Cerca nel blog

giovedì 19 luglio 2007

Takimi me Zotin Vranicki

Takimi me Vranickin në mes të katastrofës 1997

Ngjarjet po rridhnin me shpejtesi. Jo çdo gje mund te ishte nen kontrollin dhe dijeni e seicilit. Takimi me ambasadorin Paolo Foresti ne anijen San Giorgio ishte perjetuar ne menyra te ndryshme; fillimisht kishte nje reagim te forte kundershtues sidomos per piken e administrimit te armeve.
Sipas asaj, qe u tha edhe ne ate takim kishin ardhur ne Vlore perfaqesues te Komiteteve te Jugut, te cilet ishin krijuar nderkohe jo me te njejten forme sic ishte krijuar struktura ne Vlore, ishte zhvilluar nderkohe edhe nje takim ne Gjirokaster diten, qe ne zhvillonim takimin ne anijen San Giorgio. Kur u kthyem mesuam se tre perfaqesues edhe nga Vlora kishin marre pjese ne te.
Ishim tek shkolla “Ali Demi”, kur na u tha se duhet te pergatitemi me shpejtesi sepse duhej të shkonim ne takim me Zotin Vranicki, sipas kërkesës së tij. Ne fakt ftesa ishte per perfaqesuesit e Vlores, por meqe ishin mbledhur te gjithe shumica mendonin se duhet te perfaqesoheshin te gjithe. U caktua perfaqesia; ishin edhe perfaqesuesit Forumit per Demokraci. Une kisha qënë pjesemarrese ne te gjitha takimet, qe ishin zhvilluar me autoritete kombetare apo nderkombetare dha si e tille do te merrja pjese edhe ne kete takim.
Gjykuam per problemet qe do te diskutoheshin dhe mesazhet, qe duhej te percillnim.
Ne thelb mendimet, qe u dhane ishin:
1 -Doreheqja e Presidentit.
2. Ministrin e Brendshëm te mos e caktonte Berisha
3. Te shmanget me çdo kusht lufta civile.
Te gjithe ishin kunder Berishes
Një mesazh duhej te percillej qartë: Largimi i Berishes, por pa luftë
Jo te gjitha pyetjeve, qe lindnin ne mund t’u jepnim pergjigje.
U nisem per ne zonen e Kripes tek fusha ku do te vinin helikopteret me te cilet do te fluturonim. Aty pritem gjate dhe e shfrytezuam kohen pr te njohur njeri tjetrin por edhe per te rakorduar mendimet. Kete rradhe kishim marre edhe gazetarë me vete. Me ne fund erdhen helikopteret ushtarakë, dhe u nisem per ne drejtim te veriperndimit ku ishte stacionuar fregata “Alessia”. Fluturuam pak me gjate, duke i ardhur disa here rrotull anijes, pa realizuar zbritjen. Me pas mesuam se vonesa u shkaktua per arsye të takimit, qe zoti Vranicki kishte realizuar me Kryeministrin e qeverise se Pajtimit Kombetar z. Fino.
Pritja u zhvillua sipas rregullave të forta protokollare. 12 Perfaqesuesit e larte te komunitetit nderkombetar ishin rreshtuar ne te dy krahet e zotit Vranicki, i cili u shkeput prej tyre dhe, duke buzeqeshur, na priti tek hyrja e hollit te madh te fregates. Zoti Vranicki tha se “Me vjen mire, qe eshte edhe nje zonje present”.
Ne shoqerimin e zotit Vranicki ishin zëvendësministri i Greqisë, një përfaqësues i Komunitetit Europian, perfaqesuesi i Keshillit te Europes, i SHBA, i Rusisë, Holandes, Danimarkes, Austrisë e Italise. Fillimisht u veçuam në grupe të vogla dhe po zhvillonim biseda te lira.
Ne, perfaqësuesit e Vlores na takoi me shume dashuri, duke u prezantuar kush ishte kush. Kam qendruar enkas per t’ju takuar tha dhe na pergezoi. Pastaj filloi biseda zyrtare
Problemet qe paraqiti Zoti Vranicki, ishin:
-Kerkesa per nje qeveri te re
-zgjedhje te reja
- pushimin e gjendjes se jashtezakoneshme dhe shpallja e amnistis .
"Jemi te interesuar per te sjelle normalitet ne Shqiperi, tha ai, si dhe ndryshime thelbesore ne kushtetuten e Shqiperise".
Na informoi se perpara nesh kishte patur takime me kryeminstrin, me ministrin e jashtem, me ministrin e rendit dhe ate te mbrojtjes. Ata kane qene dakort me te gjitha pikat dhe nenshkruan me nje shtese, tha.
“Ky do te jete nje diskutim i kujdesshem midis nesh dhe jush. Kam kerkuar te bej takim me Komitetet e rretheve te vecanta. Duam nje pamje më te hollësishme per kete situate. Tani ju ftoj te me pershkruani me hollesisht situaten ne rrethin tuaj dhe në qoftë se keni ide te tjera per te zgjidhur krizen.
Medini, N/kryetar i Komitetit te Shpetimit te rrethit Vlore shpjegoi se si lindi levizja e protestes, e cila ka ardhur duke u zgjeruar tani ne te gjitha qytetet e Shqiperise. Kjo situate eshte fatale, tha, dhe rrjedhojë e keqeqeverisjes se Berishes. Kemi shume argumenta per ta thene kete. Në radhë të parë se Presidenti Berisha nuk i doli zot situates dhe u zgjodh president në kushtet e gjendjes se jashtezakoneshme. Ne mbeshtesim qeverine Fino, tha ne fund ai, duke shtuar se:
Doreheqja e qeverise dhe krijimi i nje qeverie me bazë të gjërë, ka qene nje nga kerkesat tona.
Zoti Vranicki pyeti: “A është dobësuar apo jo aktiviteti i policisë sekrete.
Pergjigje jonë: Jo, vazhdon akoma.
Perfaqesuesi i Sarandes ishte pak me i ashper. Duke perforcuar ato qe parashtroi Medini ai tha se shteti krijoi firmat piramidale, Europa e kuptoi me vonese situaten. “Te mos largohen nga Shqiperia qeveritaret dhe perfaqesuesit e firmave piramidale”, shtoi ai.
Perfaqesuesi i Baratit tha ne ketu sjellim mesazhin e popullit.
Duke pare se disa perfaqesues rrethesh ishin pak me te ashper, nderhyra per t’i shpjeguar zotit Vranicki se aty nuk jane vetem perfaqesuesit e Vlores, por te shume rretheve. Theksova se Vlora eshte me specifike dhe me e strukturuar. Gjendja aktuale ne qytetin tim eshte tejet e veshtire nga pikpamja ekonomike dhe sociale. Protesta ne Vlore fillimisht ishte spontane dhe me kerkesa ekonomike, por per aresye se qeveria qysh ne fillim nuk demostroi vullnetin e duhur per zgjidhjen e problemit, mjetet e zgjidhjes u kthyen në politike.
Qyteti yne eshte vendosur nen nje “embargo” te brendeshme dhe ka nevoje per ndihme te gjithaneshme. Eshte e domosdoshme vendosja e rendit ne Shqiperi. Mesazhet, qe jep populli i Vlore jane mesazhe paqeje dhe mirekuptimi.
Perpjekjet qenë te jashtezakonshme per te mos e çuar situaten ne zgrip. Ne kerkojme t’i pritet rruga lufës civile, sic mund te deshirojë ndokush. Me Vloren eshte solidarizuar gjithe Shqiperia, nga jugu ne veri. Kerkojme, qe politike dhe institucionet te bejne detyren e tyre. Ne do te jemi vetem mbeshtetës per ta deri ne stabilizimin e situates.
Perfaqesuesi Italian nderhyn duke thene: Ju jeni ne nje anije italiane, une ju siguroj se ne kemi besim te madh tek populli shqiptar.
Perfaqesuesi i Greqisë tha : Jam zv/Ministri i jashtem i Greqise. Ne jemi ketu per t’ju ndihmuar. Objektivi yne eshte t’ju ndihmojme edhe ekonomikisht.
Zoti Vranicki me pyeti: Keni marre me ndonje kontakt me qeverine Fino?
Pergjigja: E kemi pershendetur krijimin e qeverise Fino, kemi shkembyer mesazhe dhe e kemi siguruar per mbeshtetjen tone.
Pyetje: Cili eshte reagimi juaj per te ardhur forca te tjera ne vendin tuaj?
- Forca të ciles natyre?i pyeta une
Na shpjegoi se si ishte konceptuer kjo gje. Ndoshta nuk ishte shumë e pranueshme nga te gjithe ardhja e forcave ushtarake, por ne duke qene se jemi te interesuar per kthim ne normalitet, na duket pozitive ekzistnca e nje strukture te paaneshme dhe ndihmuese per vendosjen e rendit dhe sigurise. Kjo ishte nje nga kerkesat qe ne i kishim bere edhe zotit Foresti kater dite me pare. Ne Vlore kushdo, qe investohet pozitivisht, eshte i mirëpritur -theksova ne perfundim.
Z.Vranicki vijon: Gjeja me e mire eshte, qe ju mbeshtesni qeverine Fino
Pika e dyte, me e rendesishme, eshte, qe situata ne Shqiperi nuk është një luftë civile.
Se treti, ne i kemi thene qeverise suaj se nuk mund te behen zgjedhje te shpejta, sepse ne besojme se duhet t’i lihet kohë qeverisë, që të organizojë zgjedhjet. Pra eshte i rendesishëm besimi i popullit tek liderët e rinj, te rendi publik dhe zhvillimi ekonomik.
Zoti Vranicki premtoi se do ta ndjekë me vemendje gjithe situaten, duke identifikuar, veç atyre, qe prezantoi ne fillim, çdo mjet tjeter, qe zgjidh krizen.
Zoti Vranicki pranoi ftesen tone per te ardhur ne Vlore dhe pare realitetin me sy, duke na premtuar se me ardhjen e tij së shpejti ne Shqiperi, do te vinte ne Vlore per t’u ritakuar dhe ribiseduar me ne.
Ne hapesiren deri ne ardhjen e tij ne Shqiperi, ne kishim zhvilluar takimin me Kryeministrin dhe disa ministra te qeverise si dhe gjithe liderat qendrorë te partive politike shqiptare, perveç PD. Po punonim fort per aktivizimin e keshillave lokale.
Takimi i dyte nuk u realizua, siç mesuam me vone, për shkak të influencës së ambasadorit Italian, Foresti.
Jo vetem ne ate takim te drejteperdrejtë, por ne gjithe periudhen e ushtrimit te mandatit te tij në vendin tona, mendimet per z. Vranicki mbeten nga me te lartat. Një njeri shume fisnik, shume i matur, qe çdo bashkebisedues e trajtonte ne bisede si te barabartë.

Editimi i fundit: E Shtune, 07 Prill 2007

© 2006 - 2007 Gazeta Politika. Te gjitha te drejtat e rezervuara powered by WebPhotoPro

2 commenti:

Anonimo ha detto...

rgfvjpkbm

My web page; fast loans

Anonimo ha detto...

pwargp28r

my web site: Instant Cash Loans