Cerca nel blog

martedì 30 novembre 2010

E munguara etike profesionale ne politike

        “Pa etikën, çdo gjë do të ndodhte sikur ne të gjithë të ishim pesë miliardë udhëtarë, të hipur në një makinë të madhe që nuk e drejton asnjeri. Ajo lëviz gjithnjë e më shpejt, por ne nuk e dimë se ku shkon......”
                                                                                            Jacques COUSTEAU

Slogani sipercituar shpreh qarte se nder çështjet kryesore me të cilat sot ballafaqohet njerëzimi janë ato të moralit dhe të etikës. Per rrjedhoje debatet rreth etikës gjithnjë e më tepër po shkojnë duke u bërë tendence globale, si një mjet përmes së cilit do të gjendej rrugëdalja nga kriza me të cilën ballafaqohet bota dhe qytetërimi human i kohës sonë. Kesaj tendence nuk mund ti shpetoje as shoqeria shqiptare.
Zgjodha te flas per “ etika profesionale” sepse nuk mendoj se mund ti jap leksione etike askujt dhe sepse te flasesh per etiken profesionale eshte me e lehte si per mua si per kedo qe mund te nderhyje mbi keto tema.
Etika në literaturën e vjetër greke i referohet asaj që ne sot e quajmë mënyrë jetese (modus vivendi). Ajo u përgjigjet pyetjeve “si duhet jetuar?” dhe si të “bëhemi të mirë?”.
Jetojme kohe te veshtira per te patur nje perkufizim te etikes te pranuar nga te gjithe dhe mbi bazen e te cilit te definojme se cfare eshte e mire dhe cfare eshet e keqe ne planin moral. Pikerisht per kete flasim me mire per etiken profesionale, e cila na duket te gjitheve si dicka me konkrete.
Etika profesionale eshte teresia e rregullave dhe e komportimeve qe kondicionojne dhe kufizojne pushtetin qe mund te ushtroje gjithekush prej nesh mbi te tjeret dhe mbi vetveten ne ushtrim te nje profesioni apo te nje roli publik.
Ka nje etike profesionale te gjyqtarit, te avokatiti, te mesuesit te shkolles apo te gazetarit, te mjekut apo te infermierit, te politikanit si profesionist, duke konsideruar, qe atyre u besojme femijet apo interesat tona per aq kohe sa jemi te sigurte se ata nuk dhunojne rregullat e komportimit ne menyre rreptesisht profesionale.
Ne se mjeku do te perhap sekretet e mia, ose ne se nje profesor do te abuzoj me rolin e tij duke u komportuar ne menyre vulgare ose ofensive kundrejte femijes sone, ai sigurisht do te jete i perjashtuar ose i denuar.
Ne baze te kesaj sigurie qendron vleresimi qe ai merr dhe pushteti qe ushtron. Te njejten gje duhet te bejme dhe kundrejt atyre qe kane pushtetin te japin ose te mos japin nje lajm, te japin ose te mos japin drejtesi, te me mbrojne ne menyre te pershtateshme ose te papershtateshme, ose te interferojne ne jeten e te tjereve dhe te furnizojne me te dhena ose me sherbime persona te tjere.
Po ne se ne respekt te ketyre rregullave dhe te ketij komportimi ne bazojme gjykimin qe japim per te gjitha keto kategori personash per rrjedhoje mbi etiken e tyre profesionale te njejten gje duhet te bejme edhe kundrejt kujt hyn ne parlament per te vendosur mbi ligjet, qe direkt apo indirekt na prekin te gjitheve, normalisht edhe mbi kryeministrin, ministrat apo bashkepunetoret e tyre, te cilet ushtrojne pushtetin ekzekutiv (te zbatimit) te ketyre ligjeve dhe bejne propozimet perkatese per ligjet e reja.
Sa me i papercaktuar dhe me i pasigurt eshte dallimi midis rolit te parlamentit dhe rolit te ekzekutivit, aq me te rrepte duhet te jemi, duke ditur qe papercaktueshmeria dhe pasiguria reduktojne pushtetin e kontrollit te trupes se zgjedhur ndaj ekzekutivit. Ne se gjerat shkojne ne kete drejtim pyetja qe duhet te shtrojme perball komportimit te anetareve te ekzekutivit, anetareve te qeverise, aq me teper ndaj drejtuesit te tyre si dhe politikes ne pergjithesi eshte: ne se ata jane duke kryer nje dhunim te etikes profesionale, te ciles personazhet publik te paisur me pushtet te konsiderueshem duhet ti nenshtrohen?.
Ne kete rast nuk flas per moral. Jo gjithnje dhunimi i kodit deontologjik profesional perben nje krim. Kjo duhet te jete e qarte per te gjithe, pavaresisht nga mbrojtja qe gezojne nivelet e larta shteterore tek ne. Po sigurisht keto jane komportime qe megjithese jo te ndjekeshme penalisht ato jane apsolutisht te papranueshme, ne vecanti per ata qe mbulojne detyra te larta publike apo ne hierarkine shteterore si dhe perfaqesojne vendin tone ne nivele nderkombetare.
Ne shume raste kemi te bejme me sjellje jo te denje nga pikepamja etike. Po kush i kryen ato ?
Duhet hedhur drite mbi keto. Miresjellja ka munguar në politiken shqiptare të periudhes se tranzicionit postkomunist. Etika publike eshte kthyer ne nje nocion shpesh te munguar, ku humbet pergjegjesia e politikes. Ajo ka qene zevendesuar intensivisht nga konflikti dhe perplasja politike, shpesh te sherbyer me zell gjate kesaj periudhe nga shtypi dhe nga disa media elektronike te vendit. Natyrshem kjo lidhje eshte shoqeruar edhe me një mungesë te theksuar profesionalizmi dhe neglizhence etike te shtypit. Kjo lidhje shërbimi e shtypit me politikën kulmon ashpërsisht gjate fushatave elektorale apo kur gjendemi perballe skandalesh poltike , duke perdhosur politikisht etikën profesionale në shtyp
Kjo e ben te nevojeshme qe te kemi nje diskutim me kendeveshtrim mbi etiken publike sot dhe ne vijim. Shterpesia kulturore, pertej asaj sociale con ne komportime publike, te privuar nga cdo rregull etik. Per funksionet publike kjo eshte vdekjeprurese. Ne se funksioneve me karakter social si shkolla, shendetesia, edukimi, u hiqet kodi etik, ne referim te “interesit te pergjitheshem” kohezioni social rreshket drejt nje shperberjeje kolektive.
Modeli yne calon edhe ne se ballafaqohemi me modelin antropologjik mesatar. Ne jeten sociale dominon finokeria, lufta e te gjitheve kunder te gjitheve, ne te cilen here here historite dhe identitetet jane apatike. Profesionet e interesit te pergjitheshem publik jane te dominuara nga interesi privat dhe nga kerkcenimet kriminale. Spektakli eshte perpara nesh. Per kete mjafton ti referohemi seancave te debateve parlamentare sic eshte rasti i diskutimit te buxhetit te vitit 2011, ne te cilat shafqet lakuriq mungesa e etikes profesionale dhe publike ne nivelet me te larta, mungesa e respektit per publikun qe i ka zgjedhur, mediokriteti dhe meskiniteti. Ne raste te tilla shfaqet gjtihashtu papergjegjeshmeria e politikes kundrejt publikut qe e ka votuar duke i ofruar atij jo informacionin per te cilin ka nevoje, por duke zhvendosur debatitn ne ceshtje pa interes te pergjitheshem. Te nesermen e ndihej qarte nervozizmi qe kishte shkaktuar nje fakt i tille. Ne keto raste hapesira publike behet e pasuportueshme. Ky lloj komportimi i politikes na vendos perpara detyrimit apsolut, qe te stabilizohet se cfare duhet quajtur e lejueshme dhe cfare e palejueshme, cfare duhet te quhet publike dhe se cfare duhet te mbetet private. Shkurt ne raste si ky dhe te tjera te ngjashme me te shfaqet lakuriq mungesa e etikes publike dhe profesionale. Por te flasesh per etiken apo mungesen e saj do te thote te flasesh per vlera sublime apo mungesen e tyre. Kesaj situate i shkon thenia e Ivan Kropek kur thote se te flasesh për vlera në një kohë të “vagabondizmit mendimor” dhe të “shpirtit nomad” është shumë e veshtire. E gjithë kjo eshte shprehje e krizes se sistemit tone, ku gjithçka relativizohet dhe ku s’ka me shkallare vlerash. Shmangia e këtij elementi do të thotë shembje e moralitetit, e shembja e moralitetit është shembje e vetë njeriut.
Për t’u mbrojtur prej antivlerave dhe për t’iu shmangur të këqijave të kohës duhet angazhim mbare shoqeror. Prandaj kjo teme duhet rimarre nga grupet intelektuale. Politikëbërësit, juristët, eticienët, bashkësitë fetare, por edhe çdo individ që jeton në këtë kohë të krizës dhe brengës së njeriut modern duhet të japin kontributin e tyre. Mbi kete kapacitet vizionar te pergjitheshem duhet te ndertohet nje projekt i ri politik, për një shoqeri më shpresëdhënëse, më të mirë se ajo e shekullit XX, i cili s’i plotësoi pritjet për të qenë epokë e vetërealizimit, mirëqenies dhe lumturisë. Shekulli në të cilin kemi hyre, shekulli i shembjes se mureve ndares, ku ballafaqimi brenda vetes, ballafaqimi i globalizmit dhe multikulturalizmit apo unitetit dhe diversitetit, behet gjithnje e me i veshtire, e ben te domsodoshme nje hapesire te perbashket, nje etike publike te pranuar nga te gjithe dhe te vlefeshme per te gjithe ne.

Luiza Hoxhaj
Tirane me 30.11.2010

Botuar ne gazeten "Tirana Observer" te dt 04.12.2010 rubrika opinion fq 8

sabato 20 novembre 2010

Te trasformosh te tashmen

Pa te drejta dhe solidaritet barazia vdes, pa barazi demokracia svenitet.

Ndersa kriza ekonomike shtyp me prepotence perditshmerine tone duke modifikuar krejtesisht fatet tona, kush do te duhej te qeveriste kete krize eshte duke luajtur lojen e shkrepses se dyllte, te interesuar vetem per te shpetuar lekuren.
Perballe asaj qe ne plane te ndryshme eshte duke ndodhur ne vendin tone duhet qe te vetmet ndjenja te mundeshme qe mbizoterojne jane mosorientimi ose mosbesimi. Dhe nderkohe ka kush kerkon te nxjerre avantazhe nga vet kriza per te cuar mbrapa akrepat e ores dhe transformuar punetoret dhe punetoret( ata qe kane ende nje nje pune qe mund te quhet e tille) ne plebej ne sherbim te padroneve, duke fshire keshtu edhe ate qe mbetet nga te drejtat kollektive te arritura nga levizjet demokratike te shekullit te kaluar. Me duket qe e gjithe kjo vendos ne rrezik demokracine tone jo perfekte por gjithesesi te cmuar, te arritur fale luftes dhe kontributitt te grave dhe burrave kurajoze.
Ne rradhe te pare sepse sic pohon Gustavo Zagrebelsky ne saggion e tij “Te mesojme Demokracine” , demokracia eshte nje realitet ne thelb i pasosur( i pakryer), i perbere nga ekuilibra te paqendrueshem, te cilet kane nevoje te ushqehen nga vlerat personale, dmth nje sistem i cili jeton prej parimeve dhe vlerave te personave qe e popullojne(zhvillojne) dhe qe vetem nepermjete ketij procesi mund te garantohet liria e shprehjes dhe ushtrimi i vet demokracise.
Pa te drejta dhe solidaritet barazia vdes, pa barazi demokracia svenitet. Jam megjithate e bindur qe eshte e domosdoshme te mos biem as ne corientim, as ne coroditje, as ne nenshtrim dhe as ne deshperim.
Per kete me vine ne ndihme slogane nga fjalet e disa mendimtareve. Levizja e grave ne vitet 70 afirmon qe, “ Personalja eshte politike” (ekzaktesiht e kunderta e asaj qe sot ka epersi tek ne dhe qe eshte ajo qe “politika eshte private”), e cila behet nje deklarate revolucionare ne perpjekje dhe prove per te trasformuar menyren e te kuptuarit te impenjimit dhe pjesemarrjes sociale duke rivendosur ne qender personat ne dimesionet e tyre gjinore, historike dhe kolektive.
Fjalet e Hannah Arendt mbi kete teme jane aktuale edhe sot ne vecanti kur mendimtarja e madhe i beson vlerave te komunitetit: “Ne bashkendarje, ne pjesemarrjen e cdo te pervecmi ose individi ose ne hapesiren publike si vend i perbashket i vendosur ne interes te perbashket.
Perspektiva eshte ajo e permbysjes se nocionit modern te politikes te administrimit te gjere te shoqerise ne aftesine per te reaguar bashkarisht duke promovuar vetedije dhe pjesemarrje. Paisja me kete shpirt pjesemarres eshte per Arendt aftesia e inisiatives, eshte te vendosesh ne praktike nje ide politike qe nuk eshte teknika e qeverisjes por arti dhe kenaqesia e te qendruarit se bashku, te shkembesh mendime, te transformosh ekzistenten.
Ne nje plan tjeter Helly Hillesum( nje shkrimtare holandeze me origjine ebree) demostron se si edhe ne nje situate ekstreme ( pikerisht sic eshte per te kampi i perqendrimit) mundet dhe duhet te mbash fort nje liri morale, vitale, te brendeshme, qe nuk cedon perpara kufizimit dhe shtrengimeve, poshterimit apo perpara humbjes se te drejtes per te jetuar jeten me tere plotesine e sensit.
Hillesum perfaqeson per mua aftesine per te mos u perkulur, per te mos u perlare nga vorbulla e ngjarjeve, per te mbajtur shpirtin kritik dhe vetedijen per te mos rene ne degradim. Kjo figure me ka frymezuar edhe ne planin personalne nje cast te veshtire te jetes sime.
Per te gjitha keto une besoj qe sot me shume se kurre eshte e nevojeshme qe te gjithe burrat dhe grate qe ende besojne ne politke si nje instrument kollektiv i transformimit si dhe tek pjesemarrja e formuar mbi parimet dhe vlerat e perbashketa, duhet te ndjene pergjegjesine e te qenit te bashkuar si dhe te reaguarit kolektivisht. Nje veprim qe sipas meje nuk mundet te formohet vecse mbi ndergjegjesimin, mbi dijen, njohjen e realitetit dhe mbi shpresen per te ardhmen.

martedì 9 novembre 2010

Trasformare l’esistente.

Senza diritti e solidarietà l’eguaglianza muore, senza eguaguaglianza la democrazia si svuota
Mentre la crisi economica investe con prepotenza la nostra quotidianità modificando addirtittura i nostri destini chi dovrebbe “governare” questa crisi sta giocando al gioco del “cerino” interessato solo a salvarsi la pelle. Di fronte a ciò che, su piani differenti, sta accadendo nel nostro Paese sembra che gli unici sentimenti possibili siano il disorientamento o l’incredulità. E nel frattempo c’è chi cerca di trarre vantaggio dalla crisi medesima per riportare indietro le lancette dell’orologio cancellando così ciò che resta dei diritti collettivi ottenuti dai grandi movimenti democratici del secolo scorso.
Mi son fatta l’idea che tutto ciò mette a repentaglio la nostra imperfetta ma preziosa democrazia, ottenuta grazie alle lotte di donne e uomini generose-i.
In primo luogo perché , come sostiene Gustavo Zagrebelsky nel suo bel saggio “Imparare la democrazia”, la “democrazia è una realtà intrinsecamente imperfetta fatta di equilibri precari che hanno bisogno di essere alimentati dai valori personali” cioè un sistema “ che vive dei principi e dei valori delle persone che la abitano e che soltanto attraverso questo può garantire la libertà di espressione e l’esercizio stesso della democrazia”.
Senza diritti e solidarietà l’eguaglianza muore, senza eguaguaglianza la democrazia si svuota. Sono però convinta che, se l’idea che mi son fatta non è peregrina, sia necessario non farsi prendere né dal disorientamento, né dalla rassegnazione né dallo sconforto.
Mi vengono in aiuto uno slogans e le parole di alcune pensatrici. Il movimento delle donne negli anni ’70 affermò che “il personale è politico” ( l’esatto contrario di ciò che oggi ha il sopravvento è cioè che “la politica è il privato”!) che divenne una rivoluzionaria dichiarazioni di intenti e provò a trasformare il modo di intendere l’impegno e partecipazione sociale rimettendo al centro la persona nella sua dimensione sessuata , storicizzata e collettiva. Le parole di Hanna Arendt, su questo tema, sono attualissime in particolare quando la grande pensatrice affida valore alla comunità, “alla condivisione, alla partecipazione di ogni singola-o individua-o nello spazio pubblico, come luogo comunitario messo in comune”.
La prospettiva è quella di capovolgere la moderna nozione di politica da mera “amministrazione” della società in capacità di agire per con-dividere promuovendo consapevolezza e partecipazione.
Dotarsi di questo spirito partecipativo è per la Arendt capacità di iniziativa , è mettere in pratica un’idea di politica che non è tecnica di governo ma “arte e piacere di stare insieme, di scambiare parole” di trasformare l’esistente.
Su un altro piano Hetty Hillesum (una scrittrice, olandese ed ebrea, che ho “scoperto” recentemente) dimostra come anche in una situazione estrema (addirittura, come fu per lei, il campo di concetramento) si possa, si debba, mantenere salda una libertà morale, vitale, interiore che non ceda davanti alle restrizioni, all’umiliazione, alla decadenza per vivere la vita con “pienezza di senso”.
La Hillesum rappresenta, per me, la capacità di non farsi travolgere dagli avvenimenti, di mantenere spirito critico e consapevolezza, di non cedere al degrado.
Per tutto ciò io credo che mai come adesso ci sia bisogno che tutte le donne e gli uomini che ancora credono nella politica come strumento collettivo di trasformazione e di partecipazione fondato su principi e valori condivisi, sentano la responsabilità di esserci e di agire collettivamente. Un’azione che secondo me non potrà che fondarsi sulla coscienza (di sé), sulla sapienza (della realtà) e sulla speranza (del futuro).

martedì 2 novembre 2010

Shqiptaret neper bote

Aktiviteti i zhvilluar prej shqiptareve qe punojne dhe jetojne ne Rajonet e Fruli Venezia Giulias dhe Venetos ne Itali ne funksion te ceshtjes sone kombetare, pervec faktit qe demostron kohezionin dhe integrimin e realizuar nga shqipetaret me prejardhje prej te gjitha trevave shiqptare, si dhe mireintegrimin e tyre ne vendin prites solli ne vemendjen time temen e shqiptareve te sukseshme kudo ne bote.
Keta perfaqesueste te sukseseshem jashte vendit jane ambasadoret tane me te mire. Jane pikerisht ata qe kane zhvilluar mundesite e tyre per punesim dhe shkollim si dhe kane bere te mundur, qe komuniteti shqiptar te perceptohet si nje vlere e realizuar.
Historise se emigracionit te vjeter i eshte shtuar edhe ajo e emigracionit te ri te ketyre 20 vjeteve, duke krijuar nje perfaqesim te madh te integruar horizontalisht ne hapesire (midis shqiptareve nga te gjitha trevat) dhe vertikalisht ne kohe ( midsi shqiptareve te emigruar nder vite). Ndersa me pare levizja”mobiliteti” ishin nje nevoje sot ajo eshte nje vlere.
Sipas meje sot eshte momenti i krijimit te nje sinergjie me kete burim te cmuar njerezor dhe financiar, i berjes se nje sistemi te ri ne nje bote pa kufinj.
Per te mundesuar kete objektiv eshte e nevojeshme qe te promovohen politika mbeshtetese per “internacionalizimin” e ceshtjes se bashkeatdhetareve tane jashte atdheut. Pra ne duhet te permiresohemi dhe te jemi me atraktiv, jo vetem per kapitalin e huaj, por mbi te gjitha te jemi me penetrues ne komunitetet shqiptare jashte atdheut, duke e bere vendin tone me te mire per ta.
Eshte e vertet qe keto vite i eshte kushtuar nje rendesi dhe vemendje me e madhe zhvillimit te infrastruktures rrugore bashkekohore per te shmangur margjinalizimin e vendit tone, por kjo duhet bere ne nje menyre me cilesore, duke e zhvilluar ate ne gjithe gamen e saj per te mbeshtetur llojeshmerine e transportit urban apo interurban, njerezor apo ate te mallrave, ne perputhje me tendencen bashkekohore dhe politikat ambientaliste si dhe ajo qe eshte gjithashtu shume e rendesishme ky zhvillim i rrjetit rrugor duhet te behet ne menyre me proporcionale per te shmangur margjinalizimin e zonave te caktuara te vendit. Ne se udheton neper Shqiperi e konstaton qe ky dispropocion eshte prezent. Ne se kjo fillon te realizohet do te shohim qarte se kjo do te jete nje menyre me e mire, e cila ben te mundur rritjen e sistemit tone produktiv, duke krijuar sinergjine e nevojeshme edhe me bashkeathdetaret tane jashte vendit si nga pikpamja e dijes ashtu dhe nga ajo financiare. Jo te pakte jane ata emigrante qe aplikojne fenomenin spin-off, duke u shkeputur nga ndermarrjet meme ne shtetet ku kane emigruar dhe me mjete modeste, bazuar ne eksperiencen e fituar, krijojne aktivitete te ngjashme ne vendin tone. Ky eshte nje proces qe duhet mbeshtetur me politika nxitese fiskale apo kredituese dhe jo frenuar me barriera burokratike. Kete duhet ta bejne jo vetem shtete pritese ( me sa di shtete te tilla si Italia apo Gjermania e kane nje program te tille financiar), por mbi te gjitha duhet ta beje shteti yne, pasi ata sjellin nje kulture dhe mentalitet tjeter bashkekohor pune dhe komunikimi, pra sjellin me shume zhvillim.
Shume histori te shqipetareve te sukseshem ne cdo pjese te botes, si ne art, shkence, letersi, studim, karriere akademike apo si sipermares, jane per ne nje inkurajim i jashetzakonshem per te superuar veshtiresite qe kriza globale ka krijuar, si dhe per te rimare ritmet e rritjes se disa viteve me pare.
Suksesi i tyre eshte shenje e nje Shqiperie vitale per te cilen ne duhet te bejme me shume, duke menduar per zhvillimin e mjeteve dhe politikave me efikase per te mbledhur dhe vene ne perdorim energjite e tyre pozitive, te cilat jane deshmi te gjalla te eksperiences se tyre jashte atdheut si dhe te nje imazhi pozitiv te vendit tone, i cili here pas here nuk korespondon me realitetin dhe me pritshmerite tona, per ta bere me efikas dhe me organik sistemin tone.
Mendoj se ne funksion te ketij objektivi: forcimit te kapacitetit dhe fuqise sone zhvilluese do te jete nje hap i mire dhe me interes qe te angazhohen funksionare te diplomacies shqiptare, bashkepunetor dhe shoqata te ndryshme brenda dhe jashte vendit, te cilat do te bejne te mundur permbledhjen e treguesve te tyre te cmuar, duke organizuar edhe dite te vecanta, te cilat ti dedikohen promovimit te hapave te bere ne kete drejtim.
Ky komunikim dhe bashkerendim do te mundesoje reformat institucionale aq shume te nevojeshme, duke filluar nga nje reformim organizativ i ministries se jashteme, e cila duhet te perfshije brenda saj struktura te caktuara ne funksion te politikave per shqiptaret jashte atdheut. Paralelisht me te mendoj se duhen bere ndryshimet e nevojeshme ne reformen elektorale, e cila duhet te perfshije edhe modifikimet perkatese, qe mundesojne perfshirjen e emigranteve ne procesin elektoral, ne vendet ku ata punojne, studiojne dhe jetojne pa i shtuar pjesemarrjes se tyre kosto shtese, e cila sjell per pasoje edhe “abstenimin” ne shumice te tyre. Kjo reforme duhete te perfshije pse jo edhe perfaqesimin e tyre ne strukturat produkt te ketyre procesve zgjedhore.
Kete te drejte e ben edhe me te domosdoshme fakti qe vendi yne hyn ne listen e vendeve me nje perqindje te larte te popullsise ne emigracion, gati nje te treten e saj. Kjo shifer e konsiderueshme e ben me dobiprurese prezencen e tyre ne keto procese elktorale me te drejta perfaqesimi, si nje mase me rol percaktues dhe cilesor, duke mbeshtetur programet dhe politikat me progresive dhe bashkekohore. Ehpserienca te vendeve me emigracion te ketyre permasave si te vendit tone, sic eshte edhe Italia fqinje mund te implementohen pa ngurrim.
Eshte koha ti llogarisim edhe shqiptaret jashte atdheut, jo vetem si dergues remitancash, per te cilat preokupohemi jo pak, per ta bere atdheun tone me te mire per te gjithe. Emigrantet jane nje vlere e shtuar ne rrugen tone te zhvillimit.

Luiza Hoxhaj
Tirane me 02.11.2010
Botuar ne Gazeten Tirana Observer dt 06.11.2010