Cerca nel blog

mercoledì 5 ottobre 2011

Ja perse Amerika nuk shpenzon me! Po ne?

Pagat e amerikaneve kurre qysh prej 50 vjetesh nuk kane qene me te uleta . Te ardhurat dhe pagat e tyre kane prekur minimumin historik, ne se i llogarisim ne raport me PBB, ose me faturimet e ndermarrjeve. E theksuar nga nje stuidm i JP Morgan Chase, e rimarre ne komentet e Washington Post percaktimi: “E padobishme te kerkojme gjetke shkaqet e greves se konsumatorve: Amerikanet shpenzojne pak sepse fitojne pak”. Konsiderojme, qe flasim per amerikane dhe standarte e tyre te jeteses. Po shqiptaret, po minatoret e bulqizes?. Kjo pyetje me lindi sapo u ndesha me kete koment te Washington Post, i cili me solli ndermend nje bisede te zhvilluar ditet e fundit me disa miq italiane. Kur une po i jepja nje pergjigje interesit te tyre per situaten ekonomike ne Shqiperi, duke ju referuar shifrave te rritjes sone ekonomike sipas Instat, nje pergjigje kjo e cila notonte midis perpjekjes sime per te qene sa me realiste nga njera na dhe ndjenjes se krenarise nga ana tjeter, njeri prej tyre me nderpreu, duke me thene: “Kjo s’do te thote se ju jeni me mire se ne, mgjithese ketu rritja gati ka ndalur perseri. Ndofta ju se ndieni krizen mbasi keni qene perhere ne veshtiresi. Ne ankohemi vijoi ai , duke me demostruar I-Phonin e tij se ka dale modeli i ri dhe une ndihem keq kur une s’mudn t’a blej dot ate. Pra njesia matese eshte e ndryshme”. Une tentova te argumentoja pergjigjen time, por ndihesha ne veshtiresi mbasi me tradhetonte telefoni im, te cilin e kisha vendosur mbi tryezen, ku zhvillohej biseda: ishte nje Nokia tip i vjeter. Cili eshte mendimi juaj ne se i referohemi pamjeve nga listat e gjata te debive te familjeve te minatoreve ne njesi te ndryshme shitjeje apo edhe gjetke, apo llojeshmerise se kufizuar te produkteve qe ata konsumonin, ekspozuar ne nje prej emisioneve te Top Channel, kushtuar situates ne Bulqize apo qindra reportazheve te shoqeruara me intervista mbi konsumin dhe mundesite per te perballuar jetesen marre ne ambjente te ndryshme,apo nga kategori te ndryshme sociale

Nessun commento: