Cerca nel blog

sabato 13 marzo 2010

Perballimi i temes se qytetarise dhe integrimit nga perspektiva e shqiptareve neper bote.

“Qytetari” dhe “Integrim”: jane keto temat, qe duhen bashkuar urgjentisht ne nje diskutim, qe nje komitet per shqiptaret neper bote, prane komisionit te ceshtjeve te jashtme ne kuvendin e Shqiperise, duhet te propozoj dhe te zgjidh sa me shpejt. Eshte ky nje propozim i avancuar per te ngritur seline e punes se ketij Komitetit te Perhershem per Shqiptaret neper bote.
Kemi nevoje te prezantojme nje reflektim mbi keto tema, duke pare edhe ligjin ne cilesine e qytetarise se vendeve te tjera si ne kontinentet ku emigrojne shqiptaret ashtu edhe ne vendet europiane, qe jetojne ose kane jetuar me pare eksperienca te emigrimit te ngjashme me ato shqiptare, duke filluar nga fqinjet tane Italia dhe Greqia.
Kemi pergjegjesine e lidhjes se temes se qytetarise me ceshtjen e integrimit duke furnizuar nje perspektive, qe con ne ballafaqimin e eksperiencave tona. Problematika jone e integrimit duhet trajtuar ne dy dimesione: se pari integrimi mbare shqiptare dhe se dyti integrimi yne i perbashket ne strukturat euroatlantike.
Qeveria dhe maxhoranca jane duke demostruar nje shterje te ndjeshmerise mbi keto tema. Ata kane injoruar deri tani: si ceshtjet e lidhura me qytetarine, qe jane vecanerisht te ndjshme ne komunitete tona ne bote ashtu edhe rihapjen e temes per te rimarre qytetarine shqiptare.  Partite politike si ne pozite dhe ne opozite jane duke tentuar ti paraprijne nje momenti te tille, por pa bere asnje perpjekje apo ndermarrje ligjore qe ne te ardhmen e afert te japin oferten e tyre per zgjidhjen e kesaj problematike. Shqiptaret neper bote ne pikpamje financiare me prurjet e tyre apo remitancat sic quhen ndryshe jane nje shtylle e forte e financave shqiptare, gati nje e treta e PBB. Menyra se si i trajtojme ne shqiptaret neper bote, te kujton shprehjen e fameshme tek filmi "Shoqja nga fshati": "Epo qumeshitn ja duan fshatit po vajzat s'ja marrin". Edhe ne parate e emigranteve i duam po asnje perpjekje nuk bejme ne keto momente qe t'ua lehtesojme atyre kthimin, duke bere nje atdhe sa me atraktive dhe duke lehtesuar proceduart e investimit te tyre ne ekonomi. Ata per ne jane nje prurje jo vetem ekonomike, por edhe kulturore, dijesh, ekseprience dhe shume mire mund te sjellin ketu zhvillim, duke aplikuar fenomenin spin-off.
E rendesishme eshte te operohet zyrtarisht ne keta muaj te pare te vitit, duke theksuar edhe tematiken mbi rrjetin konsullor, (i cili ne fakt eshte nje rrjet ne zgjerim e siper. Arrij ne kete perfundim, duke ndjekur dinamiken e prezences se shqiptareve neper bote)si dhe ate mbi informacionin, si per sa i takon sektorit te vendimarrjes nga qeveria ashtu edhe persa i perket RTSH, i cili si nje televizon publik duhet te kete nje hapesire te caktuar ne planin e tij editorial per ceshtjen e shqipetareve neper bote.

1 commento:

Luiza Hoxhaj ha detto...

Me riktheu tek ky fragment shenimesh ne blog leximi i nje artikulli tek albania news: Emigranti e rappresentanza in Albania (Emigrantet dhe perfaqesimi ne Shqiperi). Gjej te realizuar se fundmi, vetem tre muaj me pare ngritjen e nje Komiteti te emigracionit, te cilin ne mos eshte ngritur per qellime elektorale doe shohim ne vijim se sa dhe si do te funksionoje, pavaresisht se ne stadin e sotem te pjekurise se emigracionit personalisht e gjej nje nderrmarrje te mire, por te pamjaftueshme. Shoh qe tre vjet me mbas emigrantet tane me te drejte legjitime i kane avancuar kerkesat e tyre, duke kerkuar, jo thjesht vemendje, por perfaqesimin e tyre ne nivelin me te larte: ate politike. Ky eshte pikerisht momenti per ta kerkuar perfaqesimin politik. Ketu partite politike do te tregojne se sa seriozisht i kane angazhimet e tyre ndaj emigranteve. Te gjithe i jane turrur emigracionit si nje cope e madhe. Te gjithe shfajesohen per pamundesmin e dhenies se te drejtes se votimit te tyre atje ku jetojne (sikur te mos ishin ata te gjithe bashke, qe e kishin ne dore nje gje te tille). Ok le ta zbusin pak situaten qe vet e kane krijuar dhe ti japin emigracionit perfaqesuesit e tyre. Kjo eshet sfida perballimi i te ciles do i motivoj emigrantet te harxhojne kohe dhe para per te ushtruar te drejten e tyre per te votuar.