Cerca nel blog

giovedì 19 luglio 2007

Takimi me ambasadorin Paolo Forest.

E Enjte, 24 Maj 2007
Nga Luiza Hoxhaj
Anija San Giergio, datë 10.03.1997

Pas disa peripecishë u realizua takimi
Ambasadori Paolo Foresti:
-Ju ftoj së pari si qytetar nderi i Vlorës;
se dyti si ambassador i vendit fqinj;
se treti jam caktuar vecanerisht per te paraqitur Kryqin e Kuq Italian dhe ate nderkombetar.
Takimi u planifikua te zhvillohej perpara takimit te partive, (ai ishte planifikuar te zhvillohej me Zotin Dini, Minister i Jashtëm i Italise dhe perfaqësues të Këshillit të Europes), por jam i autorizuar t'a bëj edhe mbas ketij takimi.
Kjo mareveshje ka luajtur rol te madh; nuk mund te lejohej qe raporti midis shtetit dhe individit te percaktohej nga forca. Ministri Dini erdhi shpejt sepse te gjitha forcat politike kerkuan, qe Italia te jete prezente ne zbatimin e mareveshjes, se bashku me bashkimin Europian, pasi te gjithe ne se bashku punojme.
  Çfarë presim nga ju?
-Te punoni per te realizuar kete mareveshje, per te ribere kushtet, per te rifilluar jeta e qete dhe askush te mos vuaj per ate qe ndodhi. Te pergatitemi shpejt per zgjedhjet.
- Nëse do te kemi këtë bashkepunim jemi gati te vleresojme dhe te fillojë ndihma humanitare (ndihme ushqimore dhe sanitare).
- Pasi te konstatojme se te gjithe jane dakort, do te sjellim Kryqin e Kuq Boteror. Pastaj me qeverine e re mendojme te organizohemi se bashku ne KE dhe organizma te tjera, te pergatisem kushtet e ndihmes emergjente. Kjo eshte me urgjente. Pastaj do te punojme per zhvillimin e bisnesit, do te ndihmohet edhe pushteti lokal si nje bazë e fuqishme.
-Ne kerkojme, qe ju te punoni per te krijuar kushtet normale, qe ne te jemi gati per te ndihmuar. Se fundi, çdo gjë qe ne duam te bejme eshte frut ë ndjenjave tona miqesore por edhe interesave tona.
 Nga ana jonë Gjergji bëri nje ekspoze te situates ne Vlore dhe theksoi se gjuha jonë ështe mirekuptimi, kurse gjuha e shtetit është dhuna.
Fillimisht kerkesat ishin ekonomike; pas pergjakjes kaluan kërkesat politike kaluan në plan te pare,u permbys raporti. Vlora duke e ndjere qysh ne fillim pati nje solidaritet te heshtur. Nevoja e bashkimit u ndje ne Vlore. Tryeza e pare e plote e partive politike u realizua ne Vlore. Ne i dhame politikes se vonuar nje leksion se si mund te bashkepunohet.
Pastaj fola unë:
Zoti Foresti,
ju falenderojme per takimin dhe per aftesite, qe keni treguar duke kuptuar mesazhin qe jep Vlora: “ Bashkim dhe Mirëkuptim”. Vlora e dha shembullin e para, protestat e saj ishin masive dhe paqesore. Ajo i uli gjithe partite pa perjashtim, perfshi edhe PD, ne nje tavoline me te vetmin preokupim: Të shpetojme Vloren, Vloren e dhunuar, e pergjakur, qe vdekja e kercenon ne dy forma: Vrasja dhe Uria.
Ne duke pasur parasysh ndjenjat e miqësisë, qe ekzistojne tek dy popujt tane, iu drejtuam Kryeministrit Italian, duke i kerkuar qe te perdorte autoritetin si nje vend mik. Ne na vjen mire qe, siç na informuat ju, e keni bere nje gje te tille dhe rezultati eshte edhe ky takim.
Duhet te jeni i sigurt se ne fund te mandatit tuaj diplomatik, keni kryer nje akt fisnik, i cili e justifikon titullin “Qytetar Nderi I Vlores”. Gjuha e llogjikes dhe mirekuptimit fitoi ndaj asaj te kercellitjes se dhembeve nga shteti, ndaj forcës, por te jemi te sinqertë edhe ne e trembëm Berishen qe u ul, se s’kishte rruge tjeter. Kerkesat tona ekonomike mund të realizoheshin me zgjidhje politike, Duhej edhe ndihme ekonomike emergjente. Kemi parasysh operacionin “Pelikan” dhe na vjen keq qe ne perseri per nje kohe kaq te shkurter kemi prap nevoje per ndihme ekonomike emergjente dhe e gjitha kjo per faj te qeverisjes sone te keqe. Ne kritikojme politiken e vonuar shqiptare .
Ambasador Foresti:
-Hapi i pare eshte miradministrimi i armeve. Ne e kuptojme shqetesimin tuaj. Te fillojë pune porti ne Vlore, ne do te ofrojme garancitë tona. Ndersa ju keni ardhur ketu, Ministria e Jashteme Italiane i ka dhene shtypit lajmin mbi disponibilitetin e qeverise italiane per te ndihmuar. Kështu do te fillojne te vine ndihmat. Kjo varet nga klima, qe ju do te krijoni, do te bashkepunoni me qeverine e re, te shikojne njerezit qe ne te gjithe jemi per normalitet.
Unë ndërhyra përsëri: Ju falendrojme, qe kuptuat mesazhin tone per t’i ulur te gjithe ne tavoline, dhe qe keni perdorur autoritetin tuaj ndaj shtetit tone.
Ambasador Foresti: Une do të kerkoj qe, në se ka mundesi, per 10 minuta te bejme nje mesazhm qe 8 perfaqesues te Komitetit të Shpëtimit, nga anija San Giorgio kerkojne nje ndihme emergjence dhe te sigurohet rend publik per te filluar jeten normale. Une do t’ia them qeverisë sime.
Nderkohe, qe Ambasadori shkon ne kabinen e kapitenit, midis nesh u zhvillua një bisede. Pasi hyn zoti Foresti, vazhdoi: Le te fillojë nga puna Porti, duhet qe ligji te jete nje ligj i lire.
Ambasadori me tej thekson: Po t’i permbledh te gjitha duhet, te realizojme nje kompromis. Qeveria qe do te krijohet do te jete 50% opozite 50% maxhoranca, me 15 ministra, dhe është menduar qe kryeministri te jete i opozites.(ne kohen qe ai shkoi ne kabinen e kapitenit sic na konfirmuan edhe me pas ka komunikuar me perfaqesuesit e tryezes se partive, si dhe zotin Berisha, me te cilin kishte maredhenie shume te mira, etj, per t’a informuar rreth bisedimeve me ne)
Atehere thote ai ne duhet te nenshkruajme nje mareveshje dhe filloi ta citonte dhe shkruante nderkohe vet ne italisht me shkrim dore.
Marreveshja
8 perfaqesues te Komitetit te Shpetimit te Vlores, kane takuar ambasadorin e Italise ne Shqiperi, ne anijen San Giorgio sot ne 10 Mars 1997, per te prezantuar kerkesat per italine dhe komunitetin ndrkombetar per nje ndihme emergjence
Komiteti përshendet mareveshjen dhe deklaraten e partive politike dhe presidentit dhe shpreh impenjimin për te favorizuar sa me shpejt mbledhjen e armëve qe posedohen ne qytetin e Vlores dhe vendosjen e rendit publik dhe vendosjen progresive te normalitetit ne administrimin e qytetit.
-Komiteti ka kerkuar garanci per zbatimine korrekt dhe te shpejte te 9 pikave te percaktuara dje ne Tirane.
Pastaj PS, PAD, PSD (sipas bisedes qe kishte zhvilluar ne telefon) mbeshteten qendrimin ndaj deklarates. Edhe Forumi per Demokraci njoftoi se “Miratojme deklaraten dhe impenjohemi te vendosim rendin dhe qetesine”
- SH.B.A. ju ben thirrje te hidhni armet dhe te rivendosni paqen -tha ambasadori. Ne u bejme thirrje te vendosni terheqjen e armëve. Te gjitha partite te vine te perfaqesuesit e jugut ne Vlorë.
Ne kerkuam garanci per mareveshjen. Njëkohësisht shfaqem intersin tone per te vene ne levizje institucionet e zgjedhura lokale.
-Ju do te jani pale ne bisedime- thote Foresti. Ne kerkuam qe pale ne bisedime te jete edhe Forumi per Demokraci i Shqiperise.
Foresti tha se per njerezit, qe kane humbur parate, kjo ka ndodhur kudo, edhe njerezit, qe e kane pesuar duhet te nderojne faqe.
Ne sqaruam, qe vertet kjo mund te kete “ndodhur kudo”, por permasat e mashtrimit qe ndodhi me skemat piramidale tek ne ne raport me popullsine jane katasrofale, ato kane perfshire pothuajse gjithe popullsine, te gjitha kategorite e saj, ato lulezuan nen hunden dhe me bekimin e shtetit dhe kjo i ka revoltuar qytetarët. Kjo situatë po te ishte trajtuar me kujdes dhe pergjegjshmeri nga ana e shtetit, do te merrte rrjedhe tjeter. Perderisa dy pale: Shteti nga njera ana dhe Populli protestues, qendronin fort ne pozicionet e tyre njera pale duhet te largohet. Natyrisht ajo qe duhet te terhiqet eshte qeveria, jo populli.
Foresti vazhdoi:
Qeveria, qe kerkuat do te realizohet. Per keta tre muaj Partia Sosialiste te hyje ne parlament. Ligjet e rendesishme nuk do t’i bejë kjo qeveri dhe ky parlament. Çdo gje do te behet me asistence nderkombetare. Do te behet ligji ri per televizionin privat, do te kete me shume liri shtypi. Ja perse ne kushtet tuaja tek armet, ju duhet te ndryshoni pozicion. Ju duhet t’u kerkoni qytetareve tuaj, qe t’ua dorezojne juve armet, per t’i vene nen kontroll dhe t’i heqin te gjitha armet. Ky eshte nje kusht, qe edhe qeveria italiane do ta kerkojë. Zgjedhjet jane zgjedhje te pergjithshme dhe duhet t’u japim mundesine te funksionojne.
Ne kete moment nderhyra une: Zoti Foresti, ky eshte nje moment delikat, vertet shume shqetesues edhe per ne. Por nuk jemi ne ata, qe kemi shperndare armet; dhe, si te tille nuk jemi ne ata, qe duhet t’i mbledhim. Ne nuk jemi shteti dhe nuk mund t’i posedojme ato. Duke qënë se jemi vetem autoritet moral, duke qene se ne komitetin e Vlores përshihen te gjitha partite politike, edhe PD, dhe se te gjithë firmetarët e themelimit te kesaj strukture, vetem 5 diteshe, e shumta, qe mund te marrim persiper eshte qe t’u bejme thirrje qytetareve t’i miradministrojne armët ose të mos i lene ne duart e femijeve, te mos i nxjerrin ne rrugë, etj. (Te nesermen nje qarkore e tille u lexua ne mitingun e ores 9.00.)
Foresti: - Emergjenca lidhet me armet.
Une: - Tavolina në nivel qëndror me krijimine qeverisë do t’i japë zgjidhje edhe ketij problemi, besojme.
Foresti: - Qeveria ndoshta behet sot. Ju si komitet te filloni dhe vini ne levizje Keshillin e Rrethit dhe te Bashkise.
Nderkohe u ngrit, mbeshtolli kopjen e mareveshjes ku kishim firmosur te gjithe dhe u be gati ta na pershendeste.
- Zoti Foresti,-nderhyra une- a mund te na jepni nje kopie te mareveshjes?
Me veshtroi per nje cast mendueshem, por e mblodhi veten shpejt dhe shpejt m'u pergjigj: Posi jo.
U zhvendos perseri ne ambjentet e kabines se kapitenit. Ne kohën, që aty po hynte media, RAI UNO, RAI DUE, RAI TRE, etj, erdhi zoti Foresti me disa fotokopje te Mareveshjes ne dore, njeren ma zgjati mua dhe nga nje kopje u'a dha tre gazetareve te TV RAI,
Une dhe Gjergji, nderkohe, dhame prononcime per mediat italiane. Folem shqip, qe te na degjonin Vlonjatet, drejteperdrejte jo nepermjet komenteve .
Intuita kishte funksionuar mire me kerkesen per kopie dhe intervistat ne shqip.
Mbas kesaj me te njejtin helikopter morrem rrugen e kthimit. Ne te njejten rruge.
Mbritem vone ne shtepi. Sapo hyra ne shtepi nderkohe qe isha ende me ndjesine qe kishim bere nje pune te mire kur, tek shtepia e motres, vjen perfaqesuesi i PBDNJ ne komitet, Andrea, njekohesisht edhe kryetar i saj per degen e Vlores, i shqetesuar: “Ç’keni bere?- me tha -Njerezit jane merzitur me ju. Kane degjuar TVSH dhe stacionet italiane per mareveshjen, qe keni bere per armet. Ata pyesin çfarë na siguroni ju?
E sqarove se nuk eshte ashtu ne  e kemi sqaruar qendrimin tone edhe me prononcimet tona.
-Nuk kane dhene gje- ma ktheu ai.
Ne ate kohe po fillonin lajmet tek RAI DUE. I ndoqem se bashku. Nderkohe i dhashe te lexonte deklaraten, qe kishim firmosur me Forestin, ne italisht.
-Kjo eshte ne rregull -thote duke u cuar per te ikur.
Ne ate moment bekova veten qe e kisha kerkuar kopien e saj.
Duke parashikuar situaten e nxehte, u ula dhe bera nje informacion te shkurter per te nesermen duke parashikuar reagimet. Ne fakt ato ishin shume te ashpra. Gjergji, i cili kishte pergatitur nje material te plote per te raportuar ne publik, nuk u degjua, s’e lanë fare te fliste.
Atehere une bera nje komunikim te shkurter. Me degjuan, por menjehere mbas sajtakimi u mbyll.  Njerezit, te revoltuar, te hutuar, me shprehje te trishtuar ne fytyrat e tyre, qe te shkakton ndjesia se mund te jesh prere ne bese, u ngjiten ne foltoren e improvizuar tek Monumenti i Pavaresise, Meka jone.
- Edhe ti ishe dakort me ta? Ne kishim besim tek ty -me thoshin. Une u'a thash: - Ja ku e keni qendrimin tone. Lexojeni vet deklaraten.
Te nesermen ne mbasdite kur pashe, duke ndjekur lajmet e ores 16.00 tek TVSH, vura re, qe kishte nje shtremberim qellimshem te lajmit dhe njoftimi i tyre, shoqerohej edhe me nje kopje ne shqip te Mareveshjes me firmat tona. Ne te vertet ne nuk kishim firmosur mareveshje ne variant shqip, por vetem ne italisht. Sigurisht qe ky shtremberim kishte qene i qellimshem dhe i kishte dhene deri diku efektet e tij, te cilat ne me autoritetin tone moral, kishim arritur ti fashisnim. Ne keto kushte, kur disinformimi vazhdonte, na u desh te benim nje pergenjeshtrim te lajmit tek ANSA dhe agjenci te tjera lajmesh, qe kishin reporteret e tyre ne Vlore.
Gjerat u kapercyen dhe kuptuan shpejt qe kjo ishte rruga ku duhej ecur. Në mitingjet e perditshme kishte qindra intelektualë, qe benin sqarimet e nevojshme. Ne fakt ai ishte nje mision i veshtire, qe duhej realizuar gradualisht.

Editimi i fundit: E Hene, 26 Mars 2007




© 2006 - 2007 Gazeta Politika. Te gjitha te drejtat e rezervuara powered by WebPhotoPro

Nessun commento: