Cerca nel blog

martedì 9 marzo 2010

Per Grate nje barazi shansesh ne fakt dhe jo me fjale

Nje dite mbas festimit te 8 Marsit dhe diskutimeve te ndryshme here here edhe kundershtuese ne se duhet te jete apo jo feste 8 Marsi, ne se duhej te festohej(Pati diskutime qe e shpallnin 8 Marsin si feste trashegimi nga socializmi etj). apo te protestohej ne kete dite, nisur nga simbolike e asaj, qe perfaqeson kjo dite: sakrificen e grave te fabrikes se tekstileve ne New York, per te siguruar te drejtat e tyre etj, mendova te shkruaj keto rreshta me qellim ridimensionimin e urimit tim. Keto diskutime se bashku me urimet e shumta qe morrem na shoqeruan gjate dites se djeshme, por edhe sot ne studio te ndryshme televizive.
Mendimi im eshte se cdo date, cdo perkujtim, duke qene i tille ka ne vetvete elemente celebrues, pra mund te jete edhe feste. Ne festime te tilla ruhet edhe nje raport me ate se cfare perfaqeson, simbolizon ajo dite pa mbetur rob i kesaj simbolike.
Ne kete kontekst ne Shqiperi diten e festes se 8 Marsit pame te parakalonin perpara nesh larmi aktivitetesh: simpoziume, takime te drejtuesev te larte te grupimeve te ndryshme politike me grate e grupimeve respektive, shetitje te lira etj. Shumica e grave festuan ne menyre tradicionale festive. Do te vecoja ketu takimin festiv te 350 grave te komunitetti shqiptare ne Torornto, Kanada, nderkohe qe pati edhe nje pjese grash te cilat protestuan simbolikisht si ndonje shoqate grash ne kryeqytet, por edhe realisht, si ne Durres apo Orikum te Vlores etj.

Nisur nga sa me siper urimi im ne diten e festes se 8 Marsit do te ishte: Nje barazi reale, e ndertuar mbi inisativa konkrete dhe jo vetem me fjale, qe nxit grate te jene me te shumta ne cdo sektor.

Sipas meje eshte i nevojeshem nje protagonizem me i madh i vet grave, i cili duhet te jete i perbere , ndertuar mbi ide, programe dhe rezultate. Keto duhet te demostrojne rrjeti i grave dhe struktura te tjera te ngjashme, te cilat duhet te sherbejne per te mbeshtetur dhe vleresuar projektet femerore, duke u dhene atyre me shume ze perballe institucioneve lokale apo kombetare. Keto jane praktika konkrete dhe te dobishme.

Grave vlejne tu kujtojme edhe kurajon. Kurajoja eshte femer, grate mund te kene nje rol themelor ne luften kunder krimit te organizuar jo vetem ne institucione, por edhe ne jeten private dhe sociale, duke qene teper te vendosura.

Prandaj nje urim per te gjitha grate eshte gjithashtu,qe te arrijne se bashku te afirmojne dhe mbrojne cdo dite te drejtat dhe vlerat e tyre.

Luiza Hoxhaj

Tirane me 9 Mars 2010

Nessun commento: