Cerca nel blog

Caricamento in corso...

domenica 7 marzo 2010

Mbi diten e kujteses

Perpara se te vdiste Van Gogu peshperiti: "Trishtimi do te zgjas pergjithmone"

Shume shpesh pereth perkujtimeve gjendet nje vello e rende e retorikes celebruese, duke na larguar te gjitheve nga detyra e kujtimit dhe reflektimit.
Kujtesa rrezikone ne kete menyre te pershkohet nga nje menyre teper e ftohte dhe zyrtare, sepse ajo jeton realisht ne mendjet dhe mbi te gjitha ne veprimet e qytetareve.
Besoj se menyra me e mire per te kalur kete dite te kujteses eshte ajo e berjes se sforcos se te treguarit, fale modelit te shume tregimeve si ato qe u thane ne diten e dhenies se cmimit Nobel Elie Wiesel (cmimi Nobel per paqen ne vitin 1986) ne kushtet e viktimave cnjerezore te nazifashizmit.
Per kete mund ti referohemi shembullit te shkrimtarit me origjine ebree, i cili perballoi sfiden e te treguarit te historise se tij personale dhe familjare.
Elie Wiesel thellohet ne temat kyce te jetes se tij si njeri dhe si shkrimtar sic eshte ajo e luftes se tij te pandaleshme midis kujteses dhe harreses, kerkimit te nje atdheu dhe te nje dinjiteti, pergjegjesise se te qenit i mbijetuar dhe nevojes se te kujtuarit ne menyre, qe tmerret te mos perseriten me.

"Elio Weisel eshte bere nje personazh kaq i ndritur sa shpesh harrojme qe eshte mbi te gjtiha nje shkrimtar i madh, nje tip muzikanti i heshtjes, ne gjendje te peshperij ate c'ka nuk eshte mundur te thuhet". ("Le Monde des livres").

"Ne perfytyrimin tone kalojne njerez qe ndiheshin ne faj te jene ebrei, rome, homoseksual, te paafte, opozitare politik etj. Ata kalojne duke u skartuar ne syte e nje shoqerie e cila nuk pranonte pasurine e te qenit te ndryshem. (Ketu mund te bejme paralelen edhe me emigracionin shqiptare, ne fillimet tij, kur shpesh emigranteve shiqptare u duhej te ndiheshin gjithashtu "ne faj", sepse ishin shqiptare. Cudi historia perseritet edhe pse ne copeza te imta te saj). Sot kemi fatin, qe fale kontributit te shume burrave dhe grave pertej te gjashetdhjetave ta hedhim kete barbari prapa shpine.Vetem kujtesa mund te vendos te jape sigurine nga keto barbari, qe prezantohen gjithmone ne menyre iracionale dhe te pakontrolluar. Kujtesa eshte per mua domosdoshmeria qe te vazhdosh te indinjohesh ne cdo rast edhe ne shoqerine tone demokratike kur nje individ apo grup individesh diskriminohen per prezantimin e tyre si te ndryshem, ne te gjitha formatet qe pemenda me siper. Vetem keshtu do te mund te jetojme dhe te praktikojme ne cdo dite shpirtin e asaj dite"- thote shkrimtari i dhimbjes se madhe..

1 commento:

Luiza Hoxhaj ha detto...

Po i ndaj keto shenime te pak me shume se tre vjeteve me pare per nje arsye te thjeshte: Ishte klikimi i 20.000 ne blogun tim modest, jo qe prej krijimi i tij, por nga momenti kur aktivizova opsionin e llogaritjes se klikimeve. Mbase nuk jane shume por as pak nuk jane. Rastesisht kam hyra ne blog edhe kur eshte bere klikimi i 10.000 nga USA, hyra edhe sot menjehere mbas klikimit te 20.000, klikim i bere nepermjete google albania. Ky klikim koncidoi mbi kete titull: "Mbi diten e kujteses".
Sigurisht kjo eshte nje rastesi, por domethenese ama. Se sa e tille eshte une po e shpreh me fjalet e shkrimtarit nobelist: Elie Wiesel, te cilit i referoheshin shenimet e mia:
"Kujtesa eshte per mua domosdoshmeria, qe te vazhdosh te indinjohesh ne cdo rast edhe ne shoqerine tone demokratike kur nje individ apo grup individesh diskriminohen per prezantimin e tyre si te ndryshem, ne te gjitha formatet, qe pemenda me siper. Vetem keshtu do te mund te jetojme dhe te praktikojme ne cdo dite shpirtin e asaj dite"- thote shkrimtari i dhimbjes se madhe.