Cerca nel blog

domenica 17 maggio 2009

Bota po ndryshon. Shqiperia duhet te bej pjesen e saj

Bota po ndryshon me shpejtesi te madhe. Shqiperia duhet te bej pjesen e saj

Rritja ekonomike nuk eshte nje koncept abstrakt. Ajo duhet te perfshije te gjitha dimensionet e mireqenies dhe mbi te gjitha ate te lirise reale , e cila i lejon kujdo, pavaresisht nga origjina e tij te gjej ate qe eshte me e pershtateshme per te, te rrisi njohurite e tij, kapacitetin professional, burimet e veta dhe te familjes se tij, per te patur sukses dhe trasmetuar brez pas brezi dije dhe vlera.
Nga ana e saj rritja ekonomike merr force nga kjo liri dhe nga te gjitha inisiativat , qe ajo ben te mundura.
Rritja e produktit te brendeshem bruto(PBB), nuk perkthehet automatikisht ne zhvillim. Rasti i Shqiperise e demostron qarte kete. Edhe pse ka sot rritje te PBB, ajo eshte nje nivel rritjeje dy here me i ulet ne krahasim me periudhen paraardhese, dhe shume me i ulet nga ajo qe eshte e nevojeshme per te injektuar zhvillim. Artikujt me tituj butaforik: Shqiperia ne krye te Europes per rritjen ekonomike, nuk ndryshojne asgje vecse na rikujtojne kohen , kur ishim fanar ndricues.
Pavaresisht nga rritja Shqiperia akumulon vonese. Renia e ritmit te rritjes ka filluar. Mjafton te marresh si shembull industrine e fasonisteve. Ne kete situate nuk ka vend per eufori, por vetem per pergjegjesi dhe masa parashikuese ndaj krizes, dimensioned e se ciles ende nuk njihen, dhe percaktohet nga ekspertet ne se i referohem figures se perdorur nga Ministri italian i ekonomise, Giulio Tremonti, si nje “Kafshe e tmereshme e panjohur”.
Gjithashtu ne vendin tone rritja ekonomike nuk perkthehet automatikisht ne drejtesi sociale aq te domosdoshme per vendin tone: nuk eshte skandalose te pasurohesh(flasim per pasurim te ndershem), por eshte skandaloze varferia. Prandaj ne vend te shqetesohesh per vaskat e floririt duhen marre masa e ndihmuar njerezit ne nevoje. Sot pabarazite jane evidente kudo. Te rinjte, grate, te moshuarit e kane vecanerisht te mundimeshme te gjejne vendin e tyre ne sistemin ekonomik.
Shqiperia gezon shume pika te forta per te gezuar benefice dhe per te rimarre nje rritem rritjeje te larte:
Ajo ka nivelin i lindshmerise me te larte ne Europe, qe perkthehet ne nje popullsi aktive ne perqindje te larte.
Vendi yne ka fatin t’i perkase nje kontinenti te pasur me vlera te pacmueshme, ku paqja harmonia dhe stabiliteti, jane te garantuara nga Unioni Europian, strukture ne te cilen ne aspirojme qe te anetaresohemi.
Por Shqiperia mbetet maksimalisht nje shoqeri qe karakterizohet nga bashkefajesia ne ngecjen e proceseve dhe nga privilegjet.
Ne Shqiperi shteti rregullon deri ne detajet me te imeta te gjitha fushat e shoqerise civile, duke i privuar ato nga vlerat, dialogu social; duke penguar apo veshtiresuar konkurrencen, duke ushqyer korporativizmin dhe ndasite.
Pikerisht ne nje epoke qe reklamon punen ne rrjet, inisiativen e lire dhe besimin, tek ne gjitheshka akoma vendoset nga larte nen nje klime te pergjitheshme mosbesimi.
Shpenzmet publike ne Shqiperi jane me te larta kundrejt vendeve te tjera dhe ato rriten mjaft me shpejte sesa kapacitetet prodhuese.
Deficiti buxhetor qendron mbi nivelin 3% te PBB, dhe interesat e borxhit absorbojne te vetme te ardhura te konsiderueshme.
Pasojat e kesaj situate jane katastrofike ne menyre te vecante per te rinjte. Jemi duke shkarkuar mbi gjeneratat e ardheshme, nivelin aktual te jeteses. Mjafton te marrim si shembull borxhin e fundit public, i cili perben rreth 5% te PBB, kundrejt interesave shume te larta, i cili sjell si pasoje borxhimin e cdo banori. Per me teper ne nje situate te tille ne se vendi nuk reagon per te rimarre ritmin e rritjes ne menyre te qendrueshme, femijet e sotem do te jetojne shume me keq se prinderit e tyre. Nje rritje ekonomike e qendrueshme mund te kete efekte positive per te gjithe ne Shqiperi. Ajo lind nga kombinimi i faktoreve te ndryshem si: nje popullsi aktive dhe dinamike, njohuri dhe novacion teknologjik, gjithmone te perditesuara, nga nje konkurrence efikase, nje sistem financiar ne gjendje te terheqe kapitale si dhe nje hapje reale ndaj botes. Natyrisht qe ne kete rast presupozohet edhe nje demokraci e gjalle, stabilitet te rregulluar, nje drejtesi sociale. Kerkohet tolerance, riskim, sukses, respektim te te pasukseseshmeve, luajalitet ndaj kombit dhe gjeneratave te ardheshme, besim ne vetvete dhe tek te tjeret.
Nje rritje me e madhe ekonomike do te sjell per cdo shqiptar avantazhet konkrete dhe cdo maxhorance politike, do te mund ta rishperndaj here pas here, sipas gjykimit te saj.
Per te arritur kete do te jete e nevojeshme kurajo per te nderhyre me reforma te shpejta, te domosdoshme.
Brenda termave te aresyeshme Shqiperia ka mjetet per t’a realizuar kete. Por duhet rimesuar te perballohet e ardhemja me besim, te mbrohem dhe sigurohen qytetaret, te merret ne sy risku i ndryshimit, te liberalizohet inisiativa, konkurrenca dhe novacioni.
Praktikisht duhet te ndryshojme shpejtesi. Nje vend teper i ngadalte, humbet besimin ne te ardhmen, sepse nuk organizohet ne kohe per te pergatitur ndryshimin.
Kjo rritje kerkon impenjim nga ana e te gjitheve, jo vetem nga shteti, qe megjithese ruan nje rol te rendesishem politik, nuk zoteron praktikisht me instrumentat per te nderhyre ne zhvillimin ekonomik.
Shqiptaret duhet te dine qe e ardhmja e punesimit nuk eshte me nje impenjim shteteror, dhe se e ardhmja e ndermarrjeve nuk eshte me subvencionimi. Shume pushtete sot i jane tresferuar tregut, enteve lokale, autoriteteve te pavarura. Thelbi i veprimit eshte ne duart e shqipetareve, qe duan ndryshimin dhe ndajne se bashku pasionin per te ardhmen
Megjithate pavaresisht nga keto shteti zoteron nje lloj kapaciteti rregullues per te ndryshuar vendin, duke ndryshuar veten ne rradhe te pare. Ne se qeverisja politike, ekonomike, tregetare, ambjentaliste, financiare dhe sociale e vendit eshte ne gjendje te mireorganizohet rritja ekonomike e vendit tone do te arrije qe per nje kohe te gjate te mbese mbi 6% e viteve te fundit. Pikerisht per kete aresye eshte i domosdoshem ndryshimi. Ka ardhur momenti…

Luiza Hoxhaj
15.05.2009
Ky shkrim eshte botuar ne gazeten Libertas, rubrika Opinion, fq 11 dt 19.05.2009

12 commenti:

Eni Kapo ha detto...

Nje shkrim shume interesant edhe i bukur. Komplimenta Liza.

Elvira Dones ha detto...

Me pelqeu shume, Luize. Te lutem hyr edhe ne faqen time, nese ke kohe. Kam hedhur disa reflektime pas kthimit nga Shqiperia.
Urime perseri e pune te mbare.
22 maggio 2009 alle ore 18.44

Luiza Hoxhaj ha detto...

Faleminderit Eni ! Je shume e mire
22 maggio 2009 alle ore 18.54

Luiza Hoxhaj ha detto...

Te falenderoj jashte mase Elvira per vleresimin. Po do te hy ne blogun tuaj, e kisha programuar. U njoha nepermjet dialogut me Rudinen. E kam vizituar edhe here tjeter blogun tuaj ne faqen e grupit Felltrinelli

Elvira Dones ha detto...

Atehere ju pres Luize, me shume keaqesi e respekt.
22 maggio 2009 alle ore 19.11

Artan Mullaj ha detto...

Eshte shume mire Luize.Urime!
23 maggio 2009 alle ore 0.12

Ylli Malaj ha detto...

Ndryshimi do sjelle rritje e konomike dhe zhvillimin e pasionit per nje ekonomi tregu te mirefillte.
23 maggio 2009 alle ore 22.54

Natasha Paco ha detto...

urime e mira Lize.me pelqen cfare thua.por a mund te ndalesh pak dhe te analizosh perse kjo Shqiperia jone e dashur qe nuk e braktisem kurre,mbetet MAKSIMALISHT shoqeri qe karakterizohet nga bashkfajesia ne ngecjen e proceseve?
24 maggio 2009 alle ore 13.10

Endri Hyseni ha detto...

Urime, urime! Edhe pse me vonese ne fb, e lexova ne gazeten Libertas dhe me pelqeu shume. Si gjithmone opinione me fryme optimiste...
24 maggio 2009 alle ore 21.03 •

Luiza Hoxhaj ha detto...

Faleminderit Artan, Tasha, Endri per komentet. Endri sugjerimi yt eshte i drejte por une e kam nxjerre tek blogu direkt mbas botimit.
3 giugno 2009 alle ore 1.28

Luiza Hoxhaj ha detto...

E dashur Tasha pyetja jote se perse kjo shoqeria jone vazhdon te mbetet maksimalisht nje shoqeri e karakterizuar nga bashkefajesia, mund t'a trajtome edhe si nje pyetje retorike, se ciles gjitheseicili prej nesh mund ti japi pergjigjen e ve...Visualizza altro
3 giugno 2009 alle ore 1.35

Muhamet LImani ha detto...

me pelqen shume pregaditje juaj prefesionale si dhe formimin qe keni
30 settembre 2009 alle ore 16.37 •