppullsive te vendeve pritese ndaj emigranteve.
Nuk ekziston nje lidhje pergjithesisht e vlefeshme midis kriminalitetit dhe emigracionit. Niveli i kriminalitetit ne nje kolektivitet varet nga nje sere faktoresh: I pari eshte mbi te gjitha se cfare kuptojme me krime dhe se dyti raporti i perqindjes se krimeve te ndodhura sipas statistikave kundrejte atyre te kryera. Te dhenat statistike pastaj i korrespondojme me perceptimin e ketij fenomeni nga ana e njerezve. Mbas kesaj hyrjeje mund te thuhet qe emigracioni mund ta shtoje apo mund ta pakesoje nivelin e kriminalitetit, gje e cila varet nga cilesia e emigracionit. Shpesh beht gabimi ti konsiderosh emigracionin vetem nen aspektin sasior , duke injoruar ate cilesor, qe nuk eshte e nje rendesie me te vogel.
Nevojitet te ndahen qytetaret: Kjo e ekzistences se emigranteve keqberes eshte nje e vertet parciale, por ama nje vertet. Kush nuk ka dhe nuk gjen mjete mbijetese tenton lehtesisht te behet nje keqberes. Por eshte po kaq e vertet, qe behet fjale edhe per te lindur te tille (keqberes), si ne rastin e italianeve, franceze britanike etj. Puna eshte qe per nje grusht vota ushqehet ksenofobia dhe perfundon duke krijuar psikoza tek njerezit se gjoja gjithe emigrantet jane keqberes apo se gjithe krimet i kryejne emigrantet. Per ajo qe me duket mua me e drejte eshte t'i ndaj njerezit ne te ndershem dhe ne te pandershem, duke i konsideruar sipas fajeve apo veprimeve qe kryejne. Por politka(rasti italian psh) tenton t'a interpretoj ligjin per miqte, ndersa e aplikon per armiqte.
Ne se emigracioni do te vazhdoj te trajtohet nga qeveria si nje “problem emergjence” dhe i shndruar ne celes te kriminalizimit ideologjik dhe elektoral”, kriza ekonomike do te fshije edhe ato pak te drejta qe u kane mbetur emigranteve. Jane fjalet e Sergio Giovagnoli gjate nderhyrjes se tij ne prezantimin e raportit te Social Watch i cili ka nenvizuar se te besh qe te kaloj ne opinionin publike figura e emigrantit si kriminel pa mundesi per tu degjuar dhe duke u paraqitur si te rrezikshem si dhe te pakonsiderueshem.
Ai kritikon qeverine qe i kavaleron ceshtjes se klandestineve sepse eshte gjithe kohen ne fushate elektorale dhe nuk konsideron qe te mohosh te drejten e votes se kater milion emigranteve qe jetojne ne menyre te rregullt ne Itali, qe paguajne taksa dhe i kane femijet ne te njejtat shkolla me femijet tane eshte nje prapambetje ne raport me demokracine moderne.
Emigracioni: Besoj se kushdo ndihet i gjykuar padrejtesisht, i paragjykuar ne cdo levizje, objekt i cdo ngjarje te keqe, heret apo vone do te behet keqberes jo vetem ekstrakomunitar qofte.
Do te ishte nje gje e mire te vizitoje muzeun e Elies Island (NY) mbi emgracionin: shoqatat e punes te viteve 900 e kishin kuptuar qe emigracioni jo i interguar ishte vertet i rrezikshem, jo vetem per emigrantet ne vetvete. Hartuesit e atyre politikave megjithese nuk do te kene qene ekonomiste te medhenje, por ishin 110 vjete perpara ne te gjitheve kur organizonin kurse mbi te drejtat, te gjuhes opo profesionale si dhe integrim per femijet. Ne kete menyre krijohen qytetaret e se nesermes, te njohur dhe aderues ne programe sociale te perbashket te nje vendi.

1 commento:

Haki Morina ha detto...

Analiza e Luizes nxjerr ne siperfaqe menyren e daljes ne situata apo ne etapa tjera me perparimtare, ne nivele me te larta te jetes qe do te ndryshonin radikalisht permiresimin e jetes se njeriut shqiptar. Me vjen mire qe kjo jep shembullin konkret si duhet vepruar per te ecur e jo thjesht per te identifikuar nevojen e ecjes! Urime e pergezime e nderuar Luiza!