Cerca nel blog

giovedì 19 luglio 2007

Koha nuk mund te sherbej si lavatrice per te lare mekatet e atyre qe sulmuan popullin ne 97.

Ky shkrim eshte botuar ne gazeten politika te dt 24.04.2007
E Enjte, 24 Maj 2007


Koha nuk është një lavatriçe për mëkatet e atyre që sulmuan popullin në vitin 1997
Luiza Hoxha dëshmon


Disa here jam matur te shpreh mendimet e mia per ngjarjet e vitit 1997 ne menyre te plote, por kjo nuk ka ndodhur sepse kam preferuar, qe ne nje distance kohore me te madhe shkalla e objektivitetit dhe e cilesise se gjykimit do te ishte me e larte. Ketu nuk kam parasysh fjalen time ne seancen parlamentare ku u diskutua raporti i Komisionit hetimor per kete çeshtje apo artikujt e botuar ne shtypin e shkruar, ku jam perpjekur te bej analizen e tyre ne kendveshtrimin tim.
Distanca ne kohe prej 10 vitesh besoj se eshte e mjaftueshme per t’i pare gjerat ftohte dhe njekohesisht per te ruajtur saktesine e tyre. Duke qene se per kete periudhe eshte shkruar shume dhe po vazhdon te shkruhet dhe te flitet shume edhe ne kete 10 Vjetor, mendoj se gjithe seicili duhet te flasë apo te shkruajë ate, qe di, ate qe ka pare apo perjetuar me vertetesi. Drejtesine e gjykimeve dhe analizave tone do ta bej koha dhe historia. Ne duhet t’a ushqejme ate me fakte.
Shohim, qe nje kategori po e perdor kohen e gjate si lavatriçe per te lare “mekatet”individuale, te grupit apo te qeverisjes. Kjo eshte nje aresye me shume per t’u shprehur ne lidhje me vitin 1997. Distanca dhjete vjecare eshte e mjaftueshme per t’i analizuar ato ngjarja pa emocion, me objektivitet, me anet tyre te mira dhe te keqia. Ne se ne fillim te gjithe perpiqeshim t’i harronim, sot une mendoj se duke folur ne ndihmojme qe ngjarje te tilla jo vetem te mos perseriten me, por duke identifikuar shkaqet, qe i sollen t’i bejme ato te paperseriteshme, duke kuruar faktoret negative, qe i ushqyen rrenjet e tyre.
Nje aresye me shume, qe me shtyn t’a bej nje gje te tille eshte edhe fakti se shtremberimi, erresimi apo me keq keqperdorimi i tyre, sot po e kalon gjithe fajin sipas gjykimit te tyre tek populli tek njerezit e thjeshte, tek ata qe ishin viktima te gjithshkaje qe ndodhi. Kurse shteti, qeveria qe mandatohet prej popullit per të qeverisur, duhet te rezultojë pa asnje pergjegjesi.
Duke mos hyre ne shume hollesi per tablone e pergjitheshme une do te mundohem te trajtoj levizjen ne nje dimension tjeter, qe nuk eshte trajtuar deri me sot, i cili ka qene pak i dukshem per njeren pale dhe eshte devijuar qellimshem nga pala tjeter. E kam fjalen per perpjekjet e jashtezakonshme, qe jane bere ne ate periudhe per te negociuar zgjidhjen e problemit qysh ne fillesat e protestes. Keto perpjekje kane qene te medha ne planin qytetar, si perfaqesues te zgjedhur ne organet e pushtetit vendor, si perfaqesues te forumit per demokraci apo dhe te strukturave te tjera. Keto perpjekje konsistonin ne prezantimin e problematikes perballe institucioneve lokale apo qendrore vendase, ekzekutive dhe legjislative, perballë strukturave te shoqerise civile te kohes apo dhe atyre politike. Numri i takimeve te zhvilluara eshte i madh.
Plani i dyte ishte prezantimi i kesaj problematike perballë institucioneve nderkombetare, shtypit te huaj, trupit diplomatik, organizmave nderkombetare.
Te dy palet e takimeve kane rendesine tyre dhe do te deshiroja, qe t’i trajtoja ne menyre te veçante duke filluar me takimet me nderkombetaret.
Sic permenda edhe me lart paralelisht me takimet, qe po zhvilloheshin me keshillin bashkiak, partite politike, autoritetet lokale, deputetet e Vlores, nje rendesi te madhe kishin per ne edhe berja sa me publike e kerkesave dhe qendrimeve popullore.
Me qellim shmangien e tragjedise me te madhe, per shkak te boshllekut, qe kishte shkaktuar shteti me inekzistencen e vet, ne vendosem te kerkonim edhe ndihmen e faktorit nderkombetar, si ndihmen e ambasadave te huaja te shteteve fqinje dhe atyre Europiane, si edhe ndihmen e ambasades amerikane, me qellim, qe t’u sqaronim atyre te verteten e Vlores dhe dramen e saj. Nderkohe e kishim kuptuar se zgjidhja e Vlores kalonte nepermjet zgjidhjes se gjithe Shqiperise. Perveç promemorieve dhe apeleve te bera shkreserisht, gjithe institucioneve nderkombetare, gjykuam, qe nje tjeter menyre komunikimi te ishin kontaktet dhe kerkesat per ndihme te drejteperdrejta. Zanafillen ky proces e ka me letren, qe i dergova ne dt 05.3.1997, Zotit Romano Prodi kryeminister i Italise.
Ishin dite shume te veshtira per Vloren. Kishim degjuar nepermjet TV se matane ishullit te Sazanit ishte instaluar nje fregate italiane. Duke ecur ne protesten e mengjesit te dates 04.03.1997, dy dite mbas shpalljes se gjendjes se jashtezakoneshme dhe daljes se studenteve nga greva, po bluaja ne koke nje mendim, te cilin e diskutova me Antoneten, nje perfaqesuese e PAD ne Forum:
"A do te ishte e mundur te dergonim nje leter atje (tek fregata) per Kryeministrin italian dhe ata ta dergonin mandej ne kabinetin e tij"- e pyeta Aneten, duke e pritur pergjigjen me shume nga vetja. Duhet nenvizuar se ato dite ne Vlore nuk kishte fax apo nderlidhje telefonike.
-Ide mire. Po si ta realizojme?- me pergjigjet Neta-.
- Kam une baxhanakun oficer marine –nderhyn Koçi, inxhinier, i cili po ecte perkrah nesh.
- Mundemi te shkojme ta takojme tani?- e pyta une.
-Dakort -thote ai.
U nisem ne moment direkt per tek 5 kateshi afer kinoteatrit ku ai kishte shtepine baxhanaku i tij. Pasi i treguam idene tone, atij ju duk e realizueshme. Direkt pas kesaj gadishmerie u ula dhe hartova letren per zotin Prodi. Ajo dite ne Vlore, ishte nje nga ditet me gri, shume e trishtuar. Pothuajse nuk kishte fare kalimtarë ne rruge.
S’mund ta dergonim me shkrim dore kerkesen tone. Kjo do te dukej jo serioze. Shkoj ne kembe vetem per tek nje shoqja ime ne lagjen Lirim, ne skajin tjeter te qytetit, per ta shtypur ne kompjuter. Atje nena e saj me thote se e bija ishte prej nje muaji ne Itali. Duke u kthyer prej andej shikoj njerez, qe nxitonin te hynin ne shtepi. Po vijne, thoshin, po vijne, jane ne Levan. Prej ditesh vazhdonin disinformimet, duke e mbajtur qytetin ne ankth. Ne kthim u kujtova se mund te shkonim tek zyra e nje shoqes tjeter, qe kishte bashkeshortin perkthyes. Zyra nuk behej fjale, qe te ishte hapur, keshtu, qe shkuam ne shtepine e tyre. Na priten me kenaqesi dhe sapo u shpjegova aresyen pse ishim aty, ia filluan menjehere punes. Te dy burre e grua jane intelektuale te nderuar ne qytetin e Vlores. Ne shtepi kishin vetem nje makine shkrimi sepse kompjuteri ishte ne zyre. Letra u perkthye ne anglisht. Sic m’u tha me vone, letra ishte dorezuar ne fregate. Ne ate kohe ka funksionuar "Forumi per Demokraci" dhe "Komisioni i Protestes", ne emer te te cileve u be kerkesa.

Dy dite me vone, nderkohe qe ne seline e shoqates se te perndjekurve politike, ishim mbledhur perfqesuesit e 13 forcave politike dhe 5 shoqatave, te cilat operonin ne qytetin e Vlores. Përkthyesi i një grupi gazetarësh francez, te cilet ndoqen konferencen e shtypit, qe dhame, na tha se te nesermen duhej te caktonim nje perfaqesi tonen. i cila do te shkonte ne takimin me Z.Dini (Minister i Jashtëm i Italisë), me perfaqesues te Keshillit te Europes si dhe me perfaqesues te Kryqit te kuq nderkombetar. Takimi do te zhvillohej ne nje fregate. Sipas  tyre zoti Dini kishte refuzuar te vinte ne Tirane te takohje me Berishen.
-Ndoshta takimi ka lidhje me letrën, që dërguam ne Kryeministrit Italian?- e pyeta une me ze te ulet perkthyesin.
-Po edhe per kete- me pergjigjet ai.
Te nesermen u caktua grupi, qe do te shkonte ne takim. Mbasi ata u nisen ne shkuam tek sheshi i Flamurit, ku zhvillohej tubimi i perditeshem i ores 9,00. Nuk kishin kaluar as 30 minuta nga nisja  e tyre, kur i shikojme qe perfaqesuesit tane u kthyen
Çfarë ndodhi? Pse u kthyet?- i pyetem.
Aty për aty ata nuk folën, por më vonë, pas nje ngurimi na treguan se u kthyen nga pasiguria, dyshonin se mund te ishte kurth i Berishes dhe “po sikur te na çonin ne Tirane”?- e mbyllen spiegimin e tyre.
M’u duk shumë e rëndë kjo ndodhi. Pasi u konsultuam me njeri tjetrin, u nisem menjehere nje grup tjeter:une me Kryetarin e Shoqates se te Perndjekurve politikë, me perfaqesuesin e PSD dhe nje anetar tjeter te perfaqesise se Forumit per Demokraci, me mendimin se mund te rikuperonim ate qe kishte ndodhur.
Kur shkuam tek “Kripa” nuk pame kembe njeriu. Pyetem disa fshatare nese kishin ardhur helikopterë aty me pare?
- Po- thane ata- erdhen, u ulen dhe pas pak u larguan.
-Po autobuzë keni pare te kalojne? -pyetem perseri
–Po, iken drejt Fierit- na e kthyen ata
Ne vazhduam me tej udhetimin tone me shpresen se mos i arrinim autobuzat. Shkuam deri ne të dalë të Levanit. Pastaj edhe ne nuk ndiheshim te sigurt te vazhdonim me tej dhe u kthyem. S’kishte me kuptim te vazhdonim. Gjate gjithe rruges nuk shihje kembe njeriu, as te ura e Mifolit, kurse ne qafe te Koshovices ishin trupat e dislokuara. Ne e konsideruam kete nje shans te humbur.
Me pas do te rivendoseshin lidhjet nepermjet nje bisnesmeni vlonjat, ku kishte derguar nje njoftim Ambasada Italiane, me kerkesen, qe ne te komunikonim me ta nepermjet telefonit te tij. E lame, qe pasi ta bisedonim me perfaqesuesit e tjere te kthenim pergjigje te nesermen ne ore 11.
Te nesermen shkuam perseri. Perseri ndonjëri hezitonte. Perseri pak mosbesim. Dikush thoshte po sikur te jete kurth, t’i sje i besueshem, i thoshte njëri tjetrit. -Kush nuk ka besim te mos vijë- u them une.
Takimi do te behej te nesermen ne 10.03.1997.
Diten e takimit ne mengjes erdhi Pirro më mori në shtëpi, ku ishin gjithe familjart e mi, te cilet gjithashtu kishin merak. Duke kaluar rruges Vlore Skele pashe per here te pare postobllokun tek kinoteatri. Disa çuna te armatosur ndaluan kamioncinen tone. Ishin djem te lagjes “Lef Sallata”. Pasi i hodhen nje sy makines, na lane te kalonim. Me tej, tek xhamia u bashkuam me te tjeret. Ne grup ishin perfaqesuesi te perndjekurve politik zoti Neshet, nje burre shume fisnik, Gjergji, intelektual, perfaqesues i "Forumit per Demokraci", Berti perfaqesues i PAD, une perfaqesuese e PS dhe "Forumit per Demokraci", Luftari perfaqesues i konfederates. Te tjeret pastaj ishin perfaqesues te protestes. E rendesishme ishte te perfaqesoheshim me formul.
Vazhduam rrugen per tek “kripa”, pritem vetem 20 minuta dhe helikopterët u duken ne horizont. Helikopteri i pare u ul zhurmshëm ne kripore, prej tij zbriten dhe u shperndane me shpejtesi ne pozicione lufte ushtare italiane, te cilet siguruan uljen e helikopterit te dyte, ne te cilin hipëm ne. Helikopteret pas ngritjes mori drejtimin per nga veriu. Nje ushtar rrinte me mitroloz tek dera e hapur e tij, me merakun se mos i qellonte njeri nga toka. Zhurma ishte shume e forte. Duke qene se po vonoheshim ne fluturim, ne fytyrat e disave dukej haptas shqetesimi. Disa kishin marre shprehje habitore dhe pyetese njekohesisht. Dikush, qe kishte qene dyshues, dukej sikur thoshte: Ju thashe une, s’dihet ku po shkojme.
Me ne fund u ulem ne fregaten Italiane në det. Era e forte, qe krijonin elikat si dhe era e detit te rrembenin. Hyme brenda, vume re se kishte shume gazetare dhe fotoreporterë italiane. Ne s’kishim marre as gazetar me vete, ceshtje experience. U ulem perqarke nje tavoline gjatoshe. Me mbas hyri i qeshur ambasadori Foresti.
Pasi na takoj ai pyeti: -Deshironi qe mediat te marrin nje plan apo jo? Kjo eshte ne deshiren tuaj.
- Dakort- ishte pergjigjja jone, pa hezitim. Ne Vlore e dinin, qe po zhvillohej ai takim.Me njehere ai thirri mediat te cilat ben disa plane dhe vazhduam takimin. 
Ne beme shume mire qe pranuam sepse edhe sikur pergjigjia jone të ishte negative, ata na kishim filmuar qysh ne zbritje. Pasi serviren dicka per te pire dhe shkembyem pershendetjet e kortezise hyme drejt e ne temë.

Editimi i fundit: E Hene, 26 Mars 2007

© 2006 - 2007 Gazeta Politika. Te gjitha te drejtat e rezervuara powered by WebPhotoPro

Nessun commento: