Cerca nel blog

mercoledì 18 luglio 2007

Vetprezantim

Duke qene ne perputhje me misionin e ketij Blogu, ne respekt te atyre, te cilet do ta vizitojne po bej prezantimin e meposhtem: Ne periudhen e mepareshme duke qene se kam patur nje periudhe intensive pune dhe veprimtarie politike, nuk kam patur mundesi te lundroja shume ne internet, pervec ne rastet kur per lundroja ne ato faqe per te cilat kisha interes pune apo interesa profesionale. Aktualisht kur kohen e kam disi me bollek, kam patur mundesine te kompesoj dicka nga koha e mepareshme. Kjo me ka sherbyer per te vjele me shume informacion, por nderkohe edhe per te prekur nje realitet te panjohur per mua me pare. Duke vizituar shume forume apo Blogje shqiptaresh, te cilet i vleresoj per misionin e tyre informues apo debatet, qe zhvillojne midis tyre per tema nga me te larmishmet dhe me interesantet deshiroj te terheq vemendjen tuaj per sa do t'ju them me poshte. Kam mbetur e surpizuar nga konstatimi gjate lundrimit te faktit se nje segment i caktuar mediatik eshte kujdesur ne menyre te vazhdueshme te furnizoj disa faqe interneti me infromacion te gabuar, te deformuar dhe ne shume raste spekullativ dhe keqdashes ndaj meje. Per rrjedhoje ato site, forume apo blogje, te cilet ju jane referuar kane trasheguar te njejtin deformim apo reference te gabuar. Kete konstatoj ne shume raste per personin tim. Me qellim, qe e verteta te ndricoj dhe qe cdokush te jap kontributin e tij per ruajtjn e dinjitetit dhe integritetit te individit ne teresi, te kombit apo dhe personave konkrete, duke e pare te vertetn ne sy dhe duke identifikuar realisht problemet e shoqerise sone sot apo ne faza te mepareshme, ne kontribuojme ne menyre modeste ne permiresimin e imazhit dhe pengimin e ndodhjes se ngjarjeve te caktuara. Duke konstatuar deformime te medha si psh "raste kur nje gazete partiake thote: "Luiza eshte nje anonime deri ne vitin 1997, ne CV e saj nuk ka asnje diplome universitare, ajo ka kryer vetem nje shkolle partie...".Fallsifikim i paster i te vertetes kur dihet shume mire dhe eshte e dokumentuar, qe une kam kryer studimet universitare ne vitit 1979-1983 dhe jam diplomuar me rezultate te shkelqyera ne fakultetin ekonomik te Universitetit te Tiranes dhe nuk kam kryer kurre ndonje shkolle partie apo cdolloj kursi te tille. Bashkekohesit e mi, pedagoget tane jane deri ne kryesite e partive te djathta e te majta dhe i kane sqaruar per te verteten. Por atyre nuk u intereson ajo, e verteta, atyre u intereson vetem disinformimi, realizimi i misionit te tyre, duke lene gjurme tek ata , te cilet nuk i kane mundesite te shkojne tek e verteta. Per me tej besoj se flet vet CV ime.
Ju kerkoj ndjese per kohen, qe do te shpenzoni, por mendoj se perpara se te flasim per tema te tjera ky eshte respekt per komunitetin e madh ne eksplozion te perdoruesve te internetit. Ju Falenderoj!



ARSIMIMI
1975-1979 Shkolla e mesme e Pergjitheshme “Ali Demi” Vlore.
1979-1983 Fakulteti Ekonomik. Universiteti Tiranes.
1986-1989 Provime pasuniversitare, prane Fakultetit Ekonomik-lendet profesionale, prane Fakultetit te Filozofise-provimin e Filozofise, prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja-provimin e gjuhes Ruse.

EKSPERIENCA NE PUNE
1983-1989 Specialiste ne NTSH Vlore
1989-1993 Drejtore ne NTI Vlore
1993-1997 Aktivitet Privat
1997-2001 Deputete ne Kuvendin e Shqiperise,anetare e Komisionit te Ekonomise,Buxhetit,Financave dhe Privatizimit.
01.11.2001-31.12.2002 Kryetare e Komisionit te Mbikqyrjes se Sigurimeve.
12.05.2003- 29.03.2004 Prefekte e Qarkut Berat.
12.05.2004-13.10.2005 Drejtore e Pergjitheshme e” Posta Shqiptare “sh.a

KUALIFIKIME TE TJERA
Shkurt-Prill 1996 Kurs per “Sipermarrjet e lira”. Organizuar dhe financuar nga GTZ Tirane .
Prill 1999 Kurs per Makro-Ekonomine Joint Viena Institute Austri, organizuar dhe financuar nga FMN.
Korik 2000 Studime ne terren per zhvillimin e ekonomise lokale. Bolonje. Itali. organizuar dhe financuar nga UNOPS.
Tetor 2000 Seminar trajnues 10 ditor per Maredheniet nderrajonele. Bari Itali. AITA.
Prill 2001 Kurs trajnimi per “Menaxher te larte te ceshtjeve sociale” Torino Itali. Financuar nga ILO.
Janar 2002 Seminar trajnues per Mbikqyrjen ne Sigurime Tokio IAIS.
Shkurt 2002 Konference e Autoriteteve te Mbikqyrjes Washington SHBA.
NAIC.
Mars 2002 Seminar trajnues i organizuar dhe financuar nga Programi per Zhvillimin e Legjislacionit Tregetar te Departamentit te Tregetise SHBA.Bukuresht Rumani.

Prill 2002 Kompletimi i programit te lidershipit financiar, duke u pranuar edhe anetare e shoqates nderkombetare te ketij programi.Qendra nderkombetare e trajnimit te lidershipit te supervizionit te sektorit financiar.Toronto. Kanada.

Prill 2002 Seminar trajnues per mashtrimet ne sigurime dhe risigurime si dhe parimet e risigurimit.Aman.Jordani.IAIS.

Maj 2002 Pjesmarrje ne trajnimin ne Berlin,Gjermani me drejtuesit e autoriteteve mbikqyrese te sigurimeve te Europes nga BAV,Zyra Faderale e Supervizionit te siguruesve ne bashkepunim me IAIS.Cikel i plote per sigurimin e detyrueshem motorik dhe supervizimin e tyre.

Qershor 2002 Kurs 2 javor ne Universitetin e siguruesve,Aktuaristikes dhe Menaxhimit te riskut St.John University New York “Menaxhimi i Riskut” . Organizuar dhe financuar nga Departamenti i Zhvillimit te ligjeve tregetare te SHBA me drejtuesit e supervizionit te vendeve te Europes Juglindore.

Gusht 2002 Kurs trajnimi per Drejtuesit e Menaxheret e Autoriteteve te Mbikqyrjes Kansas City. Kansas SHBA.Organizuar dhe financuar nga NAIC(Organizata e Autoriteteve te Mbikqyrjes se SHBA).

20 Tetor -10 Nentor 2002 Trainim ne distance on-line,”Analiza Financiare e shoqerive te sigurimit”.NAIC.Kansas.SHBA.
Te gjitha keto trajnime jane te shoqeruara me certifikatat perkatese.

Njohuri te plota ne kompjuter.

Gjuhe te Huaja:Rusisht mire
Italisht Sh.mire
Gjermanisht Mire

ANGAZHIME TE TJERA

1994 - Zv/ presidente e Shoqates Kombetare “Per nxitjen e grave ne bisnes “
1996- e ne vazhdim -Anetare e Bordit Keshillimor te Agjensise Rajonale te Zhvillimit te SMEve per zonen Jugperendimore(Lushnje,Fier,Vlore.Sarande dhe Delvine).

1996-Bashkethemeluese e shoqerise se pare te kursim-kreditit dhe prej 1998 antare Unionit kombetar te shoqerive te kursim kreditit.

1999-Bashkethemeluese e shoqates multilaterale AITA(Aria Integrata TransAdriatika),qe perfshin rajonet e Shqiperise,Qarku Vlore dhe pjeserisht qarku Fier,Ishujt Jonian per palen Greke dhe 11 Bashki ne trekendeshin Bari-Taranto-Brindisi per palen Italiane.Objektivi e saj eshte promovimi i interesave dhe programeve te zhvillimit te rajoneve perkatese perball autoriteteve qeverisese apo financiare rajonale,kombetare dhe internacionale.

2001-Anetare e Kooalicionit Anti-korupsion.

Kam marre pjese si pjesemarese apo trajnuese ne shume seminare te organizuara nga USAID.
Kam qene pjesemarrese,organizatore apo bashkeorganizatore ne konferenca rajonale,kombetare apo nderkombetare per probleme te zhvillimit ekonomik, rajonal,te demokracise,te ceshtjeve sociale,te politikave Genter etj.

Angazhim politik
1991 e ne vazhdim anetare e kryesise se PS dega Vlore
1991-1992 anetare e komitetit ekzekutiv pluralist te qytetit te Vlores
1992-2000 anetare e keshillit bashkiak te qytetit te Vlores(Kryetare e komisionit te ekonomise dhe financave)
1997-2001 deputete e Kuvendit te Shqiperise,anetare e komisionit te Ekonomise,buxhetit,financave dhe privatizimit).
1999-2003 anetare e KPD te PSSH
2003- “ “ “

Luiza HOXHAJ.

Tirane Janar 2006

1 commento:

Kalteroshe ha detto...

Me pelqen kurajo per te shkruar.Shume njerez nuk te njohin,mund te shkruash edhe per veprimtarine tende.Une jam e interesuar,t'i shoh.Shkruaj per ata qe s'te njohin.Une jam nje ish punonjese.te gjithe njerezit ketu te respektojne.Me fal qe s'te kam telefonuar,por na hiken paga.