Cerca nel blog

venerdì 30 marzo 2012

Downshifting: do te jemi me te varfer (materialisht)?, me te pasur ( ne maredhenie)? Si mendoni?

Downshifting: do te jemi me te varfer (materialisht)?, me te pasur ( ne maredhenie)? Si mendoni?
Kohet e fundit flitet shume per downshifting. Mbi renien ekonomike (ne rastin tone uljen e ritmit te rritjes) jepen opinione dhe interpretime te ndryshme: dikush thote qe nevojitet me pak konsum, dikush nenvizon qe do te behemi me te varfer. dikush tjeter nenvizon qe do te ulet konsumi i te mirave materiale, por do te rritet konsumi i te mirave jo materiale dhe atyre relacionale se pari (jetojme epoken e komunikimit intensiv). Tema synon te hape nje diksutim i cili mund tejete shume i artikuluar. jeni te ftuar ti jepni jete ketij diskutimi.

9 commenti:

Luiza Hoxhaj ha detto...

Sigurisht eshte nje shtytje per refleksione, qe kerkon shume vemendje

Pullumb Kaciqi ha detto...

"..eshte nje teme qe ia vlen te diskutosh...gjithmone flitet per fundin e botes, por gjithmone njerrezimi ka gjetur zgjidhje per ti thene PO jetes....sot jemi nje pragun e nje ere te re qe mbart me vete potencialitete te medha per ti thene edhe njehere PO jetes....ajo qe merr forma perhere e me te qarta eshte "pollen community", dmth.. shoqeria po efektifizohet ne nje shkalle me te larte si per nga vlerat materiale dhe ato humane = krijimi i kapitalit social...per ta bere me qarte po rradhis llojet e shoqerise gjate ketyre 3.000 vjeteve te fundit: Platon - ndarja e profesioneve: profesionet duhet te jene te ndare nga njeri tjetri; (1776) - Smith-ndarja e operacioneve te punes: specializimi ne operacinet e puneve; (1911) - Tailor- ndarja ne njesi te detajuara te punes manuale; (1913) -Ford – prodhim ne seri (flow production), krijimi i linjave prodhuese input – output; Sot jemi ne cakun e fundit te shoqerise se dijes, dhe ne fillimin e "pollen community". Shoqeria e dijes bazohet ne human kapital, ndersa pollen community bazohet ne worker-bi (punetori-blete), I cili vleresohet me shume per pjalminin, se sa per prodhimon e mjaltit…ndersa Shqiperia ecen mbrapa...ne vazhdojme te kemi ekonomi ngastrash (kosto shume e larte dhe prodhim me cilesi te dobet) dhe te hapur kater-kanatash, ku kushdo mund te hyj e te bej si ti doje qejfi (asnje lloj kriteri)..."

Luiza Hoxhaj ha detto...

Po provoj te jap nje koment timin ne koherence me downshifting. Mendoj se te jesh me i varfer ne te mira material fillimisht te jep nje ballafaqim jo te kendeshem, ndaj te cilit cdo individ i vecante nuk mund te jete indiferent, sepse te pasurit, te poseduarit, te deshiruarit ka hyre brenda seicilit prej nesh. Por sapo superoime momentin e veshtire dhe fillojme te kuptojme parimet themelore qe kemi te rrenjosura thelle ne vetvete do te arrijme te gezojme ate qe vertet eshte e rendesishme per vet ne dhe ketu mund te vendosim maredheniet nderpersonale qe jane kripa, esenca e jetes sone te perditeshme.
Pasuria e maredhenieve na shtyn sigurisht te jemi me te pasur se brendeshmi dhe sigurisht mund te jemi mire edhe me me pak se ato cka kemi sot (perpara se te me kritikoni do te doja te sqaroj dhe te specifikoj, qe jam duke folur per objektet me te cilat mund te bejme edhe kur i kemi me pak, ose kur posedojme dicka te markes apo te nje modeli inferior. Sa here qe ndihesh keq mund te lexosh librin e Eric Fromm “Te jesh apo te kesh”, nje liber iluminues, cuditshem i shkruar ne nje moment ekonomik dhe social, qe nesee shohim mire nuk eshte kaq i larget me kete te sotmin, vetem se me pak i zhvilluar teknologjikisht. E mbyll komentin tim duke vazhduar te besoj ne domosdoshmerine e zhvillimit shkencor, letrar, informatik dhe teknologjik, te cilat kush me shume i ka me shume duhet t’i ndaj me te tjeret .dhe ne se do te ngadalesonim pak perdorimin e burimeve natyrore nuk do ti benin keq askujt., perkundrazi parashikueshmerisht do te thosha qe do te rinoheshim nga pak te gjithe.

Luiza Hoxhaj ha detto...

Nen optiken e kesaj teme n emudn te shohim edhe se si kane nderyshuar shpenzimet e shqiptareve, per shkake t ekesaj situate. Cilat zera kane pesuar tkurrje me te madhe?

Pullumb Kaciqi ha detto...

"..,Shqiperise i mungojne strukturat politike, ekonomike dhe kulturore, si nje mentalitet pune...gjithmone i kane munguar prespektivat per te pare te ardhmen...Gadame e shpreh qarte dhe me te madhe rendesine e PARAGJYKIMEVE (teorite). Pa ato nuk ka as te kuptosh e as te sjellesh dije te reja ne jete....Shqiperia ka shkuar shume mbrapa...nje Tirane e mbi-populluar, me nje ambient te tipit Kazino: drita naten e plehra diten. Nje bregdet i shkaterruar nga betoni, dhe me nje buqesi ngastrash, ku pergjate te gjitha rrugeve nacionale ne ngastrat ne ane te tyre gjenden shtepi gjyesme te ndertuara me nuska te varura ne ballinat e tyre...."

Luiza Hoxhaj ha detto...

Ke te drejte Pullumb. Ne fakt duhet vendosur nej rend i ri i prioriteteve si personale ashtu edhe qeveritare apo te cdo strukture e cila investohet epr probleme te interesit te pergjitheshem. Te jgitha keto mandej rikthehen ne eprfitime epr cdo anetar te shoqerise sone. Sigurisht qe keto struktura duhet et formatohen sipas standarteve bashkekohore

Pullumb Kaciqi ha detto...

"...problemi eshte se ne nuk e dime se ku jemi dhe nuk dime aspak se ku edhe bota eshte, shkurt, na mungojne yjet per tu orientuar dhe per te medituar...:)"

Pullumb Kaciqi ha detto...

"per te qene me sakte, doja te theksoja se ne Shqiperi mungojne institucionet qe prodhojne dijet. Ne Angli, rreth gjysmes se shekullit 16 u krijua Royal Society, nje shoqeri shkencore dhe njekosisht ne te njejten kohe dolen ne qarkullim revista shkencore... Ndersa sot ne bote universitete profesoret japin leksione mbi punime shkencore qe kane punuar vete...ne jemi shume larg si ne te paren ashtu edhe ne te dyten....:)"

Luiza Hoxhaj ha detto...

Po kjo eshet edhe nje nga aresyet, qe ne dikutime te tilla pak persona investojne kohen dhe mendimin e tyre.Mungojne te dy faktoret: pergatitja dhe deshira per ti bashkendare idete. Sfidate kohe si perballojne me sukses komunitete e shendetshem dhe solidare